HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Viktimat e vėrteta tė Jozefinės

Gilman Bakalli -- nga Gilman Bakalli, Panorama, 16 shkurt 2009

Para disa ditėsh nė njė nga tė pėrditshmet shqiptare, lexuesit patėn mundėsi tė lexonin jo pa njė farė interesi, artikullin me titullin intrigues “Fytyrat e Jozefinės”, tė gazetarit shkodran Arben Ēokaj. Gazetari Ēokaj njihet tashmė nga publiku pėr artikujt e tij tė shumtė me frymė tė theksuar kritike ndaj politikbėrjes qendrore e lokale. Artikulli nė fjalė trajton disa tė vėrteta evidente nė lidhje me pėrmasat e frikshme patologjike, qė po merr vullneti pėr pushtet i znj. Topalli, nė emėr tė sė cilit ajo nuk zmbrapset tė sulmojė kėdo, qė paraqet qoftė edhe rrezikun minimal pėr dobėsimin e saj.

Midis tė tjerash Ēokaj konstaton se “viktimat politike tė znj. Topalli janė Pjetėr Arbnori, Ferid Hoti, Gjovalin Bzheta, Gilman Bakalli...”. Kur pėrmend termin “viktimė” artikullshkruesi ka parasysh me siguri faktin se personat nė fjalė, e ndėrprenė aktivitetin e tyre politik jo falė vullnetit tė tyre, por nė sajė tė makinacioneve tė nxitura nga znj. Topalli. E pranoj konstatimin e z. Ēokaj, por sidoqoftė mendoj duhen saktėsuar disa gjėra.

Topalli me ēizme
Topalli ka vesshur ēizme, pėr tė takuar delegacionin e BE-sė

Pjetėr Arbnori, pasi i rezistoi ferrit komunist, arriti majat e njė karriere tė suksesshme politike dhe nuk ma merr mendja se do tė mbahet ndėrmend si viktimė e znj. Topalli, por si njė njeri me virtyte tė rralla, si njė model i politikanit qė lidhi bashkė dy gjėra, qė nuk jemi mėsuar t’i shohim bashkė: politikėn me etikėn. Fakti qė aktiviteti i tij politik u ndėrpre nga manipulimet nė njė zonė zgjedhore, ku ishte dėrguar pėr tė humbur dhe jo pėr tė fituar, e lartėson atė nė kujtesėn e shkodranėve, duke nxjerrė nė dritė shėmtinė e atyre, qė punuan pėr dėshtimin e tij.

Ferid Hoti, ka hyrė nė histori tė paktėn pėr dy gjėra: si njė mjek i aftė dhe human dhe pėr idetė e tij nė lidhje me zhvillimin e qytetit tė Shkodrės, ide tė cilat ai shtjelloi nė mėnyrė kompakte nė librin e tij “Shkodra – zonė e lirė”. Nuk ma merr mendja se dikush do ta kujtojė Dr. Hotin si viktimė tė znj. Topalli, sepse karriera e tij u mbyll si kėshilltar i Kryeministrit Berisha dhe jo si rezultat makinacionesh apo manipulimesh politike.

Sa i pėrket viktimės sė tretė, Gilman Bakalli, mendoj se e njoh veten aq mirė sa tė mos ia lejoj askujt tė mė kthejė nė viktimė politike. Pėr suksesin apo dėshtimin tim nė politikė mund tė ngarkoj me pėrgjegjėsi veēse vetveten dhe askėnd tjetėr. Dalja ime si deputet i pavarur ishte vendim i imi i vetėdijshėm, i marrė nė mbėshtetje tė frymės sė pakėnaqėsisė qė mbisundonte dhe mbisundon nė qytetin e Shkodrės, nė lidhje me nepotizmin e theksuar nė “reformimin e administratės” lokale, nė lidhje ekzistencėn e njė mentaliteti tė theksuar komunist nė drejtimin e PD-sė, nė lidhje me asimetrinė nė shpėrndarjen e investimeve nė qytetin e Shkodrės etj.

Nė lidhje me viktimėn e katėrt, z. Gjovalin Bzheta, po mjaftohem tė them se ėshtė njė nga ata shumė burra tė mirė shkodranė, tė cilėt presin prej vitesh me njė durim tė lavdėrueshėm tė riciklohen prej Partisė Demokratike.

Tė gjithė personat e mėsipėrm, tė paraqitura si viktima tė Topallit, ishin deputetė, tė cilėt, me aq sa di unė, e ushtruan aktivitetin e tyre nė mėnyrė tė pavarur, duke mos lejuar qė tė keqpėrdoren nga ajo. Ndoshta ėshtė plotėsisht e vėrtetė ajo qė pohon z. Ēokaj nė artikullin e tij, kur i paraqet personat nė fjalė, si viktima tė znj. Topalli, por ama njė gjė duhet theksuar: ato nuk u bėnė vegla tė saj pėr tė ruajtur me ēdo kusht karrigen e tyre.

Po cilat janė viktimat e vėrteta tė znj Topalli? Ata janė deputetėt shkodranė tė Kuvendit aktual, tė cilėt ēdo veprim apo vendim tė tyre e konsultojnė paraprakisht me tė dhe marrin me telefon urdhra prej saj.

Viktima nr. 1: Astrit Bushati – i vetmi mėsim qė ka perfeksionuar gjatė kėtyre 8 viteve tė ushtrimit tė pamerituar tė mandatit tė deputetit dhe kryetarit tė PD nė Shkodėr, ėshtė qė ta ulė kokėn dhe tė mos e kundėrshtojė znj. Topalli kur kjo i hakėrrehet tamam si njė prind i nervozuar fėmijės sė tij. E ka pranuar tė kthehet nė njė vegėl tė znj. Topalli dhe rrjedhimisht nė njė viktimė tė vėrtetė tė saj, sepse ka kuptuar se kjo i siguron mbijetesėn nė politikė. Nuk ka kryer deri mė sot asnjė veprimtari tė dukshme politike nė mbėshtetje tė interesave tė zgjedhėsve. Aktiviteti i tij kufizohet nė propozimet pėr emėrime nėpėr drejtori tė ndryshme tė qytetit. Thjesht njė kufomė politike, e cila e ka qelbur politikėn nė qytetin e Shkodrės, pasi ka krijuar modelin dhe kriterin, mbi bazėn e tė cilėve bėhet pėrzgjedhja e deputetėve nė Shkodėr.

Viktima nr. 2: ish-kolegia ime, znj. Trashani. Ajo e kuptoi shumė shpejt se, nėse konsultohesh pėr gjithēka paraprakisht me znj. Topalli mund tė bėhesh ministre pėr ta integruar Shqipėrinė nė Evropė, por harroi se kjo mėnyrė ushtrimi e pushtetit sjell ēintegrimin e personit dhe humbjen e dinjitetit dhe tė pavarėsisė, qė duhet tė karakterizojė njė deputet. Rasti publik mė pikant, i cili e shfaqi Trashanin si njė viktimė tė znj. Topalli ishte depozitimi nė Kuvend i propozimit pėr heqjen e disa kompetencave Presidentit tė Republikės, propozim tė cilin vetė znj. Trashani e tėrhoqi, ashtu siē e pati futur: pa kurrfarė argumenti ligjor.

Viktima nr. 3: Ramiz Ēobaj – i ardhur nga institucione tė shoqėrisė, tė cilat janė perfeksionuar pėr t’i shndėrruar njerėzit nė viktima, e pranoi viktimizimin e tij me vetėdije, duke aplikuar kėshtu nė politikė rregullat e bindjes pa kushte qė mbisundojnė nė profesionin e tij tė vjetėr. Z. Ēobaj, ashtu si kolegu i tij Bushati, ka emėruar dhe shkarkuar nė shėrbim tė interesave tė znj. Topallit dhe nuk ka ngurruar ta pėrziejė profesionin e ri tė politikanit me profesionin e tij tė dikurshėm, duke e furnizuar shefen e tij tė re me informata gjithfarėlloj.

Problemi kryesor qė kanė deputetėt Bushati, Trashani dhe Ēobaj ėshtė pamundėsia e tyre pėr tė vepruar si individė tė pavarur. Tė tre kanė harruar se njė politikan, i cili, me fjalėn dhe qėndrimin e tij pėrēon vetėm vullnetin e njėshit, vullnetin e liderit tė vet, i cili sheh si qėllim mė vete ruajtjen e pushtetit tė shefit dhe jo interesa mė tė gjėra qė u shėrbejnė tė gjithėve, atėherė ky njeri nuk ėshtė i lirė, pra nuk ėshtė njė individ, por thjesht njė vegėl, njė bulon nė makinerinė politike.

Tė tre kanė arritur formėn mė e lartė tė depersonalizimit tė njė individi, i cili, si deputet, duhet tė pėrfaqėsojė interesat e zgjedhėsve dhe jo tė shefit. Asgjėsimi i individualitetit tė tyre ėshtė hiē mė pak se asgjėsim i idesė alternative, asgjėsim i mendimit ndryshe, asgjėsim i lirisė, asgjėsim i sė ardhmes sė njė individi e tė njė kombi.

Tė tre janė sot vegla qorre tė znj. Topalli dhe me siguri viktimat e saj tė sė nesėrmes.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara