HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Eduard Selami: “Nga konflikti me gazetėn “TemA” ka vetėm tė humbur”

-- nga Mero Baze, TemA, 14 janar 2009

Intervistė ekskluzive e ish-kryetarit tė Partisė Demokratike, Eduard Selami, dhėnė gazetės “TemA”

Eduard Selami Eduard Selami, ish-kryetari i Partisė Demokratike, ngre shqetėsimet e tij pėr disa nga zhvillimet e fundit nė Shqipėri. Reforma kushtetuese, kriza e qeverisė me shtypin, mospėrfillja reale e vlerave tė PD tradicionale, si dhe kujdesi pėr tė ruajtur standardet e njė vendi qė nė muajin prill do tė jetė anėtar i NATO-s, janė mesazhet qė ai pėrcjell pėr mbėshtetėsit e tij nė Shqipėri. Eduard Selami, njė nga figurat mė karizmatike tė PD, ka 13 vite qė jeton nė distancė me partinė qė themeloi. Ai ėshtė i vėmendshėm pėr ēdo zhvillim dhe i qartė shpeshherė mė shumė se ata qė duhet tė marrin vendime kėtu pėr rrugėzgjidhjet.

Pyetjet mė delikate pėr tė natyrisht mbeten ato qė kanė tė bėjnė me rikthimin e mundshėm apo pėrgjigjet direkte pėr zhvillimet brenda PD. Gjithmonė ka njė fjali qė mbaron me kthimin, dhe asnjėherė nuk ka njė fjali qė fillon me kohėn se kur do tė kthehet nė politikėn shqiptare. Dhe pasi flet pak gjatė me tė, duket se dėshiron tė rikthehet pėr tė vazhduar karrierėn e tij dhe jo pėr tė bėrė mė tė lehtė apo mė tė vėshtirė karrierėn e tė tjerėve. pėrfshi dhe tė atyre qė e kanė detyruar tė qėndrojė larg. Zoti Selami pranoi t’u pėrgjigjet disa pyetjeve qė kanė tė bėjnė me klimėn e pėrgjithshme politike nė Shqipėri, me reformėn elektorale, integrimin e vlerave tė Partisė Demokratike dhe rrugėn tonė drejt NATO-s. Ai shpreh seriozisht rezerva pėr reformėn kushtetuese dhe i bėn thirrje PD tė konsiderojė vlerat e saj themelore, tė cilat shpesh injorohen ose lihen mėnjanė.

Sipas tij, ato i krijojnė asaj njė bazė mė tė shėndoshė dhe ide mė tė qarta pėr qeverisje. Zoti Selami flet po ashtu pėr konfliktin e qeverisė me medien dhe gazetėn “TemA” dhe tėrheq vėmendjen se ky konflikt po thellohet pėrditė e mė shumė duke dėmtuar seriozisht imazhin e vendit. Nė fund ai premton qartazi se do tė kthehet njė ditė nė politikėn shqiptare duke cituar Wilson Churchill-in qė ka thėnė: “Nuk njoh akoma njė njeri qė ka pasur njė jetė tė qetė qė ia vlen t’i pėrmendet emri”. Dhe duket se Eduard Selami ka dėshirė t’i japė fund ndoshta sė afėrmi jetės sė tij tė qetė personale.

Shqipėria ka bėrė njė reformė tė thellė kushtetuese, falė konsensusit mes PD dhe PS, e cila prek presidentin, kryeprokuroren, sistemin elektoral dhe garancinė e mos-rrėzimit tė kryeministrit gjatė mandatit. Pas kėsaj, shqiptarėt kanė tė drejtė tė zgjedhin njėrin nga dy liderėt dhe fituesi zgjedh gjithēka. Sa tė favorshme ose tė dėmshme e shikoni kėtė reformė kushtetuese pėr standardin e demokracisė nė Shqipėri?

Ndėrsa ėshtė pėr t’u pėrshėndetur konsensusi midis forcave kryesore, i cili nė Shqipėri pėr shkak tė mungesės sė kulturės politike ėshtė i rrallė, rezultatet qė u prodhuan prej tij, pėr mendimin tim, ishin njė hap prapa pėr demokracinė shqiptare.

Sė pari, sepse nuk iu dha kohė e mjaftueshme pėr njė diskutim sa mė tė gjerė dhe gjithėpėrfshirės tė subjekteve politike, personaliteteve tė vendit dhe specialistėve. Sė dyti, sepse kjo ndėrhyrje e nxituar rrezikon tė prishė kontrollin dhe balancėn ndėrmjet pushteteve, qė ėshtė aq i domosdoshėm nė frymėn e njė Kushtetute nė tėrėsi. Uroj qė koha tė mė provojė gabim, pėr shkak tė rėndėsisė qė ka ky problem nė mbarėvajtjen e demokracisė nė tėrėsi.

Shumė nga figurat e vjetra tė PD janė inaktive ose tė mėnjanuar nga jeta politike edhe pėr shkak tė mungesės sė rregullave tė lojės brenda PD. A mendoni se atė fat meritojnė apo kanė ende vlera politike?

Partia Demokratike, si partia e parė opozitare, qė solli rrėzimin e komunizmit nė Shqipėri dhe vendosjen e demokracisė pluraliste, u krijua si njė front i madh antikomunist, ku fraksionet dhe diferencat ishin tė pashmangshme. Po tė kemi parasysh kohėn dhe pėrmasat e saj, firoja ėshtė jo aq e madhe e mjaft nga figurat kryesore tė saj janė akoma aktive. Natyrisht, ka mjaft tė tjerė themelues qė janė mėnjanuar apo tėrhequr pėr arsye tė ndryshme. Ndėrsa para ‘Fillimit tė Ri’, ky mėnjanim ishte deri diku i diktuar nga mungesa e demokracisė sė brendshme, sot mendoj se ekziston njė frymė me pozitive pėr tė shprehur mendimin ndryshe nė PD.

Natyrisht, nė kėtė fushė akoma ka mjaft rrugė pėr tė bėrė, jo vetėm nė PD, por nė mbarė spektrin e politikės shqiptare. Nė PD ka mjaft figura politike, qė kanė luajtur njė rol tė jashtėzakonshėm nė vitet e para nė nivelin lokal dhe qendror, me njė pjesė tė tė cilėve unė pata nderin tė takohem nė vizitėn time tė fundit, tė cilėt nuk shfrytėzohen sa duhet nga drejtuesit e sotėm partiakė, qeveritarė apo parlamentarė. Kjo vjen si pėr shkak tė xhelozisė sė natyrshme, aq edhe pėr shkak tė mentalitetit dritėshkurtėr e mendjembyllur, qė ekziston akoma, se historia fillon me mua. Ndėrsa ėshtė njė praktikė mjaft frytdhėnėse pune nė Perėndim, tėrheqja e mendimit tė paraardhėsit, nė ēdo nivel e pozitė, kjo praktikė akoma nuk ėshtė futur gjerėsisht nė Shqipėri.

Kryeministri Berisha po kritikohet nga institucionet ndėrkombėtare, siē ėshtė Komiteti pėr Mbrojtjen e Gazetarėve nė Nju-Jork, pėr pėrplasje me medien dhe hakmarrje ndaj saj. A shihni njė shqetėsim serioz nė kėtė ēėshtje, pėrfshi dhe krizėn e gazetės “TemA” nė raport me qeverinė?

Patjetėr qė ky ėshtė njė shqetėsim serioz. Dhe mua mė vjen keq qė njė fenomen i tillė ndodh, pėr shkak se, midis tė tjerash, nė kėtė konflikt janė pėrfshirė njerėz, tė cilėt kanė dhėnė prova konkrete dhe kontribut nė luftėn pėr liri, demokraci dhe mbrojtjen e fjalės sė lirė nė Shqipėri. Fatkeqėsisht, ky problem sa vjen dhe po rėndohet dhe po shndėrrohet potencialisht nė njė konflikt, ku nuk ka tė fituar, por vetėm tė humbur. Dhe humbėsi mė i madh ėshtė liria e shtypit dhe demokracia shqiptare. Ėshtė jo vetėm detyrė, por edhe pėrgjegjėsia jonė e pėrbashkėt tė mbrojmė lirinė e shtypit, fjalėn e lirė dhe shtetin ligjor, pavarėsisht nėse jemi dakord me ato qė shkruhen nė gazetė apo jo.

Kjo nuk bėhet thjesht pėr gazetėn “TemA” apo ju. Duke qenė njė vend i vogėl, ku njerėzit njihen me njėri-tjetrin, ky fenomen po personalizohet, duke rrezikuar tė thellohet dhe tė dėmtojė edhe mė tej. Si mundet tė shpėrfillet njė vendim gjykate nga qeveria, duke goditur nė thelbin e njė shteti ligjor, barazinė pėrpara ligjit pėr tė gjithė individėt dhe subjektet? Pėr mė tepėr qė kėtu pėrfshihet edhe problemi i lirisė sė shtypit, qė ėshtė njė nga themelet e demokracisė sė institucionalizuar. Uroj qė ky konflikt tė zgjidhet sa mė parė nė rrugė ligjore, jashtė pasioneve dhe paragjykimeve. Kjo ėshtė nė tė mirėn e pėrbashkėt, pėrfshi edhe qeverinė.

Shqipėria do tė hyjė nė prill nė NATO dhe, sipas gjithė gjasave, SHBA do tė jenė sponsori kryesor i kėtij anėtarėsimi. A ėshtė kjo njė ēėshtje standardesh qė ka plotėsuar Shqipėria, apo njė ēėshtje gjeopolitike qė tejkalon profilin tonė?

Ėshtė njė ngjarje, tė cilėn si shumė shqiptarė kudo qė janė, unė mezi po e pres. Shqipėria ka qenė nga vendet e para ish-komuniste qė ka bėrė kėrkesė dhe ky pranim ėshtė njė fitore e madhe pėr demokracinė shqiptare, ēėshtjen shqiptare, si dhe paqen dhe stabilitetin nė rajon. Mirėnjohja ime, ashtu si e juaja, i drejtohet miqve dhe dashamirėsve tė shqiptarėve, qė na kanė ndihmuar nė kėtė rrugė tė gjatė e tė vėshtirė, e nė veēanti Amerikės.

Dhe, sė fundi, njė pyetje personale. Sa ėshtė e pėrfshirė familja juaj nė planet tuaja politike? A guxon t’ua thuash se njė ditė mund tė rikthehesh?

Patjetėr qė familja ime ėshtė e pėrfshirė nė kėtė vendim. Me Pegin kemi mirėkuptimin se, nėse rikthimi im do t’i shėrbejė Shqipėrisė, ajo ėshtė dakord me kėtė vendim. Fėmijėt kanė lindur kėtu dhe janė akoma tė vegjėl pėr t’i pėrfshirė nė kėtė vendim. Kur tė rriten, unė besoj se ata do tė mė falin qė unė ju prisha rehatinė dhe privilegjin e tė jetuarit nė Amerikė pėr t’u pėrpjekur pėr tė pėrmirėsuar sadopak jetėn e mijėra fėmijėve shqiptarė nė vendin e Nėnė Terezės, siē e quajnė ata me mburrje mes shokėsh Shqipėrinė. Sa pėr vete, sa herė mendja shkon te ky vendim, mė ėshtė ngulitur nė kokė njė shprehje e Wilson Churchill-it, se nuk njoh akoma njė njeri, qė ka pasur njė jetė tė qetė, qė ia vlen t’i pėrmendet emri.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara