HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kur je nė krizė, nuk prekesh nga kriza

-- nga Edmond Panariti, Shekulli, 1 shkurt 2009

Deklarata e Kryeministrit nė forumin ekonomik nė Davos tė Zvicrės, se vendi i tij ėshtė i imunizuar nga kriza, me siguri qė ka tėrhequr vėmendjen e analistėve dhe politikanėve tė pranishėm, pėr nga toni kategorik i saj. Nė thelb kjo deklaratė pėrbėn njė "absurd autentik", nisur nga fakti se njė krizė globale nuk mund tė lerė pa e pėrfshirė Shqipėrinė dhe ekonominė e saj. Por nė kėtė rast, zoti Berisha na shfaqet edhe si njė "Antiglobalist" i bindur, pikėrisht ashtu siē ai i ka akuzuar dhe akuzon pa reshtur dhe pa u kursyer kundėrshtarėt e tij politikė.

Pėrpos kėsaj, kjo deklaratė, mbart pėr ne edhe jehonėn e njė politike demagogjike dhe totalitare, tė mbi 20 viteve mė parė. Mė kujtohet se edhe atėherė nė kulmin e krizės ekonomike, udhėheqja e asaj kohe paraqiste bilance suksesesh dhe arritjesh. Dhjetė vite mė pas, tė njėjtėn gjė bėri edhe vetė Kryeministri, kur na qetėsoi dhe garantoi, se investimet tona nė skemat piramidale ishin jo vetėm tė sigurta por edhe "mė tė pastrat" e planetit.

Mjerisht nė tė dyja kėto raste ne patėm shpėrthime agresive tė krizave, me pasoja rrėnuese, ku rekordin absolut e mbajti kriza financiare e vitit 1997, e cila u shndėrrua nė tragjedi kombėtare pėr nga pasojat qė ajo pati edhe nė jetė njerėzore. Kėtė "pandjeshmėri" autarkike dhe autoritariste, pėr fat tė keq e shohim tė instaluar si njė profeci tė shprehjes biblike se: "Nuk ka mė tė verbėr se ai qė nuk do tė shikojė dhe nuk ka mė tė shurdhėr se ai qė nuk do tė dėgjojė".

Dhe nė tė vėrtetė, nuk ka mė verbėri se tė mos duash tė shohėsh thellimin pėrditė e mė shumė tė gropės financiare tė deficitit, e cila vitin qė shkoi e kapėrceu shifrėn astronomike tė 2 miliardė eurove.
Nuk ka mė tė verbėr tė mos shohėsh se vitin qė u mbyll, mė shumė se gjysmė miliard euro, ose gati tre tė katėrtat e valutės qė emigrantėt tanė sjellin nė Shqipėri, doli pėrsėri jashtė pėr blerjen e ushqimeve, pėr blerjen e specit, domates, kastravecit e madje edhe tė barit pėr bagėtitė.

Paradoksalisht shpenzon valutė pėr fruta, vendi me klimėn mė ideale pėr kultivimin e tyre. Ble perime nė Turqi, Maqedoni e deri nė Kinė, vendi i cili nė vitet 80-tė, e niste eksportin e domateve qė nė fund tė muajit prill.
Hemorragjia e pandalshme jashtė vendit e euros dhe e dollarit, po e rrėzon me "pikiatė" lekun tonė. Xhepat tonė zbrazen mė shpejt, ushqimet shtrenjtohen dhe inflacioni rritet, por megjithatė ne nuk jemi nė krizė, sepse kėshtu do qeveria.

Nuk jemi nė krizė, paēka se spitalet nuk kanė barna pėr tė sėmurėt, nuk jemi nė krizė megjithėse shkollat dhe kopshtet nuk kanė ngrohje, nuk jemi nė krize edhe kur gjysma e Shqipėrisė izolohet nga bora e akulli, nuk jemi nė krizė edhe pa drita dhe ujė. Nuk kemi krizė edhe kur lundrojmė mbi ujėra tė zeza, nuk kemi krizė kur ushqehemi me ushqime dhe pimė ujė tė ndotur. Nuk kemi krizė kur na mohojnė vizat, kur na diskriminojnė e pėrēmojnė.

Nuk kemi krizė, edhe kur nė mes tė ditės na marrin jetėn me shpėrthime apokaliptike. Por ne nuk jemi vetėm tė verbėr por edhe tė shurdhėr, sepse nuk dėgjojmė ose bėjmė sikur nuk dėgjojmė edhe paralajmėrimet pėr dhunim dhe shkelje tė kushtetutės, bėjmė sikur nuk dėgjojmė edhe kur na akuzojnė pėr uzurpim tė institucioneve tė pavarura, sulme kundėr medias dhe kufizimit tė lirive.

Si pėrfundim, nga sa thamė mė sipėr, "qartėsisht" sipas qeverisė ne nuk jemi nė krizė. Nuk jemi nė krizė, sepse nė fakt tė qenurit nė krizė, te ne ėshtė kthyer prej kohėsh nė njė mėnyrė bashkėjetese. Pėr kėtė arsye, kur je nė krizė nuk ka se si tė prekesh nga krizat.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara