HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Tė bashkėjetosh nė kundėrshti tė vazhdueshme

Kiēo Blushi -- nga Kiēo Blushi

Qytetarėt shqiptarė ia morėn shumė shpejt dorėn bashkėjetesės nė ēift, edhe pse kujtonim se ishim “konservatorė” tė ēartur nė Ballkan, por me sa duket e kemi shumė tė vėshtirė tė bashkėjetojmė paqėsisht e qetėsisht nė komunitet.

Pėr kėtė arsye, jemi tė destinuar tė jetojmė nė konflikt, nė kundėrshti, nėn kėrcėnim e nė rrezik tė vazhdueshėm me/nga njėri-tjetri, sepse nuk e kemi kuptuar ende qė sistemi ka ndryshuar, se marrėdhėniet komunitare me fqinjin, me pallatin e pėrbashkėt; me rrugėt, me lumin, me parqet publike, me shkollėn, me fshatin dhe qytetin, si dhe me shtetin e pushtetin, nuk janė e nuk mund tė jenė mė ato qė kishin pas qenė nė kohėn e diktaturės. Solidariteti, humanizmi, vullnetarizmi, interesi kombėtar (i pėrbashkėt) nė diktaturė ishin mjete propagandistike, kurse nė demokraci ato janė vlera, janė pasaportė e sistemit qė lipset tė dėshmojė se si dhe sa funksionin nė tė vėrtetė demokracia.

* * *

Por, nė Shqipėrinė tonė gjasme demokratike vazhdon tė gjallojė pėr inerci mendėsia sipas sė cilės, shteti ėshtė pronar, njė baba i dhembshur, njė kujdestar i tė gjithėve, qė qėndron mbi tė gjithė e mbi gjithēka…Ne akoma presim qė shteti tė na japė shtėpi, tė na emėrojė, tė na gjejė punė, tė na pastrojė shkallėt, tė na ndryshojė jetėn dhe fatin, tė na japė apo tė mos na japė drita dhe ujė…Edhe pėr shtetarėt e lartė interesi vetjak rėndom shkon dhe punon kundėr interesit tė pėrbashkėt. Ne ende nuk kemi njė ligj qė tė rregullojė marrėdhėniet dhe raportet e interesit vetjak me interesin e pėrgjithshėm nė mėnyrė sa tė harmonishme, aq edhe tė detyrueshme pėr kėdo e njėlloj pėr tė gjithė. Sepse nė ēdo lagje, i forti dhe i mbrojturi nga partia nė pushtet vazhdon tė bėjė ligjin, nė daē edhe tė rrėmbejė prona e pushtete qė nuk i takojnė, ndėrsa prona publike ende vlerėsohet nga shumėkush si “mall pa zot”!

* * *

Brenda dy ditėsh, nė autostradėn Tiranė-Durrės ranė dy zjarre tė pėrbindshme qė dogjėn miliona euro, por edhe vunė nė rrezik jetėn dhe pasuritė e tė tjerėve…Filluan edhe nė Shqipėri “zjarret” e konkurrencės sė egėr, zjarre tė qėllimshme qė mund tė pėrvėlojnė dhe djegin gjithēka e gjithkėnd! Mė tė pambrojturit natyrisht jemi ne, qytetarėt e pafajshėm… Gėrdeci, si provė kriminale e interesit vetjak qė vihet mbi atė tė pėrgjithshėm, tashmė nuk ėshtė mė njė “pėrrallė”nga e kaluara…Kėshtu, pranė magazinave tė firmės “Ardeno” qenkėshin depot e gazit tė njė firme tjetėr, rrezik qė do tė pėrbėnte njė katastrofė tė vėrtetė jo vetėm mjedisore pėr tė gjithė banorėt e Tiranės. Ne jetojmė pėrballė e pranė Gėrdecėve tė tjerė qė nuk dihet se ku, kur dhe si do tė shpėrthejnė…Mund tė na shembet papritur pallati, mund tė helmohemi nga ushqimet e skaduara, mund tė pėrmbytemi, mund tė rrėzohemi nė ndonjė pusetė, mund tė…e ku i dihet se ē’na pret pasi dalim nga shtėpia?!

* * *

Sipas logjikės tradicionale tė hyrjabyrjas, tė cilėn e kemi pėr zemėr, nė ēdo pallat tė ndėrtuar para viteve ‘90, tė gjitha shkallėt e brendshme domosdoshmėrish do tė jenė tė rrėnuara, sepse ato vazhdojnė tė jenė “tė askujt”…Nė katet e para tė ēdo pallati janė instaluar motopompa uji, ashtu sikurse tarracat, pa pėrjashtim, janė tė mbjella me bunkerė uji…Njė nga kėto kazanė u shkėput nga tarraca prej erės dhe vrau para ca ditėsh njė kalimtar nė Kukės…Tė rrėgjuara janė muret dhe fasadat, rrugėt dhe sidomos rrugicat…Bashkė me plehrat qė hidhen nga katet e sipėrme, mjedisi ynė i pėrbashkėt, anekėnd ėshtė njė zezonė e pėrbashkėt!....Njė disko apo njė banor i fandaksur, por ama “i fortė”, mund tė lėrė banorėt e njė lagjeje tė tėrė pa gjumė pėr shkak tė ndotjes akustike dhe ndėrtimeve pa leje!....

* * *

Nuk ka fshat qė tė mos i ketė rrugėt e pėrbaltura, pasi nuk ka katundar qė tė marrė lopatėn dhe tė hapė njė kanal pėr kullimin e ujėrave, qoftė edhe pranė shtėpisė sė vet, sepse kjo quhet “punė veresie” qė duket sikur i takon tjetėrkujt, shtetit…As qė duan t’ia dinė p.sh fshatarėt e Tragjasit dhe tė Radhimės se plehrat e hedhura nėpėr pėrrenj, kur ujėrat tė vėrshojnė, rrėketė do tė ndotin dhe do tė helmojnė detin dhe peshqit…Sa nisin shirat dhe pėrmbytjet, katundarėt e Lezhės dalin nėpėr kronika televizive, e duke qarė pėr rropamėn qė i ka pllakosur, na rrėfejnė se si u janė pėrmbytur tokat dhe shtėpitė…Kjo u ndodh pėr vit! Tė gjithė, me lot nė sy, i bėjnė thirrje dhe lutje shtetit tė vijė sa mė shpejt t’i shpėtojė, pavarėsisht se pėr kanalet e kullimit dhe hidrovoret askush prej tyre nuk ėshtė kujtuar mė parė…Ata akoma nuk e kanė kuptuar se keqsjellja ndaj “tokės sė askujt” do tė shkatėrrojė patjetėr edhe “tokėn private”, se prona publike e keqpėrdorur do tė hakmerret njė ditė si kundėr tij, ashtu edhe kundėr familjes sė tij…

* * *

Tani nuk ka qytet, i madh apo i vogėl, qė nuk pėrmbytet…Katet e para tė shtėpive dhe tė dyqaneve, pėr shkak se diku ėshtė ndėrtuar njė pallat mbi kolektor, patjetėr qė do tė pėrmbyten edhe nga ujėrat e zeza!...Nė Gjirokastėr duhej tė shembej pallati e tė vdisnin tė pafajshėm, qė tė kuptohej se ndėrtimet, edhe kur janė me leje, kur nuk respektohen standardet, kur abuzohet me interesin publik, mund tė shemben e tė tė rrezikojnė …Por edhe nė kėtė rast, pas tragjedisė!...Pra, vetėm pasi e pėsojnė, qytetarėt kujtohen tė thėrresin pėr ndihmė shtetin; Baba-shteti duhet tė vijė sa mė shpejt t’i nxjerrė nga gėrmadhat e mė pas t’u gjejė (t’u japė) njė shtėpi tjetėr pėr tė futur kokėn!…Duhet tė bjerė zjarr nė ndonjė pallat qė tė kuptojmė se nuk ka rrugė ku mund tė hyjnė zjarrfikėset qė ne tė mos pėrvėlohemi tė gjallė brenda pallatit ku fqinji ynė, nga pakujdesia, ka shpėrthyer papritur e pakujtuar bombolėn e gazit…Duhet tė na rrėshqasė shtėpia qė tė kuptojmė se pemėt qė kemi prerė nė pyll janė shkaktarė tė erozionit!

* * *

Shembuj tė tillė fatkeqėsish dhe keqkuptimesh qė pėrherė pėrfundojnė nė mos me tragjedi vrasjesh e vdekjesh, nė rrahje, nė sherre e nė grindje tė ndėrsjella, tanimė i gjen nė ēdo pallat, nė ēdo rrugė, nė ēdo fshat e qytet. Kėshtu, pėrplasjet e gjakosjet pėr vijėn e ujit, pėr bllokimet e rrugėve nacionale (meqė nuk janė dhėnė nė kohė paratė e shpronėsimit), nganjėherė shkojnė edhe duke “privatizuar” burimin e ujit tė pijshėm tė katundit, duke lėnė pa ujė bashkėfshatarėt…Tashmė tė gjitha kėto bėma primitivėsh duken si “veprime” tė zakonshme, madje edhe si zgjidhje “demokratike”… Vetėm se kėto ububura, kur i dėgjojmė nėpėr TėVėrat e Tiranės, nuk na bėjnė mė pėrshtypje…Jemi mėsuar ta shohim veten nė pasqyrėn e interesit vetjak, qė do tė thotė: derisa unė jam mirė brenda katėr mureve tė shtėpisė time, punė e madhe fort qė po digjet fshati! Halli yt nuk ėshtė halli im!

* * *

Para ca kohėsh iu pre ujėt e pijshėm si ndėshkim edhe njė qyteti, Kukėsit, dhe, edhe kjo u duk si njė lajm pa ndonjė rėndėsi, sepse ndodhte “prapa malit”, d.m.th larg hallit tonė, njėlloj si tė ndodhte nė Afganistan nga talebanėt…Ende nuk e kemi kuptuar se demokraci do tė thotė qė, kur e pėson qoftė edhe njė kuksian, e kemi pėsuar njėlloj edhe ne qė jetojmė nė Tiranė! Shoqėritė e hapura, po u mbyllėn brenda katėr mureve tė njė shtėpie, janė tė destinuara tė vetėshkatėrrohen! Ndaj, ne nuk mund tė themi se jemi shoqėri e hapur, derisa kemi frikė tė hapim dritaret nga rreziku i infeksioneve qė do tė na vijnė nga jashtė, nga rruga…Ne nuk jemi shoqėri demokratike, derisa padrejtėsia qė i bėhet njė qytetari, kudo qė tė ndodhet ai e ēfarėdo rangu shoqėror tė ketė, nuk vlerėsohet si padrejtėsi pėr tė gjithė shoqėrinė. Ne nuk jemi shtet ligjor, derisa ēdo qytetar nuk e kupton se edhe ai ėshtė i kėrcėnuar nga padrejtėsia e paudhėsitė e organeve tė Drejtėsisė, pasi njė vendim i padrejtė, edhe pėr njė tė panjohur, ėshtė me keq se njė epidemi kolere!

* * *

…Pra, ne mund tė lėmė pa ujė, “pėr inat tė sime vjehrre”, edhe njė qytet tė tėrė! Pėr arsye qė rėndom janė mė se banale, por qė e mbajnė jetėn tonė tė pėrditshme nėn tension tė vazhdueshėm, ne, sa dalim nga shtėpia (tė cilėn kush mė shumė e kush mė pak e kemi rregulluar e mobiluar sa mė mirė), do tė pėrplasemi patjetėr me pisllėkun, me ujėrat e zeza tė gjirizeve ose tė ujėrave tė bardha qė rrjedhin nga tarracat, me pusetat e vjedhura ku mund tė thyesh kokėn, me plehrat e hedhura sakaq nga dritaret, si dhe me vulgaritetin dhe harbutėrinė, gjithnjė e nė rritje, tė rrugės e tė pushtetit qė punon vetėm pėr interesin vetjak tė atyre qė janė “lart”, me demek nga vota jonė…

* * *

Nė njė mjedis shoqėror tė ēorientuar ku ca i bien gozhdės e ca patkoit, ku Drejtėsia jepet me padrejtėsi zyrtare, askush nuk mund ta quajė veten tė mbrojtur e tė sigurt nga “infeksionet”, edhe sikur ta ketė derėn e jashtme tė blinduar dhe fėmijėt e vet t’i ruajė me badigardė!...Askush nuk mund tė presė Drejtėsi nė njė vend ku qeveria dhe kryeministri sulmojnė, fyejnė dhe bėjnė trysni barbare, d.m.th “i presin ujėt” dhe gjymtyrėt organeve tė Drejtėsisė e konkretisht Prokurorisė...Prandaj, ndotja qė i bėn politika mjedisit shoqėror, krahasuar me dėmet e mėsipėrme, pa asnjė dyshim ėshtė mė rreziksjellėse e mė dėmprurėse!

* * *

Ne jemi tė kėrcėnuar nga mjedisi i ndotur pėr arsye se politika prodhon ndotje, sherre, kėrcėnim, tension, pasiguri; ėshtė ajo qė na detyron tė bashkėjetojmė me rrezikun, konfliktin e ndėrsjellė, dyshimin dhe frikėn e pacak pėr tė nesėrmen! Ndoshta, pėr tė dalė nė njė pėrfundim mund tė na ndihmojė pėrgjigja e sinqertė e pyetjes: Pėrse shqiptarėt, edhe mė tė “paedukuarit”, sa kalojnė kufirin, flasin me zė tė ulėt, sillen mirė, punojnė kokulur nė ēfarėdo lloj pune, madje nuk hedhin as paketėn e cigares pėrtokė? Pra, jo se janė ata qė e kanė fajin, po ėshtė mjedisi social e sidomos ai politik qė ėshtė i pistė!...Ndaj ka ardhur koha tė kuptojmė se nuk na ndihmon dhe nuk na shpėton dot mendėsia e vjetėr: secili pėr vete, ndėrsa shteti dhe, inshallah Zoti, mendon e vė dorėn nė zjarr pėr ne tė gjithė!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara