HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Njė kujtesė demokrate pėr zgjedhjet nė PD

Besnik Mustafaj -- nga Besnik Mustafaj, 25 shkurt 2009

Javėt e fundit, duket se faza e parė e fushatės zgjedhore nė Partinė Demokratike po shkon drejt pėrmbylljes sė saj. Siē e kemi marrė vesh nga mediat, nė mjaft rrethe janė zhvilluar madje tashmė edhe konferencat e janė zgjedhur kryesitė e kryetarėt. Bukuri! Nė shumė rrethe tė tjera, siē kemi mėsuar po nga mediat, dhe shyqyr qė janė mediat, kėto konferenca do tė zhvillohen nė ditėt nė vazhdim, ēka do tė thotė se edhe atje janė caktuar pėrfundimisht kandidatėt konkurrues. Me kėtė rast ėshtė shfaqur njė shkelje tjetėr e rėndė e statutit tė Partisė, po i thosha njė miku tė vjetėr, i cili nuk e ka pėlqyer asnjėherė tė pėrfshihet nė partira, por ka votuar gjithmonė pėr ne, demokratėt, qysh nga viti 1991. Ai mė pa me njė shprehje tė madhe ēudie dhe rrudhi vetullat plot keqardhje pėr mua. Sipas tij, unė qė e pėrmendja kaq seriozisht statutin, isha budallallepsur fare.

Pėrtej ironisė sė tij miqėsore, apo se ndoshta vėrtet jam budallallepsur ca, vazhdova t’i shpjegoj se nė statutin e Partisė Demokratike janė tė pėrcaktuar shumė qartė procedurat, qė duhen ndjekur pėr emėrimin e kandidatėve, qė hyjnė nė garė pėr funksionin e kryetarit tė degės sė Partisė.

Nė pėrputhje me kėto procedura, propozimet e shumta, tė dala nga militantėt gjatė mbledhjeve zgjedhore nėpėr seksione, apo edhe tė vetėshpallura, siē ishte shembulli im, bashkohen nė Kryesinė Qendrore tė Partisė dhe seleksionohen me kujdes, nė mėnyrė qė gara tė pėrqendrohet te kandidatėt mė cilėsorė. Statuti, por edhe dokumentet e tjera tė rėndėsishme tė Partisė, sqarojnė mirė edhe se ēfarė kuptohet me cilėsi tė kandidatit pėr kryetar tė degės. Kjo marrje e pėrgjegjėsisė kolegjialisht e me transparencė nga ana e Kryesisė sė Partisė pėr seleksionimin e listės sė kandidatėve garues pėr kryetar tė degės ėshtė e dobishme jo vetėm pėr t’i dhėnė peshė garės, por edhe pėr t’i qetėsuar edhe ata qė mbeten jashtė garės, tė cilėt binden se vendin nė listėn e ngushtė nuk e kanė zėnė pėr arsye parimore, nė interes tė organizatės sonė politike dhe jo se nuk i ka patur me sy tė mirė njėri apo tjetri nga delegatėt e Qendrės. Rrjedhimisht, nė mbyllje tė procesit, dega ėshtė pėrsėri e kompaktėsuar dhe e vitalizuar pėr tė hyrė me besim tė ri nė betejėn elektorale kombėtare, qė kemi pėrpara.

Ndėrkohė qė rezulton se as pėr konferencat e zhvilluara tashmė dhe as pėr ato qė priten tė zhvillohen sė shpejti, Kryesia e Partisė nuk ka marrė fare mundimin tė mblidhet. Gabim i rėndė, i mėshova unė zėrit, si pėr t’ia pėrforcuar mbėshtetėsit tonė pėrshtypjen se isha budallallepsur. Ėshtė nxjerrė kėshtu jashtė funksionimit njė nga institucionet mė tė rėndėsishme tė Partisė e qė ėshtė Kryesia e Partisė, ku presupozohet se ėshtė e pėrqendruar pjesa mė cilėsore e elitės politike demokrate. Pėr pasojė, ėshtė shmangur gjykimi kolegjial rreth kandidaturave tė mundshme, duke u zėvendėsuar ky gjykim kolegjial me pėrzgjedhjet subjektive tė njė grushti tė vogėl drejtuesish tė shquar, qė do tė thotė se i ėshtė hapur fushė e lirė veprimi klientelizmit dhe klaneve tė dy a tre vetave me poste tė larta nė Parti.

Rrėqethemi pastaj kur shohim nė faqet e para tė gazetave, me tituj tė mėdhenj, se atje, ku shkon ndonjė i deleguar si puna e Sokolit (Olldashi), mbėshtetėsit e kandidatit tė pėlqyer nga Qendra dhe mbėshtetėsit e kandidatėve tė papėlqyer nga Qendra, nxjerrin deri edhe koburet kundėr njėri-tjetrit. Zot na mbro nga tė deleguar tė tillė, qė i fryjnė sherrit midis militantėve me shpresėn se kėshtu mund t’i sundojnė! Militantėt i binden argumentit qė vjen nga hierarkia partiake dhe jo urdhrit. Shtrirja e klientelizmit dhe klaneve deri nė degėt e rretheve i bėn njė dėm tė pandreqshėm partisė, sepse mbart tharmin e pėrēarjes sė partisė nė bazė nė njė moment veēanėrisht delikat, siē ėshtė periudha para zgjedhjeve parlamentare.

Kjo mėnyrė jo institucionale dhe jo statutore nė pėrzgjedhjen e kandidatėve pėr kryetarė tė degėve nėpėr rrethe cenon gjithashtu rėndė njė nga parimet mė themelore, mbi tė cilin mbėshtetet demokracia e brendshme e Partisė e qė ėshtė parimi i konkurrencės. Vetėm Kryesia e Partisė e ka tagrin tė gjykojė e tė vendosė mbi vlerat e reja dhe kontributet e mėparshme qė mbart secili nga tė propozuarit e bazės pėr tė drejtuar degėn, si edhe tė shprehet nė mėnyrė zyrtare e me transparencė pėr pėrputhshmėrinė e secilit kandidat me standardet qė shtron koha dhe objektivi ynė i pėrbashkėt politik pėr drejtuesit lokalė tė Partisė nė katėr vitet e ardhshme. Shmangia e konkurrencės sė ndershme dhe doemos transparente largon vetvetiu njerėzit e aftė nga Partia Demokratike dhe u ēel rrugėn servilizmave dhe sėmundjeve tė tjera tė ngjashme, tė cilat e zvetėnojnė kuptueshėm autoritetin e Partisė Demokratike tek elektorati i gjerė. Ky ėshtė njė mėsim i vjetėr i politikės, tė cilin duhet ta rrėnjosin nė kokė edhe udhėheqėsit e rinj.

Por ka edhe njė tė keqe tjetėr tė madhe kjo, qė ka ndodhur kėto tre vjet e gjysmė me ne, demokratėt, dhe pėr mė keq vazhdon tė ndodhė. Shmangia e debatit tė shėndoshė nė Kryesinė e Partisė dhe nė Kėshillin Kombėtar rreth personalitetit dhe kontributit politik nė dinamikė tė pushtetarėve tanė nė tė gjitha nivelet, u ka krijuar shpesh e mė shpesh kėtyre pushtetarėve njė sjellje apolitike, qė nuk do tė thotė medoemos se ata u bėnė sakaq nėpunės tė mirė civilė. Ky takėm zyrtarėsh ka fituar rėndom njė sjellje hibride, e cila tamam-tamam nuk i shėrben kristalizimit dhe forcimit tė rolit tė politikės nė ndėrtimin e shtetit ligjor, nuk i shėrben as konsolidimit tė administratės publike si trupė thelbėsore nė funksionimin e shtetit ligjor. Ata qė e mendojnė politikėn si dituri, e dinė se apolitizmi dhe depolitizimi janė dy koncepte krejt tė ndryshme e madje, nė shumė aspekte, apolitizmi vepron si njė sėmundje ndaj depolitizimit.

Funksionarėt nė fjalė kanė ardhur nė poste nė sajė tė fitores tonė nė zgjedhjet politike tė 3 korrikut 2005. Por politika pėr ta identifikohet me njė apo dy drejtues tė lartė tė PD-sė, ndaj tė cilėve pėrkulin kurrizin deri nė tokė, po tė jetė nevoja. Strukturat politike tė PD-sė pėr ta, siē duket, as nuk kanė patur e as nuk kanė kurrfarė vlere. Ndėrkohė, ndaj atyre qė kanė poshtė vetes dhe ndaj hallexhinjve, ligjėrojnė sikur ta kishin fituar atė post me konkurs tė pastėr. As njėrėn dhe as tjetrėn nuk e bėjnė mirė dhe as me sinqeritet, qė do tė thotė se as programi politik i PD-sė nuk realizohet me efektivitet pėrmes tyre dhe as statura e nėpunėsit civil nuk rritet. Ky hibrid i servilizmit me arrogancėn prodhohet pikėrisht kur institucionet politike, siē janė instancat e partisė, pėrjashtohen nga marrja e pėrgjegjėsisė mbi vlerėsimin e njerėzve tė promovuar nė pushtet pėrmes politikės.

Ushtrimi i kėsaj pėrgjegjėsie nga institucionet politike tė PD-sė ėshtė njė detyrim jo vetėm ndaj militantėve tė kėsaj partie, por ndaj gjithė shoqėrisė, sepse kjo parti, nė fushatėn e saj elektorale, ėshtė angazhuar pėrpara gjithė shoqėrisė dhe kėshtu do tė angazhohet pėrsėri me 28 qershor. Kėtė realitet tė degraduar kishte parasysh, me sa duket, ai votuesi ynė i pa parti, kur mė tha se, duke iu referuar me aq kėmbėngulje statutit, po tregoja se isha budallallepsur fare. Ky votues pėrmbledh njė masė qindra mijė zgjedhėsish shqiptarė, tė cilėt e kanė dhėnė besimin e tyre pėr Partinė Demokratike dhe vazhdojnė ta japin para sė gjithash pse kanė parė aty njė bashkim njerėzish me parime. Ne, demokratėve tė zgjedhur, nuk na lejohet t’i zhgėnjejmė ata pikėrisht tani, kur ne dhe Shqipėria kemi nevojė pėr besimin e tyre mė shumė se kurrė. Dhe, siē tregon shembulli qė solla, ata po na vėzhgojnė me vėmendje.

Megjithatė, unė po vazhdoj nė budallallėkun tim. Parė nė kontekstin aktual tė fushatės ku jam pėrfshirė, do tė thosha se shmangia e debatit tė shėndoshė dhe parimor nė Kryesinė e Partisė dhe, pse jo, edhe nė Kėshillin Kombėtar, rreth personalitetit tė kandidatėve, ndikon dashje pa dashje nė topitjen e debatit edhe nė konferencat e degėve. Njerėzit seriozė e besojnė si tė dobishme kėshillėn e tė parėve tanė, se duhet folur aty ku tė dėgjojnė. Dhe militantėt demokratė janė njerėz seriozė. Pra, debatet nė strukturat lokale tė Partisė do tė kishin vlerė, nė qoftė se problematika e shtruar aty nga anėtarėt dhe tė zgjedhurit, do tė trajtohej me njė cilėsi tė re, natyrisht mė tė lartė, nė Kėshillin Kombėtar dhe nė Kryesinė e Partisė, me qėllim qė tė nxirreshin pėrfundime realiste dhe perspektive nė shėrbim tė pėrmirėsimit tė punės sė krejt Partisė pėr katėr vjetėt e ardhshme.

Kur nė selinė qendrore mbretėron heshtja, atėherė edhe demokratėt poshtė mbyllin gojėn ose edhe mė keq: kthejnė shpinėn e mbyllen nė hallet e tyre vetjake. Kėta tė fundit kanė filluar tė quhen demokratė tė zemėruar. Jo gjithmonė heshtja ėshtė flori. Kėrkesa, qė po shtroj unė tani, ėshtė fare minimale, shumė larg nevojės sė pranuar pėr reforma tė thella brenda Partisė Demokratike. Por, reformat fillojnė pasi ėshtė shteruar mirė mundėsia pėr rezultat, qė jep sistemi i tanishėm organizativ i partisė. Kjo mungesė komunikimi nėpėr tė gjithė sistemin vaskular, doemos qė dobėson zemrėn e forcės politike, nė tė cilėn ne jemi bashkuar, qė do tė thotė se rrezikon tė cenohet fuqia, me tė cilėn ne duhet tė shkojmė nė zgjedhjet e 28 qershorit dhe tė fitojmė.

Sepse duhet tė fitojė kjo maxhorancė edhe njė herė. Mjaft tė kujtojmė mbledhjen e fundit tė kėshillit bashkiak tė Tiranės, pėr tė kuptuar se ēfarė metode qeverisjeje do tė instalonte nė qeverinė shqiptare njė ngjitje atje e Edi Ramės. Me ē’na panė sytė, kemi tė drejtė tė gjithė tė trembemi pėr tė nesėrmen e vendit tonė. Nė tė vetmin rast qė u detyrua tė pėrballonte njė situatė tė tendosur politike, Edi Rama na tregoi se jo vetėm nuk ėshtė bartės i ndonjė politike tė re, por nuk ėshtė as nė parametrat e asaj qė ai e quan politikė e vjetėr. Ai thjesht nuk ka asnjė lidhje me politikėn, e tillė siē kuptohet dhe kėrkohet politika nė demokraci. Ne e pamė atė mirėfilli si njė kapo, qė rri nė kėmbė kur tė tjerėt rrinė ulur dhe i bėn hesapet me gishta, kur tė tjerėt votojnė me kartonė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara