HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Goditja e Biberaj, kėrcėnim pėr ata qė guxojnė

Bashkim Kopliku -- nga Bashkim Kopliku, Gazeta Shqiptare, 28.01.2009

Goditja e deputetit Aleksandėr Biberaj ėshtė kėrcėnimi i radhės qė po u bėhet tė gjithė atyre personaliteteve tė PD-sė, qė nuk po e durojnė dot mė diktatin e Berishės (Udhėheqėsit): mos guxoni t'i dilni kundra Udhėheqėsit, se shihni ē'ju gjen. Situata bėhet dhe mė e nderė kur lidhet me shkeljen e Kushtetutės nga "ligji i dosjeve", shkelje kjo qė tani po i djeg shumė dhe vetė ideatorit dhe realizuesit tė saj, vetė Udhėheqėsit.

Biberaj, Ligji, Kushtetuta dhe Udhėheqėsi

Kemi pėrshtypje se deputeti Biberaj ėshtė me integritet moral dhe inteligjent. Diskutimet e tija nuk kanė pasur fare duhmėn tipike tė berishistit: nuk kishin atė imitimin prej majmuni tė Udhėheqėsit, apo mbėshtetjen e ēdo debilizmi politik tė tij, pėrkundrazi. Mė konkretisht, kemi parė nga z. Biberaj njė pėrpjekje serioze pėr tė bėrė njė ligj praktik pėr dekomunistizimin e Shqipėrisė. "Projekt-ligjin e tij pėr dosjet" ai e paraqiti prej kohėsh dhe publikisht, pėr tė marrė pėrkrahjen e gjerė qė ėshtė e domosdoshme pėr njė ligj tė tillė. Duhet pėrkrahje e gjerė, sepse njė ligj i tillė kėrkon amendamente kushtetuese, pra edhe pėrkrahjen e opozitės: duhen 94 deputetė pėr tė bėrė amendamentet.

Kushtetuta jonė nė fuqi u bė e tillė nė vitin 1998, ndėrmjet tė tjerave, dhe pėr t'i prerė rrugėn njė ligji tjetėr pėr dekomunistizimin (pas atij tė vitit 1995). Nuk po e diskutojmė se pėrse, vetėm po e kujtojmė kėtė fakt qė tė kuptohet nevoja principiale pėr ta amenduar kushtetutėn aktuale, tani qė duam prapė njė "ligj pėr dosjet", pra pėr dekomunistizimin.

Natyrisht qė "varianti Biberaj" i ligjit pėr dosjet dėshtoi, sepse projekt-ligji ishte i drejtė, pa pisllėqet qė i duheshin politikės sė Udhėheqėsit. Ne mendojmė se ėshtė pikėrisht ky projekt-ligj, shkaku qė Udhėheqėsi i ka bėrė benė z. Biberaj.

Dhe ja ku plasi. Para pak ditėsh u tha fillimisht se "kryetarja e Kuvendit" (qė dihet se ėshtė thjesht dora e zgjatur e Udhėheqėsit) e shkarkoi deputetin Biberaj nga funksionet e tij nė KE (Kėshilli i Evropės), sepse ai nuk paska mbrojtur si duhet "ligjin e dosjeve". Pastaj u thanė fjalė tė tjera, tė nxjerra nga zhargoni i zakonshėm i manipulimit berishist tė turmave: akuza pėr korrupsion.

Nuk do tė merremi nė kėtė shkrim me "korrupsionin ekonomik", edhe sepse ka vende tė tjera ku duhet kėrkuar, aty ku ėshtė me bollėk: tek tenderat, tek privatizimet, tek favorizimet klienteliste qeveritare etj. Do tė merremi me "korrupsionin politik" qė ėshtė me bollėk edhe jashtė qeverisė, edhe nė Kuvend.

Biberaj si Presidenti

E besojmė se vėrtet deputeti Biberaj nuk e ka mbrojtur "ligjin e Udhėheqėsit pėr dosjet", atė ligjin qė nuk e firmosi as Presidenti i vendit. E cili mund tė jetė njė deputet me integritet moral, qė mund tė mbrojė njė ligj qė shkel kushtetutėn e vendit tė tij?! Natyrisht qė njė deputet i pakorruptuar politikisht mund tė shkojė derisa mos tė shprehet publikisht kundėr Ligjit, por kurrė tė mbrojė shkeljen e kushtetutės sė vendit tė vet.

Deputeti Biberaj, pėr tė kundėrshtuar ligjin antikushtetues, duket se ka zgjedhur njė mėnyrė tė ngjashme me presidentin e Republikės. Edhe deputeti nuk doli me "shpatė zhveshur kundėr shkeljes sė kushtetutės". Derisa edhe Presidenti Topi nuk guxoi ta bėnte kėtė gjė, pra t'ia kthente ligjin Kuvendit qė ta pėrputhte me Kushtetutėn e Shqipėrisė (gjithnjė kundėr komunizmit), por thjesht e refuzoi ligjin duke e abstenuar (me heshtje), ėshtė e natyrshme qė dhe njė deputet, si Biberaj, tė mos ketė guxim tė shprehet haptas e direkt kundra shkeljes sė Kushtetutės qė bėhet me atė ligj-i ka tmerruar politikanėt Udhėheqėsi ynė "i dashur". Por dhe kaq mjaftoi qė deputeti tė goditet, reagimi i Udhėheqėsit nuk vonoi.

Presidenti "u godit" indirekt: Udhėheqėsi ndėrseu kundėr tij turma njerėzish tė droguar politikisht, qė demonstruan dhe nėnshkruan peticione kundėr presidentit. Kurse deputeti Biberaj po goditet mė direkt: me heqjen nga funksioni i zėvendėspresidentit tė Asamblesė sė Kėshillit tė Evropės, si dhe me akuzėn pėr korrupsion.

E pra tė dy kėta burra antikomunistė, si Presidenti si dhe deputeti, si dhe qindra e mijėra tė tjerė, janė shumė mė pro se Udhėheqėsi pėr njė ligji pėr dekomunistizimin e Shqipėrisė, ama duke ndryshuar kushtetutėn qė ligji tė mos e shkelė atė.

Kushtetuta, dhe e Udhėheqėsit

Ne kemi shkruar disa herė pėr shkeljen e qartė tė kushtetutės qė bėn ai ligji pėr dosjet, ai "i Udhėheqėsit", si dhe pėr faktin se e vetmja rrugė pėr tė kaluar atė ligj ėshtė tė ndryshohet (amendohet) kushtetuta ekzistuese. Natyrisht qė kėtė e di mirė ēdo ēilimi i politikės, e jo mė njė kryedeputete. Por ja qė nuk po skuqen fare nga turpi, as ajo, as disa deputetė, dhe as disa personalitete mediatike, bile dhe as disa juristė, e natyrisht as dhe kėshilltarėt e kryeministri, qė e mbrojnė shkeljen e Kushtetutės.

Pra nuk ka zgjidhje tjetėr pėr Udhėheqėsin: duhet tė amendohet Kushtetuta, kjo kushtetutė qė u pat miratuar me referendum nga shqiptarėt, atėherė kur Udhėheqėsi i pati ndaluar paburrėrish tė vetėt, qė tė shkonin e tė votonin kundra saj, nė vitin 1998.

Nė fakt Udhėheqėsi ka sajuar, vetėm para pak muajsh, disa amendamente tė po kėsaj kushtetute, pra e ka pranuar defakto ate. Prandaj as sofizmi qė "ne berishistėt nuk e kemi pranuar kėtė kushtetutė" nuk pi ujė: kjo kushtetutė qė kemi ėshtė dhe e udhėheqėsit.

Dy gjėra tė bėra njė

Qėllimisht lukunia propagandistike e Udhėheqėsit ngatėrron dy gjėra qė janė shumė tė ndryshme: e para, "shkelja e kushtetutės sė vendit tėnd", e dyta, "kushtetutė e ligj tė ashpėr".

Shpresoj se lexuesit do ta kuptojnė ndryshimin e madh qė ka nė mes shkeljes sė kushtetutės sė vendit tėnd, dhe mbajtjes sė njė qėndrimi kushtetues qė konsiderohet se tejkalon disa rekomandime tė asaj pjese tė botės demokratike qė ėshtė tejet tolerante. Ėshtė pafundėsisht mė e rėndė shkelja e kushtetutės sė vendit tėnd, pra ajo qė ka ndodhur kėto ditė nė Shqipėri, sesa qenia kundėr atyre "rekomandimeve tė pėrgjithshme" tė kėtyre apo atyre institucioneve dhe forumeve ndėrkombėtare, qė janė, meqė ra fjala, shumė tė diskutueshme pėr kohėn e vendin e aplikimit tė tyre.

Amerikanėt, kurrė njė ligj qė shkel kushtetutėn

Mbajtje tė qėndrimeve kushtetuese "qė i tejkalojnė disa rekomandime", kanė dhe shtetet mė demokratike tė botės, siē ėshtė SHBA. P.sh. edhe sot nė Amerikė nuk ndalohet nga Kushtetuta e SHBA dėnimi me vdekje, prandaj dhe ka disa shtete amerikane qė e aplikojnė. Ka shumė qė e kritikojnė kėtė qėndrim amerikan. Por ama nuk ka nė Amerikė ligje qė shkelin kushtetutėn e tyre. Le tė bėjmė dhe ne njė ligj dekomunistizimi, por duke ndryshuar kushtetutėn tonė qė ky ligj tė mos jetė ashiqare kundėr kushtetutės sonė, dhe pastaj le tė na kritikojnė disa, siē po i kritikojnė amerikanėt, se jemi "shumė tė ashpėr ndaj komunizmit"-por kurrė s'duhet tė shkelim kushtetutėn e vendit tonė!

Theksojmė se tė gjitha herėt qė Amerikės i ėshtė dashur tė jetė e ashpėr (kur vendi ishte nė luftė, apo kur kish vendosur tė ndalonte pijet alkoolike, apo tani kundėr terrorizmit etj.), kurrė nuk ka miratuar ligje qė shkelin kushtetutėn e saj, e nė shumicėn dėrmuese tė rasteve e ka bazuar ashpėrsinė me ligje tė aprovuara pothuaj me unanimitet. Edhe ligji USA PATRIOT Act i vitit 2001 (Uniting and Strengthening America by Providing Appropriate Tools Required to Intercept and Obstruct Terrorism), qė u miratua sapo kishte ngjarė sulmi terrorist i 11 shtatorit, ligj ai qė ėshtė kritikuar shumė (pavarėsisht se nuk e shkel Kushtetutėn Amerikane), edhe ai ligji ėshtė miratuar pothuaj me unanimitet nga "kuvendet" e Amerikės, dhe jo me 50% tė votave, si ky ligji ynė. Por nė tė gjitha rastet kur ka pasur paqartėsi se mos shkelesh kushtetuta, amerikanėve nuk u ka mjaftuar vetėm miratimi i ligjeve me "pothuaj unanimitet", por ėshtė kaluar edhe nė procesin e saj tė komplikuar tė bėrjes sė amendamenteve pėrkatėse nė kushtetutėn e saj.

Nuk u ka luajtur vida kurrė amerikanėve, qė nga shtatori viti 1786 kur u bėnė me kushtetutė, qė tė bėjnė ligje qė shkelin kushtetutėn e tyre, qofshin dhe "ligje shumė tė mira", si ky yni qė mezi arriti tė marrė votat e vetėm ½ sė deputetėve. Mos i hani mashtrimet e tellallėve tė Udhėheqėsit, qoftė dhe tė ndonjėrit qė e mban veten pėr ekspert tė Amerikės: nuk e ka shkelur kurrė Amerika kushtetutėn e saj me ndonjė ligj, sado nė hall tė ketė qenė, sepse e di mirė se "ē'hall e mbi hallet i sjell vetes sė vet, po hapi rrugėn e shkeljes sė kushtetutės, qoftė dhe me "ligjet me qėllime fare tė mira".

Ėshtė krejt gjė tjetėr shkeljet e ligjit, qė mund tė kenė ndodhur ndonjėherė gjatė historisė sė Amerikės, nga persona apo institucione tė veēanta-e ku nuk gabohet, xhanėm! Por kėtu po flitet pėr miratim ligji nė shkelje tė kushtetutės, dhe jo pėr praktika tė gabuara nė kėtė apo atė moment tė historisė, qė Amerikės i numėrohen me gishtat e dorės, kurse ne i kemi pa fund.

As ēekėt dhe askush tjetėr nga lindja

Shumė mashtrues tė mediave berishiste kanė dalė me teorinė se "ligji ēek qenka kritikuar nga bota", duke lėnė tė nėnkuptohet sikur edhe ata, ēekėt, si ne shqiptarėt, pėr tė dekomunistizuar vendin paskan shkelur kushtetutėn e tyre, duke bėrė njė ligj anti-kushtetues. Bile jo vetėm ēekėt, por dhe shumė tė tjerė nga Evropa lindore, i paskan shkelur kushtetutat e tyre. Jo, ėshtė gėnjeshtėr: as ēekėt, por dhe askush tjetėr nuk kanė bėrė ligje pėr dekomunistizimin qė bien ndesh me kushtetutat e tyre. Jo, ata kanė bėrė sė pari kushtetuta qė lejojnė tė dėnohet komunizmi, qoftė dhe thjesht duke u kufizuar tė drejtat e liritė ish-komunistėve ofiqarė, dhe pastaj kanė bėrė ligjet pėrkatėse tė dekomunistizimit. Pra ata kanė pasur kushtetuta dhe ligje tė pėrputhura, ani se mė tė ashpra sesa u kanė pėlqyer disave.

Po e pėrsėrisim dhe njė herė. Ēekėt dhe disa tė tjerė janė kritikuar se kanė bėrė ligje (natyrisht dhe kushtetuta) tė ashpra kundėr komunizmit, por jo se kanė shkelur Kushtetutėn e tyre nė fuqi. Kjo ka ndodhur vetėm me ne shqiptarėt.

As nazistėt dhe as komunistėt

Pak ditė pėrpara, pamė e dėgjuam sesi deri dhe njė profesor universiteti, bile i gazetarisė, deklaroi se "nuk mund t'u bėka njė ligj pėr dekomunistizimin, pa shkelur kushtetutėn". Mbase ai profesor vėrtet ėshtė aq injorant, saqė nuk e di se nė asnjė shtet tė botės nuk mund tė bėsh ligj qė shkel kushtetutėn, tashmė prej mė shumė se 200 vjet.

Edhe shtetet diktatoriale, si ato naziste apo ato komunistet, nuk para kanė bėrė ligje qė tė shkelin kushtetutat e tyre. Ata ose kanė ndryshuar kushtetutėn qė tė lejojė ligjin qė donin tė kalonin, ose kanė bėrė ligj ku shkelja e kushtetutės nuk ishte e qartė sheshit, ose kanė bėrė shkelje tė kushtetutės, krime etj., pa i pasqyruar nė ligje.

Tė mbrojmė kushtetutėn, si gjithė bota

Njė ndėr fjalėt e para tė betimit tė Obamės president ishin: "Tė mbroj Kushtetutėn nga armiqtė e brendshėm dhe tė jashtėm". Duket si pėr ironi qė deputeti shqiptar Biberaj qė u pėrshėndet formalisht nga presidenti amerikan Obama (pėrshėndetje kortezie pėr pjesėmarrjen e Biberaj nė ceremoninė e inaugurimit tė Obamės), akuzohet nga Udhėheqėsi shqiptar se po mbron kushtetutėn e vendit tė vet.

Ne shqiptarėt duhet tė mėsojmė nga amerikanėt dhe miqtė e tjerė tė huaj: kemi akoma shumė infeksion komunist: edhe gjoja antikomunizmin tonė, dhe atė e bėjmė me metoda antikushtetuese. Duhet tė pėrkrahim, sė paku moralisht, deputetin Biberaj, dhe tė kundėrshtojmė dhunuesit e lirisė, Udhėheqėsin aktual e servilėt e tij.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara