HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kosova pas njė viti

-- nga Financial Times, 17 shkurt 2009

Kosova feston e sigurt pėrvjetorin e parė tė pavarėsisė sot, me vetėdijen se parashikimet mė tė kėqija nuk u realizuan. Pavarėsisht tensioneve qė ndajnė 2 milionė shqiptarėt dhe 120 mijė serbėt e saj, vitin e kaluar nuk ka patur dhunė serioze apo ndonjė valė refugjatėsh. Ndėrsa Serbia nuk ka bėrė asnjė lėshim nė pretendimin e saj pėr sovranitet mbi Kosovėn, qeveria liberale e Beogradit, e cila mori pushtetin vitin e kaluar, ka shmangur nxitjen e flakėve tė sherrit, nga frika se dėmton shpresat e saj pėr t’u anėtarėsuar nė BE. Por Kosova ka rrugė tė gjatė pėr tė garantuar tė ardhmen.

Megjithėse BE ka vendosur njė ekip ligji dhe drejtėsie pėr tė punuar pėrkrah qeverisė sė Kosovės dhe me zyrėn ekzistuese tė OKB, vetėm 22 vende e kanė njohur Kosovėn nga 27 vendet anėtare tė BE. Nė gjithė botėn e kanė njohur vetėm 54 vende, shumė mė pak se numri i nevojshėm pėr tė marrė ndonjė iniciativė pėr njohje nga OKB. Kėshilli i Sigurimit mbetet i ndarė, SHBA dhe aleatėt e saj perėndimorė pėrkrahin pavarėsinė, ndėrsa Rusia pėrkrah Serbinė. Kjo i lė autoritetet e Kosovės tė luftojnė me sfidat urgjente ekonomike, pėrfshi papunėsinė e lartė, infrastrukturėn e dobėt dhe korrupsionin e pėrhapur.

Nė teori, pėrpjekjet e Kosovės pėr tė riparuar marrėdhėniet me Moskėn mund tė pėrmirėsojnė klimėn pėr Kosovėn. Por me axhendėn globale tė dominuar nga kriza ekonomike dhe Lindja e Mesme do tė ishte e nxituar tė shpresohej pėr ndonjė zgjedhje tė shpejtė. BE duhet tė fokusohet nė progres hap pas hapi. Nė frontin diplomatik, duhet tė sigurohet pranimi i debatuar i Kosovės nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar. Nė terren nė Kosovė, njė prioritet duhet tė forcojė autoritetin e misionit tė BE. Njė tjetėr prioritet duhet tė jetė energjia, uji dhe rrugėt qė do tė pėrmirėsojė standardet e jetesės.

Vetėm pėrparimet ekonomike nuk do t’i sjellin Kosovės stabilitet politik, por ato do tė ndihmojnė kur tė sigurohet ky stabilitet, ndoshta nė marrėveshjen e tė ardhmes, me tė cilėn Kosova dhe Serbia do tė anėtarėsohen nė BE. Brukseli ka shumė pėr tė bėrė, derisa sa ta pėrfshijė tė gjithė ish-Jugosllavinė nė BE. Ashtu si Kosova, Bosnja me tensionet e saj tė brendshme etnike ka nevojė pėr vėmendje. Kroacia ka njė mosmarrėveshje mė tė gjerė me Slloveninė, Maqedonia mosmarrėveshjen pėr emrin me Greqinė dhe Serbia po lėviz shumė ngadalė pėr nxjerrjen e kriminelėve tė luftės para drejtėsisė.

Me kaq shumė probleme nė axhendėn globale, lėnia e Ballkanit perėndimor jashtė vėmendjes ėshtė tunduese. Por BE nuk duhet ta bėjė kėtė. Pa stabilitet nė rajon nuk mund tė ketė stabilitet tė kompletuar nė Evropė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara