HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nju Jork: vdiq gazetari Xhafer Krasniqi

Beqir Sina -- nga Beqir Sina, New York, 30 janar 2009

Rexhep Krasniqi (1943 - 2009)

Mbėrrijnė shumė letra e telegrame ngushėllimi nga tė afėrmit e tyre, miqtė, dhe kolegėt e tij tė punės nga Kosova, Franca, Gjermania, Anglia, Zvicera, etj.

BRONX - LONG ISLAND, NY: Pas njė sėmundjeje tė shkurtėr, vdiq tė hėnėn nė Nju Jork, nė moshėn 65 vjeēare gazetari Xhafer Krasniqi. Anėtarėrt e familjes, miq dhe tė afėrmit e tij, kolegėt nga ish Radio Televizioni i Prishtinės - RTP, gazeta Rilindja, gazeta Illyria dhe Bota Sot, TV21, dhe TV Albanian Culture, INA, TV Melosi, morėn pjesė ne funeralin dhe ceremoninė e varrimit. Tė gjitha zakonet fetare, i kreu sipas ritit musliman Imam Elez Osmani. I cili, njehereshit e kujtojė Krasniqin, edhe si koleg tė tij kur pėr njė kohė tė gjatė ata punuan sė bashku nė RTP.

Vdekja e Rexhep Krasniqit - Imam Elez Osmani gjatė procesionit tė varrimit
Vdekja e Rexhep Krasniqit - Imam Elez Osmani gjatė procesionit tė varrimit

Nė ceremoninė mortore, ashtu si edhe nė varrim, kanė marrė pjesė pos familjareve, dhe miq e dashamire tė Xhaferit, pėrfaqėsues dhe veprimtar tė dalluar tė komunitetit. Nė kėtė ceremoni mori pjesė edhe veprimtari i komunitetit Harry Bajraktari.

Varrimi, i Krasniqit, ėshtė bėrė poashtu me nderime nė varrezat shqiptare nė kompleksin e varrezave "Mount Sinai" nė Long Island tė Nju Jorkut, ditėn e ejte me 28 janar. Anėtarė tė familjes, thanė gjatė ceremonisė se atyre u kanė arritur shumė letra e telegrame ngushėllimi nga tė afėrmit e tyre, miqtė, dhe kolegėt e tij tė punės nga Kosova, Franca, Gjermania, Anglia, Zvicera, e tjerė.

Vdekja e Rexhep Krasniqit - Familjarėt gjatė mortit
Vdekja e Rexhep Krasniqit - Familjarėt gjatė mortit

Me njė fjalim pėrkujtimorė nė ceremoninė mortore, tė pranishmeve iu drejtua , shoku dhe kolegu i tij i vjetėr, veterani i gazetarisė zoti Sinan Kamberi. "Dy fjalė pranė arkivolit te kolegut" i kish titulluar fjalėn gazetari nga Kosova, Sinan Kamberaj.

Tė dashur miq e dashamirė!, tha Kamberaj, e kam marrė pėrsipėr nje detyrė tė rėndė: nė emėr tė familjes Krasniqi - Bajraktari, tė ndahem i fundit nga mė i dashuri i tyre, si dhe nga miku e kolegu im, Xhafer Krasniqi.

E nderuara familje Krasniqi! tha ai unė e di se Ju po ndaheni sot me njė pikėllim tė thellė dhe dhimbje tė papėrshkrueshme nga me i dashuri Juaj, Xhaferi. E di, poashtu, se edhe pėrpjekjet tona pėer t‘ju ndihmuar, tash tri ditė sa jemi bashkė me Ju, pak ose fare, mund t’jua kenė lehtėsuar dhimbjen, sepse dhimbja pėr humbjen e mė tė dashurit - bashkėshortit, babait, vėllait, axhės dhe kushėririt, siē ishte Xhaferi pėr Ju, pėrballohet me zor. Mbetet tė thuhet vetėm kaq: Zoti Ju ndihmoftė! Por, nuk mund tė mos thuhet se Ju duhet tė jeni krenarė qė e patėt njė prind dhe vėlla, siē ishte Xhaferi!

Vdekja e Rexhep Krasniqit - gazetari Sinan Kamberaj
Vdekja e Rexhep Krasniqit - gazetari Sinan Kamberaj

Ndėrkohė gazetari Sinan Kamberaj, kujtojė se Xhafer Krasniqi u lind nė Vranoc te Pejės, me 1 shtator 1943 nė njė familje me tradita tė larta atdhetare. Fakultetin Filozofik e mbaroi nė Prishtinė nė vitin 1970. Pas njė pune dyvjecare si lektor nė gazetėn Rilindja, nė vitin 1974 u inkuadrua nė Televizionin e Prishtinės, si gazetar i Redaksisė sė Kulturės.

Nė vitin 1981, pėr shkak tė qendrimit tė tij kundėr dhunės shtetėrore qė po ushtrohej mbi kuadrot shqiptare nė institucionet kulturore, arsimore e shkencore tė Kosovės nga ana e regjimit jugosllav, nė procesin e shėmtuar tė “diferencimit ideo-politik“, Xhaferit iu ndalua puna e gazetarit, pėr shumė vjet, gati deri nė mbyllje tė plotė tė Televizionit tė Prishinės, nė vitin 1990, nga ana e regjimit serb.
Nje vit mė vonė, Xhaferi e filloi punėn, fillimisht si korrespondent nga Prishtina, e mė vonė si gazetar-redaktor nė gazetėn shqiptare-amerikane “Illyria” nė Nju Jork, deri nė vitin 1999.

Vdekja e Rexhep Krasniqit - varrimi
Vdekja e Rexhep Krasniqit - varrimi

Nė vijim, ka cekur Kamberaj, se unė e njoh Xhaferin qe mbi tri decenie, kur e filluam bashkė punėn nė Radio Televizionin e Prishtinės. Dhe jo vetėm unė, por tė gjithė kolegėt e tij, disa prej tė cilėve po e nderojnė sot kėtu nė kėtė ceremoni mortore, e njohin Xhaferin si njė njeri tė urtė e modest, si njė njeri tė dashur e fisnik, si njė burrė tė fjalės e tė sakrificės, si njė gazetar tė guximshėm, tė pajisur me dije e kulturė tė thellė e gjykim tė mprehtė, dhe mbi tė gjitha - si njė njeri me parime tė larta, njerėzore, morale e kombėtare. Karakterin e tij, pra, e stolisnin tė gjitha vyrtytet qė e bėjnė njė njeri tė jetė shembull, jo vetėm pėr brezin e tij.

Mund tė thuhet vetėm kaq: Lumė si Ai.

Shumėherė kam menduar permendi Kamberaj, ku mund ta kenė burimin virtytet e larta njerėzore? “Jane tė leme, apo tė bleme”, si thotė populli. Tė trashėguara apo tė kultivuara? Tek e para, apo te dyta? Mbase, tek tė dyjat bashkė.
Xhaferi nuk mund tė ishte ndryshe nga gjyshi i tij, Sali Bajraktari i Vranocit. Nga Ai, i cili, nė vitin e mbrapshtė 1913, u tha JO xhandarėve tė Savė Batares. Sali Bajraktari po i thėrriste kolonės shqiptare tė Bajrakut tė Krasniqes qė ishte ndalė nė Urė tė Gurit nė Pejė, tė mos e shkelte pragun e Kishės Serbe. Dhe, do tė pushkatohej ai, pa I mbushur 35 vjet, bashkė me Arif Halilin e Poēestės, trim ai Ai vetė.

Dhe, do tė mbesnin varrhumbur per dekada te tera, sepse duhej tė ngjizej legjenda per ta! Gati tetėdhjetė vjet mė vonė, megjithatė, u gjeten, ndonėse pa nishan, eshtrat e tyre bashkė nė njė gropė, ashtu siē kishin rėnė. Salihi dhe Arifi iu shtuan vargut tė deshmorėve tė Rezistencės shqiptare nė Dukagjin, si krye pėrfaqėsuses tė luftės kundėr pėrpjekjeve sllave, fillimisht pėrmes ndėrrmit tė fesė, pėr ēkombėtarizimin e shqiptarėve.

Mirėpo, pėrgjatė njė shekulli, nė Kullat e Dukagjinit e tė Kosovės, nė ato kulla ku mbruhej e ruhej fryma e lirisė, do te rriteshin breza e breza, krenarė me kujtimin e tyre. A mund tė mė besoni, se vonė, shumė vonė, ndoshta kur e

kemi humbur punėn nė vitet nentėdhjetė, mė ka thėnė se Sali Bajraktari ėshė gjyshi tij. E dija, tashmė, se Xhaferi ishte shumė modest. Por, unė nuk di ta shpjegoj plotėsisht virtytin e modestisė, sidomos kur gjyshin e ke aktor kryesor tė njė trimėrie qė e shėnon shekullin.

Por Xhaferi ishte i tillė dhe, s’mund tė thuhet tjeter, pos: Lumė si Ai.

Shtatėdhjetė vjet nga ky akt, nipi i Sali Bajraktarit do tė thoshshte - edhe ai njė: JO! Nė vitin 1981. Kjo JO, dorėn nė zemėr, ishte njė JO shumė e vogėl, e pakrahasueshme me JO-tė e mėdha tė djemnisė shqiptare qė po vritej e shkilej me tanke serbe rrugėve tė Prishtinės e tė Kosovės, me ato JO-tė e atyre qe po i mbushnin burgjet e kazamatet anėkėnd shtetit mizor tė sllavėve tė jugut.

Por, megjithatė, ishte njė JO, pra, kundėr vendimeve tė Komitetit Krahinor ose Qendror. Dhe kjo JO duhej tė thuhej, sepse, fundi i fundit, duke i mbrojtuar djemtė tanė Brenda Burgut, do tė mbronim edhe vetėn tonė nė Burgun e Jashtėm, sic ka thėnė dikush.

Tashmė kishte filluar e keqja. Po bėheshin “spastrime” me fshisė tė hekurt. Fillimisht e humben punėn dhjetėra vetė, gazetarė, profesorė, mjekė, inxhinierė, etj. Dalėngadalė - qindra. Me vonė - mijėra. Vetėm pse ishin kundėr.

Pa u mbushur dhjetė vjet, pėr fat tė keq, po e humbnin punėn tė gjithė shqiptarėt. Vetėm pse ishin shqiptarė, po se po, por edhe pse s’e kishim pritur tė keqen nė fillim. Xhaferi, nuk do te dėshirone tė flisja me mburrje pėr kėtė akt, prandaj kam ndjenjėn se mund ta kem tepruar pak.

Mė pasė Kamberaj nuk la pa permendur edhe faktin se; njė vit pas mbylljes sė institucioneve informative nė Kosovė nga regjimi I Beogradit, filloi botimi alternativ, gati ilegal i dy-tri gazetave shqipe, nė Kosovė, Lubjanė e Zagreb. Nė Nju Jork, veprimtari shqiptar Harry Bajraktari, edhe ky njė pinjoll i familjes Bajraktari, nisi botimin e njė gazete anglisht-shqip, Gazetes “Illyria“, qė u bė njė dritare nė botėn e lirė, nė vendin e bekuar tė Amerikės.

Xhaferi ishte njėri nga tre korrespondentėt e parė tė saj nė Prishtinė, pėr tri vjet, ndėrsa nga 1994, iu bashkua stafit editorial nė Nju Jork. Pra, ai u bė pjesė e komunitetit shqiptar tė Amerikės. Pėrvec nė gazetė, Xhaferin mund ta takoje nė demostrata kundėr regjimit tė Beogradit, nė tubime tė bashkatdhetarėve, nė takime me zyrtarė miq amerikanė, kudo qė ishin aktivistėt e komunitetit tonė. Tashmė Xhaferin e njihnit si unė. Unė nuk kam pėr tė shtuar asnjė fjalė mė shumė se c’keni thėnė Ju pėr tė, tash tri ditė nė funeralin e tij. S’besoj se do tė kishte dėshiruar tė thuheshin aq shumė fjalė tė mira pėr tė.

Nė fund tė fjalės sė tij, gazetari veteran Sinan Kamberaj, tha:" Te nderuar miq e dashamirė! Do t’Ju them edhe dy fjalė ne fund. Xhaferi ka bėrė shumė pėr ngritjen e familjes sė tij nė kėtė vend, mundi s’i ka shkuar huq. E di se edhe Juve ju vjen mirė, prandej po Jua them. Ka lėnė njė familje tė mrekullueshme: gruan dhe dy vajza e njė djalė, tė gjithė me universitete te mbaruara, pastaj vellėzėr e motra, nipa e mbesa, si dhe kushėrinj, tė cilėt sot, bashkė me Ju, miq tė nderuar, po e percjellim nė botėn e amshueshme. Sot mbaron historia e jetės sė Xhaferit, por jo edhe kujtimi ynė pėr tė. I qoftė i lehtė dheu i Tokės sė Amerikės, Atdheut tonė tė Dytė!".

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara