HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Lindja e njė shteti

Ilda Mara -- nga Ilda Mara*, 17 shkurt 2009

Intervistė me Presidentin e Kosovės, z. Fatmir Sejdiu

Pas vitesh tė gjata lufte dhe pėrpjekjesh diplomatike, Kosova mė nė fund u bė e pavarur. Cilat janė sfidat e vendit tuaj?

Ju keni tė drejtė, se janė dekada tė tėra tė pėrpjekjeve tė brezave tė shumtė dhe natyrisht, falė gjithė asaj pune tė madhe qė ėshtė bėrė nė kohė tė vėshtira, ėshtė pėrmbyllur cikli i pavarėsisė sė Kosovės. Mė nė fund Kosova ėshtė shtet sovran dhe i pavarur.

Deri tani e kanė njohur 54 shtete, nga 4 anėt e globit dhe pėr ne ėshtė me shumė rėndėsi qė e kanė njohur shtete me influencė tė madhe ndėrkombėtare, sidomos ato vende qė e kanė mbėshtetur nėn trysninė e madhe tė regjimeve serbe.

Shteti ynė sovran i sapolindur ka peripecitė e veta, nė kuptimin e asaj qė tė dėshmojė qėndrueshmėrinė e vetė politike, por nuk ka dyshim se Kosova e ka hapur portėn e ekzistencės sė saj. Gjithmonė kemi thėnė dhe themi: kemi pėrballė shume sfida, sidomos ato qė lidhen me pjesėn e qėndrueshmėrisė ekonomike tė Kosovės. Do tė thoja se Kosova ka shansin e vet, ėshtė njė vend me njė nėntokė jashtėzakonisht tė pasur, me pasuri minerare, ka njė popullsi jashtėzakonisht tė re nė moshė dhe kjo popullsi ėshtė e shkolluar nė pjesėn e saj mė tė madhe.

Fatmir Sejdiu
Presidenti i Kosovės Fatmir Sejdiu

Sfidat tona sigurisht janė ato tė njė shteti normal.

Shoqėria jone ėshtė njė shoqėri qė ka pėrjetuar trauma dhe natyrisht kėrkon kohė dhe hapėsirė qė tė mbėrrijė nė njė konsolidim shpirtėror, dhe me kėto probleme bashkė ėshtė edhe pajtimi qytetar. Kini parasysh se sot nuk ka ende njė integrim tė plotė tė komunitetit serb nė Kosovė, ata e refuzojnė pėr shkak dhe tė njė ndjenje tjetėr, tė tė qenit hegjemonė dhe supremaci ndaj tė tjerėve pėr njė kohė tė gjatė, dhe pėr kėtė shkak e kanė me hezitim integrimin nė jetėn e pėrditshme institucionale.

Ne ua kemi krijuar mundėsinė e vazhdueshme, njė pjesė e tyre e rėndėsishme janė nė institucione nė pushtet qendror, nė qeveri. Ata kanė tė njėjtat tė drejta me shumicėn, madje dhe mė tepėr se shumica, tė drejtat e pakicave janė tė garantuara me pakon e Ahtisaaarit, me Kushtetutėn e Kosovės, dhe me ligje specifike. 41 ligje janė nxjerre pėr ta me parime tė veēanta, te cilėt garantojnė pakicat nė Kosovė, si nė fushėn e vendimmarrjes me 2/3 sipas parimit tė Badinterit, dhe me vendet e rezervuara nė qeveri dhe nė parlament, qė deshėm s'deshėm do tė ishin kundėr demokracisė.

Dolėn apo s'dolėn nė proceset zgjedhore, fituan apo s'fituan nė zgjedhje, ata kanė vende tė garantuara nė institucionet kosovare, kjo ka qenė pjesė e sfidės sonė, po them paralelisht, dhe pjese e bujarisė tė shumicės, e cila nuk jeton me ndjenjėn e revanshit, ne dėshirojmė tė mbyllim atė kapitull tė tragjikes sė pėrjetuar nė nivel tė kujtesės dhe t'i hapim rrugė proceseve tė vendimmarrjes, tė bėjmė pėrmbushje tė pėrbashkėta tė kritereve pėr tė qenė tė integruar nė BE dhe nė NATO, sigurisht kjo e fundit jo vetėm pėr Kosovėn, po pėr sigurinė e krejt rajonit.

Cilat janė kėrcėnimet qė i kanosen Kosovės? Pėrse?

Shikoni, ne kemi dalė nga periudha e pasluftės me njė ecje qė s'ka qenė e lehtė, qė ka zgjatur 9 vjet dhe me njė idhnim tė madh tė Republikės sė Serbisė pėr tė vazhduar rolin shtypės ndaj Kosovės. Kėtu ėshtė paradoksi, do tė thoja, se ajo ende s’ka kėrkuar falje pėr krimet qė ka bėrė kundėr Kosovės, kundėr Bosnjės, dhe ende vazhdon me avazin e vjetėr pėr tė vazhduar veprėn e saj apo tendencėn tė mbajė kontrollin e vazhdueshėm tė vendeve tė rajonit, gjė qė ėshtė e pamundshme dhe ta mbaje Kosovėn si koloni. Unė e them gjithnjė qė Serbia asnjėherė s’e ka ēarė kokėn pėr qytetarėt serbė nė Kosovė, por gjithnjė pėr pasuritė e Kosovės dhe kjo lakmi vazhdon edhe sot e kėsaj dite. Megjithėse elita e sotme politike serbe mund tė duket mė pro-perėndimore, ajo duhet tė japė prova qė ta lėrė Kosovėn rehat, sė pari qė tė zhvillohemi dhe tė ndėrtojmė perspektivėn tonė, dhe tė ketė raporte tė mira fqinjėsore me vendet e rajonit. Serbia duhet tė dorėzojė kriminelet nė Hagė, se qeveria serbe duhet ta dije se ku fshihen kriminelet, siē qe rasti i Karaxhiēit! Sfidat dhe kėrcėnimet janė ende nė kėtė pėrpjekje, por besoj se ka njė bindje nė Kosovė dhe te ndėrkombėtarėt qė nuk mund tė ketė kthim prapa.

D.m.th., kėrcėnimi ėshtė... ?

Unė them se nė kėtė plan mund tė jete ndonjė mbėshtetės i Serbisė qė kėrkon tė mbaje pezull ende ēėshtjet e njohjeve tė mėtejshme tė Kosovės. Pėr arsye tė caktuara, federata ruse fatkeqėsisht ka pasur njė qasje joracionale edhe nė Kėshillin e Sigurimit, edhe nė debatet e mėvonshme, nė kuptimin e trysnive dhe kushtėzimeve me procese tė caktuara tė marrėveshjeve ekonomike apo tė marrėveshjeve tė llojeve tė tjera pėr vendet, tė cilat duhet tė njihnin Kosovėn. Kosova nuk ėshtė njė precedent, ėshtė njė karakter “sui generis” i pėrcaktuar dhe nė planin Ahtisaari, po ashtu dhe nė tiparet e veta qė ka, qoftė nė aspektin historik apo dhe nė aspektet e zhvillimeve tė saj kushtetuese, si dhe nė pozicionet qė ka pasur nė kuadėr tė federatės sė shpėrbėrė dhe deri nė tė drejtėn e vet, sikundėr dhe vendet e tjera. Madje, dhe bashkėsia ndėrkombėtare e ka hedhur poshtė sovranitetin e dikujt tjetėr qė ka pretenduar mbi Kosovėn dhe natyrisht, kjo politikė ēoi deri nė shpalljen e plotė tė pavarėsisė sė Kosovės nė njė akordancė tė plotė me ndėrkombėtarėt. Dhe ne e quajmė tė rėndėsishme, se partneret e Kosovės e kanė mbėshtetur dhe me pas Kosovėn pėr zhvillimet mė tė rėndėsishme, sidomos mbėshtetja me Konferencėn e Donatorėve, njė ndihmė e veēantė qė i ėshtė dhėnė Kosovės dhe ne duhet tė jemi shumė tė kujdesshėm me shpenzimet e kėtyre mjeteve.

Si e shpjegoni ju qė kaq pak vende e kanė njohur Kosovėn? Pėrse njohja ka ecur kaq ngadalė?

Besoj qė ka pasur njė prognozė, po unė s’kam operuar me shifra asnjėherė. Ēdo shtet sovran ka natyrėn e lindjes sė tij. Ne jemi tė kėnaqur me numrin e deritashėm. Pėr ne ėshtė me shumė rėndėsi qė Kosovėn deri mė sot e kanė njohur mė tepėr se 2/3 e Bashkimit Evropian, se e kanė njohur vendet qė krijojnė mė shumė se 60% tė GDP botėrore, se e kanė njohur 7 vende nga G8, dhe se e kanė njohur vende qė me buxhetin e tyre mbajnė mbi 80% tė buxhetit tė OKB. Prandaj, kėto vende i janė gjendur Kosovės nė kohėra tė vėshtira dhe do tė vazhdojnė nė kėtė qasje. Unė besoj se njohja do tė vazhdojė mė tej.

Gjykata Ndėrkombėtare, me padinė e Serbisė, a do ta ngadalėsojė njohjen?

Unė mendoj se nė njė kuptim jo! Ka qenė njė pėrgjigje e tri vendeve nė ditėn e debatit qė t'i jepet kjo mundėsi Serbisė pėr ngritjen e padisė, dhe atė ditė Portugalia, Mali i Zi dhe Maqedonia e kanė njohur Kosovėn, Emiratet e Bashkuara Arabe e njohėn gjithashtu. Njė pėrgjigje kjo jashtėzakonisht e mirė dhe ky cikėl i pėrmbyllur me vende tė rajonit, vende fqinje, ėshtė njė pėrgjigje dhe pėr vende tepėr tė largėta pėr tė thėnė qė Kosova ka problemet e veta, po s’ka probleme me tė tjerėt, fqinjėt. Qėllimi ynė ėshtė qasja e fqinjėsisė sė mirė, madje dhe me Serbinė nesėr! Natyrisht qė e ardhmja e SEE ėshtė nė bashkėpunim, nė tė gjitha fushat, edhe ato qė lidhen me paqen dhe me sigurinė, si dhe ato qė lidhen me komunikimet e lira tė qytetarėve, aspektet ekonomike dhe tė gjitha tė tjerat, nė suaza tė njė qėllimi tė pėrbashkėt pėr tė qenė anėtarė tė BE.

Kur mendoni se vendi juaj do tė bėhet anėtar i OKB?

Natyrisht qė do duhet ta njohin mbi 90 vende. Ne besojmė se do tė pėrmbyllet pranimi i Kosovės nė OKB. Besoj se do tė ndodhė dhe ka premtime tė shumta.

Cilat janė organizatat e tjera ndėrkombėtare qė Kosova synon tė bėhet anėtare? Pse?

Paralelisht, pėr Kosovėn ėshtė i rėndėsishėm anėtarėsimi nė FMN, ndėrsa me Bankėn Botėrore procedurat kanė nisur. Ndėrkohė qė anėtarėsimi dhe integrimi nė BE dhe NATO do tė jenė procese mbase pak mė tė gjata. Ne na gėzon fakti qė vendet e rajonit gati e kanė mbyllur ciklin; pėr ne ėshtė me shumė rėndėsi qė Shqipėria ka marrė ftesėn, qė Kroacia gjithashtu, qė do tė jenė anėtare tė NATO-s dhe po pėrmbushin kriteret pėr tė qenė anėtare tė BE.

Kosova ka njė shans tė mirė qė tė mos pėrjetojė trajektoren dhe gjatėsinė kohore qė kanė pas kėto vende me traditė mė tė gjatė sovraniteti dhe tė pavarėsisė sė tyre, nė kuptimin se legjislacioni i Kosovės ėshtė i pėrmbushur me kritere dhe standarde ndėrkombėtare. Ne kemi punuar gjatė gjithė kėsaj kohe me pėrfaqėsues tė BE qė janė nė Prishtinė nė konsorciume tė caktuara. Kosova ėshtė nė njė bazė tė standardeve dhe besoj se do tė arrijė vendet e tjera nė rrugėn e integrimit nė proceset e ardhshme.

Populli i Kosovės dhe e gjithė klasa politike i janė kundėrvėnė planit tė OKB, gjashtė pikėsh, plan, i cili e ka vėnė nė pozicion tė vėshtirė dhe bashkėsinė ndėrkombėtare nė Kosove. Cilat janė arsyet e kėtij refuzimi? Si e shpjegoni ju kėtė qorrsokak?

Mendoj se janė disa gjėra qė duhet tė shpjegohen nė opinion. Ka qenė njė qasje e gabuar e tė dėrguarit tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara pėr tė nisur njė dialog, i cili nė qasjen e tij apo nė idenė e tij themelore prek tema, tė cilat ne i kemi pėrfunduar. Ka ēėshtje qė nė gėrshetin e tyre prekin dhe nė indin e sovranitetit dhe tė strukturės shtetėrore tė Kosovės, nė parimet e ndėrtuara mbi bazėn e projektit Ahtisaari dhe Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės. Po ashtu, ėshtė gabuar qė ai ka anashkaluar qėndrimin e Prishtinės. Me kėtė s'dua tė them qė ne kemi njė qėndrim kapriēoz ndaj sjelljes sė tė dėrguarit special, por kemi njė qėndrim parimor, pėr arsye se pikat e ofruara nė elemente substanciale tė tyre pikėrisht shembin kėtė konstrukt tė ndėrtuar e tė mbėshtetur ndėrkombėtarisht tė shtetit tė Kosovės, dhe asnjė shtet sovran, dhe as Kosova, megjithatė nuk do tė lejonte qė tė ketė diēka qė nė njė formė apo tjetėr tė dėmtonte kėtė ecje, kėtė rezultat dhe kėtė konstrukt tė pergjithshem te arritur dhe po e them, tė mbėshtetur ndėrkombėtarisht. Asnjė vend qė e ka njohur Republikėn e Kosovės deri tani nuk ka patur deklarime tė tjera, pėrveēse e njohim Republikėn e Kosovės si shtet sovran dhe tė pavarur, qė nėnkupton integritetin e saj; e njohim Republikėn e Kosovės, e cila ėshtė zotuar nė zbatimin e projektit Ahtisaari, ndėrsa projekti Ahtisaari anashkalohet nė kėto gjashtė pikat; e njohim Republikėn e Kosovės pėr tė qenė partnerė tė rėndėsishėm tė bashkėpunimit dhe, prandaj, asnjė shtet s’mund tė jetė neutral nė kėtė proces. Kjo lojė qė ai njeri ka udhėhequr dhe nė njėfarė mėnyre ka marrė me tė parėn pėlqimin e Beogradit, pėr Prishtinėn ėshtė e papranueshme, pra dhe dokumenti si i tillė. Por kjo nuk do tė thotė asnjėherė se Prishtina ka qenė kundėr vendosjes sė EULEX nė Kosovė. Vendosja e EULEX nė Kosovė mbėshtetet nė parimet e ditura mirė dhe tė ndėrtuara mė herėt.

Nė planin Ahtisaari apo jo?

Absolutisht, ju e keni parasysh se EULEX ėshtė ftuar apo parashikuar qė tė jetė nė bazė tė projektit Ahtisaari. Si njė prezence civile ndėrkombėtare, e cila jo vetėm qė do tė mbėshtesė zbatimin e planit Ahtisaari, por dhe do tė japė mbėshtetjen nė fushėn e sigurisė. Ēėshtja e dytė ėshtė se, me deklaratėn e pavarėsisė ėshtė krijuar bazė, po ashtu, e rėndėsishme pėr tė patur EULEX nė Kosovė. Mė 4 shkurt 2008, para shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, ėshtė njė vendim i pėrbashkėt apo njė platforme e dokumentuar e Bashkimit Evropian nė joint-action plan, plani i pėrbashkėt i veprimit mbi mandatin e EULEX. Ėshtė nė Kushtetutėn e Kosovės e paraparė qė do tė jetė EULEX apo prezenca civile nė Kosovė; ėshtė nė ligjet specifike qė kanė tė bėjnė me fusha tė caktuara; ėshtė nė ftesėn qė unė si president i Kosovės i kam bėrė BE pėr t’i patur kėto institucione, ēfarė duhet tjetėr? Pse tė ketė nevojė tashmė tė negociohet dhe tė futemi nė rrafshe tė reja tė pėrplasjeve pėr diēka qė ėshtė pėrfunduar dhe kjo ėshtė joparimore, dhe s’mund tė ketė argumente askush pėr tė thėnė: “Eja tė shohim qė tė krijojmė njė bazė mė tė saktė”. Pėr ē’arsye? Kėto janė dy tendenca, tendenca e parė e Serbisė qė nėpėrmjet bashkėsisė ndėrkombėtare apo mbėshtetėsve tė saj, tė cilėt kanė kushtėzuar procese tė caktuara, tė rihapė edhe njėherė njė kapitull tė bisedimeve pėr tė thėnė qė ēėshtja e statusit tė Kosovės nuk ka pėrfunduar. Nė Kėshill tė Sigurimit nuk ka pas luhatje, dhe ne nuk do tė lejojmė qė t'i rikthehemi negociatave. Ne do t'i pėrmbahemi marrėveshjeve tė mėparshme qė janė arritur pėr vendosjen e EULEX nė Kosovė dhe assesi nuk do tė pajtohemi tė zbatojmė pika, tė cilat nė njė formė apo nė njė formė tjetėr janė nė pėrputhje me kėtė gjashtė pikėsh tė ashtuquajtur dhe qė prekin nė sensin e shtetit tė Kosovės.

A po bėn gabim bashkėsia ndėrkombėtare nė kėtė drejtim?

Unė mendoj se ėshtė njė qasje joracionale, nėse dikush insiston nė kėtė.

Cilat janė gabimet qė bashkėsia ndėrkombėtare ka bėrė nė Kosovė apo qė ėshtė duke bėrė?

Unė kam menduar se kemi mundur ta kryejmė mė shpejt procesin e investimeve nė Kosovė, sidomos me kohėzgjatjen e UNMIK. Nuk them se gjithnjė ka qene idil, po janė bėrė megjithatė punė tė mira nė Kosove. Nėse shohim fillimin dhe fundin, ėshtė kaluar njė distance kohore e gjatė, Kosova mos harroni se ka zhvilluar pese cikle zgjedhore gjatė kėsaj periudhe dhe rigjenerimin e forcimin e institucioneve. Zgjedhjet nė Kosovė janė shpallur si zgjedhjet mė tė mira nė tė gjithė Evropėn Juglindore, dhe kjo ėshtė cilėsi. Dhe kjo s'ėshtė bėrė nė formė tė dhunshme, por ėshtė pjesė e vullnetit tė vazhdueshėm tė qytetarėve tė Kosovės pėr tė shprehur nivelin e kulturės sė tyre politike dhe shtetformuese. Janė kėto zgjedhje gati njė tip referendumi pėr tė ardhmen e Kosovės, sepse njerėzit kanė votuar pėr shtetin e tyre, pėrmes votės sė lirė ata kanė shprehur mendimin e tyre, dhe kėto kanė shkuar nė proces tė qetė.

A e konsideroni gabim tė bashkėsisė ndėrkombėtare ēėshtjen e Mitrovicės?

Po, mund tė them se po! Po tė kishte pasur veprime energjike qė nė fillim, sigurisht qė situata do tė qe ndryshe. Nuk duhej tė lejohej dhe tolerohej veprimi i strukturave paralele, tė cilat kanė qenė gjithmonė struktura ilegale, dhe ato tė kenė mundėsi qė nė njėfarė mėnyre tė kapėrcejnė dhe tė bėjnė punėn e tyre destruktive, sepse i kanė marrė peng qytetarėt serbė tė Mitrovicės. Nuk i kanė lejuar qė ata t'i kthehen realitetit, nuk i kanė lejuar qė tė shohin perspektivėn. Megjithėse lufta ka mbaruar, qytetarėt serbė tė Mitrovicės kanė qenė tėrė kohės nėn tensionin e luftės; ėshtė atje njė pjesė njerėzish qė kanė borxhe dhe duhet ta kenė frikėn e pėrballjes me drejtėsinė ndėrkombėtare, sepse kanė bėrė krime nė Kosovė. Ata janė stacionuar dhe janė pjesė e skuadrave tė ndryshme qė kanė qenė nė lėvizje dhe kanė bėrė masakra, njė pjesė e tyre kanė dalė nga burgu i Mitrovicės, dhe ėshtė kjo kategori njerėzish qė nuk e duan stabilitetin. Atyre iu intereson tė ketė mjegullnajė tė vazhdueshme, tė mos ketė rend ligjor, tė mos ketė dogana dhe tė mbledhin haraēin vetė. Dhe kjo ėshtė njė konsekuencė e bashkėfajit edhe tė bashkėsisė ndėrkombėtare. Kėto grupe janė konsideruar nga OSBE dhe nga UNMIK si bandat e urave, pėrse bashkėsia ndėrkombėtare nuk ka reaguar? Nuk them se duhej bėrė me dhunė, po me aksione tė koordinuara pak nga pak do kishte mundur tė zinte atė hapėsirė, prandaj kėto janė pjesė e tė pabėrės...

E gabimeve?

Natyrisht!

Rusia pėrfitoi nga shpallja e pavarėsisė sė Kosovės pėr tė avancuar nė konfliktet e veta nė Kaukaz. Si e shpjegoni ju ofensivėn serbo-ruse nė OKB kundėr Kosovės? Si e parashikoni fundin e kėsaj ofensive?

Mund tė jetė njė shkas, njė casus belli, qė Rusia kėrkon tė krijojė paralele me vendet e Kaukazit, po qė nuk mund tė jenė tė qėndrueshme. Por pėrballjet e saj kanė interesa mė tė mėdha globale. Dhe unė ua kam pėrsėritur vazhdimisht edhe pėrfaqėsuesve perėndimorė, po edhe tė tjerėve - vija e kuqe e mbėshtetjes parimore dhe tė drejtė tė Perėndimit s'mund tė kapėrcehet nga njė trysni qė vjen nga Lindja, nė rastin tonė nga Federata Ruse, dhe nė kuptimin e testimit tė fuqisė dhe tė karakterit tė energjisė sė pėrbashkėt evropiane dhe amerikane pėr njė proces qė ėshtė pėrmbyllur suksesshėm.

Tė lejohet tė hapet ēėshtja e Kosovės pėr shkak tė pretendimeve tė Rusisė pėr tė hyrė nė Gjeorgji etj? Tė lejohet shembja e Kosovės pėr shkak tė interesave tė saj, pėrballjes me sistemet raketore dhe format e tjera? Tė lejohet prishja e njė koncepti tė pėrbashkėt evropian tė komunikimeve ekonomike dhe tė komunikimeve tė tjera pėr shkak tė interesave ruse? Tė daljes nė bregdet nė Mesdhe dhe tė formave tė tjera, dhe pėr tė mbėshtetur gjithmonė nė vijėn mė tė keqe tė mundshme njė qasje negative? Rusia ka qenė anėtare e Grupit tė Kontaktit dhe ka qenė e pėrbashkėt nė konkluzionin se duhet tė realizohet vullneti i shumicės nė Kosovė. Gjatė negociatave tė statusit, qė unė vetė i kam udhėhequr, kėrkohej njė zgjidhje qė tė sigurojė fazėn e stabilitetit, po cila ėshtė ajo zgjidhje? Ėshtė pavarėsia e njė kombi! Rusia ka qenė anėtare e treshes ndėrkombėtare dhe prapė ka pasur kėtė qasje proklamatave. Pse tė ndodhė diēka tjetėr? Pėrse tė ndodhė tė mbėshtetet qėndrimi i Serbisė dhe tė mos shihet se ēfarė ka bėrė Serbia ndaj Kosovės? Nė fund tė fundit, Kosova s'ka qenė asnjėherė pjesė e Serbisė dhe pėrballja ėshtė e interesave mė tė mėdha, ku Kosova s'mund tė luajė asnjė rol, po ajo qė ėshtė e sigurt, ėshtė se Kosova ka ecur mjaft nė rrugėn e saj historike dhe s'do tė ketė kthim prapa.

Nė Kosovė vihet re ende njė turbullirė legjislative mes qeverisė sė Kosovės, UNIMK dhe EULEX! Si po e pėrballon shteti, nė krye tė tė cilit ju qėndroni, kėtė rrėmuje administrative?

Unė nuk besoj se vazhdon ky dualitet, ne jemi duke e kapėrcyer kėtė periudhė. Ėshtė e vėrtetė qė ėshtė njė periudhė kohore e caktuar, nė tė cilėn UNMIK e kreu mandatin e tij dhe po i kalon pushtetin EULEX, pėr aq sa EULEX ka mandat kėtu.

A nuk ėshtė kjo e rrezikshme pėr Kosovėn?

Nė nivel parimor Kosova do tė ketė vetėm Kushtetutėn e saj dhe ligjet e saj. Unė mendoj se kjo periudhė e tranzicionit tė tanishėm do tė jetė shumė e shkurtėr.

Partia juaj, LDK, ėshtė nė aleancėn qeverisėse me kryeministrin, Hashim Thaēi. Si po kalon bashkėjetesa mes dy forcave politike?

Them se ėshtė njė qeverisje e dy partive mė tė mėdha nė Kosovė, ky ėshtė njė koalicion pėr Kosovėn. Kjo nuk do tė thotė qė tė mos bashkėpunohet me forcat e tjera. Unė mund tė them se Kosova e ka kaluar suksesshėm kėtė periudhė tepėr tė rėndėsishme nė njė koherencė tė plotė tė gjithė spektrit politik. Kini parasysh, edhe Kushtetuta, edhe ligjet, edhe shpallja e pavarėsisė janė bėrė nė konsensus tė plotė dhe kjo ėshtė e mrekullueshme! Mendoj se kjo frymė do tė vazhdojė, mund tė ketė dhe divergjenca mes pozitės dhe opozitės, por mund tė them se pėr karakterin e ecjes qė kemi pasur, kemi pasur qasje unike nė ēėshtjet e interesit tė vendit.

Njė qeveri e interesave kombėtare!

Tashmė mund tė thuhet se Kosova ka ushtrinė e saj? Kush ju ka ndihmuar pėr ta krijuar ushtrinė e Kosovės?

Kosova tashmė e ka tė themeluar Forcėn e re tė Sigurisė sė Kosovės qė nė njė sens ėshtė Ushtria e Kosovės. Kjo force do tė ketė 2500 trupa aktive dhe 800 rezerve. Puna po bėhet nėn mbikėqyrjen e plotė tė NATO-s. Pėr ne NATO ėshtė partner i rėndėsishėm, jo vetėm nė pjesėn e asaj qė mund tė quhet mbrojtje logjike e qytetarėve tė Kosovės dhe perspektivės sė saj, por dhe njė partner i rėndėsishėm nė zhvillim dhe strukturė, nė tė cilėn aspirojmė tė anėtarėsohemi si vend nė tė ardhmen.

Ėshtė gjithashtu partneri juaj kryesor pėr t'ju hapur dyert e integrimit euroatlantik tė Kosovės?

Absolutisht.

Si po bėhet procesi i decentralizimit? Kur mendohet tė pėrfundojė? Kjo ishte thembra e Akilit e negociatave tė Vjenės!

Ka qenė thembra e Akilit dhe ju e dini se kemi pasur biseda tė gjata, janė bėrė zgjedhje jo-racionale, por qė i kemi bėrė me vetėdije, si pėrgjigje nė kėrkesat e palės serbe. E quaj joracional njė vendim qė komunės sė Novobėrdės t'i shtohen disa fshatra, tė cilėt janė afėr Gjilanit, disa kilometra nga Gjilani, dhe janė gati 30 km larg nga qendra ku duhet tė shkojnė dhe tė marrin dokumentet. Kjo ka qene njė zgjidhje, pėr tė cilėn kanė reaguar dhe qytetarėt serbė tė kėtyre vendbanimeve. Pėr ne ėshtė me rėndėsi qė tė shohim qė ky proces tė zbatohet nė njė proces gradual.

Unė iu kam shtruar pyetjen ndėrkombėtarėve: Ėshtė irracionale qė presidenti, kryeministri, ministri i Pushtetit Lokal tė dalin tė zbatojnė ēka ėshtė parashikuar nė planin Ahtisaari, dhe nga ana tjetėr tė ofrohet njė tjetėr qasje irracionale ndaj Kosovės vetė?! Prandaj duhet tė merren gjėrat shtruar, projekti ekziston, duhet bėrė njė lobizim pozitiv nė kuptimin integrues tė qytetareve. S'mund tė krijohen partikularizma dhe shembje e karakterit unitar tė Kosovės. Decentralizimi do tė jetė njė shans mė tepėr pėr tė gjithė qytetarėt.

Si janė marrėdhėniet tuaja me pėrfaqėsuesit e minoritetit serb tė Kosovės?

Tė gjithė i trajtoj si qytetarė tė barabartė tė Kosovės. Unė kam raporte jashtėzakonisht korrekte me njerėzit qė janė nė institucione. Shfrytėzoj rastin shpesh tė vizitoj familjet e kthyera apo nėpėrmjet medieve tė tyre kam pasur komunikim me publikun e atjeshėm. Ka pasur raste qė institucioneve tė caktuara, mbase u ka kushtuar komunikimi me ta. Unė kam shkuar nė 2006 pėr Pashkė nė Manastirin e Deēanit bashkė me pėrfaqėsuesin special tė UNMIK, dhe ka ndodhur qė i kanė shkarkuar, pse ata kane ngrėnė dreke me mua! Po unė do tė vazhdoj me qasjen time qė tė gjithė t'i trajtoj si tė barabartė. Nuk e lė tė mė kalojė asnjė rast i festave tė rėndėsishme dhe iu drejtohem me mesazhe urimi. Dhe natyrisht, vijnė qytetarė serbė nė zyrėn time, paraqiten, bėjnė shkresa dhe unė mundohem t'u jap zgjidhje problemeve tė tyre.

Nė planin ekonomik, rezultatet nuk janė aq spektakolare, sot Kosova gjendet nė njė situatė tė vėshtirė, ku vihet re njė nivel i madh papunėsie dhe njė krize sociale e thellė... Si mendoni ju se do ta tejkaloni kėtė krizė?

Ne kemi probleme sociale e ekonomike, tė cilat janė pasojė e shkatėrrimeve tė hershme dhe tė mungesės sė investimeve pėr njė kohė tė gjatė nė Kosovė, dhe para se gjithash kane buruar edhe nga statusi i pazgjidhur i vendit.

Por, pėr kėto vite, pėrballja e institucioneve ka qenė me ēėshtjet qė realisht janė ashtu siē janė, nė pėrpjekje tė pėrmirėsimit tė kėsaj gjendjeje. Tashmė, si njė vend i pavarur e i njohur ndėrkombėtarisht po punojmė qė shumė shpejt tė krijojmė mundėsitė qė tė kemi njė zhvillim mė tė hovshėm ekonomik dhe qė do tė sigurojė mundėsi mė tė mira punėsimi e pėrparimi, si dhe nė veēanti tė investimeve nga jashtė, duke siguruar kushte sa mė tė favorshme pėr kėtė. Kosova ėshtė nė euro-zonė dhe ėshtė me rėndėsi, se kemi qenė tė disiplinuar nė respektimin e kritereve.

Ēfarė i ofron Kosova investuesve tė huaj?

Nė Kosovė janė bėrė njė numėr investimesh nė procesin e privatizimit tė objekteve tė ndryshme, janė bėrė investime do tė thoja jo ende me efekte tė plota nė fushėn e energjitikės, por mendoj se do tė bėhen investime strategjike nė kėtė fushė. Kosovės ende i mungojnė investime qė lidhen me zhvillimin e sektorėve tė caktuar ekonomikė, dhe ne kemi paradoksin, se kemi njė vend me pasuri tė pashtershme minerare, ndėrsa nuk ka investime nė kėtė drejtim deri mė tani.

Me konkretisht, nė ē’fusha prisni se do tė ketė investime?

Do tė ketė investime tė rėndėsishme nė fushėn e energjisė, do tė pėrfundohet me projektin e Kosovės C apo Kosova e re, do tė pėrfundohet me projekte nė agro-ekonomi. Kosova ka njė tokė tė mrekullueshme, dhe duhet tė gjenden mundėsitė qė tė investohet nė ndėrmarrjet e PME, si dhe investime nė fushat tė tjera. Siē e pėrmenda mė lart, ne jemi njė vend mjaft i pasur me pasuri minerare dhe po ashtu kemi burime njerėzore, popullatėn me moshe tė re mjaft aktive, tė interesuar pėr edukim sa me cilėsor e pėrgatitje sa mė tė mirė profesionale...

Cilat janė marrėdhėniet tuaja me Shqipėrinė? Projekte tė pėrbashkėta? Uniformizim i politikave tė rėndėsishme pėr vendin? A mbetet Shqipėria vetėm nė rolin e njė partneri strategjik apo do tė ketė dhe zhvillime tė tjera?

Janė marrėdhėnie tė shkėlqyeshme. Mund tė themi se janė marrėdhėnie qė rrjedhin natyrshėm nga njerėz tė njė gjaku. Pėr ne ėshtė me rėndėsi se Shqipėria ka qene mbėshtetėse e fuqishme pėr tė gjitha proceset qė kane shoqėruar Kosovėn deri nė pavarėsi, po tashmė janė natyrisht marrėdhėnie tė dy vendeve sovrane. Ne e ēmojmė kėtė realitet politik tė konstelacioneve tė krijuara nė Evropėn Juglindore. Dėshirojmė qė tė vazhdojmė bashkėpunimin me Shqipėrinė, si dhe vendet e tjera. Me Shqipėrinė kemi njė bashkėpunim tė shėndoshė, nė njė numėr tė madh projektesh.

Para disa ditėsh isha nė vizitė zyrtare nė Tiranė dhe propozova pikėrisht qė tė krijohet si njė shembull i mirė i gravitimit tonė tė vlerave evropiane dhe tė komunikimit, tė krijojmė njė si mini-Schengen tė Evropės Juglindore, derisa tė kemi integrimin nė BE. Pse njerėzit te mos lėvizin lirshėm vetėm me njė letėrnjoftim, pa patur nevojė pėr pasaportė?! Nėse Shqipėria ka marrė njė vendim dhe qė ėshtė i drejtė, qė gjatė verės njerėzit tė shkojnė nė bregdet, kur fluksi ėshtė shumė i madh, qė njerėzit mos t'u nėnshtrohen formaliteteve nė kufi, pėrderisa e aplikojmė gjatė muajve tė verės, pse mos tė jetė e njėjte dhe pėr pjesėn tjetėr tė vitit? Mali i Zi gjithashtu ka bėrė tė njėjtėn gjė.

Si janė marrėdhėniet tuaja me Maqedoninė, Malin e Zi dhe me vendet e tjera tė rajonit?

Jashtėzakonisht tė mira, janė marrėdhėnie praktike, dhe akoma mė mirė tashmė me njohjen. Maqedonia ka pasur arsyet e veta pse e kishte zvarritur pak njohjen, Mali i Zi i mund tė ketė pas akoma dhe mė tepėr, po ne i falėnderojmė vendimet e tyre sovrane pėr njohjen e shtetit tė Kosovės.

Zgjedhja e presidentit amerikan, Barack Obama, a ėshtė pozitive pėr Kosovėn?

Mendoj se SHBA kanė treguar dhe njėherė nė njė proces elektoral vlerat e demokracisė dhe ky ėshtė njė refleksion i kulturės shtetėrore. Dhe pėr ne ėshtė me rėndėsi qė presidenti Obama ka marrė mbėshtetjen e shqiptareve tė USA. Ata kanė njė politikė konsistente ndaj Kosovės. Jam i bindur se ata do tė vazhdojnė tė njėjtėn gjė pa hezitim.

Emėrimi i Hillary Clinton si sekretare Shteti a ėshtė pozitiv pėr Kosovėn?

Janė pjesėtarė tė historisė sė Kosovės....

Cilėt janė politikanėt aktualė qė e kanė kuptuar mė sė miri ēėshtjen e Kosovės?

Mendoj se ka qenė njė gjenerate tepėr e rėndėsishme qė ka mbėshtetur Kosovėn. Nuk mund tė harroj pozicionin e presidentit Bush nė 1992, as rolin e presidentit Clinton nė heqjen qafe tė shpatės qė priste koka nė Kosovė, s'mund tė harroj asnjėherė mjaft - shprehjen e presidentit George W. Bush mė 10 qershor 2008 dhe s'mund tė harroj dhe pėrkushtimet e dhjetėra senatorėve amerikanė.

Po s'mund tė harroj kryeministrin Blair, presidentin Shirak, s'mund tė harroj qasjen qė ka kryeministri Brown, dhe sigurisht s'mund tė harroj pėrkushtimin qė ka presidenti Sarkozy. Njė rol tė madh kanė luajtur dhe udhėheqėsit e shteteve tė Quintit, si dhe udhėheqja shqiptare.

Cila ėshtė ėndrra juaj pėr Kosovėn?

Ėndrra ėshtė realizuar te ne. Kam kujtimin e shumė njerėzve qė me vdekjen e natyrshme kanė shkuar me sy ēelė se si po bėhet Kosova. Kam respektin pėr shumė njerėz qė sakrifikuan gjatė luftės gjithēka pėr tė parė kėtė qė u realizua: Lindjen e shtetit tonė! Do tė dėshiroja qė tash e tutje tė jetė e natyrshme buzėqeshja e fėmijėve tė Kosovės.

* Studiuese dhe kėshilltare pranė revistės franceze “Politique Internationale”



Obama uroi Sejdiun nė pėrvjetorin e pavarėsisė


Barack Obama Presidenti i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Barack Obama, i ka dėrguar presidentit tė Republikės sė Kosovės, Fatmir Sejdiu, njė letėr urimi me rastin e 17 shkurtit, pėrvjetorit tė parė tė shpalljes sė pavarėsisė sė Republikės sė Kosovės.

Nė kėtė letėr thuhet: “Nė emėr tė popullit amerikan, ju pėrgėzoj ju dhe qytetarėt e Kosovės nė pėrvjetorin e parė tė deklaratės historike tė pavarėsisė sė Kosovės mė 17 shkurt”.

“Derisa populli i Kosovės punon drejt njė ardhmėrie tė pėrbashkėt, unė dua tė theksoj qė SHBA do tė vazhdojnė tė mbėshtesin njė Kosovė multietnike, tė pavarur dhe demokratike, nė pėrpjekjet e saj qė ta zėrė vendin e merituar si anėtare e plotė e bashkėsisė sė shteteve”, - pėrfundon letra e presidentit amerikan.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara