HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Tė njihet Pavarėsia e Kosovės!

Beqir Sina -- nga Beqir Sina, New York, mars 2009

Piloti shqiptar, Xhejms Berisha, lobon me aeroplan nė 30 shtete tė Amerikės Latine e Qendrore

El - Paso Teksas: Njė lajm i gazetės “El - Diario” qė botohet nė gjuhėn spanjolle ka tėrhequr vėmendjen e opinionit dhe mediave amerikane jo vetėm nė Texas. Lajmi tanimė ka marrė "dheun", dhe tė gjithė janė duke pritur me kureshtje, ditėn -kur aeroplani qė do tė tėrheqė pas vetes njė banderolė tė shkruar nė spanjollishte dhe anglishte: "Tė njihet pavarėsia e Kosovės". Kjo gazetė shkruan me shkronja mė mėdha se " James Berisha, Residente De El Paso - Es El Embajador " No Oficial" De Kosova" (Xhejms Berisha, banori i El -Pasos - Ėshtė ambasadori "Jo zyrtar" i Kosovės").

Gazeta ”El - Diario”, shkruan se" Njė banor i qytetit tė El Pasos nė Teksas, migruar nga Kosova, me profesion pilot, po planifikon tė fluturojnė nė tė gjithė pjesėn e kontinentit tė Amerikės Latine, qė pėrfshijnė 30 shtete. Kėtė ai do ta bėjė duke fluturuar nė njė lartėsi jo shumė tė lartė, nėpėr hapėsirėn ajrore tė disa shteteve tė Amerikės Qendrore dhe Amerikės e Jugut, shtete tė cilat deri tash nuk e kanė njohur Republikėn e Kosovės si shtet tė pavarur.

Ky lloj lobimi i rrallė dhe i pa paparė deri mė tash pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės, bėhet me qėllim qė tė gjithė ato shtete mbi tė cilat do tė fluturojė aeroplani i drejtuar prej tij, e tė cilat nuk e kanė njohur deri tash njohjen e pavarėsisė sė Kosovės, tė inkurajohen pėr njohjen e shtetit mė tė ri nė botė, Republikėn e Kosovės . Ky lobim me aeroplan do tė bėhet nga piloti Xhejms Berisha . Lobimi apo fluturimi do tė bėhet nė fund tė marsit. Tė kėtij viti Xhejms Berisha, pilot 37 vjeēar nga Bestrovica, e Kosovės, ėshtė duke planifikuar tė fluturojė me aeroplanin e tij, vetėm me njė motor. Nisja do tė kryhet nga aeroporti i qytetit El Paso, nė Teksas, nė fund tė marsit, dhe do tė pėrshkruajė mė shumė se 30 vende, nė mbėshtetje pėr tė njohur pavarėsinė tė Kosovės, e cila u bė shtet i pavarur nė 17 shkurt tė vitit 2008.

Kėshtu shkruan gazeta prestigjozja “El - Diario”.

Xhejms Berisha dėshiron qė tė tėrheq vėmendjen edhe tė qytetarėve tė kėtyre shteteve pėr njohjen e shtetit tė pavarur tė Kosovės. Kėta qytetarė tė kėtyre shteteve do tė shohin aeroplanin me banderolėn "Tė njihet pavarėsia e Kosovės", dhe mė pasa ata mund tė informojnė sa mė parė qeveritė e tyre pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės.

Mirėpo sipas gazetės El – Diario, Berisha ka edhe njė qėllim tjetėr, qė njerėzit anembanė botės kur tė dėgjojnė kėtė lajm, tė dinė se kush ėshtė shteti i Kosovės dhe se ēfarė njerėzish ka Kosova dhe se ēfarė janė nė gjendje tė bėjnė ata pėr Kosovėn.

Me njė fjalė, ai dėshiron t’u tregojė kėtyre vendeve se ēka ėshtė nė gjendje tė bėjė njė banor i Kosovės pėr shtetin e vet. Ēfarė ėshtė nė gjendje tė bėjė edhe njė pilot, profesional i lindur nė Kosovė, dhe emigruar nė SHBA-sė, pėr vendin e tij, Republikėn e Kosovės.

Vetė, piloti nga Kosova , Xhejms Berisha , citohet tė kėtė thėnė se: "Unė do tė falėnderoj tė gjitha ato vende qė deri tash kanė njohur pavarėsinė e Kosovės, dhe unė do tė bėj udhėtimin tim nė hapėsirėn ajrore tė 30 shteteve tė Amerikės Qendrore e Jugore, dhe me kėtė dua tė tregoj se sa e rėndėsishme ėshtė qė Kosova tė jetė e njohur nė mbarė botėn"

Xhejms Berisha, kaloi fėmijėrinė e tij nė Kosovė, pastaj ai e nisėn rrugėn emigrimit pėr nė Evropėn Perėndimore pėr tė pėrmbushur, edhe ėndrrėn e tij tė bėhet njė pilot. Ai tani ėshtė duke punuar nė aerokompaninė Sierra West Airlines, e cila vepron me ekskluzivitetin e aeroplanėve “Jet” dhe ngarkesave nėpėrmjet fluturimeve ajrore.

Xhejms Berisha, ėshtė diplomuar nė Akademinė e Flotės Ajrore nė Vero Beach, Florida. Pėr tė fituar orėt fluturimit, Berisha ka bėrė disa fluturime tė cilat fillojnė prej nga njė orė deri nė fluturime me nga shtatė e dhjetė orė, prej Fairbanks, Alaska, e deri nė Shkup, Maqedoni. Kėtė herė ai nuk ėshtė duke fluturua me aeroplan pėr tė mbledhur orėt e fluturimit. Ai po financon vetė udhėtimin e tij me qėllim qė tė “bisedojė” nga ajri me njerėzit e Amerikės Qendrore dhe tė Jugut, dhe pėr t’i inkurajuar ata pėr tė njohur pavarėsinė e Kosovės.

Presidenti Bill Klinton me James Berishen
James Berisha me motrėn e tij Marigona Berisha

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara