HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nju Jork: DioGuardi forcon pozitat nė garėn brenda partisė Republikane

Beqir Sina -- nga Beqir Sina, New York, shkurt 2009

Katėr tė rinjė shqiptaro amerikanė marrin ēertifikatėn e anėtarit tė Partisė Republikane dhe i bashkohen grupit tė vullnetarve nė Partinė Republikane Amerikane

WESTCHESTER - NEW YORK: Ish kongresmeni republikan i Nju Jorkut, Joseph J. DioGuardi, presidenti vullnetar i Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, duket se tani i ka forcuar dukshėm pozitat e tij brenda kandidaturave tė mundėshme, pėr zgjedhjet e ardhshme nė Partinė Republikane, zona elektorale nė distriktin e 19-tė, ku pėrfshihen katėr rrethe; Dutchess, Orange, Rockland dhe Westchester.

Takim i Republikanėve nė New York
Takim i Republikanėve nė New York

Nė takim e degės sė kėsaj partie, u la pėr tė mėsuar se kėsaj radhe DiouGuardi ka pėr tė hyrė pėrsėri nė garė, si kandidat pėr kongresmen i Partisė Republikane. Mirpo, fillimisht pritet qė ai tė hyjė nė garė, pasi tė sigurojė njė mbėshtetje tė madhe nė votimet paraprake, qė do tė fillojnė tė mbahen nė Qarkun e Westchesterit, muajt e ardhėshėm.

Takim i Republikanėve nė New York
Takim i Republikanėve nė New York

Kjo, rezultojė nga fakti se nė ndarjen e ēmimeve tė 9-ta, nė Ditėn e Linkolnit, njė tubim tradicional ky i republikanėve, tė kėtij Qarku (zona elektorale e distriktit 19- tė nė Nju Jork), ish - kongresmenit republikan tė Nju Jorkut, DioGuardit, iu dha fjala kyēe(Keynote Speech), me qėllim qė ai tė tregojė pėrpara delegatėve republikan, ambicjen e tij dhe tė shpalosi platformėn.

Takim i Republikanėve nė New York
Takim i Republikanėve nė New York

Edhe, njėri ndėr republikanėt mė tė rėndėsishėm nė Qarkun e Westchesterit, majori i Bashkisė sė Yonkersit, Philiph A. Amicone, i cili u nderua nė kėtė ceremoni me ēmimin "Abraham Lincoln", si majori mė i suksesėshėm nė Nju Jork, la tė kuptojė se DioGuardi do tė futet nė garė. Amicone, nė fillim tė fjalės sė tij tha se " DioGuardi, ėshtė gati ! dhe ėshtė njeriu mė favorėshėm pėr republikanėt, qė tė hyjė kėsaj rradhe nė garė pėr nė kongres, duke e cilėsuar atė si njė republikan mjaft energjikė me eksperiencė, dhe ai qė u jep shpresa republikanve, tė ri-marrin mandatin e ardhshėm pėr nė Kongres".

Takim i Republikanėve nė New York
Takim i Republikanėve nė New York

Pėr herė tė parė, nė dy mandate nga viti 1985 deri nė vitin 1989, shqiptarėt e Amerikės kanė patur njė pėrfaqėsues me origjinė arbėreshe nė kongres. Ai ka qėnė ish kongresmeni i Nju Jorkut, Joseph DioGuardi, i cili, gjithmon thotė se e ka origjinėn e familjes sė tij, nga njė fshat arbėreshė nė jug tė Italisė qė thirret Greci. Ish-kongresmeni republikan i Nju Jorkut, 25 vjet mė parė, pasi u largua nga Kongresi, themelojė tė parin lobing shqiptarė nė SHBA-ės, Ligėn Qytetare Shqiptaro Amerikane.

Takim i Republikanėve nė New York
Takim i Republikanėve nė New York

DiouGardi, nė krye tė Ligės Qytetare, do tė bėhej zė i fuqishėshėm i shqiptarėve nė Amerikė, dhe mė pasė edhe mbrojtėsi i interesave tė shqiptarėve nė Washington, ose njeriu qė po u hapte dyert pėr herė tė parė, shqiptarėve nė Shtėpinė e Bardhė, Senatin dhe Kongresin Amerikan.

Takim i Republikanėve nė New York
Takim i Republikanėve nė New York

Njė pikė kyēe e kėsaj ceremonie, e cila u zhvillua nė lokalin "Westchester Manor", nė provicėn Hadson, ishte edhe pranimi i vullnetarve tė rinjė Republikanė, formimi i forumit tė, tė rinjėve republikan tė kėsaj dege. Ku me ndihmėn e DioGuardit, kjo degė priti me ovacione edhe angazhimin e katėr tė rinjė shqiptaro amerikanė,(Marko Kepi - president i grupit tė rinjėve republikan nė kolegjin John Jay, Alban R. Veliu, president i grupit tė studentėve shqiptaro amerikanė nė kolegjin John Jay, Ervin Toro nga Pace Univeristeti dhe njė ndėr organizatorėt kryesorė tė paradės shqiptare nė Nju Jork, dhe Valon Lajēi, president i Acounting Club(BMCC) Borough of Manhattan Comumunity College) marrin ēertifikatėn e anėtarit tė Partisė Republikane, te cilet tani pranohen nė grupin vullnetar elektoral dhe anėtarė tė forumit.

Takim i Republikanėve nė New York
Takim i Republikanėve nė New York

Kryetari i degės sė Partise Republikane Douglas A.Colety, per Westchester tha se ne i japim njė rėndėsi tė madhe rolit tė zgjedhjes sė njė kandidati qė do tė pėrfaqėsojė me tė vėrtet politikėn republikane nė Washington. Sot, tha ai ėshtė bėrė mėse e qartė se problemet e politike dhe ekonomike tė SHBA-ės, nuk mund tė zgjidhen pa udhėheqės tė suksesėshėm republikan si nė Adimnistratė, senat e kongres. Republikanėt nė SHBA-ės janė nocion tėrėsor, tha Douglas A.Colety, teksa po prezantonte DioGuardin, dhe lexonte biografinė e ish-kongresmenit republikanė tė Nju Jorkut, duke e paraqitur atė si republikan shumė tė suksesėshėm.

Takim i Republikanėve nė New York
Takim i Republikanėve nė New York

Vetė DioGuardi, nė kėtė tubim foli nė fillim pėr origjinėn e tij, ekonominė dhe politikėn e jashtme amerikane. Ai u krenua para republikanėve, duke u treguar atyre, edhe pėr suksesin e madh qė ka arritur e bija e tij Kara DioGuardi, teska tani ajo ėshtė vėnė nė qėndėr tė njerit tė programeve televizive mė popullore nė SHBA-ės, - "American Idol", dhe foli rishtaz edhe pėr Kosovėn, pavarėsinė e saj dhe mbėshtetjen amerikane.

Takim i Republikanėve nė New York
Takim i Republikanėve nė New York

Ndėrsa duke folur pėr miratimin prej Dhomės sė Pėrfaqėsuesve dhe Senatit, paketėn e stimujve ekonomikė me vlerėn e 789 miliardė dollarėve, tė paraqitur nga presidenti Barack Obama, DioGuardi ishte mjaft kritik. DioGuardi kritikojė kėtė paketė dhe projektet stimuluese pėr 50 shtet federale tė SHBA-ės. Ai tha ndarja e buxhetit pėr projeket, ėshtė diskriminuese teksa mori si shembull qė Florida, e cila ėshtė sa 1/4 e Nju Jorkut, ka marr nga buxheti stimulimin e 1752 projekteve, kur Nju Jorku me 18 milion banorė ka 289 projekte.

Takim i Republikanėve nė New York
Takim i Republikanėve nė New York

DioGuardi, njihet si njė ekonomistė i zoti, i diplomuar nė Frodham Universitety nė Nju Jork, prandaj ai u pėrqėndrua nė fjalėn e tij pėr ekonominė Amerikane, duke nxjerr edhe gabimet qė sipas tij ishin ato qė e ēuan vendin nė krizė ekonomike. DioGuardi, shpesh herė shigjetojė nė kėto gabime administratėn Amerikane dhe ekonominė e vendit mė tė fuqishėm nė botė.

Takim i Republikanėve nė New York
Takim i Republikanėve nė New York

Ai tregoi se kur pati shėrbyer dy mandate nė Kongres, bėnte pjesė nė komisionin pėr ekonomi, kishte provuar me republikanėt reformat me ekonominė dhe planet e tyre pėr tė ndryshuar gjendjen, e cila solli tani edhe krizėn e pa evitueshme, tha ish - kongresmeni republikan i njujorkut, Joseph DioGuardi.

Takim i Republikanėve nė New York
Takim i Republikanėve nė New York

Mė pas ai solli edhe njohu tė pranishmit me librin e tij pėr Kongresin amerikan tė cilin e ka titulluar 'Unaccountable Congress: It Doesn't Add Up, dhe ju pėrgjegjė, pyetjeve tė adresuar nga auditori qė e ndoqi me shumė vemendje duke e duartrokitur disa herė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara