HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ditari i Besa Salihut nė gjuhėn rumune

-- nga Baki Ymeri (Bukuresht)

Baki Ymeri Ndėshkime hyjnore

Vlera mė e madhe e kėtij ditari qėndron nė faktin se ngjarjet pasqyrohen nė mėnyrė besnike dhe me gjakftohtėsi maksimale. Jo vetėm qė nuk ka elemente predimensionimi tė situatave, por pėrkundrazi vėrehet njė zbutje nė paraqitjen e tyre, qė dėshmon se Besa nuk kishte nė shpirt tė kultivuar kurrfarė urrejtje, por ishte njė fėmijė qė e donte jetėn dhe qė luftonte ta ruante shpresėn edhe nė situatat mė tė vėshtira.(B. Frangu).

Besa Salihu, Ndėshkime hyjnore

Kėto ditė, nė prag tė Vitit tė Ri, nėn pėrkujdesjen e redaksisė sė revistės Shqiptari, e pa dritėn e botimit nė Bukuresht libri i Besa Salihut, Ndėshkime hyjnore/Pedeapsa divina. Fjala ėshtė pėr njė ditar lufte tė cilin e pėrkthyen nga shqipja nė gjuhėn rumune, Adriana dhe Sherban Tabaku. Ideator dhe autor i parathėnies ėshtė poeti dhe gazetari i mirėnjohur kosovar, Bardh Frangu, ndėrsa pasthėnien e shkroi eseisti rumun, Marius Qelaru. Kėshilltar libri ėshtė filoshqiptari Tiberius Puiu (ish/kėshilltar qeveritar). Redaktor ėshtė autori i kėtij shkrimi, ndėrsa lektorė: Marilena Lica dhe Hajro Hajra.

Ditari i Besės e pa dritėn e botimit (nė gjuhėn shqipe dhe rumune), nė sajė tė pėrkrahjes fisnike tė Drejtorisė pėr Kulturė, Rini dhe Sport nė Ferizaj. Kjo ishte surpriza dhe dhurata mė e bukur qė mund t’ia bėjė Bukureshti Kosovės dhe Kosova Rumanisė. Fjala ėshtė pėr njė libėr me vlera tė mirėfillta letrare i cili del nė sajė tė njė angazhimi dhe pėrkthimi tė shkėlqyeshėm, pėr te cilin ekziston nevoja qė krijimtaria e krijuesve tanė tė depėrtojė tejmatanė kufinjve tė truallit shqiptar, sidomos nė gjuhėt e qarkullimit ndėrkombėtar. Ditari i Besės strukturohet nė disa kapituj: Burgu magjik, Nganjėherė kisha pėrshtypjen se jetojmė nė ferrin e Dantes, Ujku i prishur, Engjėjt afroheshin derisa qiellin e mbulonte njė dritė magjike, pas tė cilėve pasojnė tre tregime dhe njė poezi: Unė jam kėtu pėrgjithmonė, Balena, shpėtimtarja e peshqve, Buzėqeshja e hėnės, Hapet njė zbrazėti nė terr.

Besa Salihu, Ndėshkime hyjnore

Dėshmi e njė kohe tė mbushur tmerr dhe ankth

Nė kuadrin e parafjalės, Bardh Frangu bėn fjalė pėr fėmijėn “qė nga universi i vet kishte dėbuar frikėn nga vdekja”. Besa Salihu sipas tij ėshtė njė fėmijė i jashtėzakonshėm, njė nxėnėse e shkėlqyeshme, njė fėmijė i pasionuar pas dijes, njė kompjuter i gjallė prej mishi dhe ashti: “Kur e lexon ditarin e Besės pėr 78 ditėt e tmerrit dhe ankthit tė luftės, tė bombardimeve tė NATO-s, s’ka si tė mos tė kujtohet ditari i Ana Frankut, shkruar gjatė kohės sė tmerrit tė Luftės sė Dytė Botėrore. Vėrtet mes kėtyre dy ditarėve ka shumė analogji, por ka edhe shumė dallime. Sė pari, Besa kur e shkroi ditarin ishte mė e re se Ana, sė dyti Besa, ndryshe nga Ana, ishte e detyruar qė disa herė tė kalonte nėpėr tytat e barbarėve serbė pėr tė kėrkuar strehim nėpėr fshatrat pėrreth qytetit tė Ferizajt. Kjo bredhje e saj me familjen i jep njė dimension edhe mė dramatik kėtij ditari, ndėrsa nė anėn tjetėr ka ndikuar qė Besa tė mos ketė mundėsi ta mbajė me rregull ditarin e saj, kaq tė nevojshėm pėr njė dėshmi tė njė kohe tė mbushur tmerr dhe ankth”.

Ditari i Besės, sipas autorit tė parathėnies, dėshmon pėr tė gjitha instinktet, emocionet dhe preokupimet e njeriut tė ndodhur para vdekjes. Diku nė njė vend Besa edhe vetė do tė dėshmojė se me kohė e kishte kapėrcyer frikėn nga vdekja, madje ishte mėsuar me kėtė hije qė lėvizte ngado. Ditari nė njė anė dėshmon gjendjen e pėrgjithshme tė atyre qė kishin kėmbėngulur tė mos i lėshonin vatrat e tyre, ndėrsa nė anėn tjetėr dėshmon pėr njė karakter tė veēantė ēfarė ėshtė ai i Besės, ndėrsa ajo shfaq refleksione edhe filozofike, qė pėr njė moshe fėmije ėshtė diēka tepėr e veēantė. Sigurisht qė vlera mė e madhe e kėtij ditari qėndron nė faktin se ngjarjet pasqyrohen nė mėnyrė besnike dhe me gjakftohtėsi maksimale. Jo vetėm qė nuk ka elemente predimensionimi tė situatave, por pėrkundrazi vėrehet njė zbutje nė paraqitjen e tyre, qė dėshmon se Besa nuk kishte nė shpirt tė kultivuar kurrfarė urrejtje, por ishte njė fėmijė qė e donte jetėn dhe qė luftonte ta ruante shpresėn edhe nė situatat mė tė vėshtira.

Dimensionin e tmerrit Besa do ta paraqesė figurativisht edhe nėpėrmjet qenieve tė tjera tė gjalla, siē janė zogjtė, bie fjala. E veēanta mė e veēantė e kėtij libri pa dyshim ėshtė mėnyra e ndėrthurjes sė shkėlqyeshme tė faktit me fiksionin, ndėrsa ajo fakton ngjarjet e ditės duke i veshur nė fund, si me njė lloj post skriptumi me ėndrrat, tė cilat mundėsojnė njė observim shumė tė gjerė tė njohjes sė ndjenjės dhe refleksionit brenda universit tė kėtij fėmije. Tri tregime dhe njė poezi, tė shkruara gjatė 78 ditėve tė ankthit dhe tmerrit, janė dėshmi se Besa bėnte jetėn e vet tė lirė nė universin e saj, duke dėshmuar kėshtu se e kishte mundur frikėn nga vdekja dhe fuqishėm mbahej e mbėshtetur mbi shpresėn. Nė kėto shkrime artistike Besa njėherazi dėshmon edhe talentin e saj tė jashtėzakonshėm pėr artin letrar.

Gjuha e saj e pasur letrare-poetike si dhe shkrimi me njė siguri tė jashtėzakonshme janė e veēanta e kėtij ditari, i cili botohet pa asnjė ndėrhyrje. Nė pėrgjithėsi ky libėr ka vlerė shumėdimensionale, sepse jo vetėm qė ėshtė i pari i kėtij lloji, por ėshtė njė dėshmi e mrekullueshme se nėpėr ēfarė rrathė tė tmerrit kaluam ne si popull, e veēmas fėmijėt tanė, tė cilėt ende vazhdojnė tė shėrohen nga traumat e luftės. Nė fund, duhet thėnė se Besa shkėlqyeshėm e ka regjistruar kujtesėn tonė, prandaj edhe meriton mirėnjohje dhe lėvdata. Nė fakt Besa na e fali njė nga librat mė tė mirė qė kemi nė letrat tona.

Ky portretizimi i Besa Salihut, i pėrket vitit 2001, kur iu botua nė Ferizaj, libri i saj i parė (Ditari: Ankthi dhe tmerri i 78 ditėve). Ėshtė fat i saj dhe kulturės shqiptare qė ky ditar tani del edhe nė gjuhėn e njė populli tė afėrt me tė cilin kemi lidhje tė lashta farefisnore, duke u nisur nga premisa se i vetmi popull nė botė, i fisėruar pėrmes linjės trako/dako/ilire me popullin rumun, ėshtė populli shqiptar, gjė tė cilėn tė gjithė e dinė, pėrveē injorantėve tė forumit Ēamėria qė nė vend tė atdhetarizmit e kultivojnė fanatizmin e infektuar me fyerje monstruoze kundėr vlerave tė kombit.

Pėrndryshe, Besa Salihu u lind mė 1 mars 1986 nė Ferizaj, ku kreu edhe shkollėn fillore. Shkollėn e mesme e kreu nė Prishtinė, ku vazhdoi edhe studimet nė Universitetin e Prishtinės, duke absolvuar Fakultetin e Psikologjisė. Aktualisht vijon studimet edhe nė Fakultetin e Gjuhės Angleze. Gjatė viteve tė shkollimit ėshtė marrė me punė tė ndryshme, kryesisht me pėrkthime, duke shkruar nė ndėrkohė ese tė shkurtra, pėrkatėsisht refleksione gjysmė/filozofike nė formė rrjedhe asociacionesh.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara