HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Bashkėpunim, tolerancė dhe kompromise


-- intervistė me z. Hysen Ibrahimi, Malėsia e Madhe - 31.01.2009

Hysen Ibrahimi Intervistė me z. Hysen Ibrahimin, Kryetarin e Lidhjes Demokratike tė Dardanisė - Dega nė Suedi, anėtarin e Kėshillit Kombėtar tė Lidhjes Demokratike tė Dardanisė, nė Prishtinė me nė krye me Akademik Nexhat Dacin, Kryetar, dhe bashkėpunėtor i Kryetarit tė parė tė Republikės sė Kosovės, Dr. Ibrahim Rugovės, dhėnė faqes mediale http://www.shqipnia.eu/ - Malėsia e Madhe.

1. Zoti Hysen Ibrahimi, ju patėt fatin e lumtun tė jeni nxėnės i Kolosit ma te madhė tė politikes shqiptare tė shekullit tė XX - tė zotit Dr. Ibrahim Rugova , dhe unė mendoj mesuat shumė nga ai.
Pėrshėndetje pėr faqen mediale Tuajen Malėsia e Madhe, dhe juve z. Gjonbalaj. Kur flasim pėr ish-Kryetarin e parė historik dhe shpirtėror tė Republikės sė Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, duhet ditur se flasim pėr njė presonalitet i cili e krijojė epokėn e tij. Duke qenė nxėnės i tij, bashkėpunėtor i tij, unė ndjehem krenar dhe tejet i priviligjuar qė i takojė Epokės sė Rugovės dhe nė frymėn e politikės sė tij. Kemi mėsuar shumė nga ai, dhe ne do t'a vazhdojmė rrugėn e tij pėr njė Unitet Kombėtar Shqiptar, sepse kjo ka qenė dhe mbeti ėndrra e ish-Kryetarit Dr. Ibrahim Rugova. Rrėnjėt e kėsaj filozofie politike janė aq tė thella dhe tė frytshme pėr Kombin Shqiptar, sa qė shumė gjenerata tė ardhshme do tė shėrbehen me veprat e Dr. Ibrahim Rugoves. Ai ishte udhėrrėfyesi, ai ishte politikani, ai ishte filozofi i filozofisė politike qė diti tė udhėheq Kosovėn drejtė pavarėsisė sė Republikės sė Kosovės si fazė e parė kalimtare, drejtė unifikimit tė Kombit Shqiptar, pėr njė Bashkim Kombėtar.
Falė menqurisė sė tij, e po ashtu edhe gjakut tė dėshmorėve dhe gjeneratave tė mėhershme, ne sot jemi shtet i njohur nga shtetet mė me ndikim nė botė me nė krye SHBA-tė dhe shtetet e Europės. Sot nė Kosovė dhe nė gjithė trevat shqiptare, shkojnė e pėrkulen para varrit tė tij, dhe veprės sė tij. Dr. Ibrahim Rugova edhe kundėrshtarėt mė tė mėdhenjė politik. Mbeti si njėra ndėr figurat mė emblematike e Kombit Shqiptar, menjėherė pas Skenderbeut dhe Nėnė Terezes.

Hysen Ibrahimi me Presidentin Rugova
Hysen Ibrahimi me Presidentin Rugova

2. Si e shihni gjendjen e shqiptarėve nė Mal te Zi ?
Po ne i pėrcjellim ngjarjet politike nė Mal tė Zi, sidomos kur e dimė se nė kėtė vitė janė zgjedhjet. Nuk mund tė themi se nė kėtė drejtim jemi nė rrugė tė mbarė, sidomos kur ėshtė fjala, bashkėpunimi mė i mirė i partive politike shqiptare nė Mal tė Zi. Liderėt e kėtyre partive politike, kanė pėrgjegjėsi politike dhe kombėtare para elektoratit tė tyre qė tė bashkėpunojnė me njė frymė demokratike, sidomos kur ėshtė fjala e interesave Kombėtare Shqiptare nė Mal tė Zi. Unifikimi i faktorit shqiptarė nė Mal tė Zi, gjithėsesi se sjellė pėrfitime mė tė mėdhaja nė nivel shteti edhe pėr vet kryetarėt e kėtyre partive e po ashtu edhe pėr tė drejtatė e qytetarėve shqiptarė nė kėtė shtet, se sa pėrfitimet personale tė tyre. Duhet menjanuar interesat partijake kur janė nė pyetje interesat Kombėtare. Kjo u dėshmua prej kohės sė Skenderbeut e deri te i Madhi Dr. Ibrahim Rugova. Tė merresh me politikė e mos tė pranosh bashkėpunim, kjo nuk pranohet nė politikė. Nė politikė nuk ka as miqė tė pėrhershėm, e as anmiq tė pėrhershėm. Kėta duhet tė jenė rival politik e asesi anmiq. Prandaj, apelojė tek tė gjithė liderėt e partive shqiptare nė Mal tė Zi, pėr njė unitet, bashkėpunim dhe ndėrtimin e njė platėforme politike pėr menjanimin e tė gjitha pakjartėsive, kur vjen nė pyetje Ēėshtja Kombėtare. Kjo do tė ishte pėrshėndetur nga ne tė gjithė.

3. A thua mjafton perkrahja e shteteve amė Shqiperisė dhe Kosovės per te perkrah popullates shqiptare nė Mal tė Zi?
Ne mendojmė se pėrkrahja e shtetit Amė Shqipėrisė dhe shtetit tė Republikės sė Kosovės, nė pėrkrahje tė popullatės shqiptare nė Mal tė Zi, por edhe nė Preshevė, Bujanoc e Medvegjė, Iliridė dhe Ēamėri, nuk janė duke e dhėnė maksimumin e tyre pėr tė ndikuar tek liderėt e partive shqiptare tė kėtyre trevave shqiptare e as nė Mal tė Zi. Kjo vjen si rrjedhojė e ngarkesave politike si tė Shqipėrisė kur tani edhe vet janė nė prag tė zgjedhjeve e shumė obligimeve tė tjera, e po ashtu edhe tė Kosovės. Gjė qė unė nuk kisha me quajtur si justifikim. Qė tė dy shtetet si Shqipėria ashtu edhe Kosova, duhet tė ndikojnė dhe t'u japin sygjerimet e tyre pėr njė bashkėpunim duke e kapėrcyer inatet nė mesin e tyre, edhe ate pėrmes takimeve tė drejtė pėrdrejta, duke i ftuar pėrnjėherė tė gjithė liderėt nė vizita si nė Tiranė ashtu dhe Prishtinė, pėr tė ndikuar nė tejkalimin e pengesave pėr tė dal mė tė fortė nė zgjedhjet tė cilat do tė mbahen nė kėtė vit nė Mal tė Zi. Duhet tė formohet njė Kėshill Koordinues i tė gjitha partive politike Shqiptare kudo qė ndodhen ato nė trevat e banuara me shqiptarė.

4. A keni kontakte me partit politike shqiptare ne Mal tė Zi?
Do tė donim qė tė kemi kontakte me tė gjitha partitė politike shqiptare nė Mal tė Zi, pėr shkėmbimin e pėrvojave, ideve dhe mėnyrėn e tė udhėhequrit politikė, gjė qė kishte me qenė nė interesin e pėrbashkėt. Kontakte pėrmes njė reciprociteti. Bashkėpunimi ēdo herė ka sjellur rezultate, sidomos nė pluralizmin politik si filozofi. Do tė ishim shumė tė lumtur qė tė kemi njė bashkėpunim edhe pse me disa lider tė partive politike shqiptare nė Mal tė Zi jam takuar dhe i njof personalisht. Ne kemi respekt pėr tė gjitha partitė politike shqiptare nė Mal tė Zi, sidomos vlerėsojmė lartė ndihmėn e vėllezėrve tanė nė Mal tė Zi, qė dhanė kontributin e tyre pėr Pavarėsine e Republikės sė Kosovės, si nė Mal tė Zi, Europė dhe Amerikė. Prandaj, ne duhet tė bashkėpunojmė dhe tė pėrfitojmė nga njėri tjetri nė pėrvojat politike dhe nė tė gjitha segmentet e jetės.

5. A mos janė shumė parti politike dhe janė nė dėm tė popullatės shqiptare?
Sigurisht se numri i madh i partive politike nuk ėshtė nė interes tė shqiptarėve qė tė dalin nė zgjedhje, sepse votatė shpėrndahen dhe nuk mund tė arrihet asgjė pa njė numėr tė caktuar tė votave pėr tė kaluar pragun. Por nė kėtė rast, dėmi vjen mė shumė nga mos bashkėpunimi nė mes tė liderėve se sa numri i madh i partive politike, gjė qė edhe kjo e fundit nuk ėshtė pėr t'u ē'vlerėsuar. Sa mė i madh ėshtė numri i partive poltike, mosbashkėpunimi ėshtė mė i thelluar dhe mė i dėmshėm. Po tė ishte bashkėpunimi nė nivel, numri i madh i partive politike vetėm sa kishte me begatuar platformen politike shqiptare. Ēelėsi pėr momentin ėshtė "BASHKĖPUNIMI" asgjė tjetėr.

6. A do tė ishte ma mirė tė bashkohen ne njė spekter politik ?
Fjala "spektėr" nė politikė ka njė kuptim pak sa mė ndryshe, qė nėnkupton pėrcaktimin e partive poltike nė spektrin e djathtė apo tė majtė. Interesi kombėtar ėshtė qė tė gjitha partitė politike tė rreshtohen nė spektrin e djathtė politik me orjentim nga SHBA-tė. Por gjithėsesi se njė kualicion i mundshėm nė mes tė partive shqiptare, kishte me sjellė rezultate mė tė mira pėr qytyetarėt shqiptarė nė Mal tė Zi, duke e ditur numrin e vogėl tė popullatės shqiptare qė ėshtė nė Mal tė Zi. Edhe tė bashkohet i tėri, vihet nė pikėpyetje se sa arrihet ajo ēfar dėshirohet ! Kjo duhet t'i vetėdisojė kryetarėt e tė gjitha partive, sidomos kryetarėt qė janė mė tė vjetėr dhe kanė pėrvojė politike mė tė madhe. Nuk dua qė t'i pėrmendi me emėr, por ata e dinė se nė kend po aludojmė. Ata duhet tė marrin pėrgjegjėsi mė tė mėdhaja, vullnet pėr tė kontribuar. E dimė se pėr kėtė kanė aftėsi dhe guxim, por dikush duhet tė inicojė. Njerėzit e mėdhenjė, mirren me procese tė mėdhaja.

7. A kish me vlejt politikanet shqiptar te partive politike te Malit Zi tė marrin kėshilla dhe udhėzohen nga diaspora e sidomos ajo pjesa ma e madhe e shqiptarve si gjindet nė USA?
Nė pluralizmin politik, dhe sidomos nė shtetet e perendimit nė vendet e qytetėruara, si nė Amerikė dhe Europė, kėshilla, bashkėpunimi dhe ideja vlerėsohet shumė lartė, bile paguhet me njė ēmim tė lartė. Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama, ka kėshilltarėt e vet tė sferave tė ndryshme politike, ekonomike, arsimore, shėndetėsore, sociale etj. Prandaj, jo vetėm partitė politike shqiptare nė Mal tė Zi, por edhe ne qė ndodhemi jasht atėdheut, edhe nė Shqipėri, Kosovė nė tė gjitha trevat e banuara me shqiptarė, kemi nevojė pėr kėshilla, duhet tė kėshillohemi nė mes veti dhe tė kemi njė bashkėpunim reciprok. Kjo vetėm sa e pasuron politiken shqiptare.

8.A mos kish ken ma mire se mergata te myll kronin financiar dhe t'i detyrojė kėto 6 parti te sillen si sherbetore te popullit e jo si te kishin at popull pron te veten ?

Secili politikanė, i cili merret me politikė (nė kėtė rast edhe ne qė merremi me politikė) duhet tė dinė se ėshtė nė shėrbim tė qytetarit pėr qytetarin. Ne kemi pėr detyrė tė zbatojė platformėn politike tė cilėn e kemi ē'palosur para elektoratit, ku me votėn e tyre, ne vijmėnė pushtetė por qė ne duhet zbatuar tė gjitha premtimet nė bazė tė projekteve. Gabohen rėndė tė gjithė ata politikanė qė konsiderojnė se qytetari ėshtė nė shėrbim tė tij, kjo do tė denohet heret a vonė me votėn e qytetarit. Prandaj politikat zhvillimore pėrcjellen nga elektorati.

9. A dot ishte mė mirė kėta politikan si janė nė fuqi tė e lėshojnė ato karrika pėr forcat e reja progresive tė cilat janė ma me elasticitet dhe kanė vizione tė cilat janė tė kėsaj kohe ?
Ndryshimet nėpėr parti politike vinė si rezultat i kohės qė duhet ndryshime dhe duhen freskuar politikat me gjeneratat e reja, sepse kanė njė elan mė tė madh pėr punė, kanė njė energji enorme dhe tani kur kemi edhe kuadro profesionale qė janė me profesion adekuat politolog tė shkėlqyer, e qė kishin me dhėnė kontributin e tyre. Prandaj, reformat janė tė mirėseardhura nėpėr parti tė cilat nuk mund t'i qojnė proceset pėrpara dhe nuk kanė aftėsi pėr bashkėounim me parti tė tjera pėr tė tejkaluar pengesat.

10. Zoti Hysen Ibrahimi, Ju jetoni dhe veproni nė mėrgim, keni krijua njė kulturė tė gjėrė dhe demokratike ne krahasim me at pjesė politikanėsh si jetojn nė trevat Etnike, a do tė ishte mė mirė pėr atdheun si tė sillen njerzit si janė shkolluar jashtė atdheut he janė mė vizionar dhe shohin gjanat ndryshe, kanė njohuri tė gjuhėve tė ndryshme dhe kanė kontakete tė spektreve tė ndryshme tė politikės dhe biznesit ndėrkomtar ?
Pėrderisa ne synojmė qė tė integrohemi nė Bashkimin Europiane dhe nė Aleancen Veriantlantike nė NATO, gjithsesi se n'a duhen pėrvojat dhe politikat zhvillimore nė tė gjitha sferat e jetės, si kusht pėr tė plotėsuar kėto standarde, pėr integrim. Gjithsesi, se kuadrot kudo qofshin si nė Europė apo SHBA dhe Mal tė Zi, duhet tė ishin tė mirėseardhura me pėrvojat e tyre nė politikat e standardeve qė kėrkohen, nga BE-ja dhe NATO, sepse procesi pėr t'u integruar kishte me qenė mė i shpejtė dhe mė me pak pengesa. Mėrgata shqiptare duhet tė shfrytėzohet si njė urė lidhėse drejtė integrimeve tė vendeve tona.

11. Ēfare u kishi kshillua apo propozua pėrfaqsuesve politik shqiptar nė Mal tė Zi?
Bashkėpunim, tolerancė dhe kompromise.

12. Ēfar kėshille keni pėr qytetarėt shqiptarė qė gjinden nė Mal tė Zi?
Sė pari dua tė shfrytėzojė mediat tuaja qė pėrmes kėsaj interviste t'i falendrojė nga zemra tė gjithė motratė dhe vėllezėrit shqiptarė, qė asnjėherė nuk kursyen asgjė pėr tė na ndihmuar nė kohėrat mė tė vėshtira para lufte, gjatė lufte dhe pas lufte qė na ndihmuan pėr Pavarėsinė e Kosovės. Zoti Ju bekoft tė gjithė Juve, Malėsorėt e Malėsisė sė Madhe, tė trungut ILIR. Si rezultat i kėsaj Pavarėsie ėshtė bashkimi i tė gjitha forcave Kombėtare Shqiptarei, lėvizjeve tė ndryshme, shumė gjeneratave tė mė hershme e gjerė nė ditėt e sotme. Si tė tillė duhet tė vazhdojmė dhe tė mendojmė edhe pėr gjeneratatė e ardhshme. Kosova dhe Shqipėria duhet tė na bashkojnė. Kurse kisha pėr tė i kėshilluar, qė votėn e tyre t'a kushtėzojnė me bashkėpunimin nė mes tė partive politike shqiptare.

13. Ēfarė u kishi thanė apo udhėzuar pjesės mėrgimtare tė kėsaj treve etnike?
Qė me pėrvojėn e tyre, tė ndikojnė nė bashkėpunimin e partive politike shqiptare nė Mal tė Zi. Tė mos biem pre e forcave tė huaja ! Mosbashkėpunimin e dėshiron krejtė tjetėr kush qė nuk na donė tė mirėn e popullit Shqiptar.

14. A jeni dakord qė perfaqsuesit dhe politikanet shqiptarė tė hjekin termin (shqipnia e madhe) tė cilin e krijoj Serbia per interesa tė veta shoviniste, dhe te perdorin termin Shqipnia Etnike?
Idenė e "Shqipėrisė sė Madhe" e kanė ideuar forcat nacionaliste sllave, sidomos Serbija, me pretekst se ne duam diq qė nuk ėshtė e jona. Pretendojmė teritore pėr tė krijuar njė Shqipėri tė madhe, pa qenė teritoret e tyre….. e kėshtu me radhė. Kjo edhe ka ndikuar nė negativisht nė njė masė tė madhe nė ēarqet ndėrkombėtare, se gjoja ne shqiptarėt jemi ata qė kemi tendenca kolonialiste, gjė qė e vėrteta ka qenė krejtė kundėr, se Serbija dhe shtete fqinje kanė kolonizuar tokat shqiptare, duke filluar nag Serbia me Kosovėn, Maqedonia me Iliriden, Greqia me Qamėrinė, Mali i Zi me Malėsinė e Madhe, Plavė dhe Gusi dhe Ulqinin. Duke pasur parasysh pėrvojat e shteteve nė ribashkimin e tyre si Gjermania, ata nuk e quajten Gjermania e Madhe, as Gjermani Etnike. Por thjesht Gjermani. Sot nė botė nuk kemi shtete etnike tė pastra, por janė kryesisht nė pėrbėrjen e tyre edhe me pakica tė tjera. Edhe Shqipėria edhe Kosova nė pėrbėrjen e saj ka pakica tė tjera etnike. Prandaj edhe ne duhet tė synojmė qė tė kemi shtetin tonė tė qindra vjetėve mė parė, i cili ka qenė. Dhe ai shtet (sipas mendimit tim personal) duhet tė jetė vetėm: SHQIPĖRI, kurse bota tė na quan, ALBENIEN. Pėr botėn ėshtė mė i kuptueshėm dhe real.

15. Dhe kur tė bahet bashkimi mbarė Komtar! Ku do tė kishit pas dėshirė tė vendoset kryeqyteti: Tiranė, Prizeren apo nė Shkup ?
Dėshira ėshtė diq krejtė tjetėr, kurse mundėsit dhe realiteti kohor janė diq tjetėr. Po i referohem realitetit. Integrimet nė BE, do tė zvogėlojnė dukshėm dėshirėn e popujve pėr njė Bashkim Kombėtar, pėr derisa integrimi do t'i "zhdukė" tė gjithė kufijtė pėr lėvizjen e lirė. Duke e pa zhvillimet e hovshėm, nė BE, sot njeriu mund tė udhėtojė nė tėrė BE-nė dhe nuk dinė se ku ėshtė kufiri, me pėrjashtim qė kanė mbetur kabinatė e mėhershme tė kufijve. Ėshtė duke u punuar pėr Shtetet e Bashkimit Europian (SHBE) qė nė njė tė ardhme si SHBA-ja ashtu edhe SHBE-ja, do tė synojnė politika tė pėrbashkėta, dhe politikat e tjera janė vėshtirė tė rezistojnė. Pas dhjet vjete, i tėrė rajoni i Ballkanit do tė jet i integruar nė BE. Ne nuk mund tė dalim jasht kornizave Europiane, sepse aty ėshtė ardhėmira e Kombit Shqiptar, si nė BE ashtu edhe nė NATO dhe miqėsi tė pėrhershme me SHBA-tė.

16. Ēfar dot u thoni lexuesve te faqes www.shqipnia.eu Malėsia e Madhe?
Ju pėrgėzojė pėr punėn dhe nė profesionin Tuaj, qė tė jeni sa mė objektiv nė prezentimin e temave tė ndryshme. Kam respekt pėr faqen Tuaj, dhe pėr Ju, z. GjonBala.

17. Z. Hysen Ibrahimi, ju falenderojmė pėr intervisten.
Falenderimet ju dedikohen Juve.

Intervistoi: Gazetari i faqes mediale Malėsia e Madhe z. S. GjonBala, 31.1.2009

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara