HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


SKENDERBEU DHE MJERIMI I ATYRE QE E SULMOJNE

Bamir Topi -- nga Bamir Topi, janar 2009

Jam i bindur qė e gjithė fisnikėria historike, si dhe ato familje qė iu bashkėngjitėn asaj me gjeste tė rralla patriotizmi, heroizmi, menēurie apo aksion politik nė shėrbim tė lirisė kombėtare, tė Pavarėsisė sė Kosovės dhe prosperitetit tė kombit, nė kohė tė vjetra dhe tė reja, dėshmojnė qė Skėnderbeu, kryefisniku ėshtė kudo, te ēdo shqiptar, si ideal dhe si realitet

Familjet e mėdha fisnike shqiptare zėnė fill herėt nė Mesjetė me principatat arbėrore, pėr tė kulmuar me familjen e Kastriotėve dhe Skėnderbeun, dhe pas tij ato ripozicionohen sipas rrjedhave historike, nė tė cilat pėrfshihet faktori shqiptar. Jam i bindur qė e gjithė fisnikėria historike, si dhe ato familje qė iu bashkėngjitėn asaj me gjeste tė rralla patriotizmi, heroizmi, menēurie apo aksion politik nė shėrbim tė lirisė kombėtare, tė Pavarėsisė sė Kosovės dhe prosperitetit tė kombit, nė kohė tė vjetra dhe tė reja, dėshmojnė qė Skėnderbeu, kryefisniku ėshtė kudo, te ēdo shqiptar, si ideal dhe si realitet.

Shekuj mė parė, mė 17 janar tė vitit 1468, kryezoti i Arbėrisė, Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu, ndahej nga jeta pėr t'u bėrė personazhi mė i gjallė i gjithė historisė sė shqiptarėve. Fan Noli, qė dha e mori me tė gjatė thuajse tėrė jetės, pohoi aty nga fundi i saj: Nganjėherė pyes veten nėse mund tė ketė sot ndonjė njeri qė tė jetė po aq i gjallė sa Skėnderbeu?
Ai ishte realiteti, modeli dhe simboli i njė kauze tė shenjtė, i lirisė kundėr robėrisė. Ai ishte prijėsi i njė lufte tė drejtė, heroike e mbrojtėse, si dhe burri i shtetformimit. Efektet e kėtij kontributi nuk u zbehėn asnjėherė. Ato ishin brumi i Rilindjes kombėtare deri nė nėntorin e vitit 1912, nė pėrpjekjen sublime pėr pavarėsi dhe shtet shqiptar, thelbi i identitetit kombėtar dhe i vetėdijes bashkėkohore.

Skėnderbeu Ideja e luftės ēlirimtare me Skėnderbeun, u bė realitet madhėshtor, e njėkohėsisht trashėgimi shpirtėrore me tė cilėn pėrballuam sfidat e rėnda tė kohėrave. Ai realizoi tė parin bashkim politik dhe ushtarak tė arbėrve nė Kuvendin e Lezhės. Aktiviteti i tij dhe rezistenca ndaj pushtuesit, e vunė atė nė ballė tė koalicionit antiosman. Lufta skėnderbegiane buronte prej vetėdijes, se pushtimi osman do tė tjetėrsonte vlerat kombėtare dhe do ta shkėpuste vendin nga Evropa.

Ai nuk pati parėsore principatėn e tij, por bashkimin e Arbėrisė. Epopeja e tij ėshtė pasqyrim i dėshirave tė shqiptarėve, dhe jo i interesave tė tij personale. Qėndresa 25-vjeēare rrezatohet edhe nė shekujt e mėvonshėm si nėnvetėdije popullore, si folklor, si rrėfim i pandėrprerė dhe ushqen herė pas here kryengritje tė reja. Lufta pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės u frymėzua edhe nga kujtimi i heroit. Ndokush mund tė ketė xhelozi pėr Heroin tonė Kombėtar, pėr bėmat, famėn, marrėdhėnien qė ai ndėrtoi me kombin e tij dhe Evropėn ushtarake e politike tė kohės, duke u pėrpjekur sot ta ridimensionojė atė.

Ai nuk iu ofrua historisė si personazh i letėrsisė, por historia dhe personaliteti i tij dominues nė epokėn kur jetoi, tė qenit mbrojtės dhe jo zaptues, tė qenit konsekuent nė filozofinė e lirisė, tė qenit nė anėn e drejtė e bėnė atė lėndė pėr qindra e mijėra libra qė u shkruan gjatė shekujve. Ndonjė mendje e robėruar, e pajisur me njė guxim regresiv, pėrpiqet sot tė tjetėrsojė rolin e Skėnderbeut nė historinė tonė, apo nė historinė e qytetėrimit evropian. Kjo ėshtė njė pėrpjekje e mjerueshme, sepse historia nuk pranon leksione, ajo jep leksione.

Hipotezat e humbasin terrenin pėrballė fakteve. Interpretimi kėrkon moralitet tė lartė dhe profesionalizėm. Dokumentet arkivore, vlerėsimet e bashkėkohėsve si papėt e Romės apo familjet mbretėrore, me tė cilat ai ishte nė aleancė e bashkėpunim, ato tė humanizmit dhe iluminizmit evropian, tekstet e historiografėve mė nė zė tė kohėrave janė pėr ne njė burim i ligjshėm krenarie dhe sasi e bollshme informacioni pėr njė histori objektive tė kėtij burri qė u bė shpirti i historisė sė mesjetės. Mjafton tė kujtojmė Volterin, qė nga katedrat e Parisit u kujtonte bashkėkohėsve se "nė qoftė se perandorėt bizantinė do tė kishin qenė Skėnderbegė, Perandoria e Lindjes do tė ishte ruajtur". Kjo pėr tė kuptuar se sa i gjerė ėshtė areali skėnderbegian. Janė tė shumta pėrkufizimet dhe vlerėsimet pėr Skėnderbeun si strateg, si njeri i politikės dhe i diplomacisė, por ne, shqiptarėt e sotėm, duhet tė reflektojmė thellė, pėr "idealin e tij atdhetar, si njė cilėsi qė edhe sot nė kohėt moderne, pėrcakton fizionomitė politike tė burrave tė shtetit".

Sot shqiptarėt nė tė gjithė hapėsirėn ballkanike e shohin Skėnderbeun dhe Arbėrinė e tij si njė model tė madh integrues nė familjen e popujve tė Evropės sė bashkuar. Falė tij historia jonė e asaj periudhe ėshtė pjesė e lavdishme e historisė sė Evropės e sigurisht Skėnderbeu, njė personazh shumė nė pah i saj. Sot Shqipėria po anėtarėsohet nė NATO dhe po bėn hapa domethėnės drejt BE-sė, akte tė cilat unė i shoh tė projektuara si dėshira tė hershme tė shqiptarėve pėr tė jetuar nė paqe, liri e siguri, brenda familjes natyrale qė ėshtė Evropa, tė asaj familje, mbrojtės i sė cilės ishte Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu.

Brez pas brezi, dyert fisnike i gjejmė nė rrugėtimin tonė nėpėr histori, nė kryengritjet antiosmane, nė Rilindjen kombėtare, nė Lidhjen e Prizrenit, nė shpalljen e pavarėsisė, nė agun e shtetit tė ri shqiptar, nė Kongresin e Lushnjės dhe luftėn e Vlorės, nė konsolidimin e shtetit shqiptar, nė Luftėn e Dytė Botėrore, nė rezistencėn antikomuniste, si dhe nė ndėrtimin e shtetit dhe shoqėrisė demokratike.

Familjet e mėdha nuk u bėnė tė tilla vetėm nga rangu shoqėror qė trashėguan apo pasuria, por mbi tė gjitha pėr shėrbimet qė bėnė ndaj vendit nė momente tė vėshtira, kur prej tyre kėrkohej sakrifica. Ato i dhanė ēdo gjė kombit dhe nuk pretenduan tė merrnin nga ai. I shohim pasardhėsit e kėtyre familjeve tek lėnė shenjėn e devotshmėrisė ndaj atdheut dhe kombit kudo ku ata kontribuuan gjatė konsolidimit tė shtetit shqiptar tė para luftės. Nė debatin politik, nė administratė, nė diplomaci e ekonomi, ushtri e arsim, duke sjellė pėrvojat perėndimore tė vendeve, ku u shkolluan.

Njė fjalė e urtė shqiptare thotė se "rrufeja bie mbi lisat e gjatė", dialektika e regjimit komunist ishte konfirmim i saj. Goditja e elitave tradicionale, politike, intelektuale, ekonomike synonte tė prishte komunikimin e popullit shqiptar me pikat e referimit. Komunistėve u duhej qė tė shpikej "armiku i klasės apo i popullit" dhe pėr kėtė stigmatizuan dyert e mėdha shqiptare. Si pasojė ata provuan asgjėsimin fizik, burgun, internimin, konfiskimin e pronės, humbjen e tė gjitha tė drejtave, veprime kėto me pasoja afatgjata tė mirėmenduara.

Para se tė jetė njė titull hierarkik shoqėror, fisnikėria ėshtė diēka etike e brendshme, shpirtėrore, qė mund tė ndrydhet nga rrethanat, por nuk shuhet, duke na lėnė trashėgim shembuj tė rrallė lirie, rezistence e morali gjatė kohės sė errėt tė diktaturės, ndonėse paguan ēmimin e gjakut.

Viti 1990 e gjeti kėtė shtresė si komponentin mė tė vetėdijshėm qė kėrkonte ndryshim dhe mbėshtesė e patjetėrsueshme nė ndėrtimin e demokracisė. Gjatė tranzicionit tė gjatė, duke qenė pikėrisht kėto familje njė pjesė e rėndėsishme e tė persekutuarve politikė dhe ish-pronarėve, u ndeshėn jo pak me iluzionin e drejtėsisė nė raport me tė kaluarėn, me iluzionin e rikthimit tė pronės, me atė tė pėrfaqėsimit politik dhe tė integrimit nė shoqėri, duke u bėrė nė disa raste pré e retorikės politike.

Megjithatė, ato dėshmuan se janė nė lartėsinė e traditės sė tyre, duke shprehur njė cilėsi tė lartė demokratike, atė tė tolerancės dhe besimit tek institucionet. Personalisht, nė cilėsinė e kreut tė shtetit, nuk do t'i rresht pėrpjekjet qė kėto familje tė gjejnė vetveten nė shoqėrinė shqiptare, sepse Shqipėria, pėr t'u bėrė mė e mirė, si gjithmonė ka nevojė pėr kontributin tuaj.

*Fjala e mbajtur nė konferencėn "Familjet e Mėdha Fisnike Shqiptare"

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara