HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nė Davos, pas kuintave

TVSH-ja DHE KRYEMINISTRI

-- nga Ilir Yzeiri, Shekulli, 6 shkurt 2009

Kur kolegėt e mi tė «TV5 Monde-blog planetaire», mė kėrkuan qė t'ju raportoja se si po ndiqej nė Shqipėri forumi botėror i Davosit, nuk dija se ēfarė tė shkruaja, sepse raportimet qė andej i bėnte vetė kryeministri shqiptar.

Ai, si njė gazetar i TVSH-sė, «raportonte» ēdo natė pėrballė njė kamere dhe njė mikrofoni, me njė mbėshtjellėse bukė peshku tė kuqe, me siglėn TVSH.

Nga raportimet e kėtij «gazetari», tė cilat pėrhapeshin dhe transmetoheshin pa asnjė koment nga tė gjitha televizionet private, kombėtare e lokale, duhet tė mbaje veten nga gazi, sepse dilte qė DAVOS-i i ishte kushtuar kėtė radhė vetėm Shqipėrisė dhe progresit tė saj, se tė gjithė ishin mahnitur nga sukseset tona.

Me kėtė rast, mua m'u kujtua njė anekdotė qė tregohej andej nga mesi i viteve '80: Nė njė kopsht fėmijėsh, edukatorja po u fliste fėmijėve pėr socializmin.

Ajo u thoshte se Shqipėria ėshtė vendi mė i lumtur nė botė, se fėmijėt hanė ēfarė tė duan. Shqipėrinė socialiste e kanė zili tė gjithė fėmijėt e botės. Befas, njė fėmijė qė po e ndiqte me sytė mbėrthyer ia plas tė qarit.

Ēfarė ke mor xhan, i thotė edukatorja, pse qan ? Dua tė shkoj nė Shqipėrinė socialiste, ia kthen fėmija dhe nuk pushonte sė qari...

Atje, nė Davos, tė gjithė burrat e shtetit shkonin me kokėn ulur dhe konsultoheshin mbi rrugė tė tjera pėr tė dalė nga kjo krizė botėrore. Pikėrisht nė kohėn qė raportonte ai «gazetari» nga Davosi, televizioni i Kukėsit jepte njė reportazh tė shkurtėr dhe tregonte njė familje nė njė gjendje tė skajshme varfėrie.

Fėmijė tė mbėshtjellė me lecka, njė sobė e vjetėr ushtrie nga ato tė komunizmit, njė sahan dhe njė nėnė fėmijėsh qė rėnkonte. Qindra familje nė Kukės janė ashtu.

Gjithnjė kam pritur qė nė Shqipėri do tė vinte njė qeveri me pėrmasė njeriu e t'u thoshte hapur shqiptarėve se ēfarė do tė bėjmė pėr tė shpėtuar ata qė vuajnė njėsoj si nė Afrikė, kam pritur qė njė program qeverie do tė mobilizonte TVSH-nė publike qė tė filmonte tė gjitha rastet e kėtij lloji dhe t'i transmetonte hapur, pa turp e pa drojė ēdo natė.

Pas kėsaj jam i bindur se vetė shqiptarėt do tė gjenin mundėsinė qė tė shpėtonin bashkėvėllezėrit e tyre, qoftė edhe duke dhuruar diēka.

Pas kėsaj edhe qeveria do tė bėnte njė program konkret pėr t'i shpėtuar tė mjerėt qė nuk janė pak Por, jo unė shoh me trishtim njė kryeministėr qė merr rolin e gazetarit dhe raporton suksese pėr vetveten nga njė forum ndėrkombėtar krize. Turp.

Por, meqė jemi nė Davos, edhe diēka tjetėr pėr gazetarinė (atė tė vėrtetėn !) atje. Ajo qė bie nė sy nė komentet pėr Davosin ėshtė ironia. Xhulio Tremonti, duke pėrdorur vetironinė e njohur italiane, tregoi kėtė anekdotė:

"A e dini ju pse bankat tona vuajnė mė pak nga kjo krizė? Sepse punonjėsit tanė nuk dinė anglisht dhe nuk e njohin kompjuterin". Ndėrsa leksionet e Putinit kundėr Kinės se ne jemi njė vend demokratik dhe i lirė, ishin kulmi i ironisė qė vunė re komentatorėt nė kėtė forum. "Ne jemi vend i lirė e demokratik. Ne nuk e mbyllim internetin", - tha Putin. Tamam si te ne. As te ne qeveria nuk e mbyll internetin, por mbyll gazetat. Njėsoj si nė Rusi.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara