HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ligji i Arabisė dhe kopshti i dashurisė

-- nga Enver Robelli, TemA, 2 shkurt 2009

Kur gjermanėt nuk kuptojnė diēka, atėherė thonė: “Kjo po mė duket krejt spanjisht”. Kur shqiptarėt nuk marrin vesh diēka, thonė: “Kjo po mė duket krejt arabisht”. Ndonėse shumica e shqiptarėve i pėrkasin – sė paku deklarativisht – fesė islame, arabishtja vazhdon tė jetė njė gjuhė qė pėrveēse nga teologėt nuk flitet pothuaj nga askush tjetėr nė Shqipėri, Kosovė dhe Maqedoninė perėndimore. Por, edhe sikur ta dinim arabishten, vėshtirė se do t’i kuptonim disa fenomene tė botės arabe. Prandaj, shpesh duhet tė shfajėsohemi me fjalinė: “Kjo po mė duket krejt arabisht”.

I.

Pėr shembull: Nė Egjipt ėshtė zhvilluar njė debat, i cili mund tė pėrmblidhet nė pyetjen lapidare: A guxojnė ēiftet myslimane tė bėjnė seks pa asnjė rrobė nė trup, krejt lakuriq, cullak? Teologu egjiptian Rashad Kalil, ish-dekan i Fakultetit Juridik nė universitetin e famshėm islamik “Azhar” nė Kajro, ka njė mendim tė prerė: “Lakuriqėsia e plotė gjatė seksit e bėn ēdo martesė tė pavlefshme”. Kalil ėshtė pensionist, por nė vend qė tė pushojė dhe tė kalojė nė qetėsi ditėt e pleqėrisė, ai shkruan fefta (ekspertiza juridike). Para disa vitesh ai shkroi njė fefta nė pėrgjigje tė njė shqetėsimi tė njė qytetari, i cili e kishte pyetur teologun me sa vijon: A ėshtė nė pėrputhje me rregullat islame, kur ai dhe gruaja e tij bėjnė seks me trup krejt tė zhveshur? Profesori Kalil ishte menduar – ndoshta disa ditė.

Dhe kishte publikuar ekspertizėn e tij juridike me pėrfundimin se ai ēift bashkėshortor qė bėn seks zhveshur - e prish martesėn. Debati rreth temės “Seks – me apo pa rroba?” u trajtua gjerė e gjatė edhe nė mediet opozitare nė Egjipt, pėrfshirė edhe kanalet televizive private. Madje, biseda rreth “seksit arabisht” gjeti vend edhe nė faqet e gazetės zvicerane “Neue Zürcher Zeitung”, e cila kishte marrė mundimin pėr tė gjetur njė pėrgjigje tė thellė, duke e konsultuar dekanin e Fakultetit Teologjik tė universitetit “Azhar”, Abdelmoti Bajumi. Ky teolog e kishte relativizuar fetfanė e Rashad Kalilit, duke nėnvizuar: “Islami pothuaj nuk e kufizon seksin pėr tė martuarit; i ndaluar ėshtė vetėm seksi anal. (...) E vėrteta ėshtė se as nė Kuran dhe as nė thėniet e Profetit nuk jepet ndonjė informatė, nėse pjesėt gjinore duhet tė jenė tė mbuluara edhe gjatė seksit”.

II.

Debati i pėrshkruar mė lart, sado absurd tė duket, tregon se edhe nė njė shoqėri konservatore si ajo e Egjiptit flitet - pėr seksin! Madje, njėri ndėr emisionet mė tė popullarizuara nė kėtė vend arab trajton pikėrisht seksin dhe udhėhiqet nga njė femėr. Dr. Heba Kutb, 40-vjeēare, ēdo tė shtunė nė orėn 20:00 shfaqet nė ekran dhe u pėrgjigjet pyetjeve tė shikuesve. Shpesh toni i saj ėshtė qortues; njėherė, gjatė muajit tė Ramazanit, ajo ua tėrhoqi vėrejtjen egjiptianėve, se menjėherė pas perėndimit tė diellit i mbushin barqet me ushqim dhe pastaj pėrpėliten nga dhembjet, tensioni i lartė i gjakut - dhe nuk mund tė bėjnė seks tė mirė. “Barku i mbushur nuk dashuron mirė”, - tha Kutb.

Derisa shumė egjiptianė e shikojnė me sy tė zgurdulluar dhe jo pak fanatikė religjiozė mbyllin sytė nga turpi, zonja Kutb e mbuluar me shami dhe e zhveshur nga bigoteria porosit: “Nė Ramazan, natėn, ėshtė e lejuar gjithēka qė ėshtė e ndaluar ditėn”, por “gjithēka me vakt, tė dashur shikues. Pra, sė pari hani, pastaj lutuni, mėsoni, shėtitini dhe nė fund seks”. Njė ndėr citatet mė domethėnėse sa i pėrket seksit gjendet nė Kuran, nė suren Bekara, vargu 223. Pėr fat tė keq pėrkthimi nė shqip ėshtė tejet i dobėt: “Gratė tuaja janė vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbjelljes suaj si tė dėshironi...”. Nė pėrkthimet e Kuranit nė gjermanisht, ndėrkaq, mund tė kuptohet shumė mė mirė porosia e vargut 223 tė sures Bekara: “Gratė tuaja janė njė arė pėr mbjellje, afrohuni tek ara juaj dhe mbilleni atė kur dhe si tė dėshironi...”. Nė njė interpretim tė lirė tė teologėve liberalė egjiptianė kjo do tė thotė: Shijoni seksin, pa marrė parasysh fetfatė e fanatikėve fetarė!

III.

Megjithatė, biseda pėr seks vazhdon tė jetė delikate jo vetėm nė Egjipt. Para disa kohėsh nė Turqi u zhvillua njė proces gjyqėsor, i cili vėshtirė tė tejkalohet pėr nga absurditeti. Arkeologia 92-vjeēare, Muazez Ilmije Cig, eksperte e civilizimit tė sumerėve (popull qė para 6 mijė vjetėsh ka jetuar mes lumenjve tė Tigrisit dhe Eufratit nė Mesopotami), nė njė libėr tė saj kishte trajtuar traditėn e bartjes sė shamisė. Ajo kishte shkruar se priftėreshat sumere, tė cilat i mėsonin tė rinjtė si tė bėnin seks, kishin qenė tė parat qė kishin bartur shami. Ky konstatim i saj ngjalli mllefin e islamistėve nė Turqi. Njė avokat e paditi profesoreshėn me akuzėn se ka nxitur “urrejtje dhe armiqėsi” kundėr fesė islame. Pas njė seance prej gjysmė ore nė njė gjyq tė Stambollit gjykatėsi mbylli ēėshtjen dhe zonja Muazez Ilmije Cig u shpall e pafajshme. Me shami apo pa shami – ēėshtje shijeje!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara