HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kosova pėrballė agjendės rrėnuese...

-- nga Bekim REXHEPI

Bekim Rexhepi Nga pikėpamja pėr tė menduar mė konkretisht, dhe jo mė parimisht, lidhur me ngjarjet nė Serbi dhe nė Kosovė, mendoj se duhet tė ketė njė zhvillim tjetėr tė ngjarjeve, sepse zhvillimet dhe ngjarjet e deritanishme nuk pėrkojnė me realitetet politike qe kanė shqiptaret nė Serbi dhe serbet nė Kosovė.

Ėshtė e vėrtetė qe Serbia po e vė nė provėn e saj te radhės, po e vė prapė nė mur pėr shėnjestėr te saj tė radhės Kosovėn dhe politikėn e saj pasive. Serbia e filloi e para duke i terrorizuar dy fshatra shqiptare nė luginėn e Preshevės, me pretekst pėr ti arrestuar disa shqiptar, e bėri shpejtė dhe mjaftė spontane arrestimin e shqiptuarve te pafajshėm, duke i tėrhequr madje edhe zvarrė. Kėshtu brutaliteti i policisė serbe, i policisė speciale me maska u promovua qėllimisht ne opinionin e brendshėm.

E para se: Serbia po e lufton terrorizmin, duke aluduar edhe ne atė ndėrkombėtar, ku sipas Serbisė edhe shqiptaret janė tė pėrfshirė nė kėtė terrorizmi?!

E dyta: me kėto arrestime Serbia, i japė shembullin e keq shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės (nė Serbi) se brutaliteti serb vazhdon dhe se Serbin nuk e ndalon asgjė karshi shqiptuarve!

E treta: Serbia mė kėto arrestime e shfajėson vetveten dhe orvatet ti tregojė Botės tė kundėrtėn e saj, gjithnjė duke i vėnė shqiptarėt ne bankėn e zezė, se ja janė kėta shqiptaret qe nuk qetėsohen, dhe se pikėrisht shqiptaret edhe ne Serbi po e kėrcėnojnė Serbin me terrorizėm!.

Kosova dhe Shqipėria reagoi mjaftė butė ndaj kėsaj ngjarje, reagimet e te dy shteteve ishin gati e, ma shumė deklarative, aq deklarative sa qe shpejtė u harrua kjo ngjarje, e qė qe e favorshme pėr politiken kosovare ta gjykoj Serbin pėr politik obstruksionizėm dhe pėr ti ndihmuar shqiptarėve atje dhe pėr ti mundėsuar mė shumė qetėsi. Nuk u kėrkua qe pas kėtyre ngjarjeve, te ketė njė monitorim ndėrkombėtar sepse Serbia vazhdon te ushtroj dhunė, diskriminim nė Luginė te Preshevės. Madje edhe po tė kėrkohet ashtu siē e kėrkon Serbia ne Kosovė, me serbet minoritar, tė cilėt e kanė gjithēka tė lirė. Tė pėrmendim disa liri te tyre: E kanė te lirė te hedhin granata ku te duan, e kanė te lirė ta mbajnė Kosovėn te enklavizuar, e kanė te lirė ti rrėnojnė pikat kufitare te Kosovės me Serbin. E kanė te lirė ti rrėmbejnė dhe ti djegin pronat e shqiptarėve pa u ndėshkuar, etj.etj.

Ndėrsa, shqiptaret ne Luginė te Preshevės nuk i kanė kėto liri, nuk i kanė as te drejtat e tyre minimale. Duhet thėnė pa ngurrim se zėri i tyre po mbytet me brutalitet dhe diskriminim serb. Po mbytet zėri i shqiptarėve nė Luginė tė Preshevės edhe nga mospėrkrahja e shqiptarėve tė Kosovė e tė Shqipėrisė, tė cilėt edhe tė pa koordinuar, e ngrenė zėrin vetėm sa pėr te treguar pak koherencė politike, qe s’ia vlen as te diskutohet.

Nga pikėpamja pėr tė menduar mė konkretisht, dhe jo mė parimisht, lidhur me ngjarjet nė Serbi dhe nė Kosovė, mendoj se duhet tė ketė njė zhvillim tjetėr tė ngjarjeve, sepse zhvillimet dhe ngjarjet e deritanishme nuk pėrkojnė me realitetet politike qe kanė shqiptaret nė Serbi dhe serbet nė Kosovė. Derisa shqiptaret ne Serbi i kėrkojnė te drejtat e tyre elementare brenda shtetit serb dhe nuk mund ti arrijnė dot, sepse Serbia nuk e do qasjen e shqiptarėve ne sistemin shtetėror serb. Dhe derisa serbet nė Kosovė kėrkojnė enklavizimin e Kosovės sa me shumė qe tė jetė i mundur, e pastaj edhe ndarjen e Kosovės duke bėrė kėtė mė dhunė etnike, dhe duke e shfrytėzuar pasivitetin politik tė Kosovės.

Mendoj, se duhet tė kėrkohen bisedime ndėrkombėtare mes Kosovės dhe Serbisė, pėr ti ofruar realitetet politike tė shqiptarėve nė Serbi dhe serbėve nė Kosovė. Duhet ndihmuar serbėt nė Kosovė qe te integrohen nė shtetin e Kosovės dhe te jetojnė pa frikė. Gjithashtu edhe shqiptaret nė Serbi duhet tu epet shansi te integrohen nė shtetin serb qe tė jetojnė mė mirė dhe pa frikė nga brutaliteti i policisė serbe. Derisa te kemi kėso zhvillimesh ne Serbi do te ketė zhvillime tė tilla edhe ne Kosovė, e qe do ti pengojnė te dy shtetet te integrohen ne strukturat ndėrkombėtare e veēmas evropiane. Serbia nuk mund te futet ne BE, pa e njohur pavarėsinė e Kosovės dhe Kosova gjithashtu do te pengohet nga mos integrimi i serbėve nė Kosovė. Serbia duhet te heq dorė nga politika e saj agresive dhe spekulative pėr te arritur tek BE-ja, sa mė vonė aq ma keq.

Kosova duhet provuar shtrirjen e sovranitetit edhe ne enklava pėr t'i mbrojtur serbet e saj nga grupet kriminale qe menaxhohen nga Serbia pėr ta mbajtur gjendjen e tillė e cila dėmton vetėm Kosovėn. Kosova e ka tė drejtėn qe ta shtrij sovranitetin ne gjithė territorin e saj, madje tani kjo shtrirje e sovranitetit ėshtė edhe mė i mundshėm dhe mė i efektshėm kur ne Kosovė ka edhe administratė ndėrkombėtare. Ta provosh shtrirjen e sovranitetit nuk do tė thotė terrorizėm, terrorizėm dhe politikė e dėmshme ėshtė ti lijosh strukturat terroriste serbe qe mbajnė pa drejtė serbet e ndershėm qe duan te integrohen dhe te jetojnė nė Kosovė si qytetar te saj pa ambicie diskriminuese.

Kėrkesa e Boris Tadiqit pėr ta penguar Kosovėn, ėshtė e dukshme, kjo kėrkesė e ti po penetron ne disa instanca ndėrkombėtare, e qe prej kohesh identifikohen si antishqiptare, kėtu duhet te mbahet kujdes edhe nga politika e Kosovės dhe e Shqipėrisė.

Kur jemi tek Shqipėria, ajo duhet te rrisė interesimin pėr Kosovėn, madje kėtė interesim ajo duhet ta shtoi edhe mė shumė, mė shumė se sa e kishte kėtė mundėsi gjatė okupimit tė Kosovės nga Jugosllavia. Interesimi i Shqipėrisė pėr Kosovėn duhet te jetė mė i madh, mė i madh se sa qe orvatet Serbia ta bėjė kėtė herė pas here me politikėn e saj rrėnuese ndaj Kosovės. Shqipėria dhe interesimi i saj i shtura pėr Kosovėn e ndihmon shumė koordinimin politik te shqiptarėve edhe ne ato vise ku qasja dhe pėr kujdesi ynė mungon si alternativa mė e domosdoshme.

PSE QEVERIA KOSOVĖS NUK NGRE PADI KUNDĖR SERBISĖ ?
Po kemi te drejtė ta shtrojmė kėtė pyetje, dhe kėtė tė drejtė Kosova e ka, ta padisė Serbinė nė gjykatėn ndėrkombėtare pėr krime dhe gjenocid. Andaj, Qeveria e Prishtinė sa mė shpejtė duhet tė krijoj grupin e ekspertėve, qe tė mund tė mbledhin sasinė e materialit tė nevojshėm dhe tė duhur pėr ta bėrė padinė nė gjykatėn ndėrkombėtare. Nuk mund te justifikohet kjo pamundėsi, kinse me pamundėsinė pėr ta goditur Serbinė nė Gjykatėn ndėrkombėtare, e kundėrta do ti falė krimet dhe gjenocidin shtetėror tė Serbisė. Vetėm nga kjo padi e Prishtinės nė gjykatėn ndėrkombėtare do ti mjaftonte mentalitetit serb pėr tu kthjelluar nė realitetin politik nė Ballkan dhe Evropė.

Nuk mund tė vazhdojmė qe akoma ta lusim Serbin me bukė dhe ajo na anėn tjetėr tė na gjuaj me gur. Fundi, njė fjalė e urtė shqiptare thotė “Qa tė ma bėsh paradite ta kthej pasdite”!.

06 Janar 2009

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara