HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shkund sistemin

-- nga Fareed Zakaria, “Newsweek”, 29 janar 2009

Fjalimi i parė i pėrurimit nga Franklin Delano Roosevelt njihet vetėm pėr njė fjali: “Tė vetmes gjė qė duhet t'i frikėsohemi ėshtė vetė frika.” Por audienca nė atė kohė nuk i kushtoi shumė vėmendje kėtij rreshti dhe gazetat e varrosėn nė raport ditėn tjetėr. Ashtu si shkruan Jonathan Alter nė librin e tij “Momenti pėrcaktues”, fjalėt, tė cilat morėn duartrokitjen mė tė madhe, ishin pak mė specifike. “Do tė kėrkoj nga Kongresi instrumentin e vetėm pėr t'u pėrballur me krizėn”, - tha Roosevelt. Ditėn e ardhshme ballina e “The New York Herald Tribun” ishte: “Pėr diktaturė nėse ėshtė nevoja”.

Ne nuk jemi nė vitin 1933, dhe askush nuk do tė pėrkrahte, as tė injoronte njė pushtet tė tillė tė shqepur. Por presidenti Barack Obama duhet tė fillojė shpejt tė planifikojė njė sėrė masash qė tė tėrhiqen SHBA nga gjendja e tyre e tashme dhe e papėrmbajtur ekonomike. Presidenti kuptueshėm gjatė ditėve tė tij tė para ėshtė fokusuar nė premtimet e rėndėsishme tė fushatės, dhėnia fund torturės dhe mbyllja e Guantanamos, por tani ai duhet tė sjellė nė vend sfidėn mė tė madhe, me tė cilėn pėrballet vendi.

Ekonomia amerikane po pėrjeton tendosjen mė tė keqe ekonomike qė nga viti 1974, njė recesion, i cili, si duket, do tė jetė mė i gjati qė nga Lufta e Dytė Botėrore. Por kjo nuk ėshtė mė e keqja. Sistemi financiar amerikan ėshtė i thyer nė efektshmėri. Bankat e mėdha po shkojnė drejt paaftėsisė sė pagimit, aktiviteti i kredive mbetet shumė i dobėt. Gjersa sektori financiar tė mbetet i bllokuar, konsumatorėt amerikanė dhe kompanitė qė sė bashku pėrbėjnė 80% tė prodhimit vjetor, nuk do tė kenė qasje nė kredi. Ne nuk jemi kthyer nė kthesė, madje as qė po e shohim atė kthesė.

Nė Uashington dhe nė media, ne jemi ndalur sė menduari pėr shpėtimin e sistemit financiar, ky ėshtė tregimi i vitit tė kaluar. Por, pavarėsisht injektimit tė qindra miliardė dollarėve dhe premtimeve pėr shumė miliarda tė tjerė, bankat ende nuk po huazojnė. Pa njė sistem financiar funksional, stimuluesit masivė nuk do ta kthejnė ekonominė nė njė trajektore normale tė rritjes. Japonia u pėrpoq tė rindizte ekonominė me stimuluesin mė tė madh fiskal nė botė nė vitet 1990. Kjo nuk bėri asgjė pėr rritjen afatgjatė nė atė vend.

Sidoqoftė, qeveria duhet tė bėjė diēka. Presidenti Obama pėrballet me njė dilemė tė tmerrshme. Ai duhet tė veprojė shpejt dhe nė njė shkallė masive. Njė pjesė e asaj qė ka demoralizuar tregjet ka qenė natyra e pasigurt e pėrgjigjes sė qeverisė. A do tė shpėtojė kėtė bankė apo atė tjetrėn? Nė ēfarė kushtesh? Njė qasje e gjerė sistematike e angazhon qeverinė nė njė rrugė, nė njė zgjedhje, dhe nuk lejon eksperimentime. Ėshtė gjithashtu tejet e kushtueshme. Mirėpo, pa njė aksion tė gjerė, sistemi financiar do tė vazhdojė tė derdhė gjak.

Politikat e kėsaj janė edhe mė tė kėqija. Publiku amerikan beson se tashmė kemi shpenzuar tepėr duke i shpėtuar kėto banka. Por fakti ekonomik ėshtė se nuk kemi shpenzuar sa duhet. Pa disa qindra miliardė dollarė, kėto organizata do tė mbesin si mumie dhe ekonomia do tė mbetet e paralizuar.

Shpejtėsia gjithashtu ėshtė e domosdoshme. Nė qarqet e ligjvėnėsve tė SHBA nė vitet 1990 ka qenė zakon qė tė pėrqeshet qeveria japoneze, pėr shkak tė pėrgjigjes sė ngadalshme ndaj krizės, e cila solli stanjim ekonomik pėr mė shumė se njė dekadė. Nė fakt japonezėt morėn masa drastike: ata injektuan kapital nė bankat e tyre, zvogėluan vlerėn e interesit dhe nisėn njė stimulues masiv fiskal. Por ata pritėn disa vjet, para se tė konfrontonin problemet e tyre dhe kjo e zvogėloi efektshmėrinė e masave qė morėn. Rezerva Federale e ka marrė mėsimin e vet dhe ka lėvizur shumė mė shpejt sesa Banka e Japonisė. Por, a do tė lėvizė sistemi politik amerikan mė shpejt se ai japonez?

Ekziston njė debat i zjarrtė rreth asaj qė duhet tė bėhet tani. Por nė zemėr gjithkush duket se po pajtohet me diagnozėn e ish-sekretarit tė Thesarit, Henk Paulson, problemi ėshtė se bankat kanė plot aktivitete tė kėqija (qė kanė tė bėjnė me hipoteka). Kėto aktivitete janė “toksike”, sepse ato infektojnė bilancet tė tjera tė bankės, dhe ua vėshtirėsojnė operimin. Kėto aktivitete duhet tė mbyllen, tė vihen nė karantinė, nė mėnyrė qė sistemi financiar tė fillojė tė funksionojė sėrish.

Kriza e tashme ka shkaktuar njė erozion tė thellė tė fuqisė amerikane, qė ne as nuk e kemi kuptuar tėrėsisht. Edhe thellė nė Luftėn e Irakut, kur shumica e botės ishin tė mllefosur me njėanėsinė e George W. Bushit, njerėzit kudo besonin se SHBA e kishte ekonominė mė tė pėrparuar tė botės dhe se tregjet e saj kapitale ishin mė tė sofistikuarat dhe mė tė zhvilluarat. Zyrtarėt, biznesmenėt dhe ekonomistėt amerikanė na kėshillonin tė kopjonim sistemin amerikan. Ky sistem tani pėrgjatė botės shihet si njė mashtrim, njė lojė kazinoje, ku pjesėtarėt e paguar shumė e menaxhuan keq rrezikun dhe rregullatorėt shumė tė respektuar i pėrkrahėn ata. Kam udhėtuar pėr nė Evropė, Azi dhe Lindje tė Mesme gjatė tre muajve tė kaluar dhe po e shkruaj kėtė nga Kanadaja. Qėndrimet e zyrtarėve dhe biznesmenėve shtrihen prej tronditjes deri te mllefi pėr shkak tė asaj qė po shohin nė SHBA.

Kur nisi garėn e tij pėr Shtėpi tė Bardhė, Barack Obama mendoi se ai do tė mund tė kthente fuqinė dhe udhėheqjen amerikane, duke rregulluar politikėn tonė tė jashtme, duke ndalur luftėn nė Irak, duke mbyllur Guantanamon, duke i dhėnė fund torturės. Kėto janė tė gjitha politika me rėndėsi dhe jam i lumtur qė ai po i ndjek. Por, nė kėtė moment, mėnyra mė e rėndėsishme qė ai tė kthejė kredibilitetin dhe ndikimin e Amerikės nė botė, ėshtė duke e shpėtuar modelin amerikan.

Retorika e Obamės sugjeron se ai e kupton kėtė ēėshtje. Por a e kupton Kongresi? A mund tė pėrballet sistemi politik amerikan me kėtė sfidė? SHBA duhet tė marrin masa tė jashtėzakonshme, shumė nga kėto jo tė pėrkrahura, tė mbulojnė deficite tė mėdha, e pastaj shpejt t'i zvogėlojnė kėto garanci dhe obligime, tė hyjnė nė njė rrugė tė maturisė strikte fiskale dhe tė spastrojnė tėrė sistemin financiar. Nėse nuk e bėjnė kėtė gjė, bota nuk do tė flasė pėr fuqinė amerikane, por pėr dobėsinė e saj. Amerika do tė jetė njė model, po, por i madhėshtisė dhe rėnies.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara