HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kujtim Ēashku: Marrėdhėnia me Berishėn? As nė qiell, e as nė tokė

-- nga Ilda Lumani, 3 mars 2009

“Njė koincidencė fatale, tamam mė 20 tė shkurtit 1991 morėm pjesė nė pėrmbysjen e bustit dhe u ndeshėm me policinė, tamam mė 20 shkurt 2009 unė mora mandatin dhe mė 21 tė shkurtit, njė ditė mė pas unė u ndodha pėrpara pėrleshjes me policinė”...
Njė histori e pėrsėritur kjo pėr regjisorin e mirėnjohur, fi tues i mjaft ēmimeve ndėrkombėtare, Kujtim Ēashku, aktualisht rektor i Akademisė sė Filmit dhe Multimedias “Marubi”. Akademisė, qė pak ditė mė parė oborri iu mbush me fadroma dhe vinēa... Ndėrsa, ēėshtja ėshtė mediatizuar tashmė dhe reagimet kanė qenė nga mė tė ndryshmet, vetė rektori Ēashku, nė njė intervistė ekskluzive pėr “Bulevard VIP”, tregon marrėdhėniet e tij me Kryeministrin e vendit, Sali Berisha. Njė njohje qė ka nisur qė nė vitet ’70 dhe qė arriti kulmin nė demonstratat e vitit ’91, kur nė tė njėjtin krah, Berisha dhe Ēashku luftonin pėr pluralizėm politik. Tashmė tė dy qėndrojnė nė dy role krejt tė paparashikuara; njėri ėshtė ekzekutivi, tjetri viktima...


Zoti Ēashku, kur jeni njohur ju me zotin Sali Berisha?

Ėshtė njė kohė e gjatė. Unė sapo isha kthyer nga studimet nė Rumani, dhe sigurisht duke qenė se menjėherė u mora me kinematografi -nė, nė mėnyrė krejtėsisht rastėsore kuptova qė njė njeri kishte njė atashim tė caktuar ndaj kulturės. Nė tė njėjtėn kohė, nė biseda tė ndryshme, duke qenė se unė kisha njė miqėsi me profesor Ylli Popėn, kuptova nė fakt qė nė klinikėn e prof. Popės ishin njė grup njerėzish intelektualė, tė cilėt qarkullonin njė letėrsi tė ndaluar tė asaj kohe. Kėshtu qė vetvetiu, prof. Ylli kishte studiuar nė Rumani, sikurse dhe unė dhe kishim njė sensibilitet tė caktuar ndaj asaj qė ne kishim lexuar dhe na vinte mirė qė gradualisht kjo lloj literature e ndaluar shpėrndahej dhe nė njerėz tė tjerė, dhe po kėshtu binte edhe nė dorėn e Sali Berishės. Natyrisht, ai kishte njė uri tė madhe pėr tė lexuar, pėr tė kapur ēdo gjė dhe kjo vjen sigurisht nga njerėz qė kanė mungesa dhe shpeshherė mundohen tė kompensojnė njė gjė e cila u ka munguar.

Nė ēfarė vitesh bėhet fjalė?

Unė po flas nė fund tė viteve ’70. Nė tė njėjtėn kohė, unė kam qenė shumė i lidhur me familjen Gėrvalla, dhe shpesh herė aty grupoheshin njerėz qė kishin njė ndjeshmėri ndaj ēėshtjes sė Kosovės. Duke qenė se vetė kisha njė “background” tė tillė, vetvetiu kjo pėrmendej herė pas here edhe nė interesimin e zotit Berisha nė ēėshtjen e Kosovės, kishim njė ndjeshmėri tė asaj kohe. Mė pas, nė faktin qė ai ishte njė mjek, fakti qė shpesh herė ishte prononcuar dhe mė shumė u sensibilizova kur nė njė moment tė caktuar filloi tė artikulohej ajo qė po pėrmbysej gjysma e Europės dhe nė tė njėjtėn kohė disa zėra intelektualėsh fi lluan tė shfaqeshin. Ndėr to ishte edhe zėri i Sali Berishės, me shkrimet qė botonte dhe nė tė njėjtėn kohė fi lloi tė krijohej edhe njė solidaritet i heshtur njerėzish,tė cilėt nė fusha tė ndryshme po fi llonin tė artikulonin zėrin e tyre pėr tė bėrė prezent se ēfarė ata mendonin lidhur me shembjen e diktaturės nė Shqipėri.

Mbaj mend qė nga ana institucionale, pėrplasja e parė kundra diktaturės ka qenė nė Kinostudio. Ka ndodhur qė njerėz qė pėrfaqėsonin struktura tė partisė, tė byrosė politike janė ndeshur me ne kėtu nė Kinostudio pėr shkak tė njė peticioni qė u bė pėr tė kėrkuar pluralizėm politik, duke pasur edhe unė edhe unė personalisht njė debat tė drejtpėrdrejtė. Madje kjo u pasua me kėrcėnime jete mė pas, por e vėrteta ėshtė qė gradualisht fi lloi tė ndihej njė frymė qė duhej tė vinte si njė erė e ndryshimeve tė mėdha nė jetėn shqiptare. Mė vonė u ndodhėm nė ditėn e parė tė demonstratės, tė tre sė bashku me zotin Besnik Mustafaji, zotin Sali Berisha dhe unė, qė bėmė pėrplasjen e parė, tė themi me policinė nė atė kohė, nė mbrojtje tė studentėve. Dhe, ajo ka mbetur njė nga kujtimet mė tė bukura tė jetės sime, kur studentėt sapo na panė fi lluan tė fl isnin qė; “intelektualėt janė me ne”. Pra, kuptohet pati njė aktivitet mjaft tė gjerė, mjaft tė gjatė. Gjatė gjithė angazhimit dhe impenjimit tim kur zoti Berisha mori drejtimin politik tė partisė, unė isha njeri sikurse jam edhe sot, i lidhur me tė drejtat e njeriut dhe mbeta, si tė thuash, nė bastionin tim qė ėshtė kultura dhe arti.

Pėrse nuk zgjodhėt, ashtu sikurse zoti Berisha, tė pėrfshiheshit nė politikė?

Pėr mua kishte mė shumė rėndėsi tė ndryshonte Shqipėria, tė ndryshonte sistemi, sesa tė bėja karrierė politike. Unė e kisha zgjedhur jetėn time, qė ta kaloja mes kulturės, mes tė drejtave tė njeriut dhe prandaj u bėra nismėtar i krijimit tė Forumit tė tė Drejtave tė Njeriut nė atė kohė. Tė mos harrojmė qė na atė kohė bėhej fjalė pėr njė mijė e dyqind e ca tė burgosur politikė, qė ishin ende nėpėr burgje dhe njė pjesė tė madhe tė fotografi ve tė atyre burgjeve dhe tė tyre unė i kam akoma sot dhe pres tė hap njė ekspozitė me gjithė sa ka ndodhur nė atė kohė. Por, pavarėsisht nga kjo, unė e kuptoj se ne ishim pjesė e njė peizazhi tė tėrė. Nuk dua tė them se ēdokush luanim si njė orkestėr, e cila tė ēonte nė njė pėrmbysje.

Nuk dua tė them qė kush kishte peshėn mė tė rėndė dhe peshėn mė tė madhe, por nė kėtė rast nuk mund tė mos thuash se zėri i Azem Hajdarit ishte njė vrasje e frikės pėr shumė e shumė njerėz tė tjerė tė asaj kohe, dhe nė tė njėjtėn kohė njė artikulim i shumė heshtjeve popullore, tė cilat akoma nuk kishin arritur tė nxirrnin zėrin dhe tė ulėrinin e tė pėrmbysnin diktaturėn. Por, ngjarjet kanė rrjedhur nė atė mėnyrė, qė tamam pėr fatin e keq apo koincidencė fatale, tamam mė 20 shkurt 1991 morėm pjesė nė pėrmbysjen e bustit dhe u ndeshėm me policinė, tamam mė 20 shkurt 2009 unė mora mandatin dhe mė 21 tė shkurtit, njė ditė mė pas unė u ndodha pėrpara pėrleshjes. Por, ishim nė dy anė tė ndryshme tė barrikadės, pra dhunohesha nga policia aktuale duke qenė tashmė rektor, duke qenė profesor nė Shkollėn e parė tė Filmit dhe Multimedias “Marubi” nė Shqipėri dhe duke qenė bashkė me studentėt. Nuk e di nė ēfarė mėnyre po jepte njė ‘EKO’ shumė tė madhe nė ndėrgjegjen time pėr tė bėrė ēfarė kishte ndryshuar nė njė kohė dhe nė njė kohė tjetėr.

Njohja me Berishėn ka nisur mjaft herėt, a keni qenė ndonjėherė miq?

Padyshim, njerėzit shpesh herė kanė ide tė pėrbashkėta dhe i ndajnė dhe pėr gjėrat qė mbrojnė. Nė kėtė rast, thashė edhe njėherė, impenjimi im ka qenė mė shumė drejt tė drejtave tė njeriut dhe kulturės. Unė jam detyruar shpesh herė tė bėj deklarata publike pėr tė drejtat e njeriut, qė jo gjithmonė, qofshin nė atė kohė apo nė kėtė kohė, bien nė unison me ata tė cilėt marrin fuqira ekzekutive apo politike. Kėshtu qė, nė kėtė rast, shpeshherė kjo lloj tolerance neve na mungon pėr ta kuptuar, qė nė fund tė fundit, kur vizioni i njė shoqėrie krijohet, kur zėra tė ndryshėm realizojnė peizazhin e plotė tė njė shoqėrie dhe jo si rezultat; a je me mua apo je kundra meje. Kjo lloj; a je pro a kundra, projekton nga njėra anė fajtorė, viktima apo agresorė, dhe nga ana tjetėr luan me fatin e viktimės.

Kėshtu qė nė kėtė rast, unė nuk besoj se do tė ishte rasti konkret, por efektivisht flasim qė pėr njė kohė tė caktuar ne kemi limbo, kemi qenė nė njė pozicion limbo, kur nuk je as nė qiell as nė tokė. Unė nuk kam bėrė as marketing, asnjė gjė, kėshtu qė ēfarė ka qenė ky pozicion limbo mes z.Berisha dhe mua. Por, jam pėrpjekur qė me qytetarinė time tė administroja nė ēdo kohė aspiratėn dhe ėndrrėn time qė kisha duke u kėrkuar qė nė qeverinė e mėparshme tė hapja kėta akademi “Marubi”. Sikurse, kėrkoj me tė gjitha mėnyrat tė mbrojmė interesat publike, tė mbrojmė akademinė publike, mos tė bėjmė kėtė lloj vandalizmi dhe shkatėrrimi tė asaj qė kemi krijuar, duke prishur dhe duke i dhėnė njė imazh shumė tė keq Shqipėrisė. Duhet tė dini njė gjė, ėshtė njė ndėrkombėtarizim i kėtij fenomeni, janė shumė regjisorė hollivudianė qė po shkruajnė revistat mė tė mėdha hollivudiane, qė kanė bėrė dy faqe artikull, vetėm pėr kėtė gjė; 142 rektorė nė akademi filmi dhe nė tė njėjtėn kohė televizive, qė janė bashkuar dhe i kanė shkruar z. Berisha.

Janė gjithė akademitė europiane tė filmit dhe televizionit qė i kanė shkruar Berishės, janė rektorėt e Europės Jugore qė po tė njėjtėn gjė kanė bėrė, dhe tani fillojnė universitetet njėra pas tjetrės tė shkruajnė. Kėshtu qė ky problem po merr njė masė mjaft tė gjerė ndėrkombėtarizuese, nė mėnyrė tė tillė qė z. Berisha t’i ofrojė mundėsi zgjidhjeje tė gjithė kėtij problemi tė ngritur ndėrkombėtar, qė mundet vėrtetė tė dėmtojė shumė rėndė imazhin e Shqipėrisė. Unė nuk mendoj se njerėzit kur janė nė distancė nuk dinė kush ėshtė krahu i majtė apo krahu i djathtė, ata e shohin si njė konflikt qė ėshtė mes njė ekzekutivi dhe njė artisti, apo njė shkolle arti dhe njė ekzekutivi. Dhe neve, duke qenė kėshtu, nė kėtė hapėsirė tė vogėl tonėn, fillojmė dhe themi ku ėshtė gardhi, ėshtė pak mė kėtej apo pak mė andej dhe harrojmė se nė kėtė luftė gardhi, pak mė andej a mė kėtej, ēfarė ēmimi paguan Shqipėria nė kėtė rast.

Dhe, kjo ėshtė fatkeqėsia mė e madhe, kėshtu qė unė e kam thėnė disa herė; ajo qė thotė zoti Pango qė ka paguar 300 mijė euro pėr tė bėrė njė spot publicitar, duhet tė dijė njė gjė, qė ne kemi shpenzuar 300 milionė euro vetėm nga dėmi qė ka sjellė goditja vandale qė ju bė studentėve dhe m’u bė mua personalisht nga policia aktuale, apo shembja e ekranit tė vetėm nė Shqipėri, siē ishte ekrani veror qė ishte nė oborrin e Akademisė ‘Marubi’. Por, akoma edhe mė e dėmshme ėshtė anulimi i Festivalit ndėrkombėtar tė tė Drejtave tė Njeriut, edicioni i katėrt i tė cilit do tė zhvillohej kėtė fillim prilli dhe nė tė njėjtėn kohė shkulja me njė vinē e banderolės sė madhe tė festivalit. Kėto pamje nė 2009 janė tė paperceptueshme nga bota. Ky ėshtė dėmi i madh qė njė ministėr Kulture bėn. Ai duhet tė luftonte pėr tė mbrojtur kėtė imazh, unė them qė njė ministėr Kulture me kėtė ka sjellė njė dėm tė jashtėzakonshėm pėr kulturėn shqiptare.

Ju treguat qė e keni njohur z. Berisha qysh nė fund tė viteve ’70. Cili ėshtė portretizimi qė do t’i bėnit ju atij qė nga ajo kohė nė sot?

Politika nė pėrgjithėsi ka tė tjera parametra. Politika udhėhiqet nga ēėshtje tė karakterit konjuktural, shpesh zgjidhjeve tė atypėratyshme dhe shpesh herė politikanėt humbin vizione universal, humbin principe, sepse shumė mė tepėr reagojnė ndaj preferencave tė tyre imediate. Shpeshherė janė tė detyruar tė japin zgjidhje tė atypėratyshme dhe shpeshherė, kur mundohesh tė japėsh njė zgjidhje tė atypėratyshme, mund edhe tė japėsh nga njė vendimmarrje e gabuar, tė krijosh njė katastrofė, njė dėm shumė tė madh nė perspektivė. Kėshtu qė, sa mė shumė vendime tė gabuara tė jenė nė krye tė piramidės, aq mė shumė dėme sjellin nė gjithė strukturėn e gjerė tė shoqėrisė shqiptare. Sa mė shumė i gabuar tė jetė njė vendim nė lartėsi tė piramidės, aq mė afatgjatė do tė jetė dėmi.

Prandaj, pėrgjegjėsia sot e njė politikani nė ēdo vendimmarrje nuk duhet tė jetė e lidhur me atė ēka shpeshherė ja imponon pozicioni qė ka pėr tė gjetur zgjidhje konjukturale, por pėrgjegjėsia duhet tė jetė e tillė qė tė mendohet se ēfarė do tė ndodhi me kėtė vendim qė merret sot 50 vjet mė pas. Ēfarė dėmi do t’i sillet nė kėtė rast, nė qoftė se mbyllet Akademia e Filmit, ēfarė dėmi do t’i vijė Shqipėrisė nėse do tė arrijė tė shkatėrrohet njė park, ose nėse do tė mendohet qė kėtu nesėr tė vijė fadroma dhe tė presė ullinjtė?! Ēfarė dėmi sillet qė ai ulli ėshtė dashur 100 vjet pėr t’u bėrė, dhe njė vendim i gabuar mundet qė nė njė ditė tė bukur ato 100 vjet t’i rrafshojė? Pra, kjo ėshtė ēėshtje pėrgjegjėsish, kjo ėshtė ēėshtje vizionesh, dhe kjo nė fund tė fundit ėshtė ndeshje kulturash. Duhet tė kuptojmė njė gjė, qė ne shpeshherė na ka munguar vizioni. Shpeshherė ne kemi qenė lojtarė tė lojės sė vogėl, dhe nė kėtė lojė tė vogėl interesash kemi humbur shumė. Prandaj, mund tė themi qė mė shumė se vendi i kohės sė fituar, kemi qenė vendi i kohės sė humbur.

Sipas jush, pėrse duan ta mbyllin Akademinė “Marubi”?

Problemi ėshtė se ne duhet tė shkėputemi nga njė mentalitet qė lidhet me njė kohė tė kaluar. Me mentalitetin e kohės sė kaluar, pushteti, prona, partia njėsoheshin, do tė thotė se ēdo gjė buronte nga njė interes i cili njėsonte vertikalisht funksionimin e shtetit dhe shoqėrisė. Ne jemi nė njė kohė tjetėr, kohė interesash qė do tė thotė kohė partnerėsh. Ti nuk mundesh kurrsesi tė bėsh diēka jashtė partnerėve me tė cilėt ti pretendon t’i kesh bashkėpunėtorė, pra kjo ėshtė njėra P shumė e rėndėsishme pėr mua. P-ja e dytė, do tė thotė pėrgjegjėsi juridike private. Ne duhet patjetėr tė pėrkrahim iniciativa private tė njerėzve, sepse janė iniciativa private qė ēlirojnė energjitė e njė shoqėrie nė sistemin tė cilin kemi zgjedhur. Dhe e treta qė ka shumė rėndėsi, ėshtė gėrshetoi interesat publike, qė do tė thotė njė P e tretė qė nė kėtė rast nuk bėn gjė tjetėr kėtu, por ai kopshti nė oborrin e akademisė ėshtė njė pronė publike, pavarėsisht se administrohet nga njė njeri me njė iniciativė private, por nė vetvete projekti ėshtė publik. Ai do tė funksionojė edhe nė atė kohė kur unė nuk do tė jem gjallė.

Ai do tė ketė interesa tė tjera mė tė gjera sesa faktori i atij qė i ka krijuar. Mendoni ju se ato universitete qė na i numėron bota ne 900 vjet tė themi se kush i krijoi dhe tė themi se nė atė kohė tė sulmoheshin ata njerėz qė i krijuan, pa ditur se ato do tė ekzistonin edhe 9 shekuj mė pas? Ne kemi 5 vjet qė e kemi krijuar, por pas 50 vjetėsh do jenė njerėz tė tjerė, domethėnė ta ruajmė universitetin e parė, ashtu sikurse ullinjtė, lulishtet. Ėshtė shumė e thjeshtė tė vish nė njė kinoteatėr tė vetėm qė kemi, tė vėsh vinēin atje dhe ta shkulėsh kur duhet tė mendosh se ēfarė ka ndodhur dhe ēfarė investimi ėshtė bėrė me atė kinoteatėr tė vetėm qė ke. Domethėnė, nė qoftė se jemi nė 2009 jemi para akteve tė tilla, unė e shoh shumė tė vėshtirė kėtė transformim nga 3 P-tė e njė sistemi tė shkuar si funksionim mentaliteti dhe veprimi nė ato 3 P-tė e tjera, qė janė ekzakt, qė korrespondojnė me sistemin qė Shqipėria ka zgjedhur.

Pra, nė pikėpamje reale kemi tė bėjmė me dy kultura tė ndryshme; kemi tė bėjmė me dy forma mentaliteti tė ndryshme, tė cilat nė qoftė se ne nuk i korrigjojmė, do tė pretendojmė qė jemi nė njė sistem demokratik, por me njė sistem tė menduari qė nuk korrespondon me sistemin qė ne kemi zgjedhur. Ky ėshtė problem kardinal sot nė shoqėrinė shqiptare. Shoqėria shqiptare ka zgjedhur njė sistem politik qė nuk korrespondon me sistemin e tė menduarit, dhe atėherė, nė qoftė se kėto nuk korrespondojnė sot, nesėr do tė na duhet me ēdo kusht tė ngremė universitetin, sepse aty fabrikohen ndryshimet e sistemit tė menduarit. Pastaj, nėse ne do tė bėjmė objekt sulmin e kėtyre universiteteve, shkatėrrimin e tyre do tė demonstrojmė se jemi ekzakt pjesė e njė sistemi tjetėr dhe duke qenė tė trembur pėr faktin e tė menduarit nė njė mėnyrė tjetėr, ne do tė biem nė mėnyrė graduale pėr t’u rikthyer pas, pėr tė pėrmbysur ndoshta, qoftė edhe sistemin politik qė ne kemi ndėrtuar.

Studentėt kanė qenė pėrkrah jush, por a keni pasur mbėshtetje nga shoqėria civile nė kėto momente?

Nė momentin qė fillon, ngjallet paniku dhe frika, nė momentin qė disa njerėz kanė projektuar ėndrra kėtu thonė qė ndodhemi pėrpara njė fakti tė tillė qė nė njė ditė me diell mund tė shkatėrrohet njė akademi, mund tė prishet njė shkollė, tė rrihen pedagogė dhe studentė apo mund tė dalim siē e pamė, se ėshtė po aq tronditėse. Unė dėgjova njė njeri qė pėrfaqėsonte njė strukturė tė njė komisioni, se ē’ishte njė emėr Mark Marku, i cili del dhe thotė qė nuk kemi mė nevojė pėr art dhe pėr kulturė, dhe pastaj filluan e u shqetėsuan njerėzit kur unė thashė se ne kemi njė mentalitet rrėnues dhe e ēova deri nė ekstrem, mbase njė mentalitet talebanesk.

Sepse, ato e shpallin me zė tė lartė se nuk kemi nevojė pėr kulturė, nuk kemi nevojė pėr histori dhe nė qoftė se vijmė ne nė kėtė mentalitet dhe njerėz tė kėsaj kategori e i ngjisim nė pushtet dhe fillojnė dhe i drejtohen opinionit publik shoqėror si tė mbyllet akademia e artit, tė mbyllet akademia e filmit tė mos prodhohen mė filma. Dhe, kur ti i ke dhėnė dhe zėrin duke e ngjitur nė strukturat e administratės shtetėrore do tė thotė qė ne kemi pėrpara njė krim monstruoz tė njė njeriu i cili ka marrė pėrsipėr tė shkatėrrojė jo vetėm atė qė ka ekzistuar mė parė dhe qė duhej ruajtur e kultivuar, por nė tė njėjtėn kohė ti trembi ėndrrat dhe ti vrasi ėndrrat e shqiptarėve, tė cilat e kėrkojnė me ēdo kusht ėndrrėn e tyre tė nesėrmen.

E kuptoni se ēfarė po ndodh nė kėtė peticion ndėrkombėtar qė po bėhet? Yjet e hollivudit qė po shkruajnė? Ky ėshtė problemi ynė dhe ky ėshtė problemi sesi njė politikė di tė bėjė apo nuk di tė bėjė politikė. Se ēfarė thonė pastaj, se janė pesė apo janė dhjetė, a duhet tė paguajė apo s’duhet tė paguajė, kėto janė probleme ordinere. Sepse, mė shumė rėndėsi ka qė ne jemi pėrpara njė fakti qė unė e quaj aset intelektual, atė e kemi gjėnė mė tė shtrenjtė sesa ajo tjetra qė quhet aset i ngurtė apo likid, qė shkon e vjen. Ne mund tė kemi pasuri shumė tė madhe sikurse ka Shqipėria ka ujėra, lumenj, ka peizazhe, ka gjithēka.

Problemi ėshtė si tė kemi idenė, tė na lindin ide pėr kėtė lloj potenciali qė kemi ta vėmė nė funksion tė shoqėrisė. Unė e kam thėnė dhe e them, se 67 pėr qind e mjedisit tė Kinostudios qėndron akoma i mbyllur dhe i kyēur. Do tė thotė qė nė 18 vjet rresht i kemi sjellė njė dėm tė jashtėzakonshėm shoqėrisė shqiptare, duke i mbajtur kėto tė mbyllura. Cilado politikė e majtė apo e djathtė, mua ajo nuk mė intereson, se shpesh njerėzit kur ulen nė njė karrige harrojnė dhe origjinėn nga vijnė.

Kush ėshtė pėrgjegjėsi pėr ju nė kėtė situatė?

Unė nuk mendoj tė gjej pėrgjegjėsin dhe tė vė gishtin. Ėshtė ndeshje kulturash, ėshtė ndeshje vizionesh, mund tė ketė brenda disinformacione, mund tė ketė xhelozi tė vogla, por problemi nuk shtrohet tek kėto qė potencialisht ekzistojnė nė vendin tonė. Problemi transferohet tek njerėzit qė kanė forcėn e vendimmarrjes. Nė qoftė se ti ke hedhur njė firmė tė gabuar do tė thotė qė ke gjetur njė zgjidhje tė gabuar dhe zgjidhja e gabuar, ėshtė sepse gjėrat kanė degraduar nė dhunė, atėherė do tė thotė qė ti duhet tė rishikosh tė gjithė parametrat e kėsaj zgjidhjeje tė gabuar qė ke bėrė dhe politikani prandaj ėshtė. Ėshtė absurde kur njė polic erdhi dhe tha; shiko sesa i fortė ėshtė shteti.

Ndėrkohė, kur ai po thoshte kėto fjalė, atje po shembej kinoteatri. Unė nuk e kuptova kurrsesi sesi njė shtet mund tė vėrė nė lėvizje gjithė makinerinė e vet shtetėrore pėr tė prishur njė teatėr si ky, kur fadroma pa fund, vinēa pa fund, polici pafund dhe pėr ēfarė po bėhej kjo gjė? Po bėhej pėr tė shembur njė skenė filmi, njė kinoteatėr tjetėr, pėrse ishte ngritur gjithė kjo makineri shtetėrore? Pėr tė shembur njė ekran. D.m.th, deri aty ka degraduar problemi, sepse ishte njė vendimmarrje e gabuar. Nė ēfarė nivele kjo vendimmarrje e gabuar, nuk ka rėndėsi, sepse kjo do tė ndodhte para syve tė ministrit tė ekonomisė, pėrpara syve tė ministrit tė kulturės, pėrpara syve tė kryeministrit, pėrpara syve tė presidentit dhe pastaj madje, madje pėrpara syve tė gjithė botės.

Se kėto imazhe janė shpėrndarė nė gjithė botėn sot. Ne jetojmė nė njė botė virtuale, harrojmė se nė njė moment tė vetėm gjithēka mund tė pushtojė mbarė rruzullin. Kėtė duhet tė mendojė politika sot. Enveri thoshte “ne do tė hedhim valle nė gojė tė ujkut apo ne nuk e vrasim mendjen se ēfarė thotė bota”. Kjo kohė ka falimentuar, ka vdekur tani jemi nė njė kohė ku ne duhet tė bashkojmė, tė koordinojmė interesat zėrin tonė me gjithė atė qė ne pretendojmė dhe pėr tė cilėn u ngrit rinia shqiptare nė ’90-ėn, pėr tė qenė pjesė e Europės dhe duhet tė jemi pjesė e Europės. Por nuk mund ta mendojmė dhe ta pranojė Europa tė ketė kamxhik mbi tė, sepse kėtu janė pedagogė evropianė dhe amerikanė janė studentė tė huaj qė vijnė dhe shkojnė nė shkollėn tonė.

Kėtu janė shtetet perėndimore, qeveritė e tyre qė kanė hedhur para dhe ajo skenė qė ėshtė ngritur me vinē janė brenda paratė e taksapaguesve perėndimorė. Nė kėtė rast mendoni se nė ēfarė absurditeti ėshtė vėnė njė politikė e gabuar e njė momenti qė ka njė ēmim shumė tė shtrenjtė jo tashmė por edhe nė tė ardhmen. Unė i bėj thirrje nė mėnyrė tė menjėhershme pėr njė zgjidhje sa mė oportune, sa mė tė shpejtė, tė rikthehet me tė gjitha ēmimet, skena tė rivendoset nė vendin e vet, tė ruhet si njė pronė publike, tė mos cenohet parku qė ėshtė aty, tė mos prihen ullinjtė, se krimi nėse do tė vazhdojė mė tej, do tė thellohet edhe mė tepėr. Nuk mundet tė presim ullinj njėqind vjeēar pėr tė mbjellė atje beton.

Lidhur me kėtė situatė a keni kontaktuar me z. Berisha?

Unė nuk kam kontaktuar me asnjė, por nuk e kuptoj kur del ambasadori amerikan, kur janė prononcime tė qeverive tė huaja dhe ambasadave tė tyre, siē ėshtė edhe nota e qeverisė gjermane, ambasadori britanik, qė thotė qė “Shqipėria tė bėjė kujdes, se ajo ende nuk plotėson kushtet dhe menjėherė fraza tjetėr ėshtė qė dėnon dhunėn e pėrdorur ndaj ‘Marubit’. Kjo do tė thotė qė i ėshtė dhėnė nė tryezė njė dokument qė vėrtet tregon sesa tė pėrgatitur jemi ne pėr t’u bėrė pjesė e kėsaj Europe, nėse me partnerėt europianė qė po punojmė po shkatėrrojmė investimet qė ata kanė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara