HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kreshnik Spahiu: Vendimet e gjykatės qė nuk i pėlqejnė qeverisė, nuk zbatohen

-- nga Lorenc Vangjeli, MAPO, janar 2009

Nėnkryetari i KLD, Kreshnik Spahiu, flet pėr raportet e tij me mazhorancėn, me Presidentin e Republikės dhe “ankesėn” e pritshme ndaj Gjykatės sė Lartė qė riktheu nė detyrė gjyqtarėt qė pafajėsuan Delijorgjin. Spahiu lė tė kuptohet, edhe kur pohon pėrmirėsim nė kah tė kundėrt, se ende nė Shqipėri gjyqėsori sulmohet dhe mbrohet sipas humorit tė qeverisjes. “Kur vendimet janė pro qeverisė, gjykatat vlerėsohen dhe vendimi ekzekutohet, kur vendimi ėshtė nė tė kundėrt, ato shpesh sulmohen dhe vendimi injorohet. Kjo ėshtė njė situatė qė duhet tė ndryshojė”, - thotė ai nė njė intervistė pėr revistėn “MAPO”

Gjykatėsit e ndėshkuar nga KLD, ata qė i dhanė pafajėsi Delijorgjit nė Apel, rikthehen nė punė nga Gjykata e Lartė. Ju deklaruat se do tė ankoheni nė Gjykatėn Kushtetuese. Mund ta sqaroni mė gjatė kėtė detaj?

Kreshnik Spahiu Ėshtė e rėndėsishme tė sqarohet se vendimi gjyqėsor i tre gjyqtarėve tė Gjykatės sė Apelit Ushtarak u vlerėsua nga KLD si nė kundėrshtim flagrant me ligjin pėr njė pjesė tė tij, pikėrisht atė qė lidhej me mėnyrėn e disponimit tė padisė civile nė procesin penal. Masa e shkeljes sė ligjit nga tre gjyqtarė tė shkallės sė dytė dhe me njė pėrvojė tė gjatė profesionale u vlerėsua nė rastin konkret tė ketė qenė kaq direkte dhe e rėndė, nė njė ēėshtje tė bujshme dhe me pasoja tė konsiderueshme ekonomike (mbi njė milion e dyqind-mijė lekė tė reja), sa u konkludua nga Kėshilli se preku nivelin e cenimit kushtetues tė figurės sė gjyqtarit dhe imazhin e dhėnies sė drejtėsisė. Kolegjet e Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė kanė vendosur anulimin e kėtyre tri vendimeve dhe gjatė procesit gjyqėsor janė shtruar pėr diskutim disa probleme juridike, tė cilat pa diskutim qė do tė gjejnė pasqyrim nė arsyetimin e vendimit nga Gjykata e Lartė. Duke mos vėnė nė diskutim pėr asnjė moment autoritetin e Gjykatės sė Lartė pėr rivlerėsimin e vendimeve tė KLD, Kėshillit, - nė mbrojtje tė mendimit tė tij juridik, - i takon tė vlerėsojė mundėsinė e kėrkimit tė hapėsirave tė mundshme ligjore qė tė ēojnė nė Gjykatėn Kushtetuese.

Ky nuk ėshtė rast i shkėputur, edhe tė tjerė gjykatės kanė pasur tė njėjtėn “mbrojtje” nga Gjykata e Lartė, pasi janė ndėshkuar nga KLD. Ēfarė mendoni se nuk shkon mes kėtyre hallkave tė sistemit?

Pėr tė qenė korrektė me praktikat e mėparshme, duhet tė themi qė ato i kanė ofruar tė dyja situatat. Ka pasur raste, kur Gjykata e Lartė ka vendosur ndryshe nga Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė, dhe shumė raste tė tjera, kur vendimet kanė qenė tė sinkronizuara. Nuk dėshiroj tė mendoj se ka ndonjė gjė qė nuk shkon, vendimmarrja kolegjiale e arsyetuar jep gjithmonė motivacionet juridike dhe mendimi juridik duhet respektuar, pėr mė tepėr qė kryetarja e Gjykatės sė Lartė ėshtė anėtare ex officio e KLD. Duke i qėndruar terminologjisė, sqaroj se ligji flet pėr ‘masa disiplinore ndaj gjyqtarėve’, fjala ‘ndėshkim’ nuk ėshtė qėllim nė vetvete as i Kėshillit dhe as i autoritetit gjyqėsor qė shprehet pas tij. Me lejoni tė nėnvizoj nė kuadėr tė kėsaj pyetjeje, se mbrojtja e gjyqtarėve ėshtė detyrė parėsore e vetė Kėshillit, por kjo nuk duhet kuptuar si garanci e pėrjetshme pėr tė ruajtur vendin e punės, pavarėsisht nga mėnyra si e ushtron detyrėn nė atė vend pune.

Do tė mund tė jepnit ndonjė koment paraprak pėr tri vendimet e bujshme dhe tė kritikuara ashpėrsisht nga opozita, por dhe ekspertė tė pavarur, tė marra nga gjykata e Tiranės pėr ēėshtjen Durrės-Kukės dhe sekuestrimin e pronave tė Damir Fazlliēit? Shihni njė kundėrvėnie mes gjykatės dhe organit tė prokurorisė?

Kundėrvėnia qėndron nė diferencimin e dukshėm mes ‘kėrkesave’ tė organit tė akuzės dhe ‘disponimit me vendime’ nga gjykata. Ėshtė fakt se gjykatat kanė vendosur ndryshe nga ajo qė prokuroria ka kėrkuar. Dhe ky fakt ėshtė i diskutueshėm vetėm nė planin juridik tė korrektėsisė ligjore tė kėtyre vendimeve, vlerėsimi i tė cilave po kryhet nėpėrmjet kontrollit tė brendshėm gjyqėsor, pra nė Gjykatėn e Apelit, Tiranė dhe mundėsisht mė pas edhe nė Gjykatėn e Lartė. Komentet e mia paraprake mbi vendimet e gjyqtarėve do tė ishin tė pranueshme vetėm si mendime juridike personale mbi njė ēėshtje konkrete, siē ndodh nė tavolina juristėsh, ndėrsa nė pozicionin e zėvendėskryetarit tė KLD do tė ishin tė tepėrta, pėr sa kohė nuk janė bėrė objekt procedimi disiplinor.

Ka njė numėr ligjesh, tė votuara nga parlamenti, qė janė konsideruar si antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese. Pse mendoni se ka ardhur kjo situatė? Cili ėshtė roli i Ministrisė sė Drejtėsisė nė kėto raste dhe sa ndjehet fajėsia apo dobėsia e saj nė punė?

Ligjet janė atribut i legjislativit, pavarėsisht nga iniciativa e draftimit nė Ministrinė e Drejtėsisė apo modelet e pėrzgjedhura. Ndodh shpesh qė faktorė tė caktuar politikė, socialė apo ekonomikė nė njė moment tė caktuar tė reflektohen nė qėndrime ligjore. Ėshtė e rekomandueshme qė ky tė mos jetė njė proces i njėanshėm. Ka ligje qė janė konsideruar tėrėsisht antikushtetuese, siē ishte rasti i ligjit pėr Konferencėn gjyqėsore Kombėtare me vendimin e muajit tė kaluar tė GJK, apo ligje tė tjera qė janė konsideruar vetėm pjesėrisht tė tilla. Numri i ligjeve tė shfuqizuara nuk tregon domosdoshmėrisht ‘fajėsi’. Nė njė shtet demokratik garancia mė e mirė pėr respektimin e aktit themeltar tė shtetit ėshtė pikėrisht mundėsia qė fjalėn pėrtej ligjvėnėsit, mund ta thotė njė organ gjyqėsor siē ėshtė Gjykata Kushtetuese. Kjo gjykatė nuk i lejon interesat e legjislatorit pėrtej qėllimit qė vetė Kushtetuta ka pasur parasysh.

Ka pasur komente tė shumta pėr ligjin e mbiquajtur tė spiunėve. Sa mendoni se ai ligj do tė ndėrhyjė nė veprimtarinė e gjyqėsorit apo thėnė hapur, nė dijeninė tuaj, ka gjykatės qė preken direkt prej tij?

Do tė ndėrhyjė nė atė masė qė vetė ligji e parashikon. Nėse gjyqtarė qė aktualisht e ushtrojnė funksionin preken prej ligjit, sigurisht qė emrat e tyre do tė jenė pjesė e njė liste tė veēantė. Mendoj qė, nėse duhet tė them sa ka tė tillė nėpėr gjykata apo cilėt janė, mė duhet mė parė tė nxjerr vendimet e tyre gjyqėsore qė janė pėrfshirė nė objektin e ligjit dhe me sa ky ligj parashikon kėtė gjė e vlerėson Komisioni i posaēėm.

Cilat janė marrėdhėniet tuaja me Presidentin e Republikės nė rolin e kryetarit tė KLD?

Shumė bashkėpunuese. Presidenti ėshtė shumė i vėmendshėm nė pėrmbushjen e kėsaj pėrgjegjėsie dhe po aq i predispozuar pėr tė mbajtur mbledhjet plenare tė Kėshillit nė ekuilibra profesionalė dhe me shumė integritet. Ky konstatim reflektohet nga i gjithė Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė, pėrpara tė cilit presidenti justifikon autoritetin e tij tė padiskutueshėm si kryetar i shtetit.

Dikur, pozita e djeshme ju konsideronte si pjesė e shoqėrisė civile pranė Berishės, po sot, cilat janė marrėdhėniet tuaja?

Pyetja pėr pozitėn e djeshme: ėshtė ende nė “fuqi” mentaliteti: o me mua, o kundėr meje. Nėse “dje” kam pasur qėndrim kritik ndaj qeverisė, atėherė me rregull treshi i binte tė isha i opozitės. Do mė pėlqente tė vlerėsonim nisur nga ajo qė kemi bėrė, sa tė drejtė kemi qenė nė kritikat e bėra? Sa tė dobishėm kemi qenė nė aktivitetet dhe aksionet e ndėrmarra? Natyrshėm, duke qenė pėrballė pushtetit, aksionet tona favorizonin opozitėn e kohės. Misioni i ZMQ nė atė kohė dhe mė vjen mirė qė vijon edhe sot, ka qenė pranė qytetarėve. Sot punoj nė njė zyrė tė shtetit, por me siguri e them se kėnaqėsia e punės nė Zyrėn e Qytetarėve ėshtė e madhe dhe e papėrsėritshme. Tė jem i sinqertė, mė merr malli pėr atė kohė. Sot jam nė njė pozicion tjetėr dhe nė njė raport krejt tė ndryshėm pėrballė mazhorancės dhe opozitės. Pozicioni nė KLD ėshtė privilegj, pėr shkak se punon pėr tė rritur besimin nė drejtėsi.

Qeveria ėshtė pėrfshirė nė njė betejė tjetėr me shtypin dhe konkretisht me gazetėn “TemA”, e cila, ndonėse ka njė vendim gjykate nė favor tė saj, bėhet sėrish objekt i mosrespektimit nga qeveria. Cili ėshtė komenti juaj?

Nė njė vend demokratik vendimi i gjykatės ka forcėn e ligjit. Nė kėtė plan nuk ka shumė pėr tė komentuar...

Cilat janė marrėdhėniet tuaja me ministrin e Drejtėsisė, Alibeaj, dikur njė bashkėpunėtor juaji? Ju pyes, sepse ka njė perceptim tė qartė publik se konsumoni njė armiqėsi tė qartė me njėri-tjetrin e pėr mė tepėr, ndoshta njė gjė e tillė dėmton edhe vetė veprimtarinė e KLD. A ėshtė vėrtet kėshtu?

Pėrgjigjja e pyetjes shtron dy plane marrėdhėniesh: atė institucional dhe atė personal. Nė planin e parė, si anėtarė tė Kėshillit, jemi bashkė-komentuar pėr qėndrime antagoniste mbi ēėshtje tė caktuara, dhe ėshtė pėrmendur mė pak se shpeshherė kemi ndarė tė njėjtin mendim dhe votuar pėr tė njėjtėn gjė. Duke u pėrpjekur tė jemi racionalė, pranojmė se pozicionimi i njė anėtari tė kabinetit qeveritar brenda Kėshillit, sigurisht qė e bėn tė vlerėsueshėm ēdo prononcim nė kėndvėshtrimin politik. Mund tė them se raportet institucionale janė mė se korrekte. Perceptimi publik mbi ‘qėndrime armike’, siē ju po e shprehni, sigurisht qė nuk ėshtė konstruktiv, por duket sikur po pranojmė se ēdo mos-rakordim pėrbėn armiqėsi, dhe me ketė tė fundit nuk jam dakord.

Mosmarrėveshjet personale apo raportet miqėsore nė prizmin e tejkalimit tė kodeve, profesionale, etike, morale dhe njerėzore unė do doja t“ia lija publikut dhe tė tretėve, tė cilėt kanė qenė tė vėmendshėm nė kėtė raport tė vlerėsojnė se nė cilin krah ka anuar e drejta…..

Prej kohėsh Ju si nėnkryetar i Kėshillit tė Lartė tė drejtėsisė, presidenti, Prokurorja e Pėrgjithshme, gjykatat dhe gjithė sistemi keni qenė target i goditjeve politike tė qeverisė dhe duket sikur historitė pėrsėriten nė raportet e drejtėsisė me politikėn...

Prej sė largu duket sikur historitė pėrsėriten, por unė do tė thoja se ka njė ndryshim esencial nė shkaqet e kėtyre raporteve. Me sa mbaj mend nė tė gjithė historinė e shtetit tė sė drejtės, vetėm nė 2008 janė vendosur disa standarde tė paimagjinueshme mė parė. Pothuaj i gjithė kuadri nga gjykatat e Faktit, Apelit dhe deri nė Gjykatėn e Lartė ėshtė mbėshtetur mbi kritere dhe jo mbi preferenca politike. Askush sot nė politikė apo jashtė saj nė media apo nė institucione nuk ka hedhur as dyshimin mė tė vogėl pėr pėrdorim nga politika tė drejtėsisė. Pakėnaqėsitė janė tė natyrshme, pasi nga mijėra e mijėra ēėshtje qė gjykohen ēdo vit ėshtė mė se normale qė tė kemi tė pakėnaqur apo njė numėr tė kufizuar ēėshtjesh tė padrejta e ku ato bėhen objekt procedimi prej nesh. Ajo ēfarė ka ēaluar nė raportet e politikės me gjyqėsorin janė vlerėsimi me dy standarde i vendimeve gjyqėsore. Kur vendimet janė pro qeverisė, gjykatat vlerėsohen dhe vendimi ekzekutohet, kur vendimi ėshtė nė tė kundėrt shpesh gjykatat sulmohen dhe vendimi injorohet. Kjo ėshtė njė situatė qė duhet tė ndryshojė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara