HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Koha e tyre po mbaron dhe ne sot jemi prova e grahmave tė tyre tė fundit!

-- nga Kujtim Ēashku*, TemA, shkurt 2009

Mė lejoni t’i bėj me dije opinionit publik aktin terrorist qė po ndėrmerret ndaj Akademisė sė parė tė Filmit dhe Multimedias nė vendin tonė.

Nė bazė tė njė vendimi qeverie nr. 1445 dt. 29.10.2008, urdhėrohem qė tė liroj ambientet e shkollės brenda orės 13.00 tė dt. 21.2.’09.

E konsideroj kėtė VKM si akt terrorist qė vret kulturėn dhe arsimin nė Shqipėri dhe qė bie ndesh me politikat dhe strategjinė e integrimin perėndimor tė saj.

Si regjisor, nė vitet ‘90, duke ndjerė shkatėrrimin e Kinostudios dhe ndėrprerjen e formimit tė gjeneratave tė reja, nė janar tė 2001 mora iniciativėn e hapjes sė shkollės sė parė tė filmit nė atė mjedis, ku denjėsisht i takonte qė tė ngrihej.

Nė vitin ’97, nėn kėrcėnimin e plumbave dhe marrėzisė politike, unė nuk ruajta shtėpinė time, por Arkivin e Filmit nė Kinostudio, duke qenė i vetėdijshėm pėr vlerat e mėdha kombėtare qė mbart, si edhe duke shmangur kėshtu tragjedinė e Institutit tė Lartė Bujqėsor apo tė djegies sė gjithė Shqipėrisė.

Pėr hapjen e shkollės “Marubi”, m’u desh tė luftoja 4 vjet me qeverinė e atėhershme.

Mė pas me insistimin personal, mbėshtetjen e kineastėve vendas dhe tė huaj, si dhe nė bashkėveprim me qeveritė perėndimore, arritėm tė gjithė sė bashku qė mė 4 tetor 2004, tė hapnim Akademinė e parė tė Filmit dhe Multimedias “Marubi” nė vendin tonė.

Sot, kjo akademi ėshtė akredituar nga shteti shqiptar, dhe ėshtė bėrė anėtare me tė drejta tė plota e CILECT, GEECT dhe SEEC (organizma ndėrkombėtarė tė akademive mė tė njohura tė botės sė filmit dhe TV).

AFMM u hap me VKM Nr. 652, dt. 30.09.2004 dhe me VKM Nr. 74, dt. 4.02.2005, iu dha si fillim nga qeveria nė pėrdorim pėr 10 vjet pa shpėrblim njė sipėrfaqe prej 200 m2 nė Kinostudio.

Kjo sipėrfaqe shėrbeu si fillesė e hapjes sė shkollės “Marubi” dhe rikonstruktimit tė plotė tė godinės sė shkatėrruar dhe mjedisit funksional pėrreth saj.

Qė nė atė kohė ne i kemi kėrkuar nė mėnyrė tė vazhdueshme qeverisė legjitimimin e plotė tė hapėsirės ku na u lejua tė bėnim investimet tona.

Ne nuk kemi kėrkuar kurrė tė drejta pronėsie mbi pronėn publike, por kėrkuam thjesht administrimin dhe ruajtjen e saj, nė mėnyrė qė askush tė mos i ndėrronte destinacionin, si tė godinės, ashtu dhe tė sipėrfaqes funksionale tė saj.

I kėrkuam qeverisė njė shtesė VKM mbi VKM ekzistuese, sepse, sipas Ligjit pėr Arsimin e Lartė, nė 200 m2 ėshtė e pamundur tė zbatohet programi akademik.

Nga viti 2004 deri mė sot, kemi pritur njė zgjidhje tė arsyeshme tė qeverisė Berisha.

Nė AFMM, Orafilm sė bashku me qeveritė perėndimore kanė investuar mbi gjysmė milioni Euro, duke krijuar njė institucion krejtėsisht tė pavarur dhe tėrėsisht perėndimor.

Pėr fat tė keq, kėrkesave tona tė vazhdueshme nuk iu dha asnjė zgjidhje, por nisi njė gjueti shtrigash e paparė dhe njė status terrori antikulturor permanent.

Ēdo ditė na dėrgoheshin urdhra tė fshehtė vartėsish karrieristė, tė cilėt, siē ndodh nė sistemet represive totalitare, u serviloseshin verbėrisht eprorėve dhe bėheshin prepotentė me vartėsit.

Shantazhi e terrori ndaj “Marubi”-t buronte nga leximi i kumtit orwellian tė “Big Brother”-it, i cili di tė administrojė pengun makiavelik tė fajit korruptiv ose fajit tė sė shkuarės.

Ky funksionim rrėnues e kriminal i administratės sė shtetit shemb ēdo vlerė morale e princip demokratik e perėndimor tė shoqėrisė shqiptare dhe e zhyt atė nė njė terr e mjerim shkatėrrues, ku ligji, prona dhe e drejta pėrcaktohen nga njė bandė politike dhe krimi i organizuar.

Jam i detyruar tė vė nė dijeni opinionin publik, se shantazhi ndaj shkollės “Marubi” ka buruar e buron nga vizioni antikulturor dhe vullneti i mbrapshtė politik i qeverisė.

Sugjerimet qė kam bėrė pėr shpalljen e Kinostudios “Qytet Arti” dhe aplikimi i politikave policentriste kanė rėnė nė vesh tė shurdhėr dhe prona publike nė Kinostudios prej 59.000 m2 ka qėndruar pėr 17 vjet rresht nė mėshirė tė fatit duke dėmtuar rėndė interesat publike.

Sugjerimet qė kam bėrė pėr shpalljen e Shqipėrisė “Zonė tė Lirė” pėr kulturėn dhe artin nė tėrėsi, si dhe ēlirimin e tyre nga taksat fiskale e doganore (si nė rastin e Irlandės), duke mos kuptuar se kultura dhe arti ndikon nė ekonomi, janė refuzuar krejtėsisht.

Aplikimi i njė politike strategjike , nė veēanti pėr kulturėn dhe shkollat artistike me karakter prodhues jo-fitimprurės, po kėshtu nuk kanė gjetur kurrfarė mbėshtetjeje nga politika shqiptare.

Arti dhe kultura janė imazhi i njė vendi dhe komponentė qendrorė nė integrimin euroatlantik tė tij. Nė fakt, ne jemi mėsuar tė flasim shpesh pėr harta militare, gjeografike apo ekonomike duke mos konsideruar se harta kulturore ėshtė harta mė e rėndėsishme e botės, sepse ajo pėrmbledh tė gjitha llojet e hartave.

Pa njė vizion e strategji tė tillė gjithėpėrfshirėse, sigurisht qė ēdo politikė e shtet degradon nė dhunė e represion duke e konsideruar veten qendėr tė botės.

Shantazhi ndaj shkollės “Marubi” buron nga kjo mendėsi, e cila, si fenomen, tė kujton sjelljen talebaneske ndaj kulturės dhe vlerave tė njė shoqėrie.

Nė AFMM studiojnė rreth +/-30 studentė, tė cilėt prodhojnė gjatė 1 viti akademik afro 20 orė filma tė metrazhit tė shkurtėr, tė cilėt iu jepen falas televizioneve shqiptare. Kėta filma janė paraqitur e vlerėsuar me ēmime nėpėr botė. Pėr realizimin e kėtyre filmave, AFMM vė nė dispozicion tė studentėve njė infrastrukture mjaft tė shtrenjtė profesionale.

Nga tė ardhurat e studentėve dhe karakteri prodhues qė ka shkolla, ne nuk kemi mundėsi praktike tė paguajmė qiranė qė na kėrkohet nga qeveria, duke na cilėsuar thjesht si subjekt tregtar.

Njė pjesė tė tė ardhurave tė AFMM ne i investojmė nė shkollė dhe pjesėn tjetėr e japim nė formė bursash falas pėr studentė tė talentuar, por me kushte tė kufizuara ekonomike.

Presioni i verbėr dhe jo i arsyeshėm pėr pagesė qiraje, shantazhi i pėrditshėm dhe arroganca e fantazmės Albafilm, pra pėrdorimi i arsenalit tė dhunės nga administrata kulturore ka dėmtuar rėndė prestigjin e AFMM duke u kthyer nė njė mjet terrorizues pėr mbylljen e saj.

Zotėrinj qeveritarė, ju doni tė prishni njė gjė qė ėshtė ndėrtuar, kur ende sot nė Kinostudio janė mbi 60% e sipėrfaqeve dhe objekteve tė abandonuara, tė vjedhura e shkatėrruara me qėllimin e vetėm pėr tė shuar ēdo gjurmė historike qė lidhet me identitetin kulturor e kombėtar.

Ju zotėrinj, tė pushtuar nga njė urrejtje patologjike, po bėni objekt sulmi Akademinė e Filmit “Marubi” dhe jo pafundėsinė e garazheve, lavazheve dhe godinave tė dyllosura.

Unė kam 35 vjet qė shkel ēdo ditė nė Kinostudio, atje ėshtė jeta dhe karriera ime si kineast bashkė me opusin e filmave qė unė dhe kolegėt e mi kemi realizuar.

Kėto filma janė pjesė e fondit publik tė kulturės sonė kombėtare.

Sigurisht, pėr politika obskurantiste ky kineast ėshtė krejt i parėndėsishėm, pėr aq kohė sa nuk ka asnjė lidhje interesi me biznes-media-politikėn.

Qeveria po kėrkon tė blejė njė nga kanalet mė indipendentė e filoperėndimorė, “Top Channel”, duke i dhėnė qėllimisht njė objekt ku janė bėrė prej pesė vjetėsh investimet e AFMM dhe qeverive perėndimore, duke futur kėshtu politikėn e pėrēarjes mes kolegėsh e institucionesh qė kanė tė njėjtin mision tė emancipimit perėndimor tė shoqėrisė shqiptare.

Unė nuk kam kėrkuar pronė, kam kėrkuar qė Kinostudio tė ruajė identitetin e vet si njė institucion me histori kinematografike e rėndėsi kombėtare.

Nė Kinostudio ne jemi njė grup profesorėsh kineastė qė kemi lidhur jetėn me kinematografinė dhe ashtu duam ta pėrfundojmė. Ne duam qė brezat qė do vijnė pas 1952 tė numėrojnė dhe vitin 2052, siē bėjnė kombe tė kulturuara nė botė dhe jo tė shkatėrrojmė historinė e tė presim e djegin ullinjtė qindravjeēarė, nuk betonizojmė gjelbėrimin, nuk shembim, por ndėrtojmė salla kinemaje, shkolla e kinoteatro.

Nė AFMM janė investuar mbi gjysmė milioni Euro, pa llogaritur kėtu asetet intelektuale dhe provizionet reale tė AFMM.

Nga shtetit shqiptar AFMM nuk ka marrė asnjė qindarkė, pėrveēse nė pėrdorim godinėn e rrėnuar dhe mjedisin e shkatėrruar.

Investimet janė kryer dhe nga Orafilm, shteti gjerman, francez, zviceran, vende tė tjera evropiane dhe USA, tė cilėt kanė krijuan bazėn materiale dhe infrastrukturėn pedagogjike tė AFMM.

Tashmė, unė dėshiroj t’i drejtohem botės intelektuale shqiptare si pjesė e ndėrgjegjes qytetare kombėtare, qė tė solidarizohet me kėtė akuzė ndaj antikulturės pėr tė na shėrbyer si njė betejė pėrplasjesh kulture e civilizimi duke shmangur rrezikun taleban qė sot na kanoset.

Ne jemi vend i vogėl, i cili ka pasur fatin e keq, se ata qė janė konsideruar tė mėdhenjtė tanė dhe qė kanė marrė pėrsipėr tė na udhėheqin nė vite, kanė qenė vėrtet njerėz tė vegjėl e me vizione mjerane kombėtare.

Koha e tyre po mbaron dhe ne sot jemi prova e grahmave tė tyre tė fundit!

* Rektor i Akademisė sė Filmit & Multimedias “Marubi”

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara