HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Atdhedashuria e Baca Kurti Gjokaj tė Grudės

-- nga Gjon Frani Ivezaj, New York, historian

Shpesh familjet e tyre shtoheshin me djem, qė sipas konceptit tė malėsorėve do tė thoshte askohe se kishte mė tepėr pushkė pėr t'i bėrė ballė pushtuesve osmanllinj, qė nė Malėsi gjithnjė gjetėn kundėrshtimin mė tė ashpėr mė armė nė dorė, pakėnaqsinė dhe ndjenjėn e lartė tė kundėrshtimit dhe mosnėnshtrimit ndaj zgjedhės sė huaj. Pėr malėsorin gjithnjė liria ishte gjėja mė e shtrenjtė. Ata e identifikonin vetėn me shqiponjėn e Alpeve tona, qė fluturonte nė lartėsi tė mėdha e lirė dhe nė folėn e vet mirėrriste zogjtė e vet. Shqipja dhe malėsori kanė qenė simbole tė pandara nė kreshtat e maleve tona.

Malėsia ndėr shekuj ėshtė shquar pėr figura tė ndritur, qė kanė bėrė emėr tė mirė nė krahinėn, ku ato jetuan dhe vepruan, duke u pėrfshirė denjėsisht nė historinė e lavdishme tė trojeve etnike shqiptare.
Ky fis i Grudės ėshtė i ardhur prej Basumet tė Postribės tė Shqipėrisė sė Veriut nė mesin e shekullit XV - XVI. Ata menjėherė u vendosėn nė Malin e Grudės sė sotshme kreshnike, e pėrmendur pėr njė histori plot nder e lavdishme tė shkruar pėrmes grykės sė pushkės nė tė gjithė zonėn e Mbishkodrės.

Asokohe i pari i vendit (krahinės) atdhetari i shquar Vuksan Gelaj ishte si pari i Grudės, qė e cila vėrtetohet edhe sot nga burimet historike tė shkruar nga autorėt e huaj dhe shqiptarė. Banorėt vendas janė marrė kryesisht me bujqėsi dhe blegtori, si dhe kanė shkėmbyer mallra dhe produktet e tyre blegtorale nė qytetin e Shkodrės.
Kjo derė ka qenė e njohur historikisht edhe nga banorėt e qytetit, si njerėz tė pushkės, nderės, besės, trimėrisė, odės sė kuvendeve tė burrave, lahutės e ēiftelisė, nė tė cilėn janė pėrjetuar gojė mė gojė historitė e lavdishme tė Hotit e Grudės, nė luftė kundėr pushtuesve shumėshekullorė turq.

Atdhetari e luftėtari i njohur Vuksan Gelaj, ishte njė derė e fortė dhe me zė tė nderuar nė tė gjithė trevėn nė fjalė. Ai shquhej edhe bujari dhe mikpritje ndaj miqve dhe kalimtarėve tė ndryshėm vendas dhe tė huaj. Bujaria e tij shembullore u tregua me Basumen dhe sėbashku me katėr djemtė e tij i vendosi nė tokat e veta nė Vuksan Gelaj tė Zetės sė sotshme.
Tė porsaardhurit e rinj e ndjenė vetėn si nė shtėpinė e tyre, ku gjetėn menjėherė ngrohtėsi tipike shqiptare e tradicionale malėsore, besė dhe bujari, ndihmė dhe integrim tė shpejtė nė ambientin e ri ku u vendosėn kėto miq te rinj tė Grudės. Ende nė histori pėrmenden oborret dhe kėshtjella e Vuksan Gelės.

Nga kronikat e kohės hartuar nga reportėrėt vendas dhe tė huaj, qė janė marrė me hulumtimin e historisė sė krahinės sė Malėsisė nė veēanti, del se zemėrgjerėsia dhe bujaria e madhe e Vuksan Gelės. Gjatė shekujt e mėvonshėm nga katėr vėllezėrit u krijuan dhe morėn pėrhapje nė trevat malore katėr fiset Basumes, qė vijnė nga Gjokajt e sotshėm vėllai i parė, e mė pas erdhėn vėllezėrit: Lulgjuraj, Kalajt dhe Vulajt.
Me pushtimin e Shkodrės nė vitin 1638, simbas kronikave historike, pothuajse tė gjithė barqet (breznitė) e Malėsisė sė Veriut, bėnė lėvizje (migrime), nėpėr shumė vende gjatė kohės qė qyteti verior Shkodra po kalonte ēastet e hidhura nga mėsymjet e tė huajve.

Nga ana e tjetėr, shqiptarėt dhe nė veēanti malėsorėt e Grudės, rrokėn pėrherė pushkėn nė mbrojtje tė trojeve tė tyre stėrgjyshore, duke qenė njė pengesė serioze pėr pushtuesit turq. Kryengritjet spontane tė kohės pėrfshinė edhe Malėsinė e Grudės. Pjesė e kėsaj rezistence tė vendosur dhe tė herėpas'herėshme u bėnė edhe bijtė e Basumes, pra antarėt e familjeve tė katėr fiseve, tė cilėt si trima dhe luftėtarė tė dalluar i qėndruan pėrkrah vėllezėrve shqiptarė grudianė.

Bijtė e Basumės u pėrqėndruan dhe ndėrtuan shtėpitė e tyre nė formė kulle me frėngji nė Malin e Grudės, duke e populluar atė brez mbas brezi. Sot gjurmėt e hershme tė vėllėzėrve tė Basumės mund tė gjehen si dėshmi fare lehtė tek stėrnipėrit e tyre qė mbajnė mbiemrat e tė parėve tė tyre, si: Gjokajt qė gjenden nė Mileshin e sotshėm, sikurse edhe nė vende tė tjera; fisi i Lulgjurajve qė gjendėn me shtėpitė e tyre nė Selishtėn krenare; fisi i Kalajve qė gjenden nė Pikale; fisi i Vulajve nė Vulajt e sotshėm tė Grudės.

Luftrat e njėpasnjėshme kundėr mizorisė sė Perandorisė Otomane dhe sulltanėve, qė herė pas here udhėhiqnin ekspeditat ndėshkuese kundėr malėsorėve trima shqiptarė, mbajtėn tė ndezur nė zemrat e malėsorėve ndėrgjegjėn e lartė pėr t'i dalė zot vatanit dhe mbajtur mbi supe gjithnjė armėt dhe barutin, si gjėnė mė tė shtrenjtė.
Shpesh familjet e tyre shtoheshin me djem, qė sipas konceptit tė malėsorėve do tė thoshte askohe se kishte mė tepėr pushkė pėr t'i bėrė ballė pushtuesve osmanllinj, qė nė Malėsi gjithnjė gjetėn kundėrshtimin mė tė ashpėr mė armė nė dorė, pakėnaqsinė dhe ndjenjėn e lartė tė kundėrshtimit dhe mosnėnshtrimit ndaj zgjedhės sė huaj.

Pėr malėsorin gjithnjė liria ishte gjėja mė e shtrenjtė. Ata e identifikonin vetėn me shqiponjėn e Alpeve tona, qė fluturonte nė lartėsi tė mėdha e lirė dhe nė folėn e vet mirėrriste zogjtė e vet. Shqipja dhe malėsori kanė qenė simbole tė pandara nė kreshtat e maleve tona.
Djemtė e Basumės gjithnjė kanė qenė njė krah i djathtė i Vuksan Gelės sė Grudės, qė luftonin kundėr taborreve tė rėnda tė ushtrisė turke, qė me ēdo mjet dhe dredhi kėrkonte nėnshtrimin e panėnshtruarve malėsorė. Krenaria e malėsorėve mbijetoi ndėr shekuj. Dhe pjesė e kėsaj ishin edhe katėr viset qė u bėnė pothuajse vėllezėrit e Vuksan Gelės, duke e justifikuar ndėr shekuj, bujarinė, zemėrgjėrėsinė, qė dera e njohur e tė parit tė Grudės u dha bijve tė Basumės ndėr shekuj. Kjo mirėnjohje u njoh gjithnjė me fisnikėri nga katėr vėllezerit, bijtė dhe stėrniperit e tyre qė mbushėn sofrat e kullave tė Gjokajve dhe tė vėllezėrve tė tjerė.

Simbas njė kroniku tė kohės veneciane Pino Ambrozzi, thuhej se patriotizmi, ndera, bujaria tradicionale dhe me gjithnjė me zemėr tė bardhė e treguar nga i pari i Grudės Vuksan Gelaj, ka berė qė brezat e katėr vėllezėrve e mbajtėn me nder besimin qė katundi i Grudės tregoi ndaj kėsaj familje tė parė qė erdh dhe u vendos nė Grudė shumė shekuj mė parė. Ata dhe ne veēanti fisi i Gjokajve me nė krye pinjollin e denjė te saj Baca Kurti Gjokaj i Grudės, ėshtė shquar pėr besė, trimėri, bujari, ruajtjen e zakoneve dhe traditave tė krahinės, respektin ndaj tė parėve vendas, historisė sė lavdishme qė kishte dhe ua rriti edhe me shumė nderen dhe lavdinė krahinės sė Grudės.

Patriotizmi i madh i treguar me shembuj konkret nga Vuksan Gelaj i Grudės dhe sokolat trima tė Basumės, u shpreh tek mbrotja me vendosmėri qė ata i bėnė kishės sė Shėn Kollit (Shėn Nikollės), qė asnjėherė ajo tė mos kthehet me minare tė xhamisė turke. Duhet kujtuar se ushtria turke, mbasi vriste, masakronte, surgjynoste, torturonte, shkatėrronte ēdo gjurmė tė pastėr tė burimeve dhe jetės kristiane tė popullit shqiptar, duke i kthyer objektet e kultit tė krishterė nė xhami me minare.

Nė fakt baza e tė gjithė themeleve tė objekteve islame ose xhamive nė Shqipėri, janė tė mbushur me gjak tė pastėr arbėror e kristian, gjurmėt e sė cilės gjenden pėrveē se nė objektet e fundit arkeologjike qė janė zbuluar aty, por edhe nga vetė emrat njerėzve dhe toponimimet e hershme qė ende ruhen ne shumė qendra banimi dhe krahina tė ndryshme brenda vetė Malėsisė dhe ne terėsi nė Shqipėrinė e Veriut dhe Kosovė si dėshmi e shekujve kristianė. Njėkohsisht kėto gjurmė tė freskėta i ndeshim sot edhe nė pjesėt e tjera tė Shqipėrisė sė Mesme dhe Jugut ashtu edhe nė trojet etnike shqiptare nė Maqedoni etj.

Prej fisit tė Gjokajve gjatė shekujve kanė dalur burra me zė nė tė gjithė trevėn e jashtė saj, tė cilėt tradicionalisht janė shquar pėr vyrtytet e hershme tipike shqiptare, si: besa, trimėria, atdhedashuria, zbatimi me pėrpikmėria i kanunit tė maleve tė Lekė Dukagjinit, urtia, oda e burrave, mikpritja me zemėr dhe bujari pėr tė gjithė miqtė dhe kalimtarėt e thjeshtė qė kanė bujtur nė kėtė kullė fisnike plot njerėz tė ndershėm e bujar.

Fisi i Gjokajve dhe pinjolli Baca Kurti

Prej fisit tė pėrmendur pėr besė e burrėri, bujari e fisnikėri tė moēme shqiptare doli patrioti i flaktė Baca Kurti i Grudės, i cili pėrmendet shpesh nė analet e historisė sė popullit shqiptar dhe nė veēanti nė kryengritjet e njėpasnjėshme tė kohės kur ai jetoi dhe veproi si njė shqiptar i vėrtetė.
Ai ishte dhe mbeti njė njeri i madh i kombit shqiptar, qė gjithė jetėn e tij luftoi me armė nė dorė nė mbrojtje tė trojeve etnike shqiptare. Baca Kurti i Grudės, iu bashkėngjit patriotėve tė shquar, qė askohe vepronin nė qytetin e lashtė tė Shkodrės dhe Malėsisė sė Madhe.

Ai gėzonte respekt nė tė gjithė vendet ku ai shkonte, sepse kishte besė, burrėri, trimėri, bujari, ndėrshmėri, ishte njeri i fjalės, nderit, respektonte kanunin e maleve tona shkreshnike, ishte njeri i urtė dhe shumė i menēur nė zgjidhjen e probleme tė trevės sė tij, luftoi pa reshtur pėr ndėrgjegjėsimin e malėsorėve pėr liri dhe pavarėsi kundėr Portės sė Lartė tė Perandorisė Otomane asokohe.

Baca Kurti i Grudės dha kontributin e tij tė madh nė drejtim tė pajtimit tė gjaqeve mes shqiptare, duke u munduar ta zbuste kėtė plagė shumėshekullore qė ndoqi malėsitė tona ndėr shekuj. Ai thoshte, se shqiptarėt nuk duhet tė derdhin gjak mes vedit por duhet tė luftojnė dhe bijnė nė fushėn e betejės me nderė si dėshmorė tė adheut.
Gjakderdhja ishte dhe mbeti njė plagė qė e ndihmoi edhe mė shumė pushtuesin turk tė jetonte mė gjatė nė trojet tona, sepse malėsorėt dhė nė tėrėsi shumė krahina shqiptare, nė vend qė tė luftonin turkun ia kishin drejtuar grykėn e armėve shtėpive nė asmeri.

Nė histori kanė mbetur tė shėnuar shumė shembuj pozitiv qė mbajnė firmėn e pajtimit tė Baca Kurtit tė Grudės, mbasi ai ishte njė burrė i madh me njė vizion dhe dėshirė qė populli shqiptar tė ēlirohet njė herė e pėrgjithmonė nga nata e gjatė e mjerimit dhe vuajtjeve qė kishte sjellė pushtuesi mizor turk edhe nė krahinat e Malėsisė sė Veriut tė Shqipėrisė dhe nė veēanti nė Malėsinė e Mbishkodrės.

Baca Kurti i Grudės ishte bashkėkohės i trimit legjendar Smajl Martinit, qė ishte Bajraktari i Grudės, i Ēun Mulės sė Hotit, heroit kombėtar Dedė Gjon Lulit, Pec Petanit tė Shkrelit e tė Keēe Turkut tė Kelmendit etj. Ai me armėn ngjeshur shok mori pjesė nė luftrat mė tė pėrgjashme tė popullit shqiptar, nė kryengritjet e njėpasnjėshme qė u zhvilluan nė Malėsi, tė tilla si: Lufta e Spushit, kundėr taborreve mizore turke, u dallua si njė luan i vėrtetė nė Betejėn e Deēiqit nė vitin 1890, nė Luftėn e Plavės dhe Gucisė etj.

Nėse do tė shohim me kujdes fotot historike tė Lidhjes sė Prizrenit tė vitit 1878, sėbashku me trimat e kohės qė vinin nga Malėsia ishte edhe Baca Kurti i Grudės, qė pėrkrah patriotėve tė vėrtetė liridashės e kishin marrė nė dorė fatet e popullit shqiptar, pėr ta liruar tokėn tonė martirė njė herė e pėrgjithmonė nga zgjedha shumėshekullore turke.
Gjithnjė shtėpia e njohur e Baca Kurtit tė Grudės nxori burra me famė, zė dhe besė, nderė, fjalė, trima e azganė, qė me shembullin pėrsonal shkruan historinė e krahinės pėrmes flakės sė barutit tė pushkėve tė tyre, duke qenė pėrherė ndera dhe krenaria e pėrhershme pėr Malėsi dhe trojet etnike shqiptare. Nė historinė e popullit shqiptar ata zenė njė vend tė merituar, sepse e shkrinė jetėn e tyre pėr ēėshtjen e madhe tė atdheut.

Kėshtu nga kronikat e kohės dhe historianėt e ndryshėm, shohim Baca Kurti i Grudės me trimat e tij nuk iu nėnshtrua mjerimit, shtypjes dhe asgjesimit historik tė pushtuesve mizor turq, por pėrmes zėrit tė brendshėm tė ndėrgjegjės kombėtare, ata i vunė gjoksin mbrojtjes sė atdheut, duke bėrė jetėn e tyre fli nė mbrotje tė tokės amtare qė edhe mė pėrpara fiset e tyre e kishin larė mė gjak tė pastėr trimash.

Kėshtu sipas Imzot Simonit, njė historian i njohur, thuhet se Idriz Pasha i Shkodrės dėshironte qė pėrmes njė ushtrie tė madhe turke tė hynte nė Guci e Pejė mė 1890. Gjithashtu e shkruhet se Haxhi Zeka i Pejės i kėrkoi ndihmė Baca Kurtit tė Grudės e Idriz Selmanit kryekomandant i Pejės ishin krahu i djathtė i Haxhi Zekės, pėr tė luftuar kundėr ushtrisė sė Idriz Pashės. U bė njė mbledhje shumė e rėndėsishme historike afėr Pejės, ku mori pjesė edhe trimi i Grudės pėr tė eliminuar me luftė ushtrinė mizore zaptuese turke.

Lėvizjet patriotike antiturke tė kohės tė drejtuar nga patriotėt e flaktė tė lirisė sė Baca Kurti i Grudės, ranė nė sy tė Portės sė Lartė dhe vezirave tė Shkodrės qė me kohė ishin tė stacionuar nė qytetin mė tė lashtė Verior tė Shqipėrisė. Nga ana e tjetėr, duke parė zgjerimin e kryengritjeve dhe zemėrimin e popullit tė malėsisė se po rritej e zgjerohej shumė, pėr tė mos rrezikuar qeverinė e tyre nė pjesėn Veriore tė Shqipėrisė, Porta e Lartė pėrmes njerėzve tė saj, kishin organizuar herė mbas herė atentate dhe forma tė tjera tė eliminimit fizik tė patriotėve shqiptarė dhe udheheqėsve kryesorė tė tyre, mbasi ishin njerėzit mė tė rrezikshėm tė Perandorisė Turke asokohe.

Shpesh udhėheqve u ofrohej edhe shumė tė mėdha me ar (ose me lira turke), pėr tė thyer karakterin e tyre dhe qėllimin e kryengritjeve antiturke. Por mė kot se trimat e lirisė dhe komandantėt legjendar tė tyre nuk blihen as trathojnė interesat e larta kombėtare pėr disa aspra (lira) tė pushtuesve turq. Veziri i Shkodrės, i ka thėnė Baca Kurtit tė Grudės qė t'ia shes atij Grudėn dhe tė bashkohet me ushtrinė turke, duke i dhėnė poste dhe ofiqe tė lartė nė Perandorinė Turke, ashtu sikurse kishin bėrė shumė shqiptarė tė tjerė qė mė vonė ishin kthyer nė vegėl ēorre nė duart e mizorėve turq.

Disa nga trathtarėt e kombit tė veshur dhe paguar nga ushtria turke disa herė kishin ardhur nė Malėsi nėn flamurin e turkut. Njė rast i tillė ėshtė e shenuar edhe nė historinė e Kryengritjes sė Malėsisė sė Madhe tė udhehequr nga fatosi i lirisė Dedė Gjon Luli mė 6 Prill tė vitit 1911. Por trimat e Dedės kėto trathtarė mercenarė tė kombit qė vinin nga Shkodra me flamurin e Sulltanėve tė Stambollit, mbasi i zunė rob i lanė tė lirė tė kthehen tė turpėruar nė Shkorėn qė e kishin trathuar pėr disa lira turke.

Njė kėngė popullore me lahutė e ēifteli kėndohet edhe sot:

"Po ēon Veziri kalin e parė,
te Baca Kurti i Grudės,
kqyr more Vezir do tjera halle,
se Baca Kurti i Grudės
nuk e shet vedin me pare.
Se jem djemtė e Malcis
E nipat e Gjergj Kastriotit…."

Prej kėtyre themeleve tė fisit tė Baca Kurtit lindi edhe Gjergj Daku Gjokaj, profesor i dalluar i Malėsisė, njeri energjik, patriot i zjarrtė pėr kombin shqiptar. Ai si profesor ka dhėnė mėsim nė Universitetin e Prishtinės, ka drejtuar emisionin e gjuhės shqipe nė Titograd. Ai ėshtė gjithashtu autori i shumė librave pėr fėmijė, ku midis tyre mund tė pėrmendim librin: "Koha". Krijimtaria e tij pėrfshin edhe fushėn e prozės, poezisė etj.

Gjergj Daku Gjokaj, ishte pjesėtar i Mbledhjes sė Malėsisė tė vitit 1964 pėr Pajtimin e Gjaqeve. Dihet se asokohe nė Malėsi gjakmarrja ishte njė plagė e rėndė qė pikonte gjak tė pafajshėm. Aty morėn pjesė bajtaktarė, vojvodė e burrat e tjerė tė dalluar tė Malėsisė, nga Shqipėria, Kosova etj.

Ashtu sikurse vellai i tij edhe Gjelosh Daku Gjokaj, ishte njė intelektual i shquar nė fushėn e pikturės. Ai edhe sot ka nėnshkrimin e veprave tė tij nė shumė ekspozita dhe galeri arti nė mbarė Europėn, por mė sė shumti punimet e tij me penelin me ngjyra gjenden nė Romė, Londėr, Athinė etj.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara