HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kur Fan Noli bėnte paqe me Mbretin Zog

Dalip Greca -- nga Dalip Greca, 11.02.2009

Kur "Vatra" bėri paqe me Mbretin. Faqe nga historia e mėrgatės shqiptare nė SHBA
Nga vizita e Anthony dhe Kristo Athanas nė Kanė tė Francės tek Mbreti Zog (pas refuzimit tė Ambasadės Shqiptare nė Paris) e deri tek darka madhėshtore, qė i shtroi "Vatra" Mbretit Leka, nė korrik 196,7 nė Anthony Pier 4, nė Boston.
Marrėdhėniet e Federatės Panshqiptare "Vatra" me monarkinė shqiptare, nuk kanė kaluar si nė vaj. Shpesh ato janė karakterizuar nga ngrica tė gjata, veēanėrisht nė vitet 1922-1939.


Kundėrshtari numėr njė i Mbretit Zog, ishte njė ndėr themeluesit dhe shtyllė e "Vatrės", Fan Noli, i cili arriti qė ta zbresė nga froni ish-kryeministrin matjan, pa u fronėzuar ende si mbret i shqiptarėve nė qershorin e 1924-s, duke shfrytėzuar njė rebelim dhe zemėratė popullore pas atentatit qė iu bė Avni Rustemit, vrasėsit tė Esad Pashės (daja i Mbretit Zog). Mirėpo pas 6 muajsh, republikanit Noli nuk i mbeti asgjė tjetėr, veēse tė merrte valixhet dhe, nė ikje e sipėr, t'i binte fyellit (flautit), duke ia lėnė pushtetin kundėrshtarit tė tij, Ahmet Zogut.

Fan Noli Bashkė me mbėshtetėsit e tij kapėrceu Adriatikun, duke marrė rrugėn e hidhur tė mėrgimit, pėr tė mos u kthyer mė nė Shqipėri. Nė botimin e fundit, "Jeta e Nolit" (2006), Nasho Jorgaqi sjell edhe njė detaj:
"Peshkopi nuk u bė shumė merak se po humbte pushtetin, por se nė nxitim e sipėr kishte harruar qė tė merrte rubairat e pėrkthyera"... Pėr tė zbrazur inatin, ish-kryeministrit nuk i mbeti gjė tjetėr, veēse tė thėrrasė nė ndihmė muzėn e poezisė dhe tė qėllojė nė distancė me kamxhikun e satirės sė vet kundėrshtarin. I dėnuar me vdekje nė mungesė, Noli kaloi ēaste tė vėshtira; pesė vjet jetoi nė mėrgim, thėnė mė shqip, nė arrati, nga vitet 1925-1930, ku pjesėn mė tė madhe tė kėsaj kohe e kaloi nė Vjenė.

Ėshtė kjo koha "revolucionare" e Nolit.

I njohur pėr diplomacinė e trajtimit tė kundėrshtarėve, mbreti Zog do tė zgjidhte shtyllėn tjetėr tė "Vatrės" si aleat, dikur kundėrshtar tij i flaktė, mikun e Nolit, eruditin Faik Konica, qė tė pėrfaqėsonte Shqipėrinė nė Washington, si ambasador i parė shqiptar nė SHBA. Kundėrshtari u kthye nė mbrojtės i mbretit, aq sa Noli, nė inat e sipėr, e akuzonte.

Dikur, nė vitin 1920, kur Noli shkoi nė Shqipėri si deputet i "Vatrės" dhe nė krah tė Partisė Popullore, vendosi aleancė me Ahmet Zogun, Konica e pat kėshilluar qė "tė mos bėnte aleancė me nepėrkėn Ahmet Zogu".

Pas ikjes, siē e ka dėshmuar me fakte Prof. Nasho Jorgaqi, Mbreti Zog e dėnoi me vdekje Nolin rebel, madje jo njė herė, por dy.
E dėnoi nė mungesė. Duke iu referuar fakteve dhe pėrfundimeve tė Prof. Nasho Jorgaqit, studiuesi shqiptaro-amerikan, Prof. Peter Prifti, i komenton kėshtu kthesat e marrėdhėnieve tė dy njerėzve tė mėdhenj tė Shqipėrisė:

"Marrėdhėniet e Nolit me Zogun u zhvilluan gjatė gati tri dekadave, dhe patėn kthesa tė ēuditshme. Prof. Jorgaqi na informon se pas arratisjes sė Nolit, Zogu e dėnoi atė me vdekje in absentia, jo njėherė, por dy.

Ai thotė gjithashtu se Noli e kritikoi Traktatin Italo-shqiptar tė Zogut mė 1926-n, si dhe shpalljen e Zogut si Mbret i Shqipėrisė mė 1928-n, duke thėnė se "pėr njė kurorė mbretėrore ai e shiti vendin dhe e ktheu Shqipėrinė nė koloni italiane". Nė njė farė mėnyre, Noli parashikoi dhe paralajmėroi okupimin e Shqipėrisė nga Italia fashiste.

Pas falimentimit politik nė Shqipėri, Noli duket se humbi edhe miqėsinė me Konicėn, tė cilin dikur e adhuronte si mėsuesin e tij dhe veten e shihte si nxėnės. Bibliografi i tij, Prof. Jorgaqi, sjell ftohjen e miqve dhe afrimin e Konicės me Zogun.

Pasi u arratis Noli, Konica u distancua dhe filloi tė shfrytėzojė gazetėn "Dielli" pėr tė lėvduar Zogun, duke harruar tė gjitha tė zezat qė kish thėnė e shkruar pėr tė, duke mos kursyer as fjalėt e rėnda. Ishte po ai Konicė qė dikur e kishte epitetuar si "gjarpėr, malok e njeri me mendėsi tipike orientale".

Miqtė e dikurshėm u bėnė pėr ca kohė armiq tė betuar. Konica nuk pėrjashtohej nga armiqtė e shumtė tė peshkopit tė "Kuq", duke e akuzuar atė si "bolshevik". Nga ana e tij, dhe Noli nuk mbeti pas bashkėthemeluesit tė "Vatrės" nė sharje. Ai e denoncoi Konicėn si "njeri i intrigave dhe i ziafeteve, shėrbėtor dhe servil i Zogut".

Lufta vazhdoi jo pak, por pėr rreth 12 vjet. Pajtimi erdhi mė 1937-n. Pas vdekjes sė Konicės, Noli nuk pushoi sė lėvduari mikun e tij dhe u pėrpoq qė t'ia plotėsonte amanetin e lėnė, qė t'ia dėrgonte trupin nė Shqipėri, pavarėsisht se nuk mundi, pėr shkak tė refuzimit tė shtetit komunist.

Pas kthimit nga arratia nė SHBA, Noli mblodhi mendjen dhe i pa mė me nge gabimet e veta nė politikė dhe avantazhet e mbretit Zog dhe e uli tehun e kritikave ndaj kundėrshtarit.

Veēanėrisht, pas ikjes sė Mbretit nė mėrgim, Noli u bė mė i butė ndaj kundėrshtarit tė dikurshėm, mė i arsyeshėm dhe e uli kamxhikun e satirave tė veta tė hidhta. Jo vetėm kaq, por ia njohu meritat dhe avantazhet shtetbėrėse kundėrshtarit. Madje, kur Mbreti i kishte ofruar njė ndihmė financiare, Noli nuk e kishte kundėrshtuar, aq mė shumė qė shėndeti i tij ishte nė rrezik.

Prof. Jorgaqi e ka sjellė me kėto penalata portretin e kundėrshtarit tė Nolit:

"Zogu ishte njeri i veprimit dhe jo i fjalėve. I mungonte elokuenca, rrinte i heshtur si sfinks. Ishte i zgjuar dhe dinak, trim dhe oportunist, i egėr, realist dhe pragmatist i paskrupullt, konseguent nė synimet e veta dhe dyshues i pėrhershėm.

Kėtyre cilėsive u shtoheshin dhe aftėsia e shquar organizative dhe ushtarake, vetėbesimi nė forcat e veta, intuita e rrallė dhe njohja e gjithanshme e psikologjisė shqiptare".

Edhe kur nė mėrgatėn shqiptare lėvizi njė formulė pėr tė formuar njė qeveri nė egzil nė vitet e Luftės sė Dytė Botėrore, pėrballė rrezikut tė copėtimit tė Shqipėrisė nga fqinjėt e babėzitur, veēanėrisht nga grekėt nė jug, Noli ishte i njė mendjeje me shumė tė tjerė, se i pėrshtatshėm pėr ta kryesuar njė qeveri tė tillė do tė ishte Ahmet Zogu. U tėrhoq nga kjo ide, kur Enver Hoxha mori pushtetin.

Kur vatranėt shkuan nė Francė pėr t'i kėrkuar ndihmė Mbretit Zog

Nė fund tė viteve '50 tė shekullit tė kaluar, "Vatra" po kalonte vėshtirėsi tė mėdha. Nė kushtet e njė rreziku pėr tė mbyllė dyert, Anthony Athanas dhe kushėriri i tij, Kristo Athanas, qė njihej pėr bindje nacionaliste, duke mos gjetur rrugėdalje tjetėr, marrin rrugėn dhe shkojnė nė Paris pėr tė kėrkuar ndihmėn e shtetit shqiptar pėrmes Ambasadės Shqiptare atje.

Deri atėherė, Federata Panshqiptare "Vatra", i kishte bėrė shėrbime shtetit komunist tė Enver Hoxhės, duke menduar se ndihma i jepej atdheut dhe popullit shqiptar. Vetė Noli kishte pritė e pėrcjellė tė dėrguarit e Enver Hoxhės dhe i kishte ndihmuar ata pa u kursyer. Kjo, natyrisht qė i nxori probleme atij me shtetin amerikan.

Ėshtė bėrė i njohur fakti se, pėr kėtė qėllim, zyrtarėt e FBI-sė e thirrėn nė raport peshkop Nolin, i cili iu nėnshtrua pyetjeve pėr ndihmėn qė u kishte dhėnė komunistėve tė Enver Hoxhės. Por, kriza e Nolit me Amerikėn kaloi shpejt, ndėrsa "koha e mjaltit" me qeverinė e Enver Hoxhės pėrfundoi qė nė vitin 1959, kur "Vatra" u hapi dyert kundėrshtarėve tė Enverit, ballistėve dhe zogistėve.

Nuk ėshtė e vėrtetė se gjithēka mes tij dhe tė dėrguarve tė Enver Hoxhės shkonte si nė vaj. Ėshtė e njohur grindja e Nolit me Tuk Jakovėn. Mendjemadhėsia, inkompetenca dhe arroganca e Tukut, e bėnė Nolin qė t'i shkruante Enver Hoxhės, duke iu ankuar se e kishte tė vėshtirė qė tė merrej vesh me kėtė lloj emisari, qė nuk fliste as anglisht, as shqip mirė.

Koha tregoi se regjimi i Enver Hoxhės ia kishte me hile peshkopit; pėrderisa edhe shokėt, bashkėpunėtorėt e Nolit, ose i ēoi nė plumb, ose i burgosi, ai ia shpėrbleu Nolit nė mėnyrėn mė tė keqe shėrbimet e shumta. Kėshtu ndodhi me ish-editorin pėr shumė vite tė gazetės "Dielli", kunatin e Enver Hoxhės, Bahri Omarin, qė, pa marrė parasysh lidhjet dhe detyrimet familjare, e ēoi para skuadrės sė pushkatimit.

Por, nuk pati fat mė tė mirė as patrioti Kristo Kirka, njė ndėr bashkėpunėtorėt e ngushtė tė Nolit, deputet i njėkohshėm me Nolin, mbėshtetės i peshkopit nė themelimin e Kishės Autoqefale Shqiptare, vatran i dorės sė parė, bashkėthemelues i "Vatra"-s, Kryetar i "Vatrės" e menaxher i "Dielli"-t, ish-nėn/prefekt i Himarės, qė u tregoi vendin grekomanėve; kėtij atdhetari, patriotizmi iu konvertua me burgosje, e mbetje pa varr.

Vdiq nė burg tė Burrelit. Fat tė pėrafėrt patėn dhe vatranėt e tjerė, si Kolė Tromara me shokė. Noli nuk pati fuqi qė tė shpėtonte nga gijotina miqtė dhe bashkėpunėtorėt e vet tė ngushtė.

Duke i lėnė mėnjanė tė gjitha kėto, kushėrinjtė, Anthony dhe Kristo Athanas, provuan qė tė trokisnin nė dyert e Ambasadės Shqiptare nė Paris, pėr t'i shtrirė dorėn e bashkėpunimit qeverisė komuniste.

Nuk dihet nėse ka pasur dijeni Noli pėr kėtė udhėtim tė athanasėve apo jo; vėshtirė tė mendosh se skenari ėshtė hartuar pas shpinės sė tij, ka zėra qė pranojnė se trokitja nė Paris e Kanė ka marrė mė parė bekimin e Nolit. Madje, ka pas dy plane; Plani A, nėse pranonte Ambasada Shqiptare, eliminonte planin B, trokitje tek Mbreti.

Arsyeja e kėtij plani qėndron nė faktin se Noli kishte probleme tė rėnda me kundėrshtarėt brenda kishės dhe po rrezikohej autoqefalia e kishės dhe froni i tij. Siē tregojnė vatranėt e asaj kohe, kėmbėngulja pėr ta kėrkuar ndihmėn e qeverisė sė Enver Hoxhės pėrmes ambasadės nė Paris, ishte e Anthony-t, i cili ishte njė nga dishepujt e Nolit.

Anthony shpresonte se qeveria do t'ia jepte dorėn "Vatra"-s, e cila kishte bėrė aq shumė pėr Shqipėrinė. Pritja nė ambasadė qe e ftohtė akull.

Refuzimi kishte qenė i prerė: "Nuk mund tė merremi mė njė shoqatė qė vepron nė njė shtet imperialist dhe po fut nė radhėt e veta tradhtarėt e popullit shqiptar dhe bashkėpunėtorė me okupatorėt".

Siē tregon Hajdar Tonuzi, ish-Kryetar i "Vatra"-s, vatran prej 45 vitesh, i cili atė kohė ishte emigrant nė Francė, dy kushėrinjtė Athanasi, tė pezmatuar nga refuzimi, ishin inatosur kur kishin ndjerė pėrplasjen e zhurmshme tė dyerve pas shpinės sė tyre.

Ē'tė bėnin? Anthony kishte mbledhur shpatullat. Kristo kishte shtruar Planin B: Po sikur tė shkonim njė herė nė Kanė dhe tė bisedonim me Mbretin?

S'kishin ē'humbnin. Kishin marrė rrugėn pėr nė Kanė dhe kishin kėrkuar takim pranė Oborrit Mbretėror. Mbreti kishte pranuar me shumė pėrzemėrsi dhe i kishte pritur nė mėnyrė ceremoniale pranė Oborrit Mbretėror.

Kur athanasėt i kishin parashtruar kėrkesėn e tyre qė tė ndihmohej "Vatra", Mbreti kishte pranuar, por u kishte kėrkuar qė ata tė hapnin dyert e "Vatra"-s pėr legalistėt, nė mėnyrė qė tė ndihmonin dhe gjallėronin "Vatra"-n.

Athanasėt, tė gėzuar qė u realizua Plani B, e ftuan Mbretin qė, kur tė festohej 50-vjetori i "Vatra"-s, do tė ishin tė nderuar qė ta kishin mysafir tė parė nė Boston, por kjo nuk u realizua, pėr shkak tė sėmundjes dhe vdekjes sė Zogut me 9 prill 1961, ndėrkohė qė pėrvjetori i 50-tė i takonte 28 prillit 1962, njė vit mė vonė.

Nė njė qarkore tė lėshuar nga Oborri Mbretėror, pas ikjes sė vizitorėve, udhėzoheshin legalistėt qė t'i bashkėngjiteshin "Vatra"-s dhe ta ndihmonin atė. Pas kėsaj, shumė legalistė u bėnė jo vetėm anėtarė tė "Vatra"-s, por edhe donatorė tė saj.

(Nė numrin e ardhshėm do tė lexoni pėr pritjen madhėshtore qė "Vatra" i bėri Leka Zogut, gjatė vizitės sė parė private nė SHBA. Bisedimet mes vatranėve dhe legalistėve nė Sheraton Hotel dhe fjalimi i Leka Zogut nė darkėn e "Anthony's Pier 4", pėr komunizmin nė Shqipėri).

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara