HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kumtesė nė Universitetin e Shkodrės mbi mėsuesin e nderuar Kolė Ashta

-- nga Islam Dizdari

Ėshtė nder dhe kėnaqėsi e veēantė tė flasėsh pėr njė mėsues e njeri tė nderuar, pėr njė studiues tė zellshėm qė tėrė jetėn e vet punoi si pak kush nė dy fusha njėherėsh, nė atė tė arsimit dhe nė atė tė shkencės. Cila nga kėto fusha ka pasur mė tepėr rėndėsi? Ndoshta pėrgjigjen mė tė mirė mund tė na japė vetė profesori, por tė paktėn nga tematika e referimeve tė sotme, vlerėsimi i kuadrit shoqėror anon nga kupa e shkencės. Por unė jam disi nė kundėrshtim me kėtė.

30 vjet punoi me pasion nė arsimin e mesėm e tė lartė, nė gjimnazin e Beratit, normalen e Elbasanit, nė gjimnazin e Shkodrės dhe nė Institutin e Lartė Pedagogjik. Mbasi kreu studimet nė Romė, punoi nė Institutin e Studimeve Shqiptare sė bashku me intelektualėt e shquar Ēabej, Xhuvani, Dhimitėr Berati, Eqerem Bej Vlora, Ethem Haxhi Ademi etj. Mbas lufte nga punonjės shkencor nė fushėn e studimeve letrare e gjuhėsore, e emėrojnė mėsues nė Berat. Ėshtė koha e pėrmbysjeve tė mėdha, e luftės sė ashpėr kundėr inteligjencės shqiptare, e vrasjeve, burgosjeve, internimeve. Gjama e luftės sė klasave kishte filluar.

E profesor Kola qė kishte mbrojtur temėn e diplomės pėr Epikėn e Fishtės, tė mė falni, edhe sot s’ka qejf ta thotė tė plotė titullin e diplomės sė vet, sepse jo vetėm qė u ndoq e u ndrye nė 100 drynjė Fishta, por u ndoqėn e u persekutuan ata qė kishin pasur nderin tė studionin veprat e tij. Ndėrsa ky njeri i heshtur dhe i devotshėm me shumė mirėsjellje, ende nuk dėshiron ta thotė tė plotė titullin e disertacionit “Epika e Gjergj Fishtės”, papritmas shpėrthen duke recituar nė atė dhomė tė shtėpisė plot dritė-hije vargjet e famshme tė Lahutės. E tashti s’ėshtė mė burri i qetė dhe i heshtur, por njė djalosh plot vrull e rreptėsi, qė ia ngjallė vargu epik i poetit tė madh. Por pėr fatin tė keq tonin kėto vargje kėto vargje tė Fishtės mėsuesi nuk pat mundėsi tua mėsonte fėmijėve, tua recitonte nxėnėsve, tua pėrcillte atyre mesazhin e madh kombėtar.

I mbrujtur me njė kulturė tė gjerė letrare e gjuhėsore, pėr shkak tė programeve tė cunguara qė gjithnjė e mė shumė u mbushėn me letėrsi tė huaj sllave, aziatike, apo shqipe tė realizmit socialist, si tė gjithė mėsuesit e tjerė u detyrua t’i zbatonte kėto programe. Por tė gjithė brezat qė patėn fatin e mirė t’u bėnte mėsim profesor Kola, kujtojnė mirė preferencat e tij nė trajtimin e lėndės, nė vlerėsimin e autorėve e veprave tė ndryshme, kujtojnė thellėsinė e analizės dhe kėnaqėsinė e trajtimit tė Homerit, Dantes, Shekspirit, Gėtes apo autorėve tė vjetėr tė Veriut, tė Rilindėsve tė shquar apo tė Pavarėsisė. Edhe nxėnėsit e ndienin bezdinė qė kishte kur fillonte letėrsinė ruse apo shqipe tė realizmit socialist.

Pėr kėtė tregohen shumė qyfyre nga nxėnėsit qė kėtu s’ėshtė vendi tė kujtohen, por mesazhi i tyre ėshtė i qartė, mėsuesi punonte me bezdi sepse asgjė s’e ngrohte. E kujtoni se ėshtė koha e veprave tė tilla si Zarika, Ēlirimtarėt, Kėneta, Ashtu Myzeqe, etj. etj., qė veē ne e dimė se ē’kemi hequr duke gėnjyer veten e nxėnėsit pėr vlerat e tyre ideore e artistike. Tamam nė kėto kohėra tė errėta pėr vendin dhe kulturėn tonė atje nė Berat apo nė Elbasan fillon punėn shkencore. Tashmė studimet letrare pėr epikėn, pėr Fishtėn, e kush e di sa e sa projekte tė tjera e ide tė hershme djaloshare duhet tė ndryshoheshin, tė struken nė qoshe tė largėta e tė errėta. Duke qenė nė Berat njihet me Vexhi Buharanė pėr tė cilin profesor Kola flet plot respekt si njeri i kulturuar e studiues i zellshėm i gjuhėve orientale. Njihet edhe me veprimtarinė e Tahir Dizdarit e qė kėtu i lind dėshira e pasioni qė tė merret me letėrsinė e autorėve tė vjetėr. E unė kėtė do ta quaja njė fat tė madh pėr kulturėn tonė sepse atė punė qė bėri Profesor Kola tash 45 vjet duke shpuar si pika gurin, nuk mund ta bėnte as njė institut i tėrė studimesh.

Nė fillim puna nisi nė Elbasan duke punuar natėn me njė llambė vajguri pėr tė hulumtuar nė veprat e Kristoforidhit neologjizmat, e vazhdon nė Shkodėr me Matrangėn, Kuvendin e Arbėrit, Buzukun, Budin, Bogdanin etj. Mund tė thoni se ēlidhje ka kjo me mėsuesinė? Po. Kolė Ashta ka qenė mėsues, por mėsues vetėm nė shkollė, tė dielėn pėrgatitej pėr tėrė javėn, nė mbrėmje bėnte pėrgatitjen pėr tė nesėrmen. Gjatė ditės? Jo, gjatė ditės kishte punė tė tjera, gjurmonte nė veprat e autorėve tė vjetėr. E mendoni sa kohė ėshtė dashur tė deshifrojė njė fjalė, njė rresht, njė faqe nga Buzuku apo nga Matranga nė njė mikrofilm nė kushte tė vėshtira teknike.

Ndonėse ėshtė e vėshtirė pėr tė nxjerrė njė fjalė nga Profesor Kola, me gjithė pėrpjekjet, ai ėshtė shumė i heshtur e i kursyer, por nga njohja personale e nga bashkėbisedimet me shokė, kolegė e nxėnės tė tij, mund tė paraqesim disa nga momentet e punės sė tij si mėsues. Janė shkrirė nė njė studiuesi, mėsuesi dhe njeriu. Kjo duket mė sė miri nė vitet ’60 dhe mė pas kur i gjithė niveli i tij shkencorė e studimor, u vu nė shėrbim tė ngritjes sė nivelit tė lėndės sė leksioneve nė lėndėt: fonetikė, leksikologji, histori e gjuhės, dialektologji. Kėshtu lidhe mė sė miri e drejtpėrsėdrejti shkencėtari me pedagogun.

Ai u bė shembull pėr shumė kolegė tė tjerė tė cilėt ndryshe nga lėnda qė jepnin nė shkollat e larta, zgjidhnin njė fushė krejt tjetėr pėr tė mbrojtur disertacionin. E Profesor Kola s’u ndie kurrė, por punonte nė heshtje, kokulur si kalliri plotė kokrra, pa asnjė kreni, e cirkė cirkė grumbullonte lėndėn pėr mėsim e punė shkencore. Kjo s’ka qenė punė e letė, ai jo vetėm nuk pat asnjė pėrkrahje e nxitje, por iu vunė mjaft pengesa. Kushdo mund tė pyes, duke pas fituar titullin Doktor, si nuk u gjend mundėsia t’i njihesh ky titull, apo kishte mė shumė rėndėsi dhėnia e katėr provimeve? Nuk mjaftonin ato mijėra faqe punė e mirėfilltė shkencore? Si nuk u gjend mundėsia e pėrmbledhjes dhe e botimit tė veprave tė tija, pa folur kėtu pėr pengesat dhe nė botimet e periodikėve. Cili prej nesh nuk do tė tėrhiqej kur asgjė tė mos i botohej nė revistat e Institutit tė Gjuhėsisė e Letėrsisė, pėrveē njė Matrange?

Ėshtė forca e karakterit tė njeriut, kėmbėngulja dhe pėrkushtimi i tij qė e nxitėn tė pėrballojė barrėn e rėndė tė mėsuesit e mundimet e shkencėtarit. Sa prej mėsuesve u ankuan qė sjell puna me fėmijėt? E pra asgjė nė botė nuk u arritka pa mund e sakrifica. Mos tė harrojmė qė Profesor Kola ka punuar nė njė fushė tepėr tė vėshtirė e pėr shumė kėnd tė bezdisshme. Mendoni se ē’hiqet tė lexohet njė paragraf nga Buzuku i transkriptuar e i transliteruar, po nė origjinal e aq mė tepėr nė mikrofilm? Ky pasion gjithnjė e ka ngritur figurėn e mėsuesit para kolegėve, studentėve e miqve, por censorėt duke ndjekur me besnikėri vijėn e luftės sė klasave kurrė s’ia dhanė vlerėsimin e duhur. Vetėm gurė e pesha hodhėn.

E fyerja mė e madhe iu bė kur nė marsin e vitit 1975, pa pėrfunduar por dy muaj vitit shkollor, e nxjerrin nė pension sė bashku me mikun e tij, studiuesin po kaq tė zellshėm e tė heshtur, Fadil Podgorica. Kanė kaluar 17 vite e prof. Kola ndien shqetėsimin e fyerjes qė iu bė. Si ishte e mundur tė mos lejohej ky farė zotėrie tė pėrfundonte programin, tė mbaronte vitin sė bashku me studentėt? Po cila pedagogji, veē burokracisė diktatoriale e lejon kėtė? Kjo ishte forcim i luftės ideologjike kundėr shfaqjeve tė huaja qė kishte filluar nė plenumin e famshėm tė vitit 1974. E Kolė Ashta, studiuesi i Fishtės mė 1942, vazhdonte tė merrej me Buzukun, Budin e Bogdanin, etj., nė vend qė tė merrej me leksikun nė veprėn “Rreziku anglo-amerikan” qė filluan trė studionin shumė “gjuhėtarė” tė tjerė. E s’ėshtė pėr t’u ēuditur nga kritikat qė bėheshin qė Kolė Ashta, Jup Kastrati, Fadil Podgorica etj. nuk po merren me problemet aktuale, ndėrsa shumė vend zė e kaluara. Kuptimin e kėsaj kritike qė bėnte organizata bazė e partisė e Institutit, ishte i qartė.

Pavarėsisht se u pėrgatit pėr veprimtari shkencore nė fushėn e gjuhės dhe tė letėrsisė, pavarėsisht se nuk mori pėrgatitjen e nevojshme pedagogjike (Universitetet italiane nuk e kishin kėtė synim), ai punoi me shumė kujdes qė tė shkrinte nė njė nivelin shkencor tė lėndės me trajtimin metodik tė saj. Ai mėsoi nga pėrvoja e kolegėve. Kujton me kėnaqėsi pėr tė mirė metodistin e Normales sė Elbasanit, Musa Tafėn, ndėrsa nuk flet asnjė fjalė pėr drejtoreshėn dhe metodisten e shkollės ushtrimore tė Shkodrės, Aneta Baba- Ashta. Nxėnėsit e tij kujtojnė korrektėsinė, qartėsinė, argumentin e logjikėn e trajtimit letrar e shkencor tė lėndės, shoqėruar me diskutime shkencore e letrare nga nxėnėsit qė i lejonte dhe i hapte ashtu lirshėm profesori, shoqėruar me improvizime, dramatizime, gjeste e shėmbėllime qė lenin mbresa. Kėto kujtohen edhe sot me biseda nė mes nxėnėsish e kolegėsh. Kujtohen skenat e Makbetit me thikė nė dorė, dramatizimi i Kristoforidhit, qortimi i hartimit pa asnjė shenjė pikėsimi, vlerėsimi me dhjetė i njė nxėnėsi qė kishte prishur qetėsinė e dėnimi pas kėsaj pėr thyerje disipline e shumė tė tjera qė s’ėshtė nevoja e vendi tė pėrfliten.

Por unė dua tė theksoj njė ngjarje timen. Isha mėsues i ri nė shkollėn e mesme “Xheladin Fishta”, pėr herė tė parė zhvilloja provime mature me nxėnėsit qė i kisha pėrcjellė pėr shtatė vjet, e isha pėrpjekur fort. Tė nesėrmen shkova nė gjimnaz dhe kėrkova tė lexoj disa hartime pėr t’i krahasuar me tė nxėnėsve tė mijė. U zhgėnjeva. Nxėnėsit e Profesor Kolės as nuk krahasoheshin me tė mijtė pėr nga thellėsia e mendimit dhe e paraqitjes artistike. Kėtė e kuptova mė mirė kur lexova nė Arsimin Popullor studimin pėr hartimet. Qė atėherė e shikoja nga larg me shumė nderim atė burrė tė heshtur qė dinte vetėm tė punonte e jo tė ēonte pluhur si shumė tė tjerė rreth tij.

Nė qoftė se nė fushėn e shkencės punoi pa iu lodhur e s’ishte shpėrblyer ende, sepse veprat e tij presin tė botohen , nė arsim nderimi ka ardhur duke u rritur e zgjeruar nga brezi nė brez. Sot nxėnėsit e tij tani edhe disi tė moshuar, kujtojnė mėsuesin e tyre, edukatorin, njeriun, tė mirin e tė ndershmin deri nė pėrkushtim, shėmbėlltyrė e pėrkryer e korrektėsisė, thjeshtėsisė, dashurisė e respektit pėr kolegėt e nxėnėsit.

Ju faleminderit qė mė dhatė rastin tė shpreh respektin pėr burrin e ditur e mėsuesin shumė tė nderuar, Zotni Kolė Ashtėn, por nuk mund tė lė pa pėrmendur dhe bashkėshorten e mėsuesen e talentuar, Zonjėn Aneta Baba-Ashta, e cila qė prej njė kohe tė gjatė i krijoi kushte e domosdoshme qė zotėri Kola tė punojė i qetė.

Islam Dizdari: Shkodėr, mė 16.5.1992
Shėnim: Kjo kumtesė u mbajt nė Sesionin Shkencor, organizuar nga Universiteti “Luigj Gurakuqi”, pėr Prof. Kolė Ashtėn.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara