HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shumicė e ngujuar

-- nga Igli Totozani, Shekulli, 2 mars 2009

Kur njė vit e ca mė parė, botova nė gazetėn "Shekulli", njė artikull me titull, "Shenja qė kallin frikė", nuk e kisha menduar kurrė se, pas njė farė kohe relativisht tė gjatė, do tė ulesha sėrish tė shkruaja vijimin.

Nė nėntor 2007, kishim ndjenjėn e keqe, qė tė lė ankthi i pėrsėritjes sė njė ngjarjeje apo fenomeni tė sikletshėm, qė ka krijuar dhimbje nė tė kaluarėn e afėrt apo tė largėt. Gjatė kėsaj kohe, pas nėntorit tė 2007-ės, vijimi i shenjave ka qenė "perfekt".

Kemi qysh prej korrikut 2005, qė, pas ēdo akti tė kėsaj shumice, pas ēdo konflikti, pas ēdo dite qė kalon, gjithmonė e mė tepėr dhimbshėm, mandati i dytė po ngjason me tė parin, pra me vitet '92-'97.

E njėjta filozofi qeverisjeje, e njėjta ideologji. Edhe asokohe, nuk kishte programe qeverisėse, por legjitimimi kėrkohej dhe synohej nė "luftėra" apo "beteja" me sisteme.

Dikur komunizmi, tash korrupsioni. Tė dyja "luftėrat" u besuan nga qytetarėt e kėtij vendi, por ishin kėta tė fundit qė i paguan shtrenjtė ato. I paguan tė gjithė ata shqiptarė, socialistė dhe jo socialistė, qė u pushuan nė mėnyrė krejt tė paligjshme nė tė gjitha nivelet dhe pozicionet e administratės publike.

U tallėn ndėrkaq me nga njė rrogė shteti, tė gjithė ata shqiptarė, demokratė ose jo, tė cilėt u emėruan nė mėnyrė po kaq tė paligjshme.

Duke i sjellė jo vetėm shtetit njė dėm tė pallogaritshėm financiar, por, mbi tė gjitha, duke i "dhuruar" shoqėrisė shqiptare dėmin mė tė padenjė; polarizimin e skajshėm. Si atėherė, edhe tani.

Tamam si atėherė, edhe tani vazhdon goditja ndaj mediave kritike. Ėshtė e vėrtetė, nuk po digjet ndonjė redaksi. Por u dogjėn makina gazetarėsh, u vunė gjoba falimentuese, ose u dhuruan "karota" pėr mediat e shitura. Mjetet kanė ndryshuar, por thelbi jo; qėllimi pėr tė goditur imazhin dhe lirinė e shtypit mbetet.

Ky qėllim nuk ishte (dhe nuk ėshtė) i vetmi. Ose mė saktė, ishte i prejardhur nga njė qėllim akoma mė i rrezikshėm; ai i kontrollit absolut ndaj gjithēkaje qė lėviz, qoftė si ide, qoftė si trup. Nuk kishte ndarje tė pushteteve, Presidenti i Republikės kontrollonte gjithēka.

Sot, ne ndėrtojmė demokracinė mbi njė parim, tė cilin juristėt e njohin mirė, atė tė unitetit tė pushteteve. Sot nuk ka mė legjislativ, sot kemi njė garant tė Kushtetutės, qė kalon nė "heshtje" njė sėrė nenesh, flagrant nė antikushtetutshmėrinė e tyre.

Dhe ėshtė i qetė pėr kėtė, ndėrsa kėrkon tė mirėkuptohet nga publiku i gjerė, nė moskryerjen e detyrės sė tij.
Duke i lejuar ekzekutivit, jo vetėm tė prodhojė ligje antikushtetuese, por mė shumė se kaq, mundėsinė pėr tė kontrolluar pėrfundimisht pushtetin e fundit, akoma relativisht, gjallė; atė tė drejtėsisė, gjyqtarėve tė tė cilit, diku gjashtėmujor, e diku mėsues e drejtues gjashtėmujorėsh, sot avokatė e drejtues me emėr, dikur u kontrollonte edhe gjumin.

Ishte e thjesht kjo atėherė.
Kishim njė President, qė kish mundur tė parashikonte nė dispozitat kushtetuese, njė "president", i cili edhe pse nuk zgjidhej nga populli, gėzonte prerogativat e njė funksioni tė tillė, nė republikat presidenciale.

Sot, kemi njė Kryeministėr ndryshe, qė firmos pa "teklif" njė numėr ligjesh, tė cilat Gjykata Kushtetuese i pezullon apo i rrėzon si antikushtetues. Dhe asgjė nuk ndodh. Mjafton pak ditė dhe shoqėria shqiptare, si gjithnjė, vazhdon t'i pėrtypė disa tė vėrteta tė tilla, tė forta. Dhe t'i harrojė ato.

Pėr fat, nuk harruaka kjo shumicė. Nuk harruaka tė kthehet tek pika e saj e nisjes, tek shtigjet qė dikur na ēuan nė katastrofė.

Si atėherė, nė dimėr tė '95-ės, teksa disa muaj para zgjedhjeve tė '96-ės, tė formulojė ligje, tė cilėt duheshin prodhuar disa vite mė parė, pėr tė eliminuar politikisht, kundėrshtarėt e saj.

Edhe sot, e njėjta histori. Por, veēse me mė shumė nxitim, nė aprovimin e ligjit antikushtetues tė lustracionit, qėllimi kryesor i tė cilit nuk ėshtė mė mbrojtja nga kundėrshtarėt politikė. Shumė herė, mė shumė se kaq. Ėshtė e mbrojtja e vetvetes nga drejtėsia qė po troket.

Sot kemi njė shumicė qė nxiton. Tė destabilizuar, nėn peshėn e rėndė, nėn ankthin e humbjes sė pushtetit. Tė njė pushteti si burim pėrfitimi, sepse vetėm ky tip pushteti, tė jep ankth kur ndjehet se po humbet.

Aq ankth, sa, tamam si dikur, tė gjithė kanė filluar t'i duken si kundėrshtarė. E midis tyre, edhe miqtė tanė ndėrkombėtarė, raportet e tė cilėve, dikur armė pėr marrjen e pushtetit, sot kjo shumicė po i konteston njė dhe nga njė.

Sepse i konsideron kundėr saj dhe jo siē janė nė tė vėrtetė, nė tė mirė tė zhvillimit tė Shqipėrisė. Kjo shumicė po vetėrrethohet nga "armiq".

Dhe tamam si atėherė, nga "frėngjitė" e kullės ku po ngujohet ēdo ditė, ka akoma, "demokratikas" tė rinj, qė kanė marrė "pushkėn" e po qėllojnė mbi Kėshillin e Evropės, mbi BE-nė, mbi Bankėn Botėrore, mbi Departamentin e Shtetit.

Teksa shkruaja artikullin e parė, nė nėntor 2007, nuk e kisha menduar se do tė shkruaja njė vit e ca mė vonė, njė tė dytė. Sepse nuk e kisha menduar kurrė se ngjashmėria e mandateve tė kėsaj shumice do tė vazhdonte me kaq ngulm, me kaq vetėmohim, pas kaq e kaq vitesh.

E ndėrsa mendoj, zgjedhjet qė kemi pėrpara, gjithmonė e mė ngulmues, mė gėrryen njė pyetje, mundonjėse; a do tė ulem tė shkruaj, pas disa muajsh, pėr tė tretėn herė, "Shenja qė kallin frikė"?

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara