HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Piktorėt kosovarė ekspozojnė nė Bruksel

-- nga Jeton Kelmendi, Bruksel, mars 2009

Nė galerinė e Komunės sė Skarrbegut nė Bruksel, ėshtė hapur ekspozita e artistėve nga Kosova, ku mori pjesė edhe Ministri i Kulturės dhe Sporteve tė Republikės sė Kosovės. Organizuar nga Shoqata e Artistėve Figurativ tė Kosovės dhe mbėshtetur nga Ministria e Kulturės e Kosovės dhe Komuna e Skarrbegut, parmbrėmė nė prani tė njė numri tė konsiderueshėm artdashės belg dhe shqiptar janė ekspozuar punimet e Agim Rudit, Isa Alimusaj, Avni Curri, Sabedin Etemi, Avni Behluli, Liridona Gjuka, Shyqri Nimani, Muhamet Ahmeti, Xhevdet Pantina, Nebih Muriqi, Al Podrima, Gani Gashi, Majlinda Kelmendi dhe Ylber Krasniqi.

Georges Verzin shef pėr kulturė nė Komunėn e Skarrbegut, nė fjalėn e tij tė hapjes tha se ndihet krenar qė i pret artistėt nga Kosova nė njė ekspozit tė tillė, nga qė Kosova dhe Belgjika janė dy vende qe kanė vuajtur shumė nga pushtimet, pėr shekuj me radhė. Prandaj edhe ne dimė tė bėjmė art dhe kemi vlera tė padiskutueshme u shpreh mė tej Verzin.

Piktorė Kosovarė nė Bruksel
Georges Verzin, Valton Beqiri, Skėnder Durmishi, Xhevdet Pantina, Al Podrima, Jeton Kelmendi

Georges Verzin foli edhe pėr kohėn e luftės nė Kosovė. Ai tha se dhjetė vjet mė parė, kur nė Kosovė bėhej luftė, fėmijet Kosovarė erdhen tė tmerruar nga flaket e luftės kėtu nė Belgjik dhe shkollat tona ua hapen dyert. Ėshtė mburrje pėr mua tė flas para artistėve kosovare, kur dihet se tė dyja vendet tona kanė njė simpati tė ndėrsjellėt tek njėra tjetra. Pikturat e artistėve kosovarė janė vlera tė mirėfillta evropiane konstatoi nė fund ai.

Nga ana e tij ministri i Kulturės sė Kosovas Valton Beqiri, duke falėnderuar tė pranishmit nė ekspozitė, tha se ėshtė me rėndėsi qė ju tė njiheni me njė pjesė tė artistėve nga shteti mė i ri nė Botė. Ishte ky njė insistim i artistėve kosovarė qė tė prezantohen me vlerat e tyre mė shpesh nė skenėn ndėrkombėtare. Deri para pak vitesh kjo ka qenė e pamundshme ngase Kosova ishe e okupuar nga Serbia tha ministri Beqiri. Tani pas krijimit tė njė realiteti tė ri, pas shpalljes sė Pavarėsisė dhe njohjes nga shumica e vendeve evropiane dhe shumė tjera botėrore, gjerat kanė ndryshuar pėr tė mirė dhe artistėve u janė hapur dyert dhe mundėsitė e komunikimit artistik ndėrkombėtar u shpreh Ministri Beqiri.

Nė ketė kuadėr Beqiri u shpreh se pėrmes kėsaj ekspozitė nė teknika, forma dhe pėrmbajtje, paraqiten veprat e disa artistėve kosovarė, ėshtė gjithashtu njė mundėsi e mirė pėr tė shprehur dėshirėn dhe synimin tonė tė pėrhershėm pėr shtimin e komunikimit dhe tė bashkėpunimit kulturor tė Kosovės me Belgjikėn dhe me vendet tjera perėndimore. Kosova ėshtė vend i Evropės Jug-lindore dhe ka pasur njė histori tragjike, por ka njė traditė krejtėsisht tė veēantė dhe unikale, me hapsirė shumė ngjyrėshe e cila me vlerat e saj artistike dhe etnokulturore, ia shton bukurinė mozaikut kulturor dhe artistik tė Evropės, ka pėrfunduar Ministri Beqiri.

Tė pranishmit i pėrshendeti edhe Kryetari i Shoqatės sė Artistėve Figurativ tė Kosovės Xhevdet Pantina. Ai foli pėr rėndėsinė qė ka paraqitja me ekspozita nė vende tė Evropės. Njė grup artistėsh para pak ditėsh kanė ekspozuar nė Spanjė dhe Austri, ndėrkaq disa nga kėta artist do tė ekspozojnė edhe nė Gjermani dhe Danimarkė. Pantina u shpreh i kėnaqur me ekspozitėn dhe tha se kanė bėrė marrėveshje me nikoqirin qė ekspozita tė jetė tradicionale pėr ēdo dy vjetė tė ekspozojnė artistėt kosovarė nė Bruksel dhe artistėt belg tė ekspozojnė nė Prishtinė. Pantina tha se sot do tė kenė takime me disa kritikė ta artit nė Belgjikė dhe do tė pritėn nga Burgomestri i Skarrbegut.

Ėshtė me rėndėsi paraqitja e artistėve tanė nė skenėn ndėrkombėtare, pasi kjo reflekton pozitivisht nė krijimin e imazhit tė vendit nė sytė e opinionit ndėrkombėtar, mirėpo ka shumė rėndėsi organizimi dhe mėnyra se si paraqitesh. Dihet se Kosova ėshtė njė shtet i ri dhe ende i pa konsoliduar, por kjo nuk duhet tė jetė arsye pėr qalet dhe nivelin bizar tė organizimit. Nė ketė ekspozitė, merrnin pjesė njė numėr jo i madh i shqiptarėve, kurse njeriu mė i lart i hierarkisė belge ishte shefi pėr kulturė i Komunės sė Skarrbegut. Nė ekspozitė nuk ishte i pranishėm as Ambasadori Ilir Dugolli, por vetėm sekretari i Ambasadės Skėnder Durmishi. Nga ambasada e Republikės sė Shqipėrisė nuk ishte askush.

Nga ana tjetėr nga Kosova me artistėt kishte ardhur edhe Ministri i Kulturės, por ai nuk ishte pritur nga ndonjė zyrtar i shtetit Belg. Sido qe tė jetė artistėt po e bėjnė punėn e tyre, po prezantohen nė vende tė ndryshme. Vizitor tė ndryshėm vendor, u shprehen tė kėnaqur me nivel artistik tė pikturave tė artistėve kosovarė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara