HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kriza e vlerave

-- nga Gėzim Tushi, 9 shkurt 2009

Ka shumė dukuri tė sjelljes sė njerėzve tanė, tė cilat po bėhen shqetėsuese pėr shoqėrinė tonė.

Duke e vlerėsuar nė tėrėsi situatėn qė pėrjetojmė, duhet tė preokupohemi si qytetarė, pėr faktin qė shoqėrisė shqiptare vazhdon tė mos i funksionojė si duhet "sistemi i vlerave" morale, me tė cilat ndėrtohet jeta dhe qytetėrimi modern.

Pėrditė krime, vrasje dhe vetėvrasje, brutalitet i skajshėm nė marrėdhėniet sociale, sjellje rrugaēe, shfaqje tė bujshme tė dhunės mbi mjekėt dhe mėsuesit, dhunė nė familje mbi gratė dhe fėmijėt.

Kjo situatė morale e turbullt, tregon se shoqėria ėshtė duke jetuar nė pikėn mė kritike vorbullėn e shqetėsimeve sociale, morale dhe psikologjike tė kohės moderne.

Vlerat e respektit dhe humanizmit po zėvendėsohen me shfaqjet e pushtetit tė dhunės fizike dhe tė parasė, qė po bėhet ekuivalent i pėrgjithshėm i tė gjitha vlerave nė shoqėrinė tonė. Praktikisht, nėse nuk duam tė mbulojmė tė vėrtetėn me "gjethe fiku", jemi pėrballė njė situate kaotike dhe "anomie" vlerash, mungese pėrcaktimi tė rregullave qė i duhen qytetėrimit tonė pėr tė qenė i ekuilibruar brenda vetes.

Shumica e njerėzve tanė janė tė hutuar, tė ēoroditur pėr atė qė po ndodh. Problemi nuk ėshtė teorik, por etik dhe ekzistencial pėr orientimin moral tė organizimit tė shoqėrisė dhe sjelljes sociale tė njerėzve tanė.

Nė shumė takime dhe biseda qė kam zhvilluar kohėt e fundit me tė rinj shkollarė, universitarė dhe qytetarė, ky shqetėsim ėshtė fare eminent. Kudo, nė ēdo ambient dhe grup social qė bisedon, shqetėsimi pėr "prishjen" e njeriut, shoqėrisė dhe sistemit tė vlerave morale tė shoqėrisė sonė, ėshtė bėrė fundamental.

Tė rinj e tė moshuar, qytetarė dhe banorė tė zonave rurale, nxėnės, mėsues e studentė, tė shtrojnė pyetjen e sinqertė:

Ku po shkon shoqėria dhe si do tė funksionojė ajo kur mungojnė vlerat morale dhe sociale, kur ato janė nė "krizė ekzistenciale"?

A ėshtė ky realitet i ri nė pėrputhje me pėrfytyrimet tona individuale mbi jetėn dhe natyrėn e qytetėrimit modern?

Nuk ėshtė e lehtė t'i pėrgjigjesh nė mėnyrė mekanike kėsaj dileme sociale, e cila tashmė shfaqet nė realitetin tonė nė formėn e pesimizmit social, tė mungesės sė besimit social, tė krizės sė njė mase tė vlerave qė i duhen shoqėrisė sonė pėr tė qenė kohezive, e orientuar nė sens me prirjen moderne tė zhvillimit.

Shkalla e tronditjes shpirtėrore tė njerėzve pėr "krizėn e vlerave" qė po pėrjetojmė, ėshtė e ndryshme, nė pėrputhje me kulturėn, moshėn, traditėn pozitėn gjeografike tė jetės, nivelin arsimor, aftėsinė e mendjes pėr tė qenė e "hapur" ndaj imperativave tė ndryshimeve, etj. Por, gjithsesi, pėr tė gjithė ne ndihet shqetėsimi i pėrbashkėt, tronditja e "bazės morale", qė vjen nga nėnvlerėsimi absurd i "sistemit tė vlerave" qė duhen pėr tė orientuar jetėn drejt standardeve tė pranuara tė modernitetit dhe qytetėrimit.

Sepse i kemi vėnė shkelmin ēdo sistemi vlerash qė orienton jetėn sociale dhe individuale. Arbitrariteti social dhe voluntarizmi moral janė bėrė tipar esencial i sjelljes private dhe publike.

Kaosi i jetės shoqėrore po zgjerohet pikėrisht nga mungesa e njė sistemi tė vlerave konsensuale tė jetės private dhe publike, tė cilat duhet tė respektohen nga njerėzit tanė. Nėse do tė vazhdojmė tė ecim kėshtu, do tė thotė se nuk jemi duke ndėrtuar shoqėrinė moderne, por "shoqėrinė e bardhė", duke e ēuar kaotikisht drejt njė "xhungle sociale".

Shoqėria, sado moderne qė tė bėhet, ka nevojė pėr njė sistem vlerash tė reja, rregullash morale qė ndihmojnė njeriun qė tė bėhet qytetar, duke respektuar veten, tjetrin dhe shoqėrinė.

Por, ky respekt dhe situata e rregullit social konsensual, si marrėveshje midis qytetarėve tanė, nuk mund tė realizohet nėse nuk kemi njė "sistem" rregullash, vlerash dhe parimesh, qė duhet tė jenė imperative, detyruese pėr qytetėrimin tonė.

Padyshim, shoqėria jonė, nė kėtė etapė, nuk ka nevojė pėr "tabutė" e vjetra morale tė shoqėrisė sė vjetėr, konservatore dhe patriarkale, koha e tė cilave ka marrė fund. Rikthimi i tyre ėshtė ose i pamundur ose thjesht njė eksperiment i "donkishotizmit social". Ne nuk kemi as kohė, as nuk na ndihmojnė eksperimentet sociale me natyrė konservatore e sentimentale, qė e lidhin sistemin e vlerave morale tė shoqėrisė me atė tė shoqėrisė dhe regjimit tė kaluar.

Por, ndėrkaq, nuk mund tė mos jemi tė shqetėsuar qė, tashmė, nė shoqėrinė shqiptare po tentohet tė ecet drejt njė "shkretėtire morale", drejt njė shoqėrie pa sistem vlerash, qė i duhen me patjetėr stabilitetit tė qytetėrimit tonė.

Nuk mund ta fshehim tė vėrtetėn, nėse duam tė ndryshojmė standardet e jetės, tė sjelljes dhe tė qytetėrimit tonė.

Deformimi i jetės sociale tė shoqėrisė shqiptare, braktisja tėrėsore e vlerave pozitive tė trashėguara apo tė krijuara, ka sjellė njė vakum, i cili ka bėrė tė mundur qė, gradualisht, sistemin e domosdoshėm tė vlerave, ta zėvendėsojmė me "shenjtėrinė e parasė", e cila tani vėrtet tenton qė tė bėhet mjet universal, qė zėvendėson tė gjithė vlerat e tjera.

Personalisht, mė duket e drejtė dhe bashkohem me shqetėsimin e pėrgjithshėm sociologjik, se rruga qė kemi nisur po tenton tė rrafshojė tė gjithė sistemin e vlerave morale, qė kanė tė bėjnė me jetėn humane tė njeriut, duke cenuar vlerat e martesės, familjes, konceptet e nderit, humanizmit, solidaritetit ndėrbreznor, tė sjelljes komunitare, tė dėlirėsisė seksuale, tė fqinjėsisė dhe miqėsisė, etj.

Duke ecur nė kėtė rrugė, shoqėria shqiptare po i largohet humanitetit social. Individualizimi i shoqėrisė, shndėrrimi i njeriut nė "subjekt tė vetėmjaftueshėm", tė pavarur nga shoqėria, ėshtė padyshim hap pozitiv i modernitetit. Por, ky nuk ėshtė argument pėr tė mos pranuar rolin dhe funksionin e njė sistemi tė pėrbashkėt vlerash, qė do e mbrojnė shoqėrinė tonė nga destruksioni social...

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara