HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pėrse nuk kemi shoqėri civile?

Blendi Kajsiu -- nga Blendi Kajsiu, Panorama, 26 shkurt 2009

Sė pari duhet tė pranojmė qė shoqėria civile tek ne nuk ėshtė as shoqėri as civile. I vetmi grup autentik i shoqėrisė civile siē janė mediat mė shumė sesa me shoqėrinė kanė lidhje me politikėn apo me biznese tė veēanta, prandaj vėshtirė tė quhen civile.

Grupe tė tjera, siē janė OJQ-tė, nuk janė aspak shoqėrore, pasi pėrfaqėsojnė dhe nuk i japin llogari askujt tjetėr pėrveē atyre qė punojnė aty dhe tė donatorėve qė i financojnė. Sė, fundi, bota akademike ose ajo universitare ėshtė tejet e zėnė me mbijetesėn. Shtoji kėsaj traditėn konformiste tė akademizmit shqiptar dhe faktin se dinamika e tregut mediatik tashmė e ka zėvendėsuar intelektualin me analistin dhe kupton se roli i botės universitare nė shoqėri ėshtė tejet i kufizuar. Me pak fjalė pothuajse nuk ekziston shoqėria civile si njė hapėsirė ku ndėrveprojnė dhe artikulohen grupime autonome interesash sociale, qė si tė tilla ushtrojnė presion mbi procesin politik. Edhe pse nė teori flitet shumė pėr forcimin e shoqėrisė civile.

Forcimi i kėsaj shoqėrie ėshtė thjesht retorikė boshe, pasi vetė logjika dhe frymėzimi i sistemit politiko-ekonomik qė ne kemi ngritur e bėn tė vėshtirė krijimin e shoqėrisė civile pėrtej ndonjė shoqate biznesi apo pronarėsh. Shoqėria civile nėnkupton grupe sociale me interesa tė caktuara politike dhe ekonomike. Ama artikulimi i kėtyre interesave bie ndesh me modelin tonė politiko–ekonomik, qė bazohet mbi disa shtylla tė padiskutueshme, siē janė tregtia e lirė, tėrheqja e investimeve tė huaja, disiplina fiskale apo tėrheqja e shtetit nga shoqėria dhe ekonomia. Prandaj tek ne mungojnė grupe reale shoqėrore interesi si fermerė, lėvizje pėr tė drejtat e gruas, sindikata apo shoqata tė tjera me synime tė qarta politike. Nė vend tė kėtyre ne kemi disa OJQ qė flasin nė emėr tė grupeve inekzistente qė nuk krijohen dot pikėrisht si pasojė e kufizimeve strukturore, ideologjike apo sistemike tė qeverisjes sonė sot. Le tė marrim me radhė disa nga kėto grupe.

Kur flitet pėr OJQ-tė e grave nė shumicėn e rasteve bėhet fjalė pėr disa OJQ qė merren me mbrojtjen e tė drejtave tė tyre, dhe kjo nė vetvete ėshtė diēka pozitive. Por nė njė nivel mė makro dhe mė sistemik disa nga problemet e grave janė strukturore; papunėsia qė prek sė pari faktorin femėr, varėsia ekonomike qė krijon varėsi dhe nėnshtrim social ndaj abuzimit, mungesa e ēerdheve dhe e investimeve publike qė lehtėsojnė futjen e tyre nė tregun e punės, e kėshtu me radhė. Prandaj nėse do tė flasim seriozisht pėr pėrmirėsimin e pozicionit tė femrės nė shoqėri, duhet tė flasim pėr politika konkrete qė nxisin dhe lehtėsojnė futjen e tyre nė tregun e punės.

Por kjo nė vetvete kėrkon njė ri-konceptim tė politikave ekonomike, tė politikave buxhetore dhe financiare qė vėshtirė se mund tė bėhet po tė kemi parasysh kondicionalitetin ekonomik ku ndodhet sot Shqipėria. Nė mungesė tė kėtyre politikave ne flasim pėr kuota nė parlament (jo se nuk duhen, por janė thjesht dekor) dhe pėr emancipimin kulturor tė femrės. Nė mungesė tė emancipimit ekonomik emancipimi kulturor i femrės reduktohet tek shkalla e feminitetit, e lakuriqėsisė dhe e luksit tė bashkėshortit tė saj, ēka e bėn haremin vendin ideal pėr femrėn moderne shqiptare.

Pėr arsye tė ngjashme strukturore ėshtė e vėshtirė tė flasėsh pėr sindikata nė kushtet e njė papunėsie galopante, apo kur prioriteti i qeverisė janė investimet e huaja, qė para sė gjithash kėrkojnė krah tė lirė dhe jo tė organizuar pune. Nuk mund tė flasėsh as pėr grupe tė organizuara fermerėsh, pasi ajo qė ēdo grup i organizuar fermerėsh kėrkon ėshtė mbrojtje e produktit bujqėsor nga shteti. Ama kjo bie ndesh me marrėveshjet e tregtisė sė lirė qė ne kemi pėrqafuar nė kuadrin e procesit tė integrimit. Kėtė nuk e dėshiron as BE-ja, as OBT-ja dhe as Banka Botėrore, dhe pėr pasojė nuk e duan as politikanėt dhe as shoqėria jonė civile. Nė mungesė tė grupe tė organizuara tė fermerėve qė prodhojnė kemi grupe fshatarėsh qė punėsohen nė administratė publike ose emigrojnė.

Aq mė pak mund tė bėhet fjalė nė Shqipėri pėr stimulimin e grupeve sociale fetare, siē ndodh p.sh. rėndom nė SHBA. Sė pari, si pasojė e vetė nacionalizmit shqiptar qė i shikon fetė si kėrcėnim tė identitetit kombėtar. Sė dyti, si pasojė e vetė demokracisė liberale qė e shikon fenė me dyshim si burim tė fondamentalizmit. Po t’i shtojmė kėsaj faktin qė Shqipėria ka njė shumicė fetare myslimane, ideja e grupeve fetare bėhet edhe mė e papranueshme nė kuadrin e luftės antiterrorizėm qė shpesh njehson Islamin me terrorizmin dhe prapambetjen. Lėre mė pastaj tė flasim pėr organizata fetare me kėrkesa qartėsisht politike, kjo do revoltonte edhe dashnorėt mė tė mėdhenj tė shoqėrisė civile.

Pra, nė thelb sistemi ynė politik edhe pse teorikisht flet pėr shoqėrinė civile, praktikisht i trembet funksionimit tė saj real. Kjo pėr faktin e thjeshtė sepse shoqėria civile ėshtė nė thelb njė shoqėri politike. Njė grup social grupohet rreth njė identiteti apo interesi politik, dhe jo thjesht pėr sport. Njė grup fermerėsh, punėtorėsh, grash, pronarėsh tokash apo biznesesh, mblidhen jo vetėm pėr tė vrarė kohėn me njėri-tjetrin, por edhe sepse kanė njė identitet dhe synim tė pėrbashkėt politik. Edhe shoqatat qytetare nė disa nga qytetet kryesore nė vend, si Tiranė, Elbasan apo Durrės janė nė thelb shoqata me identitet politik. Nė tėrėsinė e tyre ato janė shoqata me ideologji konservatore, ku shumica dėrrmuese e pjesėmarrėsve janė meshkuj, nga ’familjet e mira’ urbane me orientim antikomunist, pėrgjithėsisht me identitet tė djathtė, pavarėsisht se pėr cilėn parti politike votojnė (partitė tona kanė pak identitet politik gjithsesi).

Rrjedhimisht nuk mund tė ketė njė shoqėri civile tė fortė pa njė shoqėri politike tė fortė. Ėshtė organizmi rreth identiteteve dhe interesave (nė kuptimin e gjerė tė fjalės) tė caktuara qė prodhon grupime sociale aktive. Dhe ky ėshtė njė proces thellėsisht politik, edhe pse jo domosdoshmėrisht partiak. Problemi i shoqėrisė shqiptare ėshtė se mungon pothuajse tėrėsisht shoqėria politike. Njerėzit mė shumė sesa tė ndarė nė identitete tė gjera politiko-ideologjike janė pėrgjithėsisht tė bashkuar nė apatinė politike. Vetėm njė pjesė e vogėl janė tė ndarė nė klientela tė ngushta, qė mė shumė sesa politike janė partiake, socialiste, demokrate apo LSI-ste. Nė Shqipėri politika jo vetėm qė nuk e ka pėrēarė popullin, siē pretendon Rama, por e ka lėnė shumicėn e tij tėrėsisht indiferente. Por pėr sa kohė nuk kemi identitete tė qarta politiko-sociale, por thjesht klientela tė ngushta partiake, nuk mund tė flasim dot pėr njė shoqėri civile aktive, qė ėshtė njė shoqėri me njė sens tė fortė identiteti politik, jo thjesht partiak.

Ama njė identitet i fortė dhe i qartė politik nėnkupton kontestim tė politikave tė caktuara ekonomiko-sociale, qė sot ashtu si dje nuk vihen aspak nė dyshim. Pjesėrisht kjo ndodh sepse intelektualėt shqiptarė nė traditėn mė tė mirė komuniste janė qė tė gjithė pro sistemit. Me ndonjė pėrjashtim tė rrallė vėshtirė tė gjesh sot ndonjė ekonomist shqiptar qė tė jetė kritik ndaj modelit tonė ekonomik tė zhvillimit apo ndaj deklaratave tė udhėheqjes sė lartė, si BE-ja, FMN-ja apo Banka Botėrore. Kjo ndodh edhe sepse mungojnė grupet e organizuara sociale qė ta kontestojnė sistemin aktual nė raport me identitetet dhe interesat e tyre politike. Kėtij kontestimi politik i trembet edhe faktori ndėrkombėtar, qė pėr pasojė thekson papushim qė shoqėria civile duhet tė jetė apolitike.

Nė fakt ky ėshtė edhe njė nga kushtet e financimit tė saj nga donatorėt e huaj. Njė shoqėri civile apolitike do tė thotė disa OJQ qė janė bosh si nė identitet politik ashtu edhe nė anėtarėsi. Kėto grupe nė pamundėsi pėr tė artikuluar interesa dhe politika konkrete fokusohen tek lufta pėr tė drejtat e njeriut, tek shteti ligjor, tek integrimi euroatlantik apo tek antikorrupsioni. Fenomene qė nė pamundėsi pėr t’u trajtuar politikisht si dėshtime sistemike nė analizėn e fundit trajtohen si dėshtim i politikės dhe politikanėve, apo si pasojė e mungesės sė vullnetit politik. Kėtu buron edhe ligjėrimi antipolitik dhe populist i shoqėrisė sonė civile, qė ndėr tė tjera ushqen edhe iluzionin e “klasės sė re politike”.

Ideja e ēuditshme se zgjidhja ėshtė tek ndryshimi i klasės politike, pak rėndėsi ka se ēfarė do bėjė ndryshe kjo klasė e re politike, mjafton tė jetė e freskėt.

Kemi tė bėjmė me njė shoqėri civile qė nė pamundėsi pėr tė pėrfaqėsuar grupe tė veēanta flet nė emėr tė popullit nė pėrgjithėsi. Ama shoqėria civile nuk mund tė artikulojė njė identitet tė qartė politik tė popullit, pasi asaj vetė i mungon ky identitet. Pėr pasojė populli mbetet njė kategori e pazhvilluar, homogjene dhe rudimentare, qė pėrcaktohet kryesisht nė raport me kėrcėnimin e politikės. Kėshtu pėrfaqėsuesit e “shoqėrisė civile” denoncojnė politikėn nė veēanti nė emėr tė popullit nė pėrgjithėsi, duke theksuar ndarjen popull-politikė. Nė kėtė ndarje artikulimi i grupeve sociale me identitete dhe interesa politike shpesh kontradiktore (ish-pronarė vs. banorėt e zonave informale) humbet nė kategorinė homogjene “popull”. Kėshtu prodhohet njė rreth vicioz, ku mungesa e shoqėrisė civile nėpėrmjet ligjėrimit antipolitikė riprodhon vetveten.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara