HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Speciale:

Ėndrra ime, tė kem njė program timin nė FoxNews

Beqir Sina -- nga Beqir Sina, New York, 3 shkurt 2009

Njė ditė me gazetarin shqiptar Erol Bala nė supergjigantin televiziv FoxNews, nė New York

Kujtdo qė do tė mė pyeste se ē‘do tė shkruaja pėr gazetarin shqiptaro-amerikan tė FoxNews, Erol Bala, do t'i pėrgjigjesha: "Pėr promovimin e emrit tė tij si gazetar i njėrit prej televizioneve kombėtare amerikane nga mė tė mėdhatė nė SHBA". Dhe kjo nuk ėshtė pak, mbasi Erol Bala ėshtė gazetari shqiptar, i cili qėndron i "fshehur" pas kuintave tė FoxNews. Emrin e tij e zbuloi aktori i njohur shqiptar nė Nju Jork, Luan Bexheti, i cili njihet me Erolin prej kohėsh dhe ata janė bėrė shokė tė mirė, pra kanė lidhur njė shoqėri shqiptarėsh nė Amerikė.

Erol Bala
Erol Bala

Teksa isha si i ftuar special i Erolit, qė tė shihja se ku punonte ai, pata rastin tė vizitoja njė gjigant mediatik nė zemėr tė Nju Jorkut - kanalin televiziv konservator FoxNews. Thėnė tė drejtėn, siē i themi ne shqiptarėt, "tė ik petulla", po t'u dha rasti tė hysh nė ambientet e kėtij televizioni. Baza e tij ka mė shumė se gjysmėn e kateve tė njė rrokaqielli 80-katėsh nė sheshin Rockefeller Ceneter, qė janė pronė e Foxnews (multi-milionerit Rupert Murdoch).
Aty janė studiot, redakistė dhe zyrat e administratės, nė njė pallat gjigant, qė kėtu nė Nju Jork thirren gradaēiela ose "qiellgėrvishtėse".

Erol Bala me adudiencėn pas programit
Erol Bala me adudiencėn pas programit

Nė hyrjen qendrore, sapo tė pyetėsh se po kėrkoje njė punonjės me emrin Erol Bala, menjėherė tė drejtojnė nė studion D tek programi mė popullor nė Amerikė "The Morning Show With Mike and Juliet". Ndėrsa sapo tė hysh nė studion D dhe gjendesh midis aq gazetarėsh dhe teknikėsh, natyrisht qė menjėherė tė shkon mendja se sa tė suksesshėm janė sot edhe fėmijėt e shqiptarėve nė Amerikė, sidomos kur e di faktin se ndonjėri prej tyre ka arritur tė depėrtojė edhe nė kėtė gjigant. Eroli na thotė se pėrgjigjja qė flet mė sė miri pėr sukseset e shqiptarėve nė Amerikė ėshtė "Historia e shqiptarėve tė Amerikės", qė ėshtė njėra prej mė tė rėndėsishmeve nė gjithė diasporėn tonė.

Mike dhe Erol sapo kanė pėrfunduar programin e mėngjesit
Mike dhe Erol sapo kanė pėrfunduar programin e mėngjesit
"The Morning Show with Mike and Juliet"

"Pėr kėtė gjė mendoj se sė pari duhet t'i jemi mirėnjohės kėtij vendi tė madh, por edhe prindėrve tanė, thotė Eroli, duke shtuar se ata, megjithese larg vendit tė tyre dhe duke bėrė punė tė rėnda, kaluan gjithė jetėn duke punuar pėr tė kėrkuar njė jetė mė tė mirė pėr fėmijėt dhe familjen e tyre. Ata gjithēka na e kushtuan ne fėmijėve tė tyre. Ata na mėsuan qė edhe nė vend tė huaj, ne tė rritemi si shqiptarė, me gjuhėn, zakonet e traditėn shqiptare. Ata sakrifikuan qė ne tė shkollohemi dhe tė edukohemi, megjithėse pėr vete nuk bėnė kėtu asnjėherė njė jetė mė tė mirė se ē'e kishin nė vendin e tyre".
Prindėrit e mi, thotė ai, erdhėn kėtu nė vitin 1974. Babai e nėna me ne tre fėmijėt (tre djem), tė detyruar nga gjendja e vėshtirė ekonomike nė ish-republikėn e Maqedonisė sė atėhershme, vetėm e vetėm pėr tė bėrė njė jetė mė tė mirė e lėshuan vendlindjen e tyre, Ostrenin, njė katund ndėrmjet Strugės e Manastirit dhe emigruan nė SHBA.

Beqir Sina dhe Erol Bala
Beqir Sina nė bisedė me kolegun e tij shqiptar tė FoxNews, Erol Bala

Vetė babai i Erolit bėri punė tė ndryshme dhe e ndėrtoi jetėn e tij, ashtu si edhe familjet e tjera tė emigrantėve shqiptarė kėtu nė Amerikė. Ata bėnė gjithēka me djersėn e ballit dhe me ndershėrinė e tyre vetėm pėr tė na siguruar njė tė ardhme ne fėmijėve tė tyre. Kėtė e pranon edhe Eroli teksa thotė se edhe prindėrit tanė janė tė kėnaqur pėr tė vetmen gjė: kur na shohin ne fėmijėt e tyre, se jemi bėrė tė paktėn tė zotėt e vetes dhe kemi arritur ndonjė sukses.

Nė shtėpi, tregon Eroli, ne bėjmė njė jetė tradicionale shqiptare, ashtu si shumcia e familjeve tė emigratėve shqiptarė. Shkojmė e vijmė tek njėri-tjetri, takohemi shpesh nė dasma e raste tė ndryshme. Nėna ime ėshtė shtėpiake e mirė dhe gatuan tė gjitha llojet e ushqimeve si nė fshatrat shqiptare. Eroli thotė se i pėlqen shumė fshati i prindėrve. Ai thotė se ėshtė i "dashuruar" shumė pas vendlindjeve tė dy prindėrve tė tij - Manastirit tė babait dhe Strugės sė nėnės. Pėr kėtė edhe nė vizitėn e fundit nė Strugė, Manastir e Ohėr ai ka realizuar njė dokumentar 10 minutėsh, i cili gjendet edhe nė Youtube me titull "The Balkan Excursion". Mund tė klikoni dhe ta shikoni atė dokumentar qė tregon pėr jetėn e banorėve tė kėtyre anėve, zakonet e traditat e tyre si dhe atė mė tė shkėlqyerėn: bukuritė e mrekullueshme natyrore tė kėtyre viseve shqiptare, qė janė perla tė Ballkanit.

Beqir Sina dhe Erol Bala
Beqir Sina me kolegun e tij shqiptar tė FoxNews, Erol Bala

I gjithė stafi i kanalit televiziv FoxNews nė Nju Jork e di qė Eroli ėshtė shqiptar.
Erolli ėshtė i edukuar nė shkollat amerikane. Ai ka pėrfunduar nė mėnyrė tė shkėlqyer, siē tregon vetė, tė gjitha shkollat, deri sa ka pėrfunduar edhe universitetin. Ai tregon se si nė shtėpi, sidomos kur kishin gazmende familjare, kur ai ishte i vogėl, jo vetėm prindėrit, por edhe tė afėrmit e tij gjithmonė e nxirrnin pėrpara miqve dhe tė afėrmve tė recitonte, tė imitonte dikė nga familja ose tė kėndonte ndonjė kėngė. "Nuk e di se pėrse, por mua nė familje mė konsideronin si "njė komedian, si njė yll kinemaje", shton Eroli pėr pėrvojat e veta tė para me publikun.

"Mirėpo kjo, sqaron ai, mė ka ndihmuar shumė kur sot unė jam bėrė gazetar. Pasi fitova shumė dhunti nga ato qė do tė mė nevojiteshin gjatė jetės, deri sa edhe duke u rritur mė lindi pasioni tė intervistoja ose tė drejtoja edhe unė njė ditė emisone nė radio ose nė televizion, si gazetar. Sapo pėrfundova universitetin iu drejtova njė radioje tė qytetit, kėtu nė Nju Jork, pėr punė. Kur mbėrrita nė dyert e lokalit, kujton Eroli tash, ku ishte atėherė qendra e asaj radioje, drejtuesit e saj kur mėsuan se pėr ēfarė kisha shkuar dhe ēfarė po kėrkoja, u habitėn se ēfarė lidhje kisha unė me gazetarinė. U thashė me bindje se kisha shumė dėshirė tė filloja punėn nė radion e tyre si spiker ose si gazetar. Pėrgjigjja e tyre ishte se edhe nėse unė kisha aftėsi, pėrvojė e diplomė dhe e meritoja njė vend tė tillė pune aty, ata nuk kishin tė mė paguanin pėr njė vend pune qė nuk ma siguronin dot. Siē mė sqaroi njėri prej tyre mė pas, numri i gazetarėve ishte i "fryrė". Megjithatė, mė kushtėzuan duke mė dhėnė njė mundėsi se, nėse punoja deri sa tė lirohej njė vend pune, qė nuk i dihej se kur, ata do tė mė mbanin, duke provuar njėherėsh aftėsitė e mia. Pasi kuptuan pasionin tim pas gazetarisė. Pranova! M'u desh tė punoja tek ajo radio njė vit pa asnjė penny (qindarkė) vetėm e vetėm tė realizoja ėndrrėn time qė tė bėhesha njė ditė gazetar dhe tė bindja kolegėt e mi pėr kėtė. Sakaq, pas njė viti, njė mik imi mė rekomandoi tė kontaktoja me zyrat e kanalit televiziv FoxNews nė Manhattan pėr njė vend pune. Shkova dhe mbusha njė formular, ku mė pas konkurrova pėr njė vend pune aty, tė cilin deshi Zoti dhe e fitova".

Gazetari shqiptar qė qėndron i "fshehur" pas kuintave tė FoxNews "Dita e pranimit nė FoxNews si gazetar fillestar i tij, pėr mua patjetėr qė ėshtė njėkohėsisht edhe njė nga ditėt mė tė gėzuara nė jetėn time. Qe pesė vjet punoj nė kėtė kanal dhe tash jam koordinator nė disa studio dhe drejtoj disa herė intervistat e emisionit "The Morning Show with Mike and Juliet" nė realizimin direkt, qė bėhet ndodnjėherė edhe nė rrugė. Ky ėshtė program i mėngjesit i kanalit televiziv FoxNews. Ai fillon nga ora 9:00 deri nė orėn 10:00 paradite, nga e hėna deri tė premten. Kam drejtuar vetėm pėr FoxNews reportazhin nga Auto Show mė tė famshėm nė New York: "International Auto Show Civic Center", i cili mund shikohet nė You Tube "Motor Minute Hosted by Erol Bal".

Duke folur pėr programin televiziv "The Morning Show with Mike and Juliet" nė FoxNews, ku ai ka ēdo ditė detyrėn e koordinatorit tė kėtij programi, Eroli thotė se ky program transmetohet nė gjithė territorin e SHBA-ve dhe ka rreth 15 milionė shikues ēdo ditė. Sipas sondazheve ky program mėgjesi rradhitet, sipas tij, i treti nė SHBA dhe ėshtė njė variete shumė interesante. Ai tregon me shumė pasion se, nė kėtė program marrin pjesė pėr ēdo ditė njerėzit mė tė famshėm nė Amerikė: politikanė, artistė, shkencėtarė, psikologė, ligjėbėrės, zyrtarė tė lartė amerikanė, talente tė jashtėzakonshme si dhe trajtohen edhe probleme sociale e familjare.

Pra, ėshtė njė program tipik edukativ i kanaleve mė tė mėdha amerikane. Ai shton se ndoshta njė ditė nė variete do tė thėrrasė edhe ndonjė shqiptar". Si pothuaj tė gjithė gazetarėt e kėtij kanali dhe gazetarėt amerikanė nė pėrgjithėsi, edhe tek Erol Bala nuk e shihje fare tendencėn e kapardisjesn, qė fatkeqėsisht po e ndeshim sot tek ndonjė gazetar shqiptar, nė Shqipėri.

Gjatė bisedės, duke folur pėr profesionin e gazetarit, pėr vendin e gazetarisė nė jetėn e sotme dhe nė realitetet e sotme, nė tė cilat janė futur edhe gazetarėt shqiptarė, gazetari shqiptaro-amerikan Erol Bala thotė se baza ėshtė pavarėsia, liria dhe kushtet nė tė cilat punon gazetari.

Tė dy ishim tė mendimit se si lajmi “i mirė” dhe ai “i keq” mund tė nėnshtrohen dhe tė pėrdoren pėr krijimin e pamjes strategjike dhe se mediat duhet tė jenė tė lira dhe tė tregojnė se si mbrojnė ato lirinė e vet, me atė farė shprehet sot solidariteti profesional i gazetarėve dhe pikėrisht ky ėshtė kriteri pėr guxim qytetar dhe profesional.

Nė ndarje gazetari Erol Bala na tha se pavarėsisht ku dhe nė ē’kushte punojnė gazetarėt shqiptarė, ata kurrsesi s'duhet tė demoralizohen e as tė kenė frikė. Ata detyrėn e gazetarit duhet ta kryejnė me vetėmohim, si mision tė tyre profesional e fisnik dhe tė jenė sa mė shumė njerėzorė dhe tė prezantojnė jetėn nė mėnyrė realiste.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara