HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Admirimi pėr SHBA, prej 6 ditėsh s'mjafton mė

-- nga Edi Rama, 26 janar 2009

Edi Rama Deri para 6 ditėsh, Shqiperisė i ka mjaftuar shprehja e pakushtėzuar e admirimit dhe miqesise per Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Prej 6 ditesh, kaq nuk mjafton me. Keshtu e kam kuptuar une ate ēka i takon politikes shqiptare nga fjala hyrese e Presidentit Barak Obama diten e betimit te tij perpara Kushtetutes se Amerikes dhe ne syte e mrekulluar te mbare botes. Marredheniet e Amerikes se madhe me boten, kane hyre ne nje kohe te re. Ne nje kohe te re kane hyre edhe marredheniet e Shqiperise se vogel me Ameriken. Shqiperia s'mund te fleje me e qete, duke shprehur besnikerine ndaj aleatit te saj te madh vetem ne planin e angazhimeve globale, per luften ndaj terrorizmit e mbrojtjen e paqes, ku ne te gjithe, pa dallim, kemi qene te pakursyer aty ku na takon: nė krah te Shteteve te Bashkuara.

Mesazhi i pare qe Presidenti i sapobetuar amerikan i dha botes, ne te gjitheve, ishte se, eshte koha per te qene ne anen e duhur te historise, duke deshmuar besnikeri ndaj idealeve te lirise e te demokracise, si edhe vetedije per nevojat e njerezve e te vendit ku secili jeton. Miqte e Amerikes qe rilindi me zgjedhjen e Barak Obames dhe qe prej 20 janarit mban para syve vlerat e saj themelore ne ēdo hap qe hedh, duhet te pershtaten me ndryshimin thelbesor, qe po vihet ēdo dite ne jete nga Presidenti i ri, i cili po riben Ameriken, duke e rikthyer nga shembulli i forces, ne forcen e shembullit. Miqesine e Amerikes ne duhet ta meritojme tash e mbrapa, duke bere shembullin e saj te ri, ne nje pike referimi ne rrugen e veshtire te demokratizimit te vendit tone dhe duke jetesuar me pasion patriotik parimet e vlerat e panegociueshme te lirise e demokracise. Per te qene miq te denje te Amerikes se Barak Obames, ne s'mund t'i lejojme vetes zgjedhje te rrezikuara, institucione e autoritete kushtetuese te kercenuara, media te dhunuara.

* * *

Per te nderuar Shqiperine, respektuar ndjenjen e thelle te miqesise se shqiptareve e shqiptarėve ndaj Amerikes dhe perkatesine e tyre te megjithe zemrer ne krahun e duhur, ne duhet te modernizojme shtetin e demokratizojme pushtetin, duke bere politiken gjithnje e me shume nje instrument ne duart e qytetareve. Ne kete moment Amerika na meson se eshte bashkimi i qytetareve te thjeshte, pertej kufijve te vjeter te politikes se politikaneve, qe mund te sjelle ndryshimin e shumedeshiruar ne jeten e nje vendi te gjithsecilit. Kriza ekonomike, papunesia e varferia, prapambetja e me te shumteve dhe deshperimi i pergjithshem social, jane nje gjendje qe nuk mund te ndryshoje perveēse si rezultat i vullnetit e bashkimit te te keqqeverisurve, per te refuzuar rimandatimin e nje politike te vjeter dhe per mandatuar nje politike te re.

Shembulli i gjalle dhe fjalet e rralla te Presidentit te ri te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, kane nje vlere te jashtezakonshme, jo vetem per vendin me te fuqishem te botes, por edhe per vend tjeter, ku njerezit duan nje pune dinjitoze, nje shtet ne sherbim te tyre, nje te ardhme per femijet e tyre. Per kete shembull te paēmuar edhe per Shqiperine e shqiptaret qe duan ndryshimin e begatimin e atdheut tone dhe qe tek Amerika e sotme shohin sesi njerezit e zakonshem realizuan nje enderr te jashtezakonshme, per kete fryme te re besimi qe eshte ngjallur ne shpirtrat e njerezve kudo ne bote, edhe ne Shqiperi, per kete model rrezatues angazhimi te ri te politikes ne sherbim te njerezve, ne sot i jemi mirenjohes udherrefyesit te ri te botes se lire, Presidentit Barak Obama, dhe nga Tirana e vogel i urojme me gjithe zemer, sukses te plote ne misionin e tij historik, teksa pas nje epoke ndryshimesh, ne bote po ndryshojne epokat.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara