HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kritikė letrare

BUKURI E ZEZĖ

-- nga Flamur Maloku

Kėtu, realizohen ide dhe mendime, se ēka do tė thotė tė kesh pėrbuzje nė dashuri, e cila bėhet si pikė ku mbėshtetet subjekti. Pika, e shqiptimit nė nuancat e ligjėrimit lidhet me njė trazim shpirtėror, qė shprehet, qoftė si nevojė e brendshme, qoftė edhe si komentim nėpėr rrethanat e dikurshme tė njė pėrbuzje, qė tani shpaloset si vetėrrėfim autorial

Teksti poetik "Bukuria e zemėrimit", i Kujtim M. Shalės, si ligjėrim shkrimor, thekson njė sistem tė veēantė konotimi. Konotimi tekstor artikulohet me njė gjuhė poetike, ku nėnteksti i leximit do tė krijon shumėsi kuptimesh. Kėshtu, nėpėrmjet gjuhės krijohen idetė dhe strukturat ideore, tė cilat ēdoherė shėnjojnė kontekstin personal-autoreferencial. Shenjat, si sistem strukturash, shprehen vetėm atėherė kur subjekti thekson brendinė e gjėrave personale, tė cilat brenda perceptimit krijojnė zemėrimin-gjakimin, mallin. Brenda tekstit zemėrimi pėr dashurinė, e cila tani ėshtė rikthyer nė dėshpėrim, por edhe nė mall, kjo njėherėsh krijon kuptime shumėplanėsh, por ēdoherė me njė dhembje, e cila shtrihet sė bashku nė shenjat personale.

Ritregimi pėr dashurinė konceptohet si shqyrtim i veēantė, nėpėrmjet asaj qė ka ekzistuar dhe qė tani pėrjetohet, realizohet e rikujtohet. Dashuria ende krijon mallin, i cili nuk shprehet vetėm nė rrafshin sipėrfaqėsor, por nga njė thellėsi brendiore subjektive. Kėtu, realizohen ide dhe mendime, se ēka do tė thotė tė kesh pėrbuzje nė dashuri, e cila bėhet si pikė ku mbėshtetet subjekti. Pika, e shqiptimit nė nuancat e ligjėrimit lidhet me njė trazim shpirtėror, qė shprehet, qoftė si nevojė e brendshme, qoftė edhe si komentim nėpėr rrethanat e dikurshme tė njė pėrbuzje, qė tani shpaloset si vetėrrėfim autorial. Vetėrrėfimi nė poezitė, realizohet si mospėrputhje brenda shpirtit, brenda tė cilit ėshtė njė trazim i fuqishėm e vėnė nė vargjet:

Kujtimi i prek moshat e vdekjes
Me gishtėrinjtė e tu
Shumohen plagėt
Dhjata shkruhet
Gjatė
E re
Dashuria nis e mbytet
Nė ne

Ligjėrimi, nė kuptimin reflektues si njė pėrjetim, vėrehet brenda gjuhės poetike, duke pėrcaktuar kėshtu, goditje shpirtėrore. Jeta subjektive nė tėrėsinė e shpalosjes, por edhe si emėrtim, konkretizohet gjatė pozicionimit perceptues-autorial. Shumimi i plagėve krijohet e fiksohet nėpėrmjet fjalėve qė tani janė bėrė "Dhjatė". Fjalėt me njė prani tė theksuar, me plotė shenja personale, nxisin shqetėsimin, duke mbytur kėshtu dashurinė, ndėrsa fjalėt pėr tė, rritėn, shkruhen, rishkruhen, mbyten nė moshėn e harruar.

Mosha nė vjeshtėn vonė

Malli pėr dashurinė niset dhe rritet, tani mė as shirat e vjeshtės nuk e shuajnė mallin e brendshėm-zjarrin e "asaj":

Nė pikė dashurie
Shirat s'ta prajnė flakėn
Nė gji
Nis ėndrra e prishur
Dikur
Nė ty
Vjeshta i kthehet moshės sė parė

Me pėrjashtimin e subjektit, tek ajo tani fillon tė rikthehet ėndrra e prishur dikur. Ky rikthim nė ėndrrėn e dikurshme, brendapėrbrenda tėrėsisė perceptuese, bėhet reflektim dhe pėrjeksion i flakėruar, edhe pse nė tė cilėn ndodhė njė zgjim. Tani zgjimi nė rikthimin e gjurmėve qė ėndėrrohen me flakė, shpėrthen nė moshėn e vjeshtės, mirėpo vetė mosha tani nuk i duron, sepse ka mbaruar dashuria, edhe pse nė vjeshtė rilindet si kujtesė. Mirėpo, prapė zbehet, siē thotė autori prishet:

Mbaron dashuria
Pėr tė rilindur
Me vjeshtė
Rritet
E prishet
Nė ne
Gjithmonė e vjetėr
Gjithmonė e re

Dashuria nuk e ka mė harmoninė e dikurshme nė vizionin poetik tė tekstit, ajo bėhet e vjetėr e re, vetėm nė kujtime tė moshės sė shtyrė rikthehet, por pa njė ndryshim, e cila bėhet si shqetėsim i subjektit lirik. Rrjedhja e gjėrave gjakon fate, duke sajuar kėshtu njė kontekst personal shpirtėror, i shoqėruar me goditje tė dallgėve jetėsore-konkrete. Kjo pa dyshim, rritė sasinė e emocionalitetit dhe kuptimėsinė e tekstit, duke iu referuar ēdoherė fiksimit dhe gjendjes me reflekse vetmie, pikėllimi, qė lindin si nevojė e brendshme me njė ngarkesė auto-personale. Rrahjet vijnė si zgjim, po qė paralajmėrojnė trishtimin. Shpesh ndodhė qė trishtimi nė jetė tė krijohet nga ringjallja e se kaluarės, nga njė herė e kaluara bėhet lėndim, por edhe trishtim. Ėshtė fjala kur ajo gjatė jetės ka shkaktuar pritje, pritja rritė shpirtin e shpirti merr formėn e ironisė se heshtur. Andaj, njė gjė tė tillė subjekti e shpreh nė poezinė "Bibla e ėndėrrimit":

Kam dashur tė ėndėrroj
Me ty
Mes fijeve tė barit
Nė ag
Me vesėn
Tė druhem pėr fatin
Pritja ėshtė mbushur ikje
Shpirti mė ėshtė pėrflakur
gjatė

Nė kuptimin e pėrshkrimit tė kėsaj pritjeje, autori aktualizon, por edhe individualizon pėrjetimin me njė mosnivelizim tė emocioneve. Kjo shkaktohet nga ironia qė subjekti ka pėr fatin, qė u tregua i ligė ndaj tij, dhe pėr pritjen qė ėshtė bėrė si fije bari me njė shpirt tė pėrflakur. Pra, nuk ka stabilizim tė emocioneve, ato shpėrthejnė e meta-shpėrthejnė nė vargjet e poezisė, si shprehje maksimale tė dala nga njė qortim subjektiv. Ruajtja e dashurisė nuk mund tė mbahet, ajo ka prekur majėn e pritjes, tanimė ka kaluar ēdo kohė, ēdo hapėsirė, shkurt, tani ėshtė thyer konventa e pritjes. Copėzat e mbledhura tė kujtimeve, nisėn dhe ėndėrrohen, zemėrimi dhe pėrmbytja ekspozohen, tė cilat, siē thotė subjekti, zbardhin flokun, pra floku zbardhėt e rizbardhet, si pasojė e ėndrrės sė pėrgjakur, brenda pėrmbysjes sė shkretuar vjeshte:

Me flokun e zbardhur
Pa ty
Gjatė pikėlloi dashuria
Mė ėndėrrove tradhtar
Nė dashuri
Gjaku mashtrim i ri

Atmosfera e braktisjes nis e shpaloset, kthehet e rikthehet nė episod, qė shprehet me plotė dramaticitet nė fatin e saj, pėrkundėr pėrpjekjeve tė ndalimit nga subjekti. Mirėpo, tradhtia dhe shkaktarėt e saj e rėndojnė botėn autoriale, qė nė kėtė rast e dekompozojnė trupin dhe shkaktojnė mallkim, qoftė edhe tė ėndrrės se parė, qė tani rikthehet nė gjak-mashtrim.

Epitafet nė kėrkim

Dimensioni tjetėr thellohet gjatė thurjes sė fatit tė prishur, e shtyrė nga drama dhe shqetėsimi nė tė trajtuarit e saj. Pėr tė mbetur si rikthim i njė tė kaluare. Reflektimi rritė vajin, qė nisė e soset nė dėshpėrim. Subjekti, pėr ta dhėnė njė shtrirje mė tė gjerė tė kėsaj, i drejtohet dhimbshėm, se u kėrkuan shkrimet-epitafet. Epitafet nė idenė e tekstit ngritėn si mos harrim, si kėrkim. Njeriu nė jetė ēmallet kur u rikthehet shėnimeve tė dikurshme jetėsore, tė cilat lidhen me njė fat tė mirė apo tė keq . Kėto shėnime gdhenden dhe shkruhen pėr t'u mos u harruar, mirėpo bėhen shumė mė tė kėrkueshme, kur ato shenjėzojnė dhembje dhe mall:

Ėndėrrove se vdiqėm
Epitafet i kėrkove
Nė secilin gur
Hijen qė mundon
E pėrgjakur qoftė
Ėndrra jote
Sa trishton

Rrethanat qė dalin nė raport me vėshtirėsitė subjektive, shkrijnė brenda vetes personalen e gjerė jetėsore, personalja mishėrohet me jetėn, sepse jeta vazhdon, varėsisht shpirtit tė thyer subjektiv. Thyerja duhet tė nėnkuptohet si diēka e rėndė, pa njė shkėlqim , gjallėri, gėzim. Kėto shumėfishohen nė mėnyrė metaforike pėrballė situatės, duke u mbėshtetur nė njohjen, por qė tani ėshtė e kot, sepse autori thotė jemi tė humbur. Mendimet e kėtilla, jo vetėm qė e vlerėsojnė dhe gjykojnė, por edhe argumentojnė mėtejshėm njė shpirt tė hidhėruar, qė tani e ka mėsuar edhe ikjen. Tani kjo ikje sintetizon fat tė brishtė, me plotė ngjyrime emocionale, me njė pėrshkrim qė jepet nėpėrmjet disa shenjave tė brendshme:

Je fat qė shpėrthen buzėn
Nė secilin fund
Nga ti e mėsoj ikjen
Nė botė hyhet si hije
Pa plagė

Dy vargjet e fundit bėhen ide primare, nė tė cilėn ėshtė konceptuar mėnyra, se si njeriu duhet tė kalon nėpėr jetė si hije pa shkaktuar plagė dhe dhembje, sepse kėto me vonė bėhen lėndim i madh, lėndim ky i pa harruar nė kohė dhe mote. Mirėpo, te subjekti ndodhė e kundėrta, ėshtė bėrė lėndimi, i cili pėrjetohet e zmadhohet mė si sprovė e madhe , ku edhe fjalėn tė dua ka frikė ta pėshpėritė. Shiko se si pėrjetohet plaga nė shenjė dėshpėrimi, ku tani shquhet revolta dhe fajėsimi.

Forma e shqiptuesit nė shenjat e kėrkuesit, do tė konotohen nė gjithė tekstin poetik, tė pėrqendruara ēdoherė nė formė zemėrimi. Prandaj, edhe vet titulli, "Bukuria e zemėrimit", jep idenė e dhembjes tė dikurshme, qė ajo tani ėshtė kthyer nė dėshpėrim, pse jo edhe urrejtje, tė cilat paraqitėn e ri-paraqiten nė tėrė tekstin poetik tė Kujtim M. Shalės, "Bukuria e zemėrimit".

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara