HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Njė lexim demokrat i rastit Biberaj

Besnik Mustafaj -- nga Besnik Mustafaj, 5 shkurt 2009

Ne kemi nevojė pėr njė arsyetim parimor, qė tė bindemi se zonja Topalli e ndėrmori kėtė veprim pėr t'i shėrbyer vetėm pėrmirėsimit tė punės, domethėnė, forcimit tė autoritetittė Partisė Demokratike si forcė politike shtetformuese
Qindra e qindra prej nesh, jo vetėm nė Tiranė, por edhe ngado nėpėr Shqipėri, janė gjendur pėrpara pyetjes sė qytetarėve tė thjeshtė, tė paangazhuar politikisht, se ē'pati Jozefina me Aleksandrin? Si t'u pėrgjigjemi ne kėtyre njerėzve...


Duket sikur zhvillimet e javės sė fundit e nxorėn sakaq jashtė vėmendjes sė opinionit publik rastin Biberaj. Nuk ėshtė e vėrtetė. Tė paktėn pėr sa na pėrkiet ne, demokratėve, vazhdojmė ta diskutojmė gjerėsisht midis nesh. Por jo nėpėr institucionet e partisė, sepse ato nuk mblidhen. Ne vazhdojmė ta diskutojmė midis nesh, nėpėr tavolina, pa arritur tė japim dot njė pėrgjigje tė qartė dhe bindėse pyetjes pėrse ndodhi. Probleini nuk ėshtė aspak pėr t'i qarė hallin njėri-tjetrit prej demokratėve, sepse as vetė Aleksandri, nė daljet e tij publike si strumbullar i kėsaj historie tė keqe, nuk na ka lėnė aspak pėrshtypjen se ndjehet nė ndonjė hall tė madh, qė do tė thotė se ai po e pėrjetonte kėtė histori si humbjen e diēkaje tė rėndėsishme pėr karrierėn e tij personale politike. Jo. Nė tė gjitha rastet para gazetarėve ai dha shpjegime me njė qetėsi prej politikani tė pjekur, i cili nuk pajtohet me shkeljen e rregullave, mbi tė cilat ngrihet njė organizatė politike serioze dhe jo si viktimė, qė ankohet pėr padrejtėsinė e pėsuar. Dhe nė tė vėrtetė, nėse e shohim ēėshtjen thjesht nė optikėn e interesave tė tij personale, ai fitoi shumė mė tepėr se sa humbi nga kjo histori.

Jozefina Topalli Pra, nė diskutimet nėpėr mjediset tona, ne, demokratėt, vazhdojmė tė nxitemi jo nga kureshtja; por nga shqetėsimi se pėrse ndodhi kjo gjė. Sepse ne e dimė se ēfarė ndodhi tashmė. Njė ditė prej ditėsh, pas vitit tė ri, kur tė gjithė deputetėt vazhdonin ende pushimet, zonja Topalli thirri nė zyrėn e saj apo diku tjetėr kryetarin e grupit parlamentar demokrat, zotin Patozi, u kėshillua me tė, siē i jepte tė drejtė rregullorja e Parlamentit dhe mandej i shkroi njė letėr zyrtare Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Europės, ku e njoftonte se zoti Aleksandėr Biberaj, nė sesionin e ri qė po fillonte, nuk do tė ishte mė kryetar i delegacionit tė Kuvendit tė Shqipėrisė nė kėtė Asamble tė nderuar. Madje nuk do tė ishte fare as pjesė e delegacionit.

Edhe pse me shumė vonesė, kur gjėrai ishin mbyllur tashmė, kaq shpjegim mori mundimin tė na e jepte vetė zonja Topalli. Ama, kaq nuk na mjafton ne, demokratėve. Ne kemi neyojė pėr njė arsyetim parimor, qė tė bindemi se ky veprim nuk ishte njė kapriēio e nėnkryetares sė Partisė sonė, njėherėsh edhe kryetare e Kuvendit tė Shqipėrisė, tė cilės mund tė mos i ketė pėlqyer, bie fjala, mėnyra si buzėqesh Aleksandri, nuk ishte bie fjala, as humbje e vetėkontrollit pėr shkak tė zilisė pse Aksandri qenka bėrė shumė i respektuar te kolegėt e vetė europianė nė Strasburg, nuk ishte as orvatje, siē pėshpėritet, p(ėr t'i dhėnė njė goditje tė tėrthortė ish-homologut tė saj nė Partinė tonė e tani President i Republikės, zotit Topi, me tė cilin Aleksandri paska miqėsi.

Njėqind hamendje si kėto sillen e mbėshtillen nė bisedat e demokratėve, ndėrkohė qė sinqerisht ne kemi nevojė pėr njė arsyetim parimor, qė tė bindemi se zonja Topalli e ndėrmori kėtė veprim pėr t'i shėrbyer vetėm pėrmirėsimit tė punės, domethėnė, forcimit tė autoritetit tė Partisė Demokratike si forcė politike shtetformuese. Por askush nga ne, anėtarėt e Partisė Demokratike, nuk mund ta japė kėtė shpjegim pėrveē vetė zonjės Topalli, e ndoshta, deri diku, edhe zoti Patozi, si pjesėtar i vendimmarrjes. Zonja Topalli nuk harroi tė na e kujtonte ne edhe gjithė shqiptarėve nga poltroni i Kryetares sė Kuvendit se ishte nė tė drejtėn e saj qė, nė kėshillim me kryetarin e grupit parlamentar nė fjalė, tė caktonte pėrbėrjehn e delegacioneve qė pėrfaqėsojnė Kuvendin e Shqipėrisė nė institucionet e ndryshme ndėrkombėtare.

Rrjedhimisht, nė rastin konkret edhe nė Asamblenė Parlamentare tė Kėshillit tė Europės. Plotėsisht e vėrtetė. Por kaq ėshtė vetėm gjysma e meselesė. Zonja Jozefinė ka bėrė shumė mirė qė i ka pėrvetėsuar tė drejtat qė i takojnė pėr hir tė funksionit ku e kemi zgjedhur dhe qė ende nuk jemi penduar qė e zgjodhėm. Por qė tė mos pendohemi deri nė fund, qė do tė thotė tė kemi dėshirė ta zgjedhim prapė, zonja Jozefinė duhet t'i pėrvetėsojė po kaq mirė detyrimet qė i burojnė po nė sajė tė funksionit, qė i kemi dhėnė ne, demokratėt, detyrime, tė cilat nuk janė nė vullnetin e saj, nėse duhet t'i zbatojė apo jo.

Dhe, meqė Jozefina ėshtė ende e re, qė do tė thotė se ka ende shumė vite tė mundshme pėr t'iu kushtuar politikės, fat qė unė ia uroj me gjithė zemėr, unė, me tė drejtėn e veteranit nė Partinė Demokratike dhe nė Kuvendin e Shqipėrisė, ku kam zėnė vend qysh nė zgjedhjet e para tė lira 18 vjet mė parė, po ia kujtoj sot asaj disa nga detyrimet mė thelbėsore, qė nuk i ka respektuar nė rastin e Biberajt. Qysh nė ēastin kur nė mendjen e saj u poq mendimi se Aleksandri nuk meritonte mė tė na pėrfaqėsonte nė Asamblenė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės, ajo duhej tė kishte thirrur Aleksandrin nė zyrėn e saj dhe t'ia rendiste tė gjitha vėrejtjet. Sepse njė vendim i tillė nuk merret pėr qejf. Tė dėgjonte me durim edhe pėrgjigjet e tij dhe nė fund tė merrte vendimin qė ajo do ta quante mė tė drejtė. Nuk e ka bėrė. Aleksandri e ka mėsuar lajmin nga mediat, siē jemi njoftuar. Gabim i rėndė. Kjo quhet etikė, Jozefinė.

Politikė tė shėndoshė nė demokraci pa etikė tė shėndoshė nuk ka. Mė tej. Jozefina duhej t'i bėnte tė njohura pėr demokratėt nė radhė tė parė dhe pastaj pėr gjithė opinionin publik arsyet qė e shtynė nė njė vendim tė tillė. Dhe kjo quhet transparencė, Jozefinė. Politikė tė qėndrueshme nė demokraci pa transparencė tė vendimmarrjes nuk ka. Pas marrjes sė vendimit nė kėshillim me kryetarin e grupit tonė parlamentar, ashtu siē parashikohet nė rregullore, zonja Topalli duhej tė njoftonte Kuvendin pėr zėvendėsimin e zotit Biberaj nė delegacionin e Kuvendit tonė nė Asamblenė Parlamentare tė Kėshillit tė Europes. Mandej ta niste njoftimin nė Strasburg. Kjo quhet procedurė, Jozefinė. Nėnvizoji kėto tri gjėra! Domokraci institucionale pa respektim rigoroz tė procedurave nuk ka.

Perceptimi qė mori opinioni ynė publik nga kjo histori, qe i hidhur. Veēanėrishl i hidhur mbetet pėr ne, demokratėt. Qindra e qindra prej nesh, jo vetėm nė Tiranė, por edhe ngado nėpėr Shqipėri, janė gjendur pėrpara pyetjes sė qytetarėve tė thjeshtė, tė paangazhuar politikisht se ē'pati Jozefina me Aleksandrin? Si t'u pėrgjigjemi ne kėtyre njerėzve, kur vetė zonja Topalli nuk na ka shpjeguar asgjė. Por tani jemi para zgjedhjeve parlamentare. Dhe kėta qytetarė qė pyesin, tė shqetėsuar pse nė kėtė histori ka munguar etika, transparenca dhe respektimi i procedurės, janė po ata, tė cilėve ne, nė qendrat tona tė banimit apo atje ku punojmė, do t'u drejtohemi pas pesė muajhsh pėr t'u kėrkuar votėn. Sepse, Partia Demokratike e meriton njė mandat tė dytė jo thjesht qė zonja Topalli tė zgjidhet edhe njė herė kryeparlamentare, por qė qeverisja jonė t'i shkojė deri nė fund programit tonė tė madh pėr modernizimin e vendit.

Dhe nė mbyllje, duke e parė pėr njė ēast historinė mė ngushtė fare, konstatoj qė hamendjet e llojit si ato qė pėrmenda mė sipėr e dėmtojnė rėndė personalitetin publik e politik tė zonjės Topalli. Ajo vetė e para duhej tė shqetėsohet pėr imazhin e saj. Por kaq vend tė shqetėsohemi edhe ne, demokratėt, tė gjithė, kur dėmtohet imazhi i nėnkryetares tonė. Sepse nė demokraci ėshtė shumė i gjatė dhe i mundimshėm procesi i formimit tė lidershipit tė partisė. Pėrsa i pėrket zotit Biberaj, siē edhe thashė mė sipėr, mendoj se ai personalisht fitoi shumė mė tepėr nga sa humbi nga kjo histori e keqe. Nė sajė tė vėmendjes qė tregoi opinioni i gjerė publik, ai pati rastin tė shpaloste njė pjekuri politike tė respektueshme, pjekuri, pėr tė cilėn ka nevojė elektorati, qė tė na e besojė edhe njė herė pushtetin. Ky ndoshta ėshtė njė ngushėllim i vogėl pėr ne, masėn e demokratėve. Por ne nuk na mjaftojnė ngushėllimet e vogla pėr t'u qetėsuar.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara