HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


METAMORFOZA E DHEMBJES

Shefqet Dibrani -- nga Shefqet Dibrani, 2004

Ali Podrimja "LUM LUMI", poezi, (botim i katėrt, i plotėsuar), botoi Shtėpia Botuese "ROZAFA", Prishtinė 2003. Faqe 152. ISBN 9951-02-020-8

GJUMI I TOKĖS

I paloi krahėt zog i kaltėrt
Te koka vuri gurin e vet
Nuk u zgjua as e pamė mė
Gjumė i tokės e kishte zėnė
Tek mbyllej nė pikė tė zezė
universi


(Ulpianė, 2002)


Nuanca pėrjetimi tė fenomenit dhembje:
Dhembja, sinonim intim apo realitet shpirtėror, dukuri apo nuancė filozofike, pėrjetim real apo figuracion artistik, konfrontim mes unit personal dhe atij vetjak.

Lum Lumi nga Ali Podrimja Derisa dhembja ėshtė sinonim i intimes, pėrjetimi shpirtėror, e lidh nė mėnyrė figurative, drejtpėrdrejt apo tėrthorazi vetėm autorin i cili e regjistron dhembjen. Fatkeqėsia nuk ėshtė fenomen qė paralajmėron, ajo parandihet, parashikohet, sidomos kur ecim rrugėve me rreziqe, por mė shumė vjenė krejt e papritur, mu atėherė kur fare s'na ka vajtur mendja. Fatkeqėsia mund tė regjistrohet edhe mė herėt me shkrimet tona, po mė artistikisht me njė saktėsi befasuese bėhet pėrmes vargut poetik. Dhembja qė del nga fatkeqėsia, qoftė edhe nga rastėsia, ėshtė dhembje intime pėr aq sa ėshtė edhe dhembje e pėrgjithshme. Kėtu pėrjetimet janė tė ndryshme. Fenomeni "dhembje" nuk regjistrohet dhe nuk manifestohet te tė gjithė njerėzit njėsoj, prandaj ato kategorizohen sipas disa formave tė pa pėrcaktuara. Mė dalluese janė dy: Dhembjet normale tė cilat kanė pėrjetime tė ndryshme, dhe dhembjet artistike tė regjistruara gjithashtu me forma tė ndryshme.

Pėrmasat e pėrjetimit janė nė raport varėshmėrie me regjistruesin e tyre, se si dinė t'i shprehin apo t'ia sėrvijojnė tjetrit. Forma e paraqitjes, e shprehjes, e prezantimit ka shumė rėndėsi. Jo lotėt, jo klithmat, gėrryerjet, gėrvishtjet e vajtimet janė ēdo herė e kurdoherė fenomene qė pėrcaktojnė dhembshurinė shpirtėrore pėr tė dėshmuar mė ēartė se kemi dhembje, kemi njė ngulshim shpirtėror. Pėr tė paraqitur mė bindshėm kėtė, ose momentin e caktuar duhet njohur artin e tė shkruarit. Pra, kush e njeh kėtė art mė mirė se poeti, e nga poetėt tanė, kush shkruan mė mirė poezi tė kėsaj teme se sa Ali Podrimja. E dhembjen intime kush e ka regjistruar nė mėnyrė mė artistike se sa Podrimja nė veprėn "LUM LUMI", qė pa dritėn edhe botimi i katėrt i tij, madje i plotėsuar, qė do tė thotė se ka plotėsuar dhembjet e reja tė cilat iu kanė bėrė palė - palė sikurse edhe vitet.

Dhembja si ndjesi shpirtėrore mundėson ēlirimin emocional tė njė ngarkese tė grumbulluar nė njė moment kritik. Hidhėrimi ėshtė proces i kundėrt me dhembjen, dhe manifestimi i skajshėm i tij kalon nė ekzotizėm pėr ēka do tė venerohen pasojat nė njė distancė kohore mjaftė tė shkurtėr. Forma mbetet proces ndijor ku me anėn e metabolizmit mundėson ēlirimin e ngarkesave tė grumbulluara nė momente tė caktuara pėrjetimi, manifestimi i sė cilės mbetet nė varmėni tė disa faktorėve tė pa pėrcaktuar. Gjithmonė forma ėshtė proces metafizik qė cakton fuqinė e dhembjes, forcėn e saj. Kurse forca ėshtė njėsi e rezistencės qė mat fuqinė e dhembjes, pėrmbajtjen e saj dhe durimin, nėse kėto i krahasojmė me komponentėt fizike.

Libra dhe Mbresa nga Shefqet Dibrani Kėto komponente janė tė ndėrlidhura asimetrikisht mes veti qė veprojnė si trup, si formė dhe si tėrėsi e ndjenjave shpirtėrore. Procesi i dhembjes ka etapėn e parapėrgatitjes atė tė zhvillimit, ka kufijtė e sė mundshmes pėr t'u zhvilluar, gjegjėsisht pėr t'u manifestuar dhe mjaft faktorė tė tjerė qė herė vėrehen e herė janė tė padukshėm. Po qe se i kalon limitet (kufijtė) e caktuara, dhembja kalon nė sėmundje kronike, kurse sėmundjet kronike me kohėn bėhen gangrenė kanceroze. Tė gjitha kėto kanė njė pėrfundim tragjik. Ka dhembje qė kalojnė nė ndikimet psikike duke u regjistruar si ēmendi. Ēmendja shėnon instancėn mė serioze tė ērregullimeve mentale, e me kėtė determinohen ndryshimet nė zhvillimin normal, fizik e mendor tė njeriut.

Trajtimin e dukurive tė ndryshme tė fenomenit "dhembje" e bėra pėr ta nxjerrė nė pah pėrkufizimin banal dhe pėr ta kundėrshtuar atė kritikė e cila e pat trajtuar poezinė e Podrimjes te libri "LUM LUMI", tė parė vetėm nga kėndvėshtrimi i raporteve, pėrkatėsisht tė afrisė sė autorit me subjektin - personazhin e trajtuar nė vijėzimin e koordinatave me sintagmėn: "Dhembje e autorit pėr fėmijėn" ėshtė shkalla mė e ulėt e profesionalizmit kritik. Kėtu pėson mė sė shumti ana artistike e poezisė, mesazhi dhe porosia e saj.

Ky vlerėsim negativ bėhet jashtė konvencave letrare, atėherė kur kritiku i din raportet dhe lidhjet qė i ka autori me subjektin. Ai, prizmin e kėndvėshtrimit tė tij duke mos mundur ta shkėpus nga ky raport, do ta bėjė vlerėsimin nga ky prizėm, duke u rreshtuar (pa vetėdije) nė atė grupimin qė ka rėnė nėn ndikimin e skepticizmit dhe skematizmit tė vlerave.

Pėr kėtė arsye, vlerėsimi i tij del i karikuar me ngjyrime dhe nuanca tė theksuara negative, duke vu nė pah dobėsitė dhe tė metat e vlerėsimit objektiv, qoftė tė poezisė apo subjektit qė trajton.

Sipas kėsaj logjike, poeti duhet tė shkruajė poezi duke mos prekur asgjė nga vetvetja, nga intimja, nga jeta personale. Qenka e ndaluar, sepse kėshtu bie nėn ndikimin e dhembjeve personale ku imazhi i poezisė po u zvetėnuaka dhe po humbka atė anėn artistike. Kėshtu mund tė kuptohet se autori duhet t'i ikėn botės reale dhe asaj objektive.

Por, nėse autori vepron sipas kėtij sugjerimi: subjekti i trajtimit nuk do tė pėrputhet me realitetin e mundshėm, atėherė poezia e tėra mbulohet me misticizėm ku nuk do ta pėrshkojė ajo fija e objektivitetit, gjithsesi do tė duken poezi sureale tė njė kohe reale qė ka jetuar, vepruar me tė gjitha tė ndodhurat e pėrditshmėrisė.

Ali Podrimja dallon pėr shumė arsye, nė kėtė libėr ai merr si subjekt trajtimi vetveten, intimen, personalen. Asaj ia mvesh rrobat artistike, ia jep ngjyrimet e ndodhive tė subjektit fqinjė, atė tė mundshmen e pėrjetimeve qė i ndodhin secilit nė mėnyrė artistike, e gdhend sikurse drurin qė e skalit skulptori, pastaj e laton dhe e farkon kujdesshėm. Secilit varg ia jep formėn, pėrmbajtjen dhe fytyrėn qė do tė ketė diēka nga bota e secilit.

Tash, vargu i poezisė sė Podrimjes nuk ėshtė varg qė shpreh vetėm botėn e tij tė brendshme, qė ka pėrshkruar vetėm gjėra tė ndodhura nė brendėsinė intime tė unit personal, prandaj edhe trajtimi i motiveve qoftė kjo dhembje personale, duhet tė merr karakter tė pėrgjithshėm. Sidomos kur dihet se poezia niset nga intimja, nga origjinalja, pėr ta shprehur tė pėrgjithshmen, objektiven e kohės reale qė pastaj pėr t'u rezistuar kohėrave.

unė megjithatė deri nė vdekje
do ta kėrkojė atė qė e humb


    Poezia: "Kėrkon atė qė nuk mund ta gjej" faqe 32.

Nuk do tė lėshohemi pėr tė trajtuar raportin e autorit me subjektin qė ia kushton poezinė. Kurse vlerat e poezisė i shijojmė nga njė distancė kohore mė shumė se dy dekada. Nė atė kohė shoqėria shqiptare, (sidomos ajo e Kosovės), ka qenė nėn vorbullėn e ndryshimeve dhe pėrpjekjeve pėr t'u ndryshuar. Gjėra, qė ndodhen deri nė atė shkallė ku saktėsisht i ka parandier poeti Podrimja. Nėse kėto dy vargje poezie i trajtojmė nga kėndi i raporteve shoqėrore - politike, i ndryshimeve tė mėdha qė atėherė kanė pasuar, dhe do tė pasonin hala edhe mė vonė, do tė vėrejmė dy gjėra qenėsore.

E para: Autori ka parandier herėt njė dhembje tė pėrgjithshme qė do tė ndodhė, dhe…
E dyta: Autori me vetėdije pėrfundon se pėr atė qė humb individi apo shoqėria, qoftė edhe atė "autonominė e pakėt" do ta kėrkojė - kėrkojnė deri nė vdekje.

Pra, nga dhembja personale poeti ka parandier edhe njė dhembje tė pėrgjithshme tė cilės i jep kodin e qėndresės dhe tė kėmbėngulėsisė, e bazuar qoftė nė tė drejtėn zakonore, atė juridike apo ndėrkombėtare, qė atij i ka buruar nga thellėsia e dhembjes shpirtėrore.

"Ali Podrimja ka sublimuar njė ligjėrim krejt tė veēantė nė letėrsinė bashkėkohore, madje duke u bėrė kryengritės i ideve poetik", ka theksuar nė parathėnien e librit Sali Bashota. Por motivi i dhembjes nė poezinė e Ali Podrimjes, kurdoherė ka pėrmasa mė tė gjėra tė lėvizjeve shoqėrore, jo vetėm aso intime siē ėshtė thėnė dhe fatkeqėsisht insistohet tė thuhet. Sepse, sipas kėsaj formule, tė gjitha tragjeditė shqiptare athua nuk kanė motiv tė ngjashėm me atė tė dhembjes sė autorit, qoftė kjo e pėrshkruar edhe sipas njė rasti intim: "Dhembja ime/ ka dy sy dy vesh njė hundė". Pra, dhembja e autorit ėshtė koka e njeriut tė thjeshtė qė ka: dy sy, dy vesh, njė hundė. Ėshtė dhembja e kombit pėr tė gjitha ato qė ndodhėn dhe do tė ndodhin nė aspektin regresiv tė shoqėrisė shqiptare si etnikum nė pėrgjithėsi.

Te poezia "Pikėllimė", e shkruar nė vitin 1981, do tė gjejmė pikėn kulmore tė njė shpirti tė trazuar nė njė kohė rrėmujė, dhe sikur poezinė ta simbolizojmė se ia ka kushtuar Kosovės - kombit, ajo do tė merr konotacione tė tjera me ngjyrime politike, gjithsesi edhe me pėrmasa mė tė gjera:

Unė nuk qaj
shi bie vogėlushi im
shkundet plepi i shtėpisė


   Poezia: "Pikėllimė" faqe 86.

Nėse fjalėn (e vetme) "vogėlushi" e marrim si sinonim i kombit, atėherė poezia merr krejtėsisht kuptim tjetėr, p.sh:

Unė nuk qaj
shi bie kombi im
shkundet plepi i shtėpisė

Po te e njėjta poezi nė strofėn e fundit, mund tė lexojmė dhembjen e autorit pėr ēėshtje kardinale tė shprehura me nuanca tė dhembjes intime dhe personale:

Unė nuk luaj vendit
muret lėvizin sendet vogėlushi im
vjeshtė e keqe mori

ose:

Unė nuk luaj vendit
muret lėvizin sendet kombi im
vjeshtė e keqe mori

Kush mbanė mend vitin 1981 dhe ngjarjet e atij viti, ka mundėsi mė lehtė tė zbėrthejė vargun "vjeshtė e keqe mori", tė pėrmbyllur me vargun tjetėr: "Re e zezė shtėpinė tonė mbėshtoll"! Vetvetiu zgjidhet enigma e dhembjes sė Ali Podrimjes. U dashtė tė kalojnė njėzetė vjet me re tė zeza qė mbulonin qiellin pėr tė ardhur te njė pamje tjetėr nga e cila poetit i kullon zemra vetėm dhembje dhe ai pėrsėri nuk mallkon por i kthehet dhembjes sė Lumit.

MALUM O LUMI

Unė jam Zoti yt:
    Amin

Trillova kohėn e tretė
tė tė mos zgjojė asgjė

Udhėtimi yt mbyllet me klithma
me ardhjevajtje marramendėse
Me humbjet malum o Lumi


   (1981 - 2000)

   Poezia: "Malum o Lumi", faqe 80.

Po mė mirė, "t'i lėmė netėt ballkanike pas shpine", (varg i A.Podrimjes te poezia "Parisi, vendlindja", faqe 51), i lėmi edhe frustrimet e asaj kohe. Nuk e trajtojmė as saktėsinė e poetit, po t'i kthehemi qėllimit: "Metamorfoza e dhembjes"?! Dhembja si metamorfozė ėshtė dukuri poetike qė e hasim nė vargjet e shumė poetėve, sikurse qė e hasim edhe mendimin e njėanshėm, aspak profesional tė kritikės, pėrkitazi dhe rreth nocionit "dhembje" nė poezinė e Ali Podrimjes. Kėtė dukuri e kanė trajtuar me sa duket njė pjesė e kritikėve letrar pa pasur njohuri tė mjaftueshme, madje nuk ngurruan pėr t'i sugjeruar poetėt (sidomos ata qė janė tė rinj), tė mos kultivojnė kėtė zhanėr tė poezisė.

Personalisht kam mendim tjetėr: Poetėt, artistėt dhe krijuesit nė pėrgjithėsi duhet t'i regjistrojnė dhembjet personale, pra edhe ato mė intimet me vargun poetik, me tablo artistike qofshin kėto nė prozė, reportazhe, ditarė intim apo piktura, skulptura, realizime skenike apo edhe filma artistik, duke ua mveshur petkun artistik tė ndryshimeve shoqėrore tė kohės qė jetojnė. Dobia ėshtė e dyanshme; nė njėrėn anė do tė shlirohen vet autorėt nga njė ankth e shtrėngim shpirtėror qė kanė, kurse nė anėn tjetėr, letėrsia dhe kultura e kombit do tė pasurohet me vepra origjinale, autorėt e tė cilave rrjedhėn e ngjarjeve e kanė perceptuar nė forma tė nduarduarta.

Model pėr tė marrė guximin e theksuar (autorėve tė rinj), ua sugjerojmė librin "LUM LUMI" tė poetit, Ali Podrimja. Por, nėse do ta pyetnim Ali Podrimjen, me siguri ai do tė thoshte: "Jam i vetėdijshėm se s'jam i vetmuar nė letrat shqipe as nė kėtė plan, sikurse qė nuk jam as i vetmi nė letėrsinė botėrore qė jam marrė me trajtimin e fenomenit tė "dhembjes".

Hulumtimet e mė tutjeshme secilin autor do ta shpijnė nga njė e vėrtetė e saktė qė e trajtuam nė kėtė shkrim, ndėrsa unė nuk pata pretendim pėr tė zbuluar diēka tė re. "Qėllimi ishte tė pėrsėritej, sepse pėrsėritja ėshtė nėna e tė nxėnit - mėsuarit".

Zvicėr, 1997 - 2004.

Marrė nga libri: Sh.Dibrani "Libra dhe mbresa", venerime letrare, Botoi "Albanisches Institut" St.Gallen/Zvicėr 2005, libri ka gjithsejt 674 faqe. ISBN: 10:3-9523077-0-X / ISBN: 13:978-3-9523077-0-0

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara