HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Xhozef Bajden (Joseph Biden) Nėn/Presidenti i SHBA-sė

Beqir Sina -- nga Beqir Sina, New York, janar 2009

Nė dėshmitė e tija nė Senat, ai shpesh ka pėrmendur edhe faktin, se djali i tij Bo ka shėrbyer nė Kosovė, dhe se ai ishte shumė krenar pėr kėtė fakt.

WASHINGTON D.C.: Joseph Robinette "Joe" Biden, Jr. (pronouncimi nė shqip Xhozef Biden) ka lindur mė 20 nėntor 1942. Nga senator i Delawares, ai u pėrzgjodh mes disa kandidaturave nga Presidenti i 44 tė i SHBA-sė, Barack Obama, si zvendes/preisident. Xhozef Bajden ka lindur nė Scranton, Pennsylvania, dhe nė moshėn 10 vjeēare, ai dhe familja e tij, u shpėrngulėn nė shtetin federal Delaware. Bajdėn ėshtė i besimit katolik dhe vjen nga njė familje punėtore me prirje liberale. Konsiderohet, si njė ndėr senatorėt mė tė "varfėr" nga pasuria qė ka aktualisht.

Joe Biden Bajden, mbasi pėrfundoi studimet nė drejtėsi, punoi fillimisht si avokat nė vitin 1969, dhe nė vitin 1970, duke punuar nė kėshillin rajonal filloi karjerėn si politikan. Bajden nė vitin1972, nė moshėn 29 vjeēare, u bė senator i partisė demokrate, nė Delware, duke u bėrė kėshtu edhe njėri prej gjashtė senatorve mė tė rinjė nė historinė amerikane. Mbas kėsaj ai fitoi besimin e elektoratit tė tij edhe pesė mandatura tė tjera, u ri- zgjodhė si senator nė Senatin Amerikan, prej vitit 1978, 1984, 1990, 1996, 2002, dhe 2008. Por, zgjedhja e tij pėr nėn/president, bėri qė ai t'a dorzojė mandatin e senatorit tė fundit.

Xhozef Bajden(Joseph Biden) mė shumė se 30 vjet ka shėrbyer nė Senatin amerikan, ndėrsa dy mandaturat e fundit ai ka qėnė edhe kryetar i Komitetit pėr Politikė tė Jashtme . Bajden, ka qėnė vazhdimisht nė senat avokat i ēėshtjeve ushtarake, dhe ka aprovuar intervenimin ushtarak nė Bosnje dhe Kosovė. Sakaq, ai kundėrshtoi luftėn e Gjirit Persian, por 10 vjet mė vonė nė vitin 2002, votoi nė favor tė Rezolutės pėr Luftėn nė Irak e Afganistan. Mė pas ai tha se edhe kjo rezolut duhet tė abrogohej dhe tė ndiqej njė strategji tjetėr me luftėn nė Gjirin Persik. Nė vitin 2003, Xhozef Bajden, nxorri njė projektrezolutė, e cila kėrkonte qė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, tė pėrkrahinin popullin e Kosovės, qė me referendum tė pėrcaktohej e ardhmja e tyre.

Bajden shėrbeu pėr disa vite edhe nė Komitetin e Ēėshtjeve tė Drejtėsisė, ku mbėshti njė serė rezolutash tė cilat luftonin krimin e organizuar, drogėn, trafikun e njerėzve dhe mbronin lirin e tė drejtat e njeriut. Ai shquhet nė emrimin e dy prokurorve tė lart tė shtetit, Robert Bork dhe Clarence Thomas nė gjykatėn Kushtetuese.

Xhozef Bajden(Joseph Biden) me pasukses, provojė dy herė tė kandidojė brenda rradhėve tė partisė demokrate nė garėn pėr president nė vitin 1988 dhe 2008. Tė dyja herėt qysh nė turin e parė i humbi zgjedhjet, dhe u "dorzua" pa hyrė mirė nė garė. Suksesi mė i madh nė karjerėn e tij, njihet tashti qė ėshtė 67 vjeē, dhe ndodhi nė Konventėn e Partisė Demokrate nė Denver, kur kandidati pėr President Barack Obama, e zgjodhi atė, pėr nėn/president.

Xhozef Bajden (Joseph Biden) konsiderohet si mik i shqiptarėve

Presidenti i 44 tė i SHBAsė, Barak Obama, i cili, pret qė mė 20 janar tė hyjė nė Shtėpinė e Bardhė e ka tė "ndėrtuar" kabinetin e tij qeverisės. Pjesa mė e madhe e emrave nė Qeveri, por edhe nė detyra tė tjera nė rang kėshilltarėsh e tjerė, janė personalitete tė njohura, pėr shqiptarėt e Amerikės. Mbasi emrat e tyre janė nė krye tė listės, tė atyre qė shqiptarėt e Amerikės i thėrrasin si miq.

Obama, u ka dhėnė atyre edhe poste potencialė, ku mes tė tjerave, bie nė sy menjėherė nė kėtė listė edhe zėvendėspresidenti i ardhshėm i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Xhozef Bajden. Njė prej mbėshtetėsve mė tė mėdhenj tė luftės dhe pavarėsisė sė Kosovės, si edhe ndikues nė anėtarėsimin e Shqipėrisė nė NATO. Njė mik i ngusht dhe mik personal, i ish kongresmenit republikan tė Nju Jorkut, Xhozef DioGuardi, presidenti vullnetar i Ligės Qytetare Shqiptaro Amerikane, dhe Kėshilltares sė Ēėshtjeve Ballkanike, znj. Shirli Klojes. Zėvendėspresidenti Bajden, kanė qenė gjithmonė figura mė influencuese pėr ēėshtjen e Kosovės, anėtarėsimin e Shqipėrisė nė NATO, si edhe pėr rezolutėn qė pėrshėndeste Shqipėrinė pėr mbrojtjen e hebrenjve gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Ai sė bashku, me disa senator tė tjerė kanė miratuar mė shumė se 20 rezoluta pėr periudhėn 1990 -2008, qė mbėshtesin ēėshtjen shqiptare nė Ballkan dhe pavarėsinė e Kosovės. Mė shumė se gjysma e tyre, kan qė tė pėrgatitura e sponsorizuara nga ish kongresmeni republikan tė Nju Jorkut, Xhozef DioGuardi, presidenti vullnetar i Ligės Qytetare Shqiptaro Amerikane, dhe Kėshilltaria e Ēėshtjeve Ballkanike, znj. Shirli Klojes.

Politika amerikane nė Ballkan
Analistė, politikanė, studiues dhe gazetarėt kanė njė mendimin unik, se politika e jashtme e Amerikės nuk ndryshon shumė, pa ma marrė parasysh se cili Presidentė ėshtė nė Shtėpinė e Bardhė, njė demokratė apo njė republikanė. Pershtypja e tillė paragjykon se Uashingtoni nė politikėn e saj tė jashtėme, gjithmonė ka interesat e saja afatgjata dhe ato asnjėherė nuk ndryshojnė, dhe nuk lidhen me emra. Pasi ėshtė krejt ndryshe tė shėrbesh nė Senat e Kongres e tė lobosh e kesh lidhje me komunitetet, dhe ėshtė krejt ndryshe tė jesh nė Qeveri.

Por gjithėsesi, po tė merret si shembull Ballkani dhe si e ka trajtuar Amerika kėtė rajon, del se politika e jashtme Amerikane, ėshtė prirur nga presidenti dhe njerėzit e tij - vetėm nga interesi kombėtar, sidomos kur njė interes i tillė nuk ėshtė i pėrcaktuar mė parė. Mbasi tė gjitha administratat e kėtyre 10-15 viteve tė fundit nė Amerikė, kanė thėnė se interesi i Amerikės, nė rajon, ėshtė pa as mė tė voglin dyshim stabiliteti i Ballkanit, i cili pėrcakton stabilitetin e Evropės, stabiliteti i sė cilės ėshtė nė interes tė gjithė botės.

Kėshtu ndodhi edhe me pavarėsinė e Kosovės, tė njėjtėn rrugė ndoqi administrata e Klintonit, atė ndoqi edhe administrata e Bushit, deri e sa e vendosi mė nė fund se pavarėsia e Kosovės, sillte vetėm paqe e siguri, jo vetėm pėr Kosovėn, por pėr Ballkanin e rajonin e mė gjėrė.

Barak Obama, thuhet se ka zgjedhur Xhozef Bajdėn pėr nėn/president, me objektivin qė tė forcojė pozicionin e tij nė fushėn e politikės sė jashtme. Ēka e vertetoj edhe turi i parė i tij nė dy "vatrat mė tė nxehta tė politikės sė jashtme" nė Irak e Afganistan.Analistėt thanė se duke zgjedhur zotin Bajden pėr nėn/president, Obama shumė qartė ka pėr qėllim t'u pėrgjigjet kritikave tė kundėrshtarve tė tij nė kėtė fushė.

Pėr gati 30 vjet nė Senatin amerikan, Bajdėn, si senator ka shėrbyer nė poste tė larta jo vetėm si kryesues i komisionit pėr Mardhėnie me Jashtė, por edhe si kryesues i komisionit tė drejtėsisė. 67 vjeēari Bajdėn gėzon mbėshtetje nė radhėt e votuesve tė klasės punėtore, njė tjetėr pikė e dobėt e senatorit Obama.

Nėnpresidenti i SHBA -sė, Xhozef Bajdėn, si senator ka qenė vazhdimisht aktiv edhe nė politikėn ballkanike. Ai ishte deklaruar hapur pėr pavarėsinė e Kosovės dhe njihej si njė kritik i administratės amerikane se nuk po tregohej sa duhej aktive nė kėtė drejtim. Nė dėshmitė e tija nė Senat ai shpesh ka pėrmendur edhe faktin se djali i tij Bo kishte shėrbyer nė Kosovė, dhe se ai ishte shumė krenar pėr kėtė fakt.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara