HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Prokurorja e Pėrgjithshme: Si ka ndryshuar jeta ime

Ina Rama: Ju rrėfej familjen time, nga vajzat te bashkėshorti

“Ruaj tė njėjtin stil nė veshjet e mia, duke i bėrė ato pak mė zyrtare, por qė tė mbeten femėrore”

Godina e hirtė nė njė ditė me shi tė fund - dhjetorit, me aparatin e metal detector-it nė hyrjen e vizitorėve dhe me heshtjen e skajshme, ndonėse ora ėshtė vetėm nėntė e mėngjesit kur gjithė institucionet e tjera gėlojnė nga hyrje–daljet, duket po aq hijerėndė sa edhe emri Prokurori e Pėrgjithshme.

Ina Rama Vajza ime e madhe, Tesa, e cila po bėhet nėntė vjeē, ėshtė ajo qė e ndjen mė shumė emėrimin nė kėtė detyrė, ose tė paktėn ėshtė ajo qė ėshtė nė gjendje tė shprehė ndonjė opinion rreth tij, pasi e vogla, e cila ėshtė 2 vjeē e gjysmė vetėm sa e njeh godinėn e Prokurorisė sė Pėrgjithshme kur ajo shfaqet nė televizion, meqė shoqėrohet gjithmonė ose me emrin tim ose me portretin dhe arrin tė thotė me mėnyren e saj: “Prokuroria e Pėrgjithshme”. Vajza e madhe ankohet ēdo herė kur ndjen se pėr shkak tė detyrės sime kufizohet nė disa tė drejta tė saj dhe mė thotė “po ē’deshe qė u bėre prokurore, se ishe shumė mirė gjyqtare!

Paradhoma pa mobilje tė tepėrta e zbukurime dhe njė asistente qė flet me zė tė ulėt teksa tė drejton tek dera e rėndė prej druri, tė krijojnė idenė se kjo ka pėr tė qenė njė ndėr intervistat mė tė vėshtira. Nė fund tė fundit pėrtej asaj dere gjendet njė nga njerėzit mė tė pushtetshėm nė Shqipėri, qė gjatė njė viti ka qenė nė qendėr tė mjaft pėrplasjeve politike dhe pėrveē disa intervistave tė rralla ku ėshtė folur vetėm pėr proceset e bujshme gjyqėsore dhe ligjin e ri pėr prokurorinė, nuk ka pranuar tė flasė pėr gjėrat personale. Prandaj do ishte luks i tepėrt pretendimi qė Ina Rama tė dalė jashtė kornizave me tė cilat pėrgjatė njė viti ka ngritur imazhin e saj: ka fituar sondazhin e fundvitit tė revistės JETA dhe prandaj ka thėnė “po” pėr tė qenė kopertina e muajit janar. Pas pėrshėndetjeve tė para, biseda fokusohet rreth sondazhit dhe natyrshėm shkon drejt intervistės dhe fotografive qė do ta shoqėrojnė.

“Nė fakt do ishte mirė qė mos tė dilnim jashtė natyrės sė revistės, prandaj le ta bėjmė si me gjithė personazhet e tjerė tė kopertinave”. Bingo! Kjo do tė thotė njė seancė e mirėfilltė fotografimi, qė paraprihet nga njė grim profesional dhe perzgjedhje veshjesh nga ato qė nuk i vesh ēdo dite nė zyrė apo nė daljet publike... Pas njė konsultimi nė axhendėn qė ka mbi tryezė dhe duke bekuar faktin se pėrpara janė ditėt e festave tė fundvitit, kur ritmi i punės nuk ėshtė ai i pėrhershmi, Ina Rama ėshtė dakort qė nė datėn 24, nė vigjilje tė Krishtlindjeve, t’i pėrkushtohet tėrėsisht njė shėrbimi fotografik.

Ina Rama
Prokurorja e Pėrgjithshme, Ina Rama

Takimi i radhės ėshtė nė orėn 12.00, pėr grimin nė sallonin e Lilit. Njė pesėminutėsh vonesė ndiqet nga njė ndjesė qė shpjegon arsyen: ka marrė pjesė nė shfaqjen e Vitit tė Ri nė kopshtin e vajzės sė vogėl - “ishte hera e parė pėr tė, kėndoi, tha edhe njė vjershė dhe nuk u emocionua fare, krejt ndryshe nga vajza e madhe”. Edhe pse vajtja me makinėn me xhama tė errėt dhe togėn e shoqėrimit nė njė kopsht fėmijėsh konsiderohet lajm mė vete dhe ajo e di qė shumė sy edukatoresh apo prindėrish do kenė qenė tė ngulur mbi tė, nuk ka pasur pse tė mos jetė aty me gjithė prindėrit e tjerė e tė fotografojė vajzėn e vogėl Noa nė tė parėn shfaqje tė kopshtit.


Ka ndryshuar jeta e vajzave tuaja nga emėrimi Prokurore e Pėrgjithshme?
Ka ndryshuar jeta e gjithė familjes sime, nė shumė drejtime. Qė prej shtatorit kam lėnė qytetin tim dhe jetoj nė Tiranė por, Durrėsi ėshtė gjithmonė vendi ku kaloj fundjavėn me shumė kėnaqėsi, jo vetėm sepse aty gjendet njė bregdet i mrekullueshėm, por edhe sepse aty janė tė gjitha kujtimet e mia. Por nuk ka ndryshuar vetėm shtėpia jonė, kanė ndryshuar edhe njė sėrė gjėrash tė tjera. Duke filluar qė nga koha qė unė i kushtoj shtėpisė e deri nga gjendja qė pėrcjell nė familje pėr shkak tė problemeve tė punės. Por nėse faktori kohė ėshtė i pashmangshėm, kėtė tė metėn e dytė kam ndėr mend ta riparoj. Ndonėse brenda mureve tė shtėpisė mundohem qė ēdo gjė tė jetė si mė parė, e di se vajzave u mungon njė mami qė i ēonte shpesh tek lodrat, u lexonte pėrrallat nė mbrėmje apo i ndihmonte me detyrat. Kėto momente tashmė janė mė tė rralla.

A e kuptojnė se pse ka ardhur ky ndryshim?
Vajza ime e madhe, Tesa, e cila po bėhet nėntė vjeē, ėshtė ajo qė e ndjen mė shumė emėrimin nė kėtė detyrė, ose tė paktėn ėshtė ajo qė ėshtė nė gjendje tė shprehė ndonjė opinion rreth tij, pasi e vogla, e cila ėshtė 2 vjeē e gjysmė vetėm sa e njeh godinėn e Prokurorisė sė Pėrgjithshme kur ajo shfaqet nė televizion, meqė shoqėrohet gjithmonė ose me emrin tim ose me portretin dhe arrin tė thotė me mėnyren e saj: “Prokuroria e Pėrgjithshme”. Vajza e madhe ankohet ēdo herė kur ndjen se pėr shkak tė detyrės sime kufizohet nė disa tė drejta tė saj dhe mė thotė “po ē’deshe qė u bėre prokurore, se ishe shumė mirė gjyqtare!”.

Po ju vetė keni menduar ndonjėherė kėshtu?
Do t’ju gėnjeja nė rast se do tė thoja qė nuk mė ka ndodhur asnjėherė. E rėndėsishme ėshtė qė pas kėtij momenti kam gjetur arsye tė mjaftueshme pėr tė besuar se e gjitha kjo ja vlen, prandaj edhe vazhdoj ta bėj kėtė punė.

Ē’raport keni me celularin? Ju ndodh qė ta fikni?
Ndonjėherė nė fund tė ditės shndėrohet nė njė raport rraskapitės... Por asnjėherė nuk mė ka qėlluar ta fik pėr tė qėndruar nė qetėsi. Nuk e bėj, sepse nuk mendoj se duhet t’i shmang pėrgjegjėsitė nė kėtė mėnyrė. Ēdo telefonatė mund tė sjellė njė shqetėsim dhe ta mbyllėsh celularin pėr ta injoruar, nuk mė duket zgjidhja optimale. Ajo qė bėj, ėshtė qė pėrzgjedh problematikat qė mė pėrcillen nė celular, por gjithmonė dua ta kem kėtė mundėsi, tė cilėn nuk mund ta realizoj nė rast se thjesht fik telefonin. Me pak fjalė, qetėsia qė fitoj duke mos ditur se ēfare pritet prej meje, ėshtė mė e vogėl se ajo qė fitoj duke ditur se ēfarė kam mundėsi tė bėj dhe ēfarė mė takon tė bėj.


Ina Rama

Vendimet e forta tė gruas sė brishtė
Eshtė protagonistja e jashtėzakonshme e njė viti tė mbushur me ngjarje. Eshtė gjendur jo pak herė nė qendėr tė sulmeve e polemikave. Eshtė shquar pėr moskthim pas. E megjithatė ka tėrhequr vėmendjen edhe pėr flokėt e verdhė, veshjet vajzėrore dhe tonin femėror. Kryeprokurorja tridhjetegjashtėvjeēare rrėfen pėr revistėn JETA se si ka ndryshuar jeta e saj dhe e familjes gjatė 2008-ės. Kur dhe ėshtė votuar “gruaja e vitit”.

Kėtu futen edhe telefonata tė fisit apo miq tė familjes qė kėrkojnė ndere apo favore?
Nė tė vėrtetė kjo ndodh shumė rrallė, ėshtė i fundit i shqetėsimeve tė mia. Sepse ata qė mė njohin e dinė qė asnjėherė nuk kam pasur veshė pėr tė dėgjuar pėr ndere apo favore por, pėr tė vendosur nė vend njė gjė qė vlen dhe ėshtė e drejtė.

Prandaj e zgjodhėt degėn e drejtėsisė?
Nė fakt vetėm tani mund ta them se drejtėsia ėshtė profesioni qė mė shkon mė shumė pėr shtat. Dikur nuk mendoja kėshtu, madje e kam nisur kėtė fakultet pa dėshirė fare, e detyruar nga njė nėntė nė katėr vitet e gjimnazit, qė mė pengoi tė merrja medaljen e artė dhe tė zgjidhja degėn qė doja shumė nė atė kohė: gjenetikėn.

Mendova se do pėrmendnit teatrin... Aq mė tepėr qė tė nesėrmen e emėrimit si Prokurore e Pėrgjithshme, shtypi e lidhi emrin tuaj me atė tė babait, Haxhi Rama?
Tė rritesh me njė baba qė punėn e pėrditshme e ka tė lidhur me artin, do tė thotė tė jetosh njė fėmijėri si nė pėrrallė, tė paktėn pėr njė njeri i cili e sheh artin si ushqimin e tij shpirtėror. Fėmijėria ime ėshtė e mbushur me kujtime qė lidhen pikėrisht me kėtė botė, apo mė mirė tė them qė jam rritur mes saj: kam qenė lexuesja e parė e veprave qė ka shkruar im atė para se ato tė viheshin nė skenė dhe kam qenė kritikja e tij e parė, kam ndjekur shpesh aktorėt nė prova dhe nuk kam munguar nė asnjė premierė, jo vetėm tė pjesėve tė tim eti por pothuaj nė tė gjitha ato qė ka vėnė nė skenė teatri “Aleksandėr Moisiu”.

Ka qenė njė lidhje vėrtetė e fortė, e cila jo vetėm ka ndikuar nė formimin tim por, kur kam kuptuar se do tė niste tė dobėsohej sepse po vendosja tė merrja njė tjetėr drejtim nė jetė dhe interesi im tashmė do tė fokusohej diku gjetkė, mė ka ngjallur trishtim. E megjithatė jam pėrpjekur tė jem vazhdimisht nė kontakt nė mėnyre organike me gjithēka qė lidhet me artin. Do ishte normale nė fakt qė tė isha marrė me art, edhe unė vetė e kam menduar. Por im atė ma bėri tė qartė shumė shumė shpejt se unė nuk vleja pėr kėtė gjė, duke mė thėnė se nė kėtė fushė do mbetesha njė individ i zakonshėm. Sipas konceptit tė tij, pak a shumė “asgjė”.

Qė nė fotografitė e para, tė nesėrmen e emėrimit, spikatėt ndėr tė tjera edhe pėr elegancėn dhe hiret femėrore. A mendoni se njė pjesė e suksesit qėndron edhe kėtu?
Asnjėherė nuk e kam besuar se qė tė kesh sukses nė njė profesion, jashtė atyre qė kanė tė bėjnė me artin, tė nevojitet edhe njė paraqitje e mirė fizike. Ajo vlen vetėm nė ēastin e parė, kur hyn nė njė ambient tė ri dhe vetėm kaq. Veēanėrisht nė kėtė lloj profesioni do ta lija pamjen jashtė ēdo ndikimi pėr sukses, tė paktėn unė nuk e konsideroj aspak si njė armė drejt fitoreve.

Mjaft femra nė politikė marrin tone burrėrore ndėrsa shquhen pėr reagime tipike femėrore. Ndėrkohė qė tek ju bie nė sy e kundėrta: veshje mjaft femėrore, ngjyra tė ėmbla, ton i qetė zėri dhe njė “kokėfortėsi mashkullore” pėr tė mos u tėrhequr pas. Cilat janė modelet tuaja pėr sjelljet nė publik?
Nė tė vėrtetė nuk ndjek ndonjė model, dhe nuk mė ka pėlqyer kurrė kjo gjė. Eshtė thelbėsore qė tė jem vetvetja nė ato qė bėj dhe tė ndihem nė paqe me veten dhe me ato parimet e mia, mbi tė cilat kam ngritur ekzistencėn. Kėshillat pėr sjelljet nė publik i kam marrė qė fėmijė, nėpėrmjet prindėrve tė mi. Sigurisht qė kėshillat e tyre nuk kishin parasysh se unė do tė bėhesha njė ditė njė person publik, por vetem se duhej tė bėhesha njė person qė sillet mirė nė shoqėri, qė di tė komunikoje dhe tė njohė vlerat e atyre qė e rrethojnė. Por, unė besoj se kjo ka vlejtur po njėsoj.

Por a mund tė ndjehet njė femėr e paragjykuar apo e sulmuar thjesht sepse ėshtė femėr dhe ka njė punė tė rėndėsishme?
Tė tjerėt munden ta paragjykojne dhe jam e bindur se kjo ndodh nė tė shumtėn e rasteve. Por tė ndjehesh ti vetė e paragjykuar sepse je femėr, ky ėshtė kompleks inferioriteti dhe pėr mua ėshtė e patolerueshme. Mendoj se kjo ėshtė beteja e parė qė njė femėr qė aspiron tė jetė dikushi duhet ta fitojė. Nė rast se kjo nuk ndodh, zor se mund tė ketė fitore tė rėndėsishme drejt aspirates sė saj.

Njė post si ky i Kryeprokurores, a mos ėshtė mė i thjeshtė pėr meshkujt?
Mendoj se ēdo lloj pune varet nga vullneti i njeriut qė merr pėrsipėr ta bėjė, nga ajo qė ai do tė arrijė dhe prioritetet e tij. Vendimmarrja ėshtė njė proces njerėzor dhe nuk lidhet me gjininė. Se cili arrin tė marrė mė lehta vendimet, a cili drejton mė mirė, kjo mbetet gjithmonė e lidhur me individin dhe profesionalizmin e tij.

Por mund tė bėhet mė e vėshtirė kryerja e njė detyre tė tillė nga femrat pėr shkak tė orėve tė kaluara jashtė shtėpisė. Ju vetė sa orė kalon nė zyrė?
Mesatarisht 10 orė nė ditė. Por ka edhe ditė tė tėra qė qėndroj edhe mė shumė, kjo varet nga ngarkesa e punės.

Me pak fjalė gjithė kohėn jashtė. Nga cilat punė tė shtėpisė nuk keni hequr ende dorė dhe nuk mund t’ua besoni duarve tė dikujt tjetėr?
Nga veshja e vajzave tė mia ēdo mėngjes, kur ato nisen pėr nė shkollė e kopėsht. Tė gjitha punėt e tjera janė tė delegueshme me pėrjashtim tė kėsaj dhe punės qė bėj pėr t’i edukuar ato me kujdesin e nevojshėm qė ēdo femėr duhet tė ketė ndaj paraqitjes sė saj tė jashtme. E bėj me kėnaqėsi kėtė gjė, duke u pėrpjekur tė kombinoj veshjet e tyre me karakterin: vajza e madhe ėshtė mė sporti kurse e dyta pranon mė lehtė veshjet vajzėrore.

Po veshjet tuaja si i zgjidhni? Cili ėshtė stili i preferuar?
Jam munduar tė ruaj tė njėjtin stil tė pėrhershėm nė veshjet e mia, duke i bėrė ato pak mė zyrtare, por qė gjithsesi tė mbeten femėrore. Stili im i preferuar mbetet diēka mes atij sportiv dhe elegant, pa teprime dhe pa shumė detaje qė bien nė sy. Mė pėlqen qė e veēanta e veshjes tė dallohet nga njė sy i kujdesshėm dhe jo nga kushdo. Pėrgjithėsisht nuk mė pėqen tė dal nga stili im dhe nuk tentoj ta ndryshoj atė. Ky ėshtė edhe kriteri i parė qė pėrdor kur zgjedh njė veshje, pastaj sigurisht qė duhet edhe tė mė rrijė mirė. Pastaj mė pėlqejnė pa masė edhe xhinset, madje gjatė gjithė kohės sime tė lirė janė pothuajse e vetmja veshje qė mė pėlqen tė kem.

Xhinset pra janė “uniforma” e tė shtunės?
Jo, sepse edhe e shtuna vazhdon tė jetė ditė pune. Zakonisht pushoj tė dielave, ditė nė tė cilėn bėj ē’ėshtė e mundur qė t’ia kushtoj vetėm familjes dhe miqve.

A kanė ndryshuar gjatė kėtij viti marrėdhėniet shoqėrore. Sa kohė u kushtoni miqve tė vjeter dhe a keni krijuar miqėsi tė reja?
Jam mundur shumė tė mos i ndryshoj raportet e mia shoqėrore. Sigurisht qė ato janė tė kufizuara nė kohė, pėr shkak tė ngarkesės dhe angazhimeve tė mia tė punės por, mundohem tė ruaj gjithmonė njė raport shoqėror jashtė pozicionit tė Prokurores sė Pėrgjithshme. Kohėn time tė lirė mė pėlqen ta kaloj me miqtė e mi te vjetėr, e kam fjalėn pėr njerėz me tė cilėt kam shoqėri tė paktėn prej dhjetė vitesh apo edhe mė shumė, me tė cilėt jam e njohur dhe mė ka pėlqyer ta kaloj kohėn kur nuk isha nė pozicionin qė jam sot. Eshtė shumė e rėndėsishme pėr mua qė nė kėto ambiente unė jam thjesht Ina, qė tė mund tė mė thonė edhe qė “tani po flet kot”, apo qė tė mund tė flasim edhe pėr gjėra fare tė vogla e jashtė problemeve qė has ēdo ditė nė punėn qė bėj. Vijoj tė kem njė raport mjaft tė veēantė me tim vėlla, i cili jeton nė Itali: arrijmė tė lexojmė tek njeri tjetri edhe ato mendime qė tė tjerėt nuk arrijnė dot. Eshtė njė nga personat, fjalėt e tė cilit, mė fusin seriozisht nė mendime. Ndėrkohė kam krijuar shumė njohje tė reja e tė mira, por ėshtė shpejt tė flasėsh pėr miqėsi.

Posti i Prokurores sė Pėrgjithshme, ju detyron togėn e shoqėrimit. Sa ka ndikuar kjo nė jetėn tuaj private? Nga cilat gjėra keni hequr dorė?
Ka qenė njė nga zakonet e reja qė mė ka rėnduar shumė me marrjen e kėsaj detyre, veēanėrisht nė ditėt e para, kur ishte ende e vėshtirė tė pėrcaktoje se ku mbaron detyrimi i togės sė shoqėrimit pėr tė zbatuar detyrat e saj dhe ku fillon e drejta pėr tė jetuar momentet personale tė ēdo dite. Me kalimin e kohės besoj se kam vendosur njė raport tė drejtė me togėn time tė shoqėrimit, megjithėse kam kuptuar se nuk jam personi mė adapt pėr t’u mundėsuar atyre kryerjen e detyrės sipas tė gjitha rregullave dhe rregulloreve. Jo vetėm pėr shkak tė togės sė shoqėrimit por, pėr shkak tė tė qenit person publik kam qenė e detyruar tė heq dorė nga shumė zakone tė miat tė pėrditshme, qoftė edhe nga tė tė dalurit vetėm nga shtėpia dhe marrjes sė makinės pėr tė bėrė njė xhiro pa motiv, qoftė nga njė shėtitje nėpėr rrugė apo njė dalje pėr shopping apo pa ndonjė qėllim tė caktuar... Duket sikur kėto tė drejta janė banale dhe njeriu nuk mund tė ankohet qė nuk i gėzon. Por nė thelb ato janė thjesht humane dhe lidhen me ndjesinė e tė qenit i lirė ose jo.

Nė mbyllje tė ditės, pasi toga e shoqėrimit ju ka “dhėnė lirinė”, me ēfarė merreni?
Nuk kam njė rregull tė mirėpėrcaktuar pėr mbrėmjet, pėrgjithėsisht pėrpiqem t’i kaloj me familjen. Pavarėsisht nga dita qė kam kaluar, kur kthehem nė shtėpi dhe gjej vajzėn time tė vogėl qė del tek dera me vrap duke thirrur e mė fal dashuri pa fund dhe pa kushte, them qė asgjė nė botė nuk vlen mė shumė se kjo dhe i gėzohem pa fund kėtij momenti. Pastaj pjesėn tjetėr tė mbrėmjes, e kaloj duke bėrė gjėrat qė mė kanė pėlqyer gjithmonė: lexoj letėrsi dhe dėgjoj muzikė. Do tė doja tė frekuentoja mė shumė teatrin apo kinemanė, por kjo nuk ėshtė gjithmonė e mundur. Sė fundmi kam krijuar njė raport mė intensiv me pikturėn, e cila mė ėshtė shndėrruar nė lloj hobi tė ri. Ndoshta sepse ajo mė jep mundėsinė tė shijoj njė vepėr arti nė intimitet, pa qenė e detyruar tė shfaqem nė publik, kėshtu qė edhe ky lloj raporti me pikturat qė kam nė shtėpi mė ndihmon tė krijoj njė gjendje tė mirė artistike dhe ēlodhėse.

Pėrmendėt daljet nė publik: si i ka pėrjetuar bashkėshorti juaj faktin qė nė shumė ambiente, pėrfshirė edhe median, duhet tė prezantohet si “bashkėshorti i Kryeprokurores”?
Unė besoj se e ka pėrcjellė mirė faktin qė prezantohet edhe si bashkėshorti i prokurores, rrethanė tė cilėn i ėshtė dashur ta konsiderojė seriozisht qė nė momentin kur kemi vendosur sė bashku qė unė tė merrja pėrsipėr njė detyrė si kjo.

Si jeni njohur me bashkėshortin tuaj? Cili ėshtė profesioni i tij?
Pėrmes njohjeve tė pėrbashkėta, si fillim ishim miq tė mirė derisa kuptuam se ajo qė na lidhte ishte shumė mė tepėr se kaq. Profesioni i tij ėshtė oficer policie, profesion tė cilin e do shumė, pavarėsisht problemeve qė ai krijon.

Meqėnėse u kthyem sėrish te problemet, si i pėrjetojnė vajzat polemikat e mediave?
Nė rastet e polemikave, qė tė dy mundohemi t’i mbajmė fėmijėt jashtė diskutimeve qė bėjmė rreth tyre dhe shpresoj qė tė mos jetojnė me to kur ato ndodhin. Tė paktėn jo nė kėtė moshė.

Po tek ju vetė, sa ndikojnė komentet e mediave? I ndiqni tė gjitha edicionet e lajmeve apo gazetat?
Ndjeshmėria ime ndaj tyre varet nga shumė faktorė. Sė pari nga fakti nėse komenti mbėshtetet mbi njė tė dhėnė reale, apo ngrihet mbi njė fakt tė deformuar. Gjithsesi njė koment kritik, i mbėshtetur mbi njė fakt tė vėrtetė dhe i analizuar mirė, mė bėn tė mendoj thellė, dhe pse jo, edhe tė reflektoj. Nuk mund tė them se i ndjek tė gjitha edicionet e lajmeve por, duhet tė them qė azhornohem me lajmet e ditės dhe ndalem nė ato qė mė interesojnė mė shumė.

Jo vetėm sondazhi i revistės JETA, por edhe ai i televizionit “Top Channel” ju kanė pėrcaktuar femrėn e vitit pėr 2008. Keni lėnė pas nė renditje femra tė politikės, kėngėtare dhe prezantuese, aktore. Pse mendoni se jeni mė e votuara?
Fillimisht do tė doja t’i falėnderoja tė gjithė ata qė mė kanė votuar. Pse kanė votuar pėr mua? Pa dyshim mendoj se kjo lidhet me faktin qė prezenca ime nė median e shkruar e vizive gjatė vitit qė shkoi ka qenė dominuese nė krahasim me femrat e tjera, tė cilat kanė njė rol publik nė shoqėrinė shqiptare, dominancė qė ka ardhur nė tė vėrtetė jo aq se unė e kam kėrkuar kėtė prani tė mediave, gjithmonė pėr shkak tė veprimeve tė mia, por pėr shkak tė ngjarjeve tė rėndėsishme nė tė cilat organi i Prokurorise ėshtė bėrė faktor. Fakti qė ky protagonizėm ėshtė pėrcjellė pozitivisht tek publiku, mė jep kėnaqėsi por, do tė tregoja mungesė tė madhe modestie, nėse do tė merrja pėrsipėr tė jepja arsyet. Gjithsesi, sipas meje, te qenurit femėr nė njė post kaq tė vėshtirė ėshtė gjithmonė njė arsye e mjaftueshme pėr tė mbetur nė memorien dhe vlerėsimin e publikut, sigurisht kur performon mirė detyrėn qė ke marrė pėrsipėr.

Marrė nga revista “Jeta”

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara