HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


"Shakatė" qė na "tredhin" ėmbėl

-- nga Igli Totozani, Shekulli, 6 shkurt 2009

Nė kontekst tė Forumit javor, "Sjellja dhe fjalori i politikanit", hapur tė martėn nė "Shekulli"

Si ta kuptosh, kur njė udhėheqės, i kapur dorė pėr dorė me fėmijė, pėrdor njė fjalor aspak tė denjė pėr njė njeri tė zakonshėm, tė edukuar?

Si ta kuptosh, mė pas, njė udhėheqėse tjetėr, kėsaj radhe njė grua, qė qesh me lot pas kėsaj?


Ka disa shpjegime, tė cilat mund tė shpjegojnė njė rast tė tillė. Njė mungesė e theksuar edukate, njė dobėsim tė korteksit dhe fuqizim tė subkorteksit, pra, e thėnė thjesht, dominim tė logjikės nga emocionet ose njė lojė e thjeshtė teatrale, me qėllime tė pastra politiko-elektorale.

E para nuk qėndron, edhe pse udhėheqėsin e kemi parė disa herė nė situata tė tilla tė ngjashme.

Pėrjashtohet edhe e dyta; pėr nga kontesti, nė tė cilin zhvillohej skena, njė njeriu me pėrvojė tė gjatė politike, nuk besohet t'i ketė nxitur njė gjendje emocionale tė tillė, sa t'i ketė errur logjikėn nė atė masė, aq sa tė mos kuptojė se fjalė tė tilla janė tė papėrputhshme me publikun, nė mėnyrė tė veēantė me fėmijėt e pambrojtur akoma nga njė bagazh dijenish dhe eksperience jetėsore.

A e di udhėheqėsi, pra, se fjalė tė tilla nuk pėrdoren nė publik? Mė tej akoma, duke u nisur dhe nga roli i veēantė qė ai "luan", duhet nė tė vėrtetė tė jetė njė shembull pėr gjithė "kopenė" dhe jo e kundėrta? Por, pėrse i pėrdor atėherė?

Pa dyshim, nuk ėshtė hera e parė qė mbetemi me "gojė hapur" nga udhėheqėsit tanė. Dhe jo detyrimisht nga ngjarje tė sė njėjtės natyrė dhe pėrmbajtje.

Por, si ta kuptojė, p.sh., njė mikun tim tė dikurshėm, sot njė nga juristėt mė tė shkėlqyer tė shumicės nė pushtet, kur del e thotė nė publik, ekzaktėsisht tė kundėrtėn e asaj ēka mendon; pra, se Gjykata Kushtetuese nuk duhet t'i dalė kundėr vullnetit tė qeverisė?

Si ta kuptoj udhėheqėsen tonė kur, shkurt, thjesht dhe troē, i thuhet nga juristėt vendas, media, opozita dhe nė tė njėjtėn kohė, nga komuniteti ndėrkombėtar, se ligji i dosjeve bie, nė shumė pika, nė kundėrshtim me Kushtetutėn, ajo tė pėrgjigjet pėr telat me gjemba, pėr poetin e vrarė padrejtėsisht?

Mos vallė nuk e kupton ajo se pėrgjigja e saj nuk ka tė bėjė me shqetėsimin e tashmė tė gjithėve? Shkurt, a nuk e kupton ajo se ėshtė tamam ashtu, se ky ligj bie nė kundėrshtim me Kushtetutėn?

I kuptojnė tė gjitha. E kupton udhėheqėsi ynė se nuk flitet me kėtė gjuhė nė publik. E kupton edhe miku im se Gjykata Kushtetuese ėshtė, nė fakt, "opozita" kushtetuese e shumicave nė demokraci.

Por, e kupton gjithashtu, edhe udhėheqėsja, se ligji pėr dosjet ėshtė antikushtetues. Por, ēfarė i shtyn atėherė nė situata tė tilla, nė shfaqje tė tilla, mungese tė theksuar etike, diku qytetare e diku profesionale?

I shtyn qėllimi. Qėllimi njerėzor, ai i cili shtyn fuqishėm qenien tonė nė ēdo aktivitet njerėzor qė ndėrmarrim. Qėllimi ėshtė i pari. Njerėzit qė na udhėheqin janė njerėz tė zakonshėm, shpesh, mė tė zakonshėm se ē'do tė duhej. Dhe qėllimi i tyre kryesor, mbetet ai i tė gjithė neve; tė jetojnė mirė.

Dhe pėr kėtė duhet tė pasurohen, sepse veēanėrisht kjo e dyta, ėshtė kusht i domosdoshėm pėr mbarėvajtjen e tė parės. Si tė gjithė njerėzit e tjerė, edhe udhėheqėsit tanė udhėhiqen nga interesi i tyre personal, qoftė ky ekonomik apo qoftė i ndonjė natyre tjetėr, deri diku subjektive.

Nėse fjalimet e tyre janė tė mbushur kryekėput me terma tė tillė si, "solidariteti", "interesi i pėrgjithshėm", etj., etj., nuk duhet tė trullosemi aq keq, aq sa tė fillojmė e tė besojmė se ai tjetri, personali i tyre, ėshtė lėnė mėnjanė, ėshtė sakrifikuar, deri zhdukur. Jo, nuk duhet gabuar; ėshtė ky i fundit i pari.

Tė tjerėt, nėse realizohen, do tė jetė veē mirė, sepse do tė legjitimojnė, deri-diku, mjetin tė cilin kėta njerėz kanė zgjedhur pėr tė realizuar qėllimin e tyre, pėr njė jetė mė tė mirė. Pra; pushtetin.

Ndaj, duhet mbrojtur pushteti, sepse sidomos, nė vende tė cilat pėrkunden nė situata tė paqarta post-traumatike, ky i fundit ėshtė njė burim i pashtershėm mundėsish pėr njė jetė tė "lumtur".

Pra, duhet mbajtur ky pushtet, duke mbetur udhėheqės, udhėheqėse, ministėr, siē mbrojmė tė gjithė ne tė tjerėt me "thonj", gjithēka qė na ndihmon tė jetojmė mirė. Dihet, nuk do tė duhej tė ishte ashtu, por ja qė nė realitet ėshtė pikėrisht, kėshtu. Por, pėrse ndiqet kjo rrugė pėr tė mbajtur pushtetin?

Pėrse ligjėruesit tanė na pėrballin ēdo ditė, me shprehje dhe koncepte tė tilla, tė cilat nė mendjen e tyre i mendojnė ndryshe? Pėrse na habisin kėshtu ēdo ditė, ndėrkohė qė mund tė qėndronin nė pushtet, nė njė mėnyrė tjetėr, mė tė drejtė, mė tė ndershme, dhe mė frytdhėnėse pėr tė gjithė ne?

Pėrgjigja, nė fakt, ėshtė brenda pyetjes. Sepse, njė pushtet i drejtė, i ndershėm, mjet pėr tė fisnikėruar jetėn e shumicės, ēka nė thelb ėshtė vetė arsyeja e ekzistencės sė shtetit, e ka tė pamundur tė tė krijojė pėrfitime personale, tė ēfarėdolloj natyre, pa tė krijuar nė tė njėjtėn kohė, "andralla" penale.

Pra, duhet mbrojtur njė pushtet, nga i cili pėrfitohet. Veēse kjo, ėshtė e mundur, vetėm nėse lejohesh nga qytetari. Nė fakt, udhėheqėsit tanė e njohėn shpejt qytetarin shqiptar. Ata e dinė nivelin e tij, njohuritė e tij mbi demokracinė dhe shtetin e sė drejtės. Ata ia njohėn gjithashtu "uritė" dhe "ushqimin" qė i pėlqen.

Ata e dinė se, shumė njerėz nė atė miting elektoral, kanė qeshur me gjithė shpirt me udhėheqėsin e tyre "shejtan", "hokatar" dhe aq "popullor" dhe se, veēse njė pjesė e vogėl e popullatės "ka rrudhur" buzėt nga habia dhe turpi.

Por edhe udhėheqėsja jonė gjithė nur, e di gjithashtu, tek pėrmend telat me gjemba dhe poetin e gjorė, se janė jo tė pakėt, ata tė cilėve u mbushėn sytė me lot tek e dėgjojnė gjithė emocion.

Duke mos kuptuar ndėrkohė se, shkelja e Kushtetutės, apo mė mirė shkelja e kushtetutave, ėshtė premisa mė e parė drejt ndėrtimit tė sistemeve gjakatare, si ai qė vrau padrejtėsisht jetėn e njė brezi tė tėrė nė Shqipėri.

Ajo e di, padyshim, se shqiptarėve u mungon njė ndėrgjegje juridike, e cila do tė pengonte nė ēdo rrethanė miratimin e njė ligji, nė kundėrshtim flagrant me Kushtetutėn. I dinė, i dinė tė gjitha.

Por, mė shumė akoma, kėta njerėz dinė tė na thonė ato gjėra "tė ėmbla", qė ne duam tė dėgjojmė. Ata dhe "shakatė" e tyre janė, nė tė vėrtetė, treguesi mė i mirė i formimit tonė qytetar.

Me pėrjashtim tė njė pakice, nė qytetet e mėdha, aq e pakėt dhe e "rrudhur" sa nuk ėshtė akoma nė gjendje tė tė bėjė tė turpėrohesh, ne tė tjerėt, duam udhėheqės tė tillė, qė na sjellin nė "formė humorin", qė na "prekin", qė na "emocionojnė", qė janė "autoritarė" e tė "palėkundur", nė pėrmbushje tė interesave tona "tė pėrgjithshme", edhe pse pas njėzet vitesh s'po "dinė" tė bėhen kurrė konkrete.

Pse ne jemi tė tillė, pse ne i pranojmė e i votojmė, ata vazhdojnė tė na "tredhin" mendjen dhe zemrėn.
Gjuha dhe ligjėrimi i tyre, edhe pse pa etikė, qoftė qytetare, qoftė profesionale, ėshtė akoma ēudibėrėse.

Ajo ėshtė ende pas njėzet vjetėsh, njė mjet pėr tė mbledhur vota. Dhe vota ėshtė votė, e barabartė midis ēdonjėrit prej nesh.

Ajo tė sjell e mban nė pushtet dhe sidomos, njė votė e tillė, pra e njė qytetari akoma jo qytetar, tė mban nė njė pushtet tė veēantė, vazhdimisht tė pandryshueshėm, atė tė njė pushteti burim pėrfitimi dhe pasurie.

Pra, pėr tė jetuar si mos mė mirė. Njė qytetar ndryshe, njė qytetar me njohuri mbi demokracinė, mbi shtetin e sė drejtės dhe, mbi tė gjitha, mbi rolin e tij, qė di se ē'kėrkon dhe merr nga njė sistem i tillė, do tė "pillte", padyshim, njė qeverisje ndryshe, njė pushtet ndryshe. Pra, dhe njė tip udhėheqėsi ndryshe.

Tė njė udhėheqėsi, i cili ka frikė nga populli i tij, qė ndruhet dhe mendohet njėqind herė edhe kur prodhon, siē thoshte Montesquei, gjėnė mė tė mirė tė mundshme. Shakatė e udhėheqėsit dhe, nė pėrgjithėsi ligjėrimi politik, ėshtė pėr mendimin e tyre, mjeti mė i mirė pėr tė qėndruar nė pushtet. Dhe kanė tė drejtė tė mendojnė kėshtu, eksperienca nė fakt u jep tė drejtė.

Mendoni se ata nuk e dinė se gabojnė kur shfaqen nė publikun shqiptar krejt ndryshe nga zyra e Brukselit, me njė gjuhė tė tillė, me argumente tė tillė?

Dhe pėr tė kaluar njė regjistėr mė lartė; mendoni se ata nuk e njohin demokracinė, ligjet parimet dhe mekanizmat e saj, teksa harselojnė pa fund Gjykatėn Kushtetuese, institucionet e pavarura apo dhe thjesht njė gazetar investigativ?

Mė lart akoma; mendoni se nuk e dinė ata pse vonohemi ne, pėrse nuk zbatohen ligjet nė kėtė vend, pėrse mungon konsensusi, pėrse u deshėn njėzet vjet pėr tė patur karta identiteti dhe pėrse zgjedhjet nuk janė kurrė tė lira?

Mendoni se ata nuk dinė dhe munden tė ndėrtojnė njė demokraci tė vėrtetė, aq mė tepėr pėrballė njė populli, ndaj tė cilit, me aq lehtėsi mund tė ngresh njė diktaturė?

Ata i dinė tė gjitha kėto. Por dinė gjithashtu, se njė pushtet demokratik, ta bėn tė vėshtirė pasurimin dhe njė jetė mė tė mirė personale, ēka ėshtė pėr fat tė keq, nė vende si ky yni, qėllimi dominant dhe unik, nė mendjen e udhėheqėsve.

Nė fakt, jemi ne qė nuk kuptojmė, apo tė paktėn shumica prej nesh. Dhe sa kohė do tė vazhdojmė tė mos dimė, po aq do tė vazhdojmė tė gajasemi shumica dhe habitemi pakica, me kėto "shaka" apo argumente, tė cilat koha ka treguar se janė mė se efikase pėr tė mbajtur nė kėmbė njė pushtet, qė prodhon veē tė mira pėr mbajtėsin e tij.

Ndėrsa fėmijėt le tė qeshin tė lumtur, dorė pėr dorė me udhėheqėsin, teksa shohin tė rriturit, prindėrit e tyre tė gajasen, ashtu gjithė shpirt, pa kuptuar ndėrkohė se thellė-thellė, brenda fjalėsh tė tilla tė ēuditshme pėr ta, si "tredhja", mund tė qėndrojė i fshehur pikėrisht ai, fati i sė ardhmes sė tyre...

Shkrimi ka marrė shkas nga njė takim i Kryeministrit Berisha me Folėsen e Kuvendit znj. Topalli nė Shkodėr, ku Berisha i thotė Edi Ramės i "tredhur" nė kohėn e komunizmit, ndėrsy tė fėmijėve qė kishin nė tribunė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara