HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Topalli boton revistė pėr veten

-- nga Fejzi Braushi, shkurt 2009

Botimi bėhet pa njė vendim tė Byrosė Parlamentare apo tė strukturave tė tjera drejtuese tė Kuvendit
Byroja dhe sekretariati pėr financat e Kuvendit, nuk kanė dijeni pėr revistėn "Tribuna e Kuvendit"


Jozefina Topalli TIRANĖ - Ėshtė cilėsuar si botimi zyrtar i legjislativit shqiptar, me synim hapjen e njė dritareje tė re pėr veprimtarinė e Kuvendit.

Por, nė fakt, ka rezultuar e kundėrta. "Tribuna e Kuvendit", revista me e re e pėrgatitur nga shėrbimi i botimeve parlamentare, nuk ėshtė gjė tjetėr, veēse njė reklamė fund e krye pėr Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Aq sa nė kėtė revistė 48 faqėshe, qė i ngjan njė albumi tė vetė Kryetares, nuk sheh gjė tjetėr veēse 41 fotografi tė Topallit, fjalimet e mbajtura po nga kjo e fundit gjatė turit tė saj nėpėr Shqipėri, "Gratė pėr gratė", si dhe njė veprimtari krejt tė cunguar tė Kuvendit shqiptar, e pėrmbledhur vetėm nė disa faqe.

Procedurat

Njė revistė me njė pėrmbajtje tė tillė, nuk mund tė merrte "ok"-ejn e strukturave zyrtare tė Kuvendit. Pėr njė botim tė tillė, (normalisht pėr veprimtarinė e Kuvendit), duhet tė paktėn leja e Byrosė Parlamentare, dhe kalimi i fondit pėr botimin e saj nga sekretariati i financave tė vetė kėtij organi.

Asnjė nga procedurat sa mė sipėr nuk ėshtė ndjekur nė kėtė rast, pavarėsisht se burime zyrtare nga Kuvendi deklaruan dje pėr gazetėn se, pėr botimin e kėsaj reviste ėshtė marrė vendimi nga Byroja Parlamentare.

Ndėrkohė, pėrfaqėsuesja socialiste nė Byronė Parlamentare, Rajmonda Stefa, e cila ėshtė njėkohėsisht dhe anėtare e sekretariatit pėr financat nė Kuvend, ka mohuar qė nė kėto dy struktura tė jetė diskutuar apo tė jetė marrė ndonjė vendim pėr njė ēėshtje tė tillė. Nga ana tjetėr, edhe Kryetarja e grupit socialist, Valentina Leskaj, e kontaktuar nga "Shekulli", ėshtė shprehur se as nė Konferencėn e Kryetarėve tė Grupeve nuk ėshtė folur pėr botimin e kėsaj reviste.

Pėr kėtė arsye, ditėt e fundit, deputetėt, jo vetėm tė opozitės, por edhe ata tė mazhorancės, kanė mbetur paksa tė habitur kur nė postėn e tyre dhe nė tryezat e komisioneve parlamentare kanė gjetur revistėn e Kryetares sė Parlamentit, tė pagėzuar me emrin "Tribuna e Kuvendit".

Financat

Problemi nuk qėndron vetėm nė aspektin e shkeljeve tė procedurave tė pėrcaktuara nga rregullorja e Kuvendit, por edhe tek paratė, qė janė harxhuar pėr kėtė botim, i cili do tė jetė periodik, i pėrmuajshėm.

Pavarėsisht se pėr pėrgatitjen dhe botimin e tij janė pėrdorur struktura e burimeve njerėzore dhe shtypshkronja e vetė Kuvendit, botimi i njė reviste tė tillė me 48 faqe, nga tė cilat 14 me ngjyra, me njė cilėsi letre tė lartė, dhe me njė tirazh botimi prej 200 kopjesh pėr njė numėr, parashikohet tė ketė pasur njė kosto relativisht tė madhe.

Afro 30 faqe i janė rezervuar vetėm veprimtarisė sė Kryetares sė Kuvendit.

Revista, 41 foto tė Topallit

Numri i ri i revistės "Tribuna e Kuvendit", nė kopertinėn e sė cilės pasqyrohet selia e seancave plenare tė Kuvendit, nuk mund tė niste ndryshe, veēse me njė foto dhe artikull pėrshėndetės tė Kryeparlamentares Jozefina Topalli, ku kjo e fundit pėrpiqet tė shpjegojė arsyet dhe qėllimin e kėtij botimi.

Mė pas, nė disa faqe jepet mėnyra e organizimit dhe funksionimit tė Kuvendit tė Shqipėrisė, duke filluar nga posti i Kryetarit tė Kuvendit, nėnkryetarėt dhe pėr tė pėrfunduar nė pasqyrimin e jetės parlamentare nė komisionet e pėrhershme, duke paraqitur nė mėnyrė fare tė shkurtėr dhe objektin e punės tė secilit prej tyre.

Kanė mjaftuar vetėm disa faqe nga kjo revistė pėr tė paraqitur gjithė strukturėn organizative dhe mėnyrėn e funksionimit tė jetės parlamentare nė komisione, seanca, apo edhe strukturat mbėshtetėse tė kėtij institucioni, nė funksion tė qėllimit tė vetė revistės, atė tė informimit tė qytetarėve pėr jetėn parlamentare.

E gjithė pjesa tjetėr, prej afro 30 faqesh, i ėshtė rezervuar vetėm veprimtarisė sė Kryetares sė Kuvendit, Jozefina Topalli, shoqėruar me njė galeri tė tėrė fotosh nga takimet qė ajo ka zhvilluar jashtė apo brenda vendit, ku natyrisht mungojnė ato tė drejtuesve tė tjerė mė tė lartė tė Kuvendit, si nėnkryetarėt apo kryetarėt e grupeve parlamentare.

Nė kėto faqe gjen vend, fillimisht, pasqyrimi i takimeve qė Kryetarja Topalli ka bėrė nė kuadėr tė marrėdhėnieve me parlamentet e vendeve tė tjera. Mė pas, revista u ėshtė kushtuar vetėm aktiviteteve tė Kryetares sė Kuvendit, Jozefina Topalli, ka zhvilluar edhe si nėnkryetare e PD-sė nė kuadėr tė turit "Gratė pėr gratė".

Pėrveē fotove, janė botuar tė plotė tė gjithė fjalimet qė Topalli ka mbajtur nė kėto takime. Revista duket se ėshtė projektuar qė tė shpėrndahet edhe pėr pėrfaqėsitė diplomatike nė Tiranė, pasi njė pjesė tė sajėn e ka dhe nė anglisht, ku, natyrisht, pėrsėri gjen informacione vetėm pėr veprimtarinė e Kryetares Topalli.

Topalli: Revista, njė dritare pėr tė na vrojtuar

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, beson se revista "Tribuna e Kuvendit" do tė jetė pasqyra e veprimtarisė sė jetės parlamentare dhe njė mundėsi pėr njohjen mė tė thellė tė kėtij institucioni nga brenda dhe jashtė vendit.

Nė editorialin e saj, nė numrin e parė tė kėsaj reviste, Kryetarja e Kuvendit bėn njė prezantim tė mėnyrės sesi ėshtė konceptuar dhe informacionit qė pritet tė pėrcjellė njė botim i tillė, duke vlerėsuar atė si njė konceptim tė ri tė hapjes sė Kuvendit ndaj qytetarėve dhe pėrfshirjen e tyre nė ligjbėrje.

"Gjykoj se kjo revistė ėshtė njė nismė e mirė nė vazhdėn e synimit tonė pėr tė qenė transparentė e pėr tė gjallėruar jetėn tonė parlamentare. Pra, nga ky kėndvėshtrim, besoj se jemi nė njė mendje, se tek e fundit njė libėr i ri, njė revistė e re, hap njė dritare tė re pėr tė vrojtuar veprimtarinė tonė parlamentare", - u drejtohet Topalli lexuesve tė kėsaj reviste, nė artikullin e saj prezantues.

Gjithashtu, ajo ėshtė e sigurt se revista nė udhėn e saj, do tė pėrcjellė gjithmonė mesazhe pozitive, mirėkuptimi, bashkėpunimi dhe tolerance pėr politikėn shqiptare.

"Tribuna e Kuvendit" ėshtė konceptuar si njė revistė informative-publicistike dhe u drejtohet deputetėve, zyrtarėve tė Kuvendit, institucioneve tė tjera tė rėndėsishme, bibliotekave dhe lexuesve tė thjeshtė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara