HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Bushi u largua, miqėsia vazhdon

-- nga John L. Withers, II, Ambasadori i SHBA nė Shqipėri

John Withers Gjatė periudhės sime shumėmujore nė Shqipėri, kam pasur privilegjin tė takohem shumė herė me tė gjithė zotėrinjtė nė kėtė panel. Jemi takuar me rastin e hapjes sė institucioneve tė reja, nė seminare, nė aktivitete publike. Asnjė prej atyre takimeve nuk mė ka dhėnė aq kėnaqėsi sa ky i sotmi.

Sot, ashtu si ēdo katėr vjet, festojmė pėrurimin e njė presidenti tė ri tė SHBA, presidentit Barack Obama. Ėshtė posaēėrisht e veēantė, sepse pėr herė tė parė nė afro 400 vjet, ne festojmė pėrurimin e njė presidenti afro-amerikan. Besoj qė kėto dy ngjarje, tė dyja kėto zhvillime, parashohin njė erė tė re nė marrėdhėniet botėrore dhe nė marrėdhėniet SHBA -Shqipėri.

Si do tė jetė kjo erė e re? Kemi mė pak se njė javė kohė pėr tė dalluar drejtimet qė do tė ndjekė presidenti i ri. Por mendoj qė disa gjėra tė caktuara janė tashmė shumė tė qarta. Do tė jetė njė erė ndryshimi. Do tė jetė njė erė ndryshimi pėr drejtimin e vendit tonė. Do tė jetė njė erė ndryshimi nė drejtimin e politikave tona ekonomike. Do tė jetė njė erė ndryshimi nė marrėdhėniet racore brenda Shteteve tė Bashkuara dhe jashtė tyre. Por, do tė jetė njė ndryshim pėr mirė ose, siē e tha presidenti Obama, ndryshim tek i cili mund tė besojmė. Duke qenė vetė njė afro-amerikan, besomėni, unė besoj nė ndryshimet qė ai ka shpjeguar.

Cilat do tė jenė themelet, bazat, parimet e kėtij ndryshimi? Mė lejoni tė citoj vetė presidentin. Ai tha: “Nė kohė krizash, Amerika ka ecur pėrpara, jo thjesht falė aftėsive apo vizionit tė atyre qė e kanė udhėhequr, por sepse ne, populli, kemi mbetur besnikė ndaj idealeve tė baballarėve tanė dhe tė vėrtetė ndaj dokumenteve tona themeltare.”

Cilat janė kėto ideale, siē i sheh presidenti? Sė pari, ėshtė e qartė, besnikėria e tij ndaj Kushtetutės sė Shteteve tė Bashkuara. Nė besimin e tij, Kushtetuta ėshtė ungjilli kombėtar i kombit tonė dhe cilitdo kombi tjetėr. Sė dyti, mund tė shohim qė ėshtė i vendosur tė luftojė korrupsionin nė vendin tonė.

Nga dita e parė nė detyrė, miratoi rregullore qė do tė kufizojnė rolin e lobistėve nė qeverinė tonė, duke siguruar kėshtu jo vetėm mbrojtjen ndaj ēfarėdo praktike korrupsioni, por edhe ndaj perceptimit tė korrupsionit. Sė treti, mund tė shohim tashmė njė pėrkushtim tė thellė ndaj sundimit tė ligjit.

Nė ditėn e dytė nė detyrė, presidenti dekretoi qė procedimet e debatueshme gjyqėsore nė Guantanamo do tė marrin fund. Nuk besoj se deshi tė thoshte qė ato procedura ishin domosdoshmėrisht tė jashtėligjshme apo kundėr sundimit tė ligjit, por qė, nė ēdo rast, aty ku ka njė perceptim, njė pėrshtypje, njė dyshim se sistemi gjyqėsor i Shteteve tė Bashkuara nuk funksiononte plotėsisht, ai do tė bėnte ndryshime. Edhe ata qė dyshohen pėr kundėrvajtje, si tė burgosurit nė Guantanamo, do tė kenė ditėn e tyre pėr tė dalė nė gjykatė dhe njė sistem gjyqėsor nė Shtetet e Bashkuara, tek i cili ai ka besim tė plotė.

Dhe sė fundi, ėshtė dashuria e tij e thellė dhe e palėkundur pėr demokracinė. Ėshtė e qartė qė demokracia pėr presidentin Obama nuk ėshtė thjesht njė pėrkushtim ndaj ligjit, por njė demonstrim besimi. Dhe pa funksionimin, frymėzimin dhe ushtrimin e demokracisė mes amerikanėve, nuk besoj qė presidenti Obama, njė afro-amerikan, do tė mund tė ishte bėrė presidenti ynė i 44.

Nė fakt, njė ndjesi tė tillė ai e shprehu shumė mė mirė se sa mund ta bėj unė, kur tha: “Ka ardhur koha tė riafirmojmė shpirtin tonė tė palėkundur, tė zgjedhim historinė tonė mė tė mirė, tė ēojmė pėrpara atė dhuratė tė ēmuar, atė ide fisnike, pėrcjellė prej brezash, premtimin e dhėnė nga Perėndia se tė gjithė janė tė barabartė, tė gjithė janė tė lirė, dhe tė gjithė meritojnė tė kėrkojnė nivelin e plotė tė lumturisė sė tyre.

Ky ėshtė njė njeri qė beson te demokracia. Ē’do tė thotė kjo pėr rajonin e Ballkanit nė pėrgjithėsi dhe pėr Shqipėrinė nė veēanti?

Sė pari, mė lejoni tė them: Shqipėria nuk ka pasur mik mė tė mirė sesa presidenti George W. Bush. Nėn drejtimin e tij, marrėdhėnia mes vendit tim dhe Shqipėrisė arriti majėn. Bashkėpunimi mes dy vendeve tona nuk ka qenė kurrė mė i mirė. Dhe kėtė mund ta shohim nė mbėshtetjen e tij tė fortė pėr anėtarėsimin e plotė tė Shqipėrisė nė NATO, njė ngjarje qė sigurisht shpresojmė dhe presim me kėnaqėsi tė ndodhė nė prill tė kėtij viti.

Kam folur me shumė shqiptarė tė grupeve tė profesioneve tė ndryshme. Dashuria e tyre pėr presidentin Bush mė prek nė zemėr. Ėshtė njė ēast krenarie pėr njė amerikan, cilindo amerikan, kur sheh njė ngrohtėsi dhe respekt tė tillė pėr udhėheqėsin e kombit tonė. Dhe, mė duhet tė them, z. kryeministėr, marrėdhėnia juaj me presidentin Bush kishte rėndėsi me ndikim nė pėrparimin e kėsaj miqėsie dhe ngrohtėsie.

Prandaj, ėshtė e natyrshme qė pikas pak trishtim tani qė presidenti Bush largohet nga presidenca dhe vazhdon njė fazė tjetėr tė jetės sė tij. Por, ju siguroj, siē kam siguruar tė gjithė shqiptarėt, me tė cilėt kam biseduar, qė presidenti Obama do tė jetė njė mik i madh i Shqipėrisė, sipas traditės sė gjatė tė presidentėve amerikanė dhe qė shkon deri te presidenti Wilson. Nuk ka pse tė keni kurrfarė dyshimi pėr kėtė.

Politikat tona ndaj kėtij rajoni dhe ndaj Shqipėrisė do tė bazohen mbi shpresat dhe pritshmėritė. Shpresat tona pėr kėtė rajon janė tė larta dhe optimiste. Dhe parimet e politikave tona mbeten tė paprekura. Nėn drejtimin e presidentit Obama, parashohim njė Shqipėri nė qendėr tė njė rajoni ballkanik qė ka stabilitet dhe paqe. Shohim njė Shqipėri qė jeton, bashkėpunon dhe ndihmon fqinjin e ri tė pavarur – Kosovėn – siē ka bėrė pėr gjithė kėto vite. Parashohim me pritshmėri tė madhe dhe gėzim tė madh pėrfshirjen e Shqipėrisė nė aleancėn mė tė fuqishme, pjesė e sė cilės ka qenė edhe Amerika, nė Aleancėn e NATO-s nė prill. Me pak fjalė, pėrpara shtrihen ditė tė mira pėr Amerikėn dhe Shqipėrinė.

Gjithashtu, kemi edhe pritshmėritė e shpalosura nga vetė presidenti Obama. Dhe kėto pritshmėri, thėnė thjesht, janė pritshmėritė qė presidenti Obama ka edhe pėr veten e tij: respekt pėr Kushtetutėn, pėrpjekje tė ripėrtėritura pėr tė luftuar korrupsionin, dhe, me afrimin e anėtarėsimit nė NATO, njė pėrkushtim ndaj parimeve e veprimeve demokratike qė tė jenė mbi ēdo dyshim.

Ndėrkohė qė Shqipėria ecėn pėrpara drejt kėtyre synimeve, duhet tė dini qė presidenti Obama do tė jetė njė mik. Siē tha vetė ai: “Pra, tė gjithė popujve tė tjerė dhe qeverive qė na shohin sot, nga kryeqytetet mė tė mėdha deri nė fshatin e vogėl, ku u lind im atė, duhet tė dini qė Amerika ėshtė njė mike e ēdo kombi dhe ēdo burri, gruaje e fėmije qė kėrkon njė tė ardhme nė paqe dhe dinjitet dhe qė jemi gati tė prijmė pėrsėri.”

* Fjala e mbajtur nė Forumin pėr Politikėn e Jashtme tė SHBA

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara