HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Tė rinjtė po vjelin pushtetin

-- nga Renato Kalemi, janar 2009

Interviste me ish-ministrin e Jashtem, Besnik Mustafaj, Deputeti i PD-se dhe nje nga kritiket e qeverise Berisha shprehet optimist per garen per kreun e PD-se se Tiranes. Pastaj kritikon kryesine e partise per mungesen e parimit "nje anetar, nje vote" dhe shigjeton te rinjte e ardhur nga KOP-i: "Jane kthyer ne perfitues te pushtetit"

Per Besnik Mustafajin eshte fare e qarte: Ka mbeshtetje te gjere ne strukturat e Partise Demokratike dhe do te arrije te fitoje besimin e tyre per t'u bere kryetari i ri i PD ne kryeqytet. Por, shprehet i pakenaqur pse Kryesia e partise nuk mbajti premtimin per t'i kryer zgjedhjet sipas parimit "Nje anetar, nje vote": "Ky lloj votimi do te shenonte demokratizimin e brendshem te partise", thote ai gjate intervistes per Klan. Duke vazhduar se nuk i trembet humbjes dhe ne rast se kjo do te ndodhe, ai do te vazhdoje te jete pjese e PD-se, si themelues i saj. Nderkaq, ish ministri i Jashtem sqaron pse ngerci mes qeverise dhe Prokurorise duhet te kapercehet nje here e mire dhe ulur gjakrat. Sigurisht, pa harruar te shigjetoje edhe te rinjte e ardhur ne PD nepermjet Komitetit te Orientimit te Politikave.

Besnik Mustafaj - Zoti Mustafaj, disa jave me pare ju shpallet kandidaturen per kryetar te PD-se se Tiranes. Sa mbeshtetje keni ne strukturat e PD, per te arritur fitoren?

Eshte ende heret per te gjykuar me saktesi se sa mbeshtetje kam ne strukturat e PD-se se Tiranes si kandidat per kryetar i kesaj dege. Fushata sapo ka filluar, me ne fund, dhe shoh nje mbeshtetje ne rritje. Kjo eshte kryesorja. Nderkohe, deri ne momentin e votimit, une do ta kem shpalosur plotesisht edhe platformen time dhe jam shume optimist se demokratet e Tiranes do te na japin besimin.

Me vjen keq qe nuk do te ndodhe ajo qe ishte shpallur nga kryesia e partise e personalisht nga kryetari Berisha se, te pakten per drejtuesit e degeve te rretheve, votimi i demokrateve do te ishte nje anetar, nje vote. Nuk i kuptoj arsyet pse u la ne harrese ky parim, i cili do te ishte nje hap i madh per gjallerimin e anetaresise demokrate, do te shenonte nje legjitimim serioz te te zgjedhurve dhe, perfundimisht, ky lloj votimi do te shenonte demokratizimin e brendshem te partise dhe do te krijonte terrenin e pershtatshem per konkurrencen brenda partise, te pakten deri ne nivelin e deges, qe nuk eshte pak si fillim.

Votimi nje anetar, nje vote deri ne kete nivel do te krijonte eksperiencen e nevojshme per te votuar shume shpejt sipas ketij parimi edhe kryetarin e Partise. Aktualisht ne jemi e vetmja parti e qendres se djathte ne Evrope, ku kryetari i partise votohet me delegate. Une jam i bindur se demokratet shqiptare nuk jane me pak te pjekur politikisht kur eshte fjala per te zgjedhur kryetarin e tyre se sa demokratet e Letonise apo te Kroacise, per shembull.

Per me keq, u hodh ne kosh ky premtim me rendesi parimore dhe nuk iu dha asnje shpjegim anetaresise se partise perse. Kjo nuk eshte nje sjellje serioze e kryesise se partise me anetaresine.

- Zera ne PD jane shprehur se ju do ta keni mjaft te veshtire garen, meqe nese nuk keni mbeshtetjen e zotit Berisha. Sa e rendesishme eshte mbeshtetja e tij ne nje gare te tille dhe c'mendoni se do te ndodhe?

Gara do te jete e veshtire, por kjo nuk lidhet me ndonje qendrim te pritshem nga ana e zotit Berisha, besoj une. Gara do te jete e veshtire sepse strukturat e Partise Demokratike ne Tirane jane thellesisht te atrofizuara. Rigjallerimi i tyre, pajisja e tyre me drejtues te motivuar, zbutja e zemerimit shpeshhere te drejte te shume e shume demokrateve ne Tirane, do te kerkoje nje pune te madhe qysh gjate fushates, me qellim qe partia te pergatitet mire per zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Une besoj se ky eshte shqetesimi me i madh edhe i zotit Berisha dhe emri i kandidatit qe do te fitoje. Prandaj eshte kryetar i Partise, dhe une dua te besoj sinqerisht se vendimi qe zoti Berisha mori para pak ditesh per ta drejtuar vete personalisht fushaten ne degen e kryeqytetit nuk ka arsye tjeter vec asaj qe ta ndihmoje kete dege me autoritetin dhe eksperiencen e tij te pasur. Ne tetembedhjete vjet jete te Partise Demokratike, zoti Berisha nuk eshte angazhuar kurre ne menyre kaq te drejtperdrejte ne nje fushate partiake lokale. Une prirem te shoh ketu nje shenje pozitive, qe do te thote se zoti Berisha po angazhohet personalisht per te zhvilluar ne Tirane nje fushate te forte, transparente dhe demokratike, me qellim qe t'i japim cdo demokrati mundesi te jete pjese e politikes qe do te zhvilloje Partia Demokratike ne kater vjetet e ardhshem.

- Eshte folur se kandidati me i mundshem qe do te perballet me ju eshte Drejtori i KESH-it, Gjergj Bojaxhi. Nese kjo do te ishte gara per kreun e PD se Tiranes, sa shanse i jepni zotit Bojaxhi dhe vetes tuaj, gjithashtu?

Per perfshirjen e Zotit Bojaxhiu kam degjuar te flitet ne media, por nuk di qe ai ta kete zyrtarizuar kandidaturen e vet. E kam shprehur edhe vleresimin krejt pozitiv, qe kam per personalitetin e tij. Por, per t'ju pergjigjur qarte pyetjes tuaj, do te thosha se une kam hyre ne gare i bindur se do fitoj dhe jam i vendosur t'i shkoj gares deri ne fund.

- Ne rast se do te rezultoni humbes i ketyre zgjedhjeve, e keni menduar se cfare do te beni ne PD? Pra, do te vazhdoni si nje anetar i thjeshte i saj?

Pavaresisht nga rezultati, une do te vazhdoj te bej ate qe kam bere qysh diten e themelimit te kesaj partie: te ve ne dispozicion te saj si anetar dhe si intelektual, te gjitha aftesite e mija. Shqetesimi im kryesor tani eshte qe procesi zgjedhor te mos deformohet per arsye qe kandidatura ime mund te mos i pelqeje njerit apo tjetrit nga anetaret e kryesise se partise. Ne nje proces te deformuar, demin me te madh nuk do ta pesoja une, por vete partia. Nje parti, qe nuk zhvillon zgjedhje te drejta dhe demokratike brenda vetes, nuk mund te jete e besueshme per te zhvilluar zgjedhje demokratike per mbare vendin. Dua te shpreh bindjen time se nje proces zgjedhor i deformuar brenda partise do te ishte me pasoja te renda per besimin, qe do t'u kerkoje edhe nje here shqiptareve Partia Demokratike ne votimet e ardhshme pas disa muajsh.

- Kriza e fundit institucionale mes qeverise dhe Prokurorise se Pergjithshme, ka shqetesuar faktorin nderkombetar, perfshi dhe SHBA-ne. Ju jeni shprehur se kjo perplasje dhe qendrimet e miqve te huaj duhen pare me shqetesim. A ka sipas jush, reagim qofte dhe joformal brenda partise per kete ceshtje?

Ende nuk eshte bere asnje analize brenda partise per keto zhvillime te pakendshme. Per sa me perket mua, di te them se ne rastin kur bera thirrje per qetesim te nervave ngritura midis qeverise dhe Prokurorise se Republikes, kam marre me qindra mesazhe pergezimi nga demokrate te vjeter e te rinj, nga Tirana dhe mbare Shqiperia, cka do te thote se ne nje menyre apo ne nje tjeter baza demokrate ishte e shqetesuar.
- Ju jeni shprehur per demokracine e brendshme ne PD dhe disa defekte qeverisese, por nga ana tjeter opinionin publik prej muajsh e shqetesojne disa tema te mprehta si ngjarja e Gerdecit dhe cfare zbuloi ajo, apo ceshtja "Fazllic" etj. Ju c'mendim keni per keto dy momente qe kane shenjuar qeverisjen e PD ne 2008-en?

Une mendoj se keto dy ngjarje, te dyja shume te renda per arsye te ndryshme, qofshin apo jo te lidhura me njera-tjetren, nuk i bejne nder qeverisjes se Partise Demokratike. Pavaresisht nga rezultati qe do te japin hetimet, ato do te mbeten negativisht ne kujtesen e shoqerise shqiptare, pra, do te jene pjese e aspekteve negative te bilancit te qeverisjes tone, per te cilin do te gjykohemi ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Eshte thelbesore qe tani, ne muajt e mbetur deri ne zgjedhjet e ardhshme, kapitulli pozitiv i qeverisjes tone te pasurohet ndjeshem. Fazllic ka qene nje individ privat, sic ka sot me dhjetera mije te huaj qe zhvillojne aktivitet ekonomik ne Shqiperi. Ministrat demokrate nuk kane mandate nga partia dhe as nga parlamenti te behen avoketer te ndonje Fazllici.

- Freskimi i Partise Demokratike me anetaret e KOP-it dhe te kthyerit ne PD ne zgjedhjet e 3 korrikut 2005, ngjalli shpresa per rikthimin ne nje ent politik te hapur dhe me diversitet pikepamjesh e larmi figurash. Pas tre vjetesh, per shumekend kjo nuk duket se eshte realizuar dhe te rinjte kane sherbyer vetem per garniture. Cili eshte mendimi juaj?

Mendimi im eshte se shume nga keta te rinj nuk jane kthyer thjesht ne garniture te partise, por ne perfitues te qarte nga pushteti qe kjo parti fitoi ne 3 korrik 2005. Si te tille, ata jane prove e deshtimit te udheheqjes te partise ne perzgjedhjen e tyre. Por, kjo nuk do te thote se parimi i hapjes ndaj te rinjve eshte i gabuar. Perkundrazi. Mesimi, qe duhet te nxjerrim ne demokratet nga kjo eksperience e pasuksesshme eshte se cdonjeri, i ri apo i vjeter, per t'u ngjitur ne hierarkine drejtuese te partise apo te pushtetit te fituar nga partia, duhet t'i nenshtrohet konkurrences se forte dhe te drejte brenda partise. Dhurimi i pushtetit mbart rrezikun e papergjegjshmerise apo edhe abuzimit me te nga ana e individit.

- Cilat jane marredheniet tuaja aktuale me kryeministrin Berisha? Cfare do t'i sugjeronit atij ne prag te nje viti te rendesishem elektoral?

Marredheniet e mia me Kryeministrin Berisha jane krejtesisht korrekte dhe thellesisht institucionale. Secili ne kapacitetin dhe funksionin e tij i sherben nje qellimi te perbashket e qe eshte mbajtja ne pushtet e Partise Demokratike. Nuk kam nje sugjerim te posacem ne kete moment. Sugjerimet e mia do jene ne vazhdimesi, te hapura dhe dashamirese.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara