HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


"Mortorizimi i informacionit" dhe Potter-Box


Gilman Bakalli -- nga Gilman Bakalli, Panorama, 4 mars 2009

Pjesa e parė e titullit tė kėtij artikulli ėshtė vėnė midis thonjėzash, sepse i referohet titullit tė artikullit tė Mustafa Nanos, botuar dje tek e pėrditshmja "Shqip". Duke e vlerėsuar ndjeshmėrinė e autorit nė lidhje me problemin qė ai trajton, duke qenė dėshmitar gjithėshqisor i bombardimit tė pėrditshėm mediatik me lajme tė kobshme e makabre, dėshiroj ta pyes atė dhe kolegėt e tij, nėse organet drejtuese tė masmediave shqiptare i referohen ndonjėherė atij modeli tė arsyetimit etik tė propozuar nga profesori i Harward-it, Dr. Ralph Potter?

Struktura Potter Box parashtron katėr faza pėr tė analizuar vendimet etike nė komunikimin masiv:
1. Pėrcaktimi: pėrcakto faktet nė ēdo rast; faktet qė shkaktojnė ngritjen e njė ēėshtje etike. Ky pėrcaktim duhet tė jetė sa mė i plotė qė tė jetė i mundur, duke u mbėshtetur nė shumė burime dhe pohime.

2. Vlerėsimi: pėrcakto rėndėsinė e vlerave tė rastit. Nė gazetari, vlerat pėrfshijnė vėrtetėsinė, vlerėn e njė qytetarie tė kultivuar, objektivitetin, drejtėsinė, dhe saktėsinė. Por, mund tė ndikojnė edhe vlera tė tjera si respekti pėr privatėsinė e individėve, miqėsia me njerėzit e pėrfshirė nė ngjarje, mirėqenia jonė ekonomike, siguria publike, e kėshtu me rradhė.

3. Parimet etike: faza e tretė bėn thirrje qė komunikuesi tė peshojė rėndėsinė e vlerave tė kundėrta duke iu referuar njėrit prej sistemeve etike, siē janė ato tė pėrfaqėsuara nga Mill dhe utilitarizmi, ose imperativa kategorike e Kantit, ose liberalizmi egalitarian i Rawlsit, ose tė tjerė.

4. Besnikėritė: pėrcakto besnikėritė qė mund t'i bien ndesh njėra tjetrės kur mendon tė komunikosh njė mesazh ose njė ngjarje. Nė vendimmarrje, komunikuesit duhet tė marrin parasysh se kujt po i tregojnė besnikėri dhe nėse besnikėria ndaj tyre apo ndaj tė tjerėve ėshtė e pėrshtatshme nė kėtė rast. Besnikėria nė konkurencė tė fortė ėshtė besnikėria qė duhet tė tregosh ndaj vetes, ndaj kolegėve, ndaj institucionit ose organizatės tė cilės i pėrket, ndaj burimeve financiare (tuaja ose institucionit tuaj qė mund tė jenė agjensitė e reklamave ose aksionerėt), ndaj njerėzve qė janė subjekti i rastit, dhe ndaj publikut nė pėrgjithėsi.

Mund ta aplikojmė kėtė model pėr marrjen e vendimit, nėse duhet tė shfaqen apo jo sekuenca filmike nga ngjarjet e kobshme (aksidente automobilistike, (vetė)vrasje pėrdhunime etj), qė mediat tona i shfaqin 24 orė nė 24, apo fotografi njerėzish qė hidhen nga katet e larta tė pallateve apo dergjen nėpėr pellgje gjaku tė shkaktuara nga vrasje apo aksidente. Cilat janė faktet? Lehtėsisht tė evidentueshme, duke shkuar nė vendngjarje.

Ēfarė vlerash dalin nė pah nė vendimin pėr tė transmetuar pandėrprerė lajme tė trishta dhe, veēanėrisht pėr publikimin e fotografive? Media tė ndryshme mund tė kenė pikėpamje tė kundėrta mbi kėtė problem. Disa mendojnė se duhet tė fotografohet ēfarė ndodh nė tė vėrtetė dhe t'i tregohet tė gjithė shqiptarėve tmerri i ngjarjes. Kalimtarė tė shkelur nga njė makinė, njė vajzė qė dergjet me kokė tė shembur nė beton si pasojė e hedhjes nga ballkoni i katit tė 5-tė, njė e mitur e pėrdhunuar, njė gjimanzist i varur nė njė pemė, e tė tjera si kėto janė pjesė integrale dhe e vėrtetė e ngjarjes; tė tjerė botues mund tė mendojnė se imazhet janė tepėr tė gjalla dhe lėnduese pėr familjarėt dhe tė afėrmit e viktimave. Pra, vlerat qė i kundėrvihen njėra tjetrės nė kėtė rast janė, nga njėra anė, e vėrteta dhe angazhimi pėr tė treguar historinė e plotė dhe, nga ana tjetėr, e drejta e privatėsisė, respekti dhe ndjeshmėria njerėzore pėr viktimat dhe familjarėt e tyre.

Ēfarė parimesh etike duhen marrė nė konsideratė pėr tė zgjedhur nė mes vlerave tė kundėrta? Njė perspektivė utilitariste mund tė sugjerojė se e mira apo e dobishmja maksimale realizohet duke zbuluar tė githa regjistrimet e njė ngjarjeje tė kobshme. Shqiptarėt, fjala bie, duke parė pamjet e lemerishme tė njė aksidenti rrugor, tė njė pėrdhunimi seksual tė njė tė miture do tė njihen me nivelin e tragjedisė, do tė ndjejnė mė shumė keqardhje pėr viktimėn dhe mė tepėr urrejtje pėr agresorin. (indirekt mediat i bėjnė apel shoqėrisė pėr mė shumė kujdes). Shqetėsimi pėr tjetrin, qė pėrfaqėsohet nga etika dialoguese dhe etika e kujdesit, argumentojnė se pėrkujdesja njerėzore pėr privatėsinė e viktimave qėndron mbi parimin utilitarist. Ngjarja, do tė thoshin ithtarėt e kėtij kėndvėshtrimi, ėshtė nė vetvete kaq e tmerrshme, saqė nuk ka parim utilitarist qė mund ta tejkalojė parimin e pėrkujdesjes dhe dhembshurisė njerėzore.

A ka besnikėri tė veēanta ndaj individėve ose grupeve tė caktuara qė na ndihmojnė tė zgjedhim nė mes vlerave dhe parimeve tė kundėrta? Njė imazh mė sensacional mund tė tėrheqė mė shumė lexues ose njė audiencė mė tė gjerė. Njė imazh qė bėn mė shumė pėrshtypje mund tė ndihmojė njė fotoreporter ose njė botues gazete tė marrė njė ēmim tė famshėm. Kujt i japin pėrparėsi fotografėt dhe publikuesit tanė: besnikėrisė ndaj lexuesit/shikuesit, besnikėrisė ndaj kokėfortėsisė sė fakteve, besnikėrisė ndaj sensacionit qė rrit shitjen/kuotat e shikueshmėrisė?

Personalisht gjykoj se besnikėria ndaj njerzillėkut mund tė peshojė mė tepėr nė arsyetimin etik tė vendimmarrjes nė komunikimin masiv dhe mund tė na e lehtėsojė atė pėrballjen deprimuese tė pėrditshme me makabritete e horrore tė gjithfarllojshme. Botuesit e medias mund tė kėmbėngulin duke thėnė se besnikėria mė e rėndėsishme mbetet besnikėria ndaj sė vėrtetės, ndaj fakteve. Po, nė fund tė fundit, cila ėshtė lidhja midis sė vėrtetės dhe fakteve? Dikush vėzhgon disa aspekte tė njė situate dhe anashkalon disa aspekte tė tjera. Njerėzit mund tė ndryshojnė nga njėri tjetri nė atė qė vėzhgojnė dhe nė ēfarė raportojnė lidhur me tė njėjtėn ngjarje. Cili vėzhgim, cili raportim ėshtė ai i sakti? A nuk janė qė tė dy nė njė farė mėnyre tė saktė? A nuk ėshtė e vėrteta, tekefundja, diēka mė e pasur se thjesht pasqyrimi i fakteve? Ajo e vėrtetė, e cila na sugjeron ēdo ditė se, pas fakteve tė ftohta e sterile, qėndrojnė njerėz prej mishi e gjaku, tė cilėt, pas njė dite tė ngarkuar psikologjikisht e fizikisht nuk kanė mė energji tė bluajnė fate dhe fakte tragjike qė ua servirin me njė lehtėsi tė papėrballueshme mediet e kėtij vendi.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara