HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Profesor Sami Repishti, njeriu qė dėshmon pėr ferrin komunist

Kozeta Zylo -- biseda nga Kėze (Kozeta) Zylo, mars 2009

Profesor Sami Repishti ėshtė figurė e ndritur e Kombit shqiptar, ai ėshtė dėshmitar okular i ferrit komunist, ku pėr pasojė u burgos me vite tė tėra, nė Shqipėrinė komuniste (1946-56), dhe Jugosllavinė komuniste (1959-60). Kėtė kalvar vuajtje e hoqėn mbi shpinėn e tyre dhe familja e tij e shumėvuajtur. Si njė intelektual erudit, ai me shkrimet e tij ka dhėnė njė kontribut tė vyer nė publicistikė, letėrsi dhe politikė. Mesazhet qė pėrcjell herė pas here per Shqiperine dhe Kosoven, janė tė qarta, si para auditorit amerikan e deri nė shtepinė e Bardhė, ai shpreson, se njė ditė do tė vijė demokracia e vėrtetė dhe Liria e plotė nė Mėmėdheun tonė tė shumėvuajtur dhe pėr tė gjithė familjen njerėzore…njė dhe e pandarė!

Profesor Repishti, ju jeni njė prej viktimave tė terrorit komunist, si ish i burgosur i atij regjimi c'mund t'ju thoni lexuesve tė shumtė, pėr vitet tuaja nė burgjet famėkeqe tė Shqipėrisė?

Kam qenė viktimė koshiente e terrorit komunist nė Shqipėni. Kam kundėrshtuar me bindje regjimin komunist qė nė ditėt e para, sepse qė nė fillim "Shteti" filloi shtypjen dhe ushtroi terrorin. Kam dėshmuar arrestime, burgosje, ekzekutime publike pa gjyq, dhe atmosferėn e frikės qė krijon cdo terror, pavarėsisht nga ngjyra. Jam nji deshmitar okular. Arsyeja a dytė e revoltimit dhe e veprimtarisė anti-qeveritare ishte atmosfera thellėsisht kundėrshtare e popullsisė sė Shkodrės, qytet dhe fshatra. Kjo atmosferė u acarua akoma mė shumė nė muajtė e parė tė vitit 1945, me persekutimet sistematike tė klerit katolik shqiptar, me qendėr nė Shkodėr. Shpresa e qeverisė komuniste se me persekutimin e klerit katolik do tė fitonte "simpatinė" e pjesės myslimane u shua me shpejtėsi, dhe u zėvendsua me nji frymė solidariteti qytetar shkodran qė u revelue ma vonė gjatė gjyqeve tė vazhdueshme, ku tė akuzuarit ishin myslimanė e katolikė..Kjo atmosferė ka orientuar edhe veprimtarinė time.

Presidenti Rugova dhe Prof. Sami Repishti
Presidenti Rugova dhe Prof. Sami Repishti


Arsyeja e tretė ka nji dozė naiviteti djaloshar. Shpresonim se "Aleatėt e mėdhenj" anglo-amerikanė do tė ndėrhynin diplomatikisht pėr tė dėnuar regjimin e posavendosur, dhe te krijonin kondita pėr nji zhvillim demokratik tė vendit, e tė shoqėnisė shqiptare. Kjo nuk ngjau! Europa ishte e lodhur nga Lufta e dytė Botėrore, dhe kishte nevojė pėr rindėrtim tė vendeve tė shkatėrruara nga lufta, Shqipėria hyri nėn tutelėn jugosllave tė shokut Tito, i cili ishte nji satelit i B.S. dhe Stalinit. Shqipėria ishte kėshtu sub-satelit i kampit socialist. Nė kėtė pozitė nėnshtrimi tė plotė, Shqipėria nuk kishte konditat e nevojshme pėr tė vepruar lirisht. Ajo u bind verbėrisht instruksioneve tė Beogradit, i cili kishte planet e tia "imperialiste" ndaj Shqipėrisė: kolonizimin e vendit politikisht, ekonomikisht, dhe sllavizimin e shoqėnisė shqiptare, si dhe zgjidhjen e pėrhershme tė problemit tė Kosovės, mundėsisht me inkorporimin e Shqipėrisė nė Jugosllavi nė formėn e nji republike tė shtatė jugosllave.

Nji skenar i kėtillė i tmerrshėm, natyrisht lehtėsonte punėn tonė propagandistike "kundėr pushtetit", dhe gjente jehonė tė madhe nė popullsinė e Shkodrės, njė qytet me histori shekullore konfliktesh kundėr sulmeve sllave (serbe e malazeze). Por "MOMENTI" politik ishte kundėr nesh. Pika kulmore e pakėnaqėsisė sė pėrgjithshme u arrit mė 9 shtator 1946, kur fshatarėt e Postribes (nė rrethe tė Shkodrės) sulmuan me armė qytetin, luftuan nėpėr rrugėt e qytetit, por u thyen me humbje tė mėdha. Si rrjedhim, filloi vala e ekzekutimeve pa gjyq, dhe e arrestimeve masive nė qytet e rrethe. Viktimat e pushkatuara ishin mė shumė se 100, ndėrsa numri i tė arrestuemve, sidomos nė qytet, kaloi shifrėn 1.200 tė ndryme nė 11 burgjet e Shkodrės. Nė kėtė valė terrori u pėrfshiva edhe unė, sė bashku me njė grup studentėsh aktivė. Torturat e pėrdoruna kundėr "armiqve tė popullit" nuk mund tė pėrshkruhen. Disa tė arrestuar kryen vetėvrasje duke mos duruar dhimbjet. Shume tė tjerė u sakatuen pėr jetė.

Prof. Sami Repishti me familjen
Prof. Sami Repishti me familjen


Pjesa tjetėr, pėrfshi edhe mua, kaluan 14 muaj nė hetuesi, para se tė dilnin nė gjyqe -tė hapura dhe tė fshehta- ku dėnimet jepeshin simbas udhėzimeve tė organeve partiake. Kjo shkelje kaq flagrante e ligjit ishte "norma" e vendosur nga "diktatura e proletariatit". Unė u dėnova mė 27 nėntor 1947, me 15 vjet burgim tė rėndė e punė tė detyrueshme. Nga ky dėnim kam vuajtur 10 vjet nė burgun e Shkodrės, dhe kampet e shfarosjes sė Bedenit e Maliqit, dhe nė kėnetat e Myzeqesė, aerodromin e Beratit dhe tė Rinasit(Tiranė) nga ku jam lirue (1956). Trajtimi ynė nga rojet nė burgje ka qenė thjesht shtazarak. Asnji ligj nuk mbronte tė burgosurit qė ishin lanė nė mėshirėn e oficerėve kriminelė dhe rojeve tė kuqe tė indoktrinueme, e tė egėrsuar nga "edukimi i propagandės ditore" tė dhėnė nga komisarėt politikė, dhe njikohesisht viktimė e nivelit tyre shumė tė ulėt arsimor (shumė ishin analfabetė) Ata urrenin me gjithė shpirt "shkollarėt armiq tė popullit e tė partisė". Deri nė vitin 1951 kemi pasė vetėm nji racion bukė pėr 24 orė. Mbas viti 1951 na kanė ushqyer me supė fasulesh pa asnji ndryshim me muaj tė gjatė.

Nė kampe kishin patate, fasule dhe lakra tė ziera me ujė e kripė, dhe pothuajse pa vaj. Ky ushqim vrau dhe sėmuri shumė tė burgosur, sidomos pleqtė. Terrori i kampit ėshtė vėshtirė tė spjegohet: i pėrditshėm, qė nė mėngjes deri nė darkė. Nga njė herė, edhe nata kalohej jashtė, tė lidhur pėr peme ose shtylla druri. Puna ishte e rėndė, norma e lartė, konditat shumė tė vėshtira, dhe nėn frikėn e kamxhikut tė rojeve qė e pėrdornin pa mėshirė. Ne punonim nė uje tė moēaleve deri nė brez, me shushunja qė na pinin gjakun. Njė trajtim mė tė egėr se tė tjerėt kishin "shkollarėt armiq tė popullit e tė partisė" qė kishin "helmuar mendjet e fshatarėve tė varfėr". Ēdo mbrėmje, rreshtat e gjatė tė sėmurėve, pleqve dhe atyre qė nuk kishin fuqi tė mjaftueshme pėr punė e qė nuk plotėsonin "normėn" nuk lejoheshin pėr tė marrė racionin e bukės as pėr tė shkuar nė krevat deri nė mesnatė.

Tė nesėrmen, tė kėputur nga uria e nga pagjumėsia ktheheshin nė kanal me kėmbėnguljen e atij qė kėrkon plotėsimin e "normės" pėr tė siguruar bukėn e gojės. Ka mjaft libra tė botuar nė Shqiperi qė tregojnė me hollėsi kėtė regjim tmerri nė burgje dhe kampe, disa herė nė pėrpjestime tė pabesueshme, por tė shumtėn e rasteve tė paaftė pėr tė pėrshkruar si duhet monstruozitetin e diktaturės. Mė kujtohet njė tregim i kampeve naziste. Nji i burgosur i lutej rojes naziste ta vrasė se nuk duronte torturat. Roja qeshte dhe thoshte: Jo! "Duhet tė jetosh e tė tregosh atė qė ke parė," vazhdonte roja," dhe jam i sigurt se bota nuk do tė besoj tregimin tėnd. Atėhere, do tė jete vdekja e vėrtetė pėr ty". E pabesueshme!

Ē'ju detyroi ju nė atė udhėkryq ku ndodhej Shqipėria, tė ktheheshit nė Atdhe, kur ju mund tė bėnit njė jetė shumė mė komode, nė Itali?

U ktheva nė Shqipėri pėr tė ndihmuar rezistencėn kundėr okupatorit. Si ēdo i ri (nė moshėn 18-19 vjecare) sidomos njė i ri me arsim tė lartė, isha i bindur se atje nė malet e Shqipėrisė ishte vendi im. Qėndrimi nė Itali u bė moralisht i padurueshėm. Njėkohėsisht, mosnjohja e realitetit shqiptar ndihmoi nė formimin e nji bindje tė kėtillė. Personalisht, isha i ndarė nė mes bindjes sime, se Shqipėria kishte nevojė pėr kuadro tė arsimuar nė Europė qė tė ndihmohej zhvillimi ekonomik e shoqėror i saj; nga ana tjeter, Italia ishte njė shtet okupator i vendit tim, dhe ishte detyra e tė gjithėve ta luftojmė pa kompromis. Qėndrimi im nė Itali, nė fakt, ishte nji formė kompromisi qė nuk mund ta pranoja mė gjatė. Kėshtu qė vendosa tė kthehem posa kalova provimet e vitit tė parė, qershor 1943.

Ju nė botėn ēnjerėzore tė burgut u takuat dhe me dashurinė, me viktimat e atij sistemi, por qė me botėn e tyre tė pasur shpirtėrore, ju e mundėt kėrcėnimin e vdekjes, si ndiheni pėr kėtė?

Nė "boten ēnjerėzore tė burgut"aty ku fshihet tortura dhe ku sundon pa ndėrprerje kėrcėnimi i vdekjes, tė gjithė ndihen tė dėnuar me vdekje. Njė ndjenjė njerėzore qė dashuron jetėn, e pėrbuzė vdekjen, ėshtė dominante nė situata tė kėtilla. Kjo ndjenjė e pėrbashkėt e rrezikut iminent nxitė mėshirėn dhe dashurinė pėr njeri tjetrin, dhe tė tė gjithėve pėr ēdonjerin individ qė vuan: viktimėn. Kjo ndjenjė njihet me emrin solidaritet.: solidariteti i tė dėnuareve me vdekje, i tė torturuarėve, i tė pėrbuzurve, i tė pėrndjekurve, i tė gjithė atyre qė keqtrajtohen ose e ndjejnė veten "mė pak se njeri", inferior, qytetar tė dorės sė dytė, tė nxjerrur jashtė kufijve tė shoqėrisė njerėzore. Solidariteti i tė burgosurve ėshtė ilaēi i mbijetesės. Jo vetėm sepse nė shoqėri me tė tjerėt bashkėvuajtės, solidariteti largon mjerimin e vetmisė mbytėse, por solidariteti ofron mundėsine pėr tė ndihmuar tjetrin, vllaun nė vuajtje, dhe ky akt lartėson sedrėn personale tė tė burgosurit, ai jep si tė thuash, nji dimension tė ri arsyes pėr tė mbijetuar me nji sens krenarie tė pakrahasueshme.

Prof. Sami Repishti, Nėn hijen e Rozafės
Prof. Sami Repishti, Nėn hijen e Rozafės


Persekutoret akoma nuk e kanė pranuar fajin publikisht, pėr toturat qė u bėnin tė dėnuarve, internuarve, syrgjynosurve, a ju frikėson kjo gjendje fluide dhe pse?

Po, frikėsohem. Mosnjohja e mospranimi i krimit-fajit nga fajtori nuk ndihmon procesin e "catharsis" qė ngjet nė situata tė kėtilla. Nji zhvillim fatkeq lejon HARRESEN, qė nė kėto raste pėr mua, ėshtė vdekja e dytė e viktimės. Aty ku mbretėron errėsira, aty kultivohet krimi. Breznitė e reja po rriten pa njohė tė vėrtetėn mbi sistemet totalitare, mendimet dhe aktet e tyne, e sidomos shkatėrrimin e pariparueshėm tė pėlhurės shoqėrore tė vendit. Diktatura komuniste nė Shqipėri ka vrarė elitėn, ka toleruar mediokritetin, dhe ka lartėsuar fundrritė e shoqėrisė. Fibra morale e kėsaj shoqėrie ėshtė dėmtuar aq rėndė sa qė sot mendohet pėr sė mbrapshti, dhe punohet pa asnji skrupull moral. Nji brezėni e tėrė ashtė humbur, dhe kam frikė se edhe nji tjeter e dytė do tė sakrifikohet nė llumin qė mbuloi vendin pėr nji gjysmm shekulli.

A mendonit nė burg se njė ditė do tė vinte "Dita e Lirisė", dhe a kishit plane pėr kėtė Ditė tė madhe nė mendjen tuaj nė fshehtėsi, me bashkėvuajtėsit tuaj?

Po! Shpresa pėr lirim nga burgu ėshtė e pėrhershme tek cdo i burgosur. Ajo na mbante tė gjallė. "Ditėn e lirisė" e prisnim tė vinte me lėkundje sismike nė vendin tonė. Ndėrtesa komuniste dukej e fortė nė sipėrfaqe, por ajo pėrmbante nji seri kontradiktash tė paevitueshme, karakteristike pėr ēdo diktaturė. Njeriu i shtypur lufton pėr liri, dhe kurdo herė qė i jepet rasti ai, ose ajo, shpėrthen. Nė shumė raste elemente tė diktaturės kanė brejtje ndėrgjegje, humbin enthusiasmin fillestar "revolucionar', pendohen dhe kėrkojnė per te reparuar dėmin e shkaktuar pėr tė ndihmuar viktimat. Kjo ėshtė njė karakteristikė universale. Kėtė proces e kemi parė edhe nė Shqipėri- edhe nė burg.

"Planet pėr tė ardhmen e vendit tonė" kanė qenė subjekti kryesor i ēdo bisedimi nė burg. Ka pasė mjaft ndasi nė opinionet e tė burgosurve tė edukuar, sidomos tek ata qė kishin "bagazhe" tė sė kaluares nė kurriz. Por tė rinjtė idealistė e pa "bagazhe' ishin entuziastė se do tė vinte dita kur mendja dhe aftėsia e tyre do tė viheshin nė shėrbim tė atdheut. Unė kam ėndėrruar gjithėherė nji Shqipėri tė lirė, tė pavarur, demokratike, tė bashkuar dhe perėndimore (tani europiane). Pėrgatitja ime arsimore dhe edukimi politik para, dhe gjatė burgut mė kanė kondicionue pėr nji qėndrim tė kėtill. Akoma sot, mendoj si mė parė. Idealizėm djaloshar? Ndoshta! Por nuk mund tė heq dorė nga ai qėndrim, sepse pėr mue do tė ishte vdekja ime morale. Kjo ndoshta shkakton edhe pesimizmin tim sot me klasėn politike shqiptare e gjendjen nė Shqipėri.

Nė ato skuta tė errta nėntokėsore a kishte ndonjė ushtarak, qė dhe pse mbante kėrbaēin nė dore sė jashtmi, shpirti dhe sytė i flisnin diēka tjetėr?

Po! Ka pasė "qėnie njerėzore" nė burgjet komuniste. Mė kujtohet "Reshter Jonuzi nga Berati" dhe nji kapter nga Vlora (emni nuk mė kujtohet) qė kanė rrezikuar shumė pėr tė na ndihmuar nė ditė tė vėshtira. Ėshtė e papėrshkrueshme ndjenja e lehtėsimit qė mbush zemrėn e tė burgosurit kur "polici', ose "oficeri" nuk zbaton urdhėrat e superiorit pėr torturė. Aty duket sikur ushqehet shpresa se ka akoma zemėr-bardhė nė kėtė botė tė sė keqes, ku ata "qė i ka zėnė rreziku" e nė kondita tė vėshtira rrezikojnė jetėn e tyre pėr tė lehtėsuar vuajtjet e tė tjerėve. Elementė tė kėtillė ngjallin besimin nė mirėsinė e natyrės njerėzore…edhe nė konditat mė anti-njerėzore.

Ju keni qenė direkt punėtor krahu nė tharjen e Kėnetės sė Maliqit, nė ē'kushte punonit atje?

Ėshtė e vėshtirė tė pėrshkruhet Maliqi. Ėshtė shkrue diēka pėr kėtė "njollė tė zezė" tė historisė sonė. Maliqi ka qenė nji kamp punė cfarosje, ku shqiptari vritej nga shqiptari me urdhėr nga "shoku Tito" nė Beograd - e vritej me dru, me hekur, me mbytje nė ujin e kėnetės, me urim, me pagjumėsi, me punė jashtė fuqive njerėzore, me ēveshje lakuriq nė netėt e ftohta, ose i lidhun pėr shtylle etj. Perveē kėsaj, komanda e kampit, nxiste tė burgosurit ordinerė, njė ushtri e vėrtetė elementėsh tė degjeneruar, si dhe ish komunistė tė penduar, pėr tė spiunuar, provokuar, dhe rrahur tė burgosunit politikė. Kjo na detyroi tė mbrohemi kolektivisht dhe tė frikėsojmė me hakmarrje sulmuesit.

Si i shpėtuat atij regjimi, dhe si e realizuat ėndrrėn tuaj pėr tė shkelur tokėn e bekuar Amerikėn?

Qė nga dita e lirimit nga burgu (korrik 1956) deri nė ditėn e largimit pa entuziasėm nga toka-nėnė (gusht 1959), kam qenė i pėrbuzur e i pėrndjekur nga Sigurimi (kam zbuluar dy agjentėt qė mė kanė survejuar). Tre ditė para largimit, njė shok qė punonte nė Polici me njoftoi se isha nė listė pėr arrestim. Kontaktova nji ish shok burgu qė kishte shtepinė afėr kufirit dhe vendosėm datėn e mėnyrėn e arratisjes. Ai mė ndihmoj nė udhėtim deri sa kalova kufirin pa asnjė incident. (Ma vonė, ai u vra nė tentativė arratisje). Njė experiencė tė kėtillė e kam pasė edhe nė tetor 1956, gjatė revolucionit hungarez. Ai mė njoftoi se isha njeri nga tė 400 personat e caktuar pėr ekzekutim nė rast se fillonte revolucioni nė Shqipėri. Nė Jugosllavi jam mbajtur njė vjet nė burg i akuzuar si "pro-perėndimor". Mė vonė nė kampe refugjatesh nė Jugosllavi dhe Itali, ku kam aplikuar pėr azil politik dhe tė drejtėn pėr emigrim nė SHBA. Pėr fat kėrkesa ime ėshtė aprovuar brenda 24 orėve. Kam arritur nė New York mė 9 prill 1962. Kam marr nėnshtetėsinė amerikane nė janar 1969.

Gjatė qėndrimit nė Amerikė, kishit kontakte me familjen?

Vetėm deri nė vitin 1967. Mė vonė jo. Edhe kjo gjendje ka qenė nji torturė e vėrtetė, sidomos pėr arsye tė nanės plakė qė vdiq pa e parė pėrsėri. Gjithashtu u kėput edhe ndihma financiare qė dėrgoja cdo muaj-pėr bukėn e gojės!

Dhe tani njė pyetje intime, nė kohėn qė ishit student nė Itali, kishit ndonjė tė dashur atje, dhe cili ishte premtimi juaj kur u ndatė nga ajo?

Gjatė jetės studenteske kam qenė"miu i librave". Nuk kam pėrballuar situata emocionalisht tė vėshtira…

Ju keni dėshmuar herė pas here pėr krimet monstruoze tė diktaturės komuniste para auditorit amerikan, ashtu edhe nė qarqet zyrtare federale, deri nė Shtėpi tė Bardhė, keni hasur ndonjė reagim negativ nga politikanėt amerikanė?

Jo! Pėrkundrazi. Administrata amerikane e ka njohė mirė gjendjen nė Shqipėri, sidomos nga raportet e ambasadave franceze dhe italiane nė Tiranė. Unė kam bashkėpunuar ngushtė me Amnesty International pėr tė drejtat e njeriut, dhe kam ndjekur pėr sė afėrmi zhvillimin e gjendjes nė Shqipėri.

Cilat kanė qenė disa nga takimet tuaja me elitėn e Diasporės, ku ju keni debutuar pėr vite tė tėra si President i Kėshillit Kombėtar Shqiptaro-Amerikan, pėr ēėshtjen Kombėtare, dhe cilat janė simpoziumet e organizuara nga ju pėr Kosovėn para Pavarėsisė sė saj?

Kontaktet pėr Kosovėn me "elitėn" shqiptare nė SHBA kanė filluar sidomos mbas demonstratave tė 1968-s nė Prishtinė, Problemi i Kosovės ka zėnė vendin e parė nė veprimtarinė time. Une kam dėshmuar nė Kongres qė nė prill 1965, dhe besoj tė jem i pari shqiptar. Ka dy arsye qė Kosova ka zanė vendin e parė:

E para, Shqipėria komuniste ishte shtet i pavarur dhe anėtare e OKB.-s. Pavarėsia dhe integriteti tokėsor ishin tė siguruara nga Bashkėsia ndėrkombėtare. Po tė binte komunizmi, Shqipėria do tė bėhej edhe e lirė, dhe natyrisht e pavarur si njė shtet i njohur ndėrkombėtarisht. Kosova kishte dy "armiq": kommunizmin dhe serbin. Po tė binte komunizmi, Kosova do tė mbetej nėn Serbinė. Prandej, ne duhej tė pėrqėndroheshim nė Kosovė, me qėllim qė ta ndihmojmė nė rast tė pėrmbysjes sė komunizmit nė Jugosllavi. Kjo diagnozė politike doli me vend, dhe puna jonė pėr Kosovėn vazhdoi deri nė Pavarėsi, dhe tani me pėrkrahje pėr forcimin e shtetit tė ri. E dyta, ka qenė arsye personale. Familja ime ka qenė e internuar nė Berat dhe Veliqot tė Tepelenės.

Ka ekzistuar nji legjislacion komunist qė nuk lejonte amnesti pėr ata qė dergohen nė kamp pėr tė dytėn herė. Kjo don tė thonte se ēdo aktivitet i imi i hapėt kundėr komunistėve shqiptarė do tė dėrgonte familjen nė kamp. Nji konsekuencė e kėtill nuk justifikohej me aksionin tim, dhe pėr mua ishte imorale tė sakrifikoja familijen pėr aktet e mia. Pėr kėtė edhe sot jam i bindur se vlerėsimi im i situatės nė atė kohė ka qenė korrekt. Arsyeja dhe ndėrgjegja ime mė imponuan orientimin e veprimtarisė sime. Simpoziume e konferenca pėr Kosovėn kemi bėrė pothuajse ēdo vit. Ajo mė e rėndėsishmja ka qenė Konferenca Ndėrkombėtare pėr Kosovėn, 2 nėntor 1982, ne Graduate Center of the C.U.N.Y. e organizuar nga Prof. Arshi Pipa dhe unė. Morėn pjesė 14 profesorė europianė e amerikanė, tė cilėt folėn, pa pėrjashtim nė mbrojtje tė Kosovės. Studimet e tyne u botuan nė Studies on Kosova (Col.Univ.Press:1984) Po aq me rėndesi janė edhe dėshmitė para Kongresit dhe raportet pėr Departmentin e Shtetit dhe Shtėpinė e Bardhė.. Nė ato vite, ne "perfaqsonim" Kosovėn nė botėn e jashtme.

Ju jeni takuar personalisht me Presidentin Rugova, cilat janė disa nga momentet mė tė rėndėsishme qė kini fiksuar nė memorjen tuaj pėr kėtė Kalorės tė Lirisė?

Herėn e parė jam takuar me Dr. Ibrahim Rugoven nė prill 1990, nė Washington,D.C. Nga Kosova erdhėn dy grupe:shqiptare dhe serbe me paraqitė pikėpamjet e tyre. Mė vonė kontaktet tona kanė qenė tė vazhdueshme, dhe kemi pasė bashkėpunim tė ngushtė. Nė shtator 1986 unė kėrkova hapjen e nji Zyre Informative Amerikane nė Prishtinė. Kėrkesa u refuzua "pėr mungesė fondesh". Ajo u hap nė 1996, dhe mė vonė u bė Ambasada Amerikane nė Kosovė. Kėrkesa ime u kundėrshtue egėrsisht nga Qeveria komuniste e Shqipėrisė, e cila pėrpiqej tė mbante nėn kontroll cdo inisiative qė kishte tė bėnte me Kosovėn. Me kėtė rast mora nji letėr falėnderimi nga Dr. Rugova, dhe nė 2005 :"Medaljen e Artė tė Lidhjes sė Prizrenit". E ndjej shumė mungesėn e tij.

Si professor i doktoruar pėr letėrsinė franceze ē'mendim keni nė lidhje me kontributin e Kadaresė pėr Kombin dhe Letėrsinė?

Z. Ismail Kadare ashtė padyshim shkrimtari mė i mirė i letėrsisė shqipe e qė jeton. Uroj qė vlera e tij tė njihet dhe tė ēmohet edhe mė shumė nė botėn e jashtme, dhe nga institucionet ndėrkombėtare prestigjioze. Nė Francė ai adhurohet.

Ju keni punuar njė kohė tė gjatė si professor nė disa shkolla tė mesme dhe universitete tė Amerikės, ēfarė ndryshimi keni vėnė re midis edukimit europian, pra universitetit nė Itali ku ju studjuat dhe sistemit arsimor amerikan?

Kjo ėshtė nji pyetje qė kėrkon spjegime tė gjėra. Shkurtimisht, arsimi nė Amerikė, ka njė karakteristikė tė vetėn. Nxėnėsit e shkollave fillore e tė mesme nuk janė nėn trysninė e familjeve pėr tė studjuar vazhdimisht, siē ėshtė rasti nė Europė, e sidomos nė Lindjen e Largėt. Puna e vėrtetė fillon nė universitet..Kėtu theksohet nevoja e zhvillimit emocional e shoqėror tė tė rinjve, tė cilėve "nuk u grabitet rinia" me punė tė rėndė nė shkollė. Karakteristika e arsimit amerikan ėshtė fryma e lirė nė klasė ku mėsuesi e nxėnėsi shkėmbejnė lirisht mendimet e tyne.

Ekziston nji tendencė me orientue nxėnėsin drejt "kėrkimit", pyetjeve tė vazhdueshme, dhe pėr gjithēka, pėr tė kėnaqur kurreshtjen jo vetėm pėr dije formale, por edhe pėr aspekte tė jetės sė pėrditshme. Nė mbarim tė gjimnazit, nxėnesit europianė kanė akumuluar njė sasi mė tė madhe faktesh; por, nxėnesit amerikanė kanė nji horizont mė tė gjerė, mendojnė mė sistematikisht, dhe shprehen mė lirisht pėr problemet qė ballafaqojnė. Nė universitet studimi bėhet rigoroz, mė sistematik dhe ofron tė rejat e fundit tė shkencės artit e letėrsisė. Kėu nė Amerikė ekziston edhe sistemi i "shkollave tė zgjedhura" si tė mesme ashtu edhe universitete pėr studentė tė dalluar. Shumica e elitės amerikane pėrgatitet nė kėto "shkolla" dhe janė tė aftė pėr udhėheqje.

Ju keni qenė vazhdimisht pėr hapjen e dosjeve, a mendoni se hapja e tyre do tė bėhet nė rrugė tė ndershme nga Partia nė Pushtet?

Procesi i hapjes sė dosjeve tė komunizmit ėshtė i nevojshėm dhe i paevitueshėm. Duhet tė ndezim dritėn mbi dhomat e errėta tė diktaturės. Duhet tė dalė nė shesh e vėrteta. Duhet tė njohim historinė tonė. Duhet tė dimė qėndrimin e shoqėnise sonė. Dhe, duhet tė peshojmė aktet barbare qė u bėnė nė kurriz tė popullit tonė, tė dimė thellėsine e masėn e krimit, tė reflektojmė sa poshtė ka ra shoqėria shqiptare, dhe si rrjedhim tė mėsojmė sa poshtė mund tė bjerė shoqeria shqiptare nė disa kondita tė caktuara. E gjithė kjo nuk ka farė tė bėjė me dėnime e hakmarrje. Hakmarrja ėshtė nji kancer qė shkatėrron ata qė e ushqejnė.

Por ne duhet tė informohemi mbi tė gjitha, tė mėsojmė nga pėsimet e sė kaluarės, tė dėnojmė pa kushte, pa hezitim, pa rezerva "tė keqen" qė vret, qė ēnjerėzon, dhe qė shkatėrron lirinė e dinjitetin e ēdo qėnie njerėzore, pavarėsisht nga bindja politike, gjinia, shtresa shoqėnore, cilėsitė fizike etj. Hapja e dosjeve na ndihmon nė kėtė proces informimi tė sė ardhmes sonė. Pėrsa kohė qė ekzistojnė "hije tė zeza" qė qėndrojnė mbi kokat tona, shoqėria shqiptare do tė lėngojė nga sėmundja e frikės dhe mania e persekutimit. Nuk besoj se klasa politike nė Shqipėri ka vullnetin, aftėsinė dhe gatishmerinė pėr nji proces tė kėtillė.

Cila ėshtė familja juaj dhe si u njohėt me bashkėshorten tuaj fisnike, znj. Diana Chipi?

Jam kryetar i nji familje tė lumtur. Bashkėshortja ime, Diana, ka lindur nė Amerikė nga prind gjirokastritė, e flet shqip. Jemi njohur me ndėrmjetėsinė e tė ndjerit Prof.Nexhat Peshkėpia, intelektual me karakter, dhe mik i tė dyve. Jemi martuar nė gusht 1964 dhe kemi dy femijė: Daren, mjek i martuear me tre femijė; dhe Ava (mban emrin e nėnės) avokate, e martuar me dy fėmijė. Si gjysh dhe gjyshe jemi nji ēift i lumtun me shtėpinė plot.

Sė fundi a shpresoni se tragjedia juaj kolektive siē e cilėsoni nė librin tuaj: "Nė hijen e Rozafės", do tė jetė mė sė fundmi njė frymėzim pėr njė kryqėzatė kundėr torturės?

Nuk jam i sigurtė nė se shoqėria shqiptare ka mėsuar nga e kaluemja. Ajo qė mė inkurajon ėshtė se Shqipėria po ec drejt qytetėrimit perėndimor, qė sot ėshtė Europė e bashkuar. Dokumentet ndėrkombėtare qė ka firmosur shteti shqiptar pėrjashtojnė me pėrbuzje torturėn. Vetėm nji situatė e papritur e paimagjinueshme mund tė sjellė torturėn e zyrtarizuar. Individualisht? Nuk jam i sigurt. Jemi akoma tė paedukuar.

Forumi mbarėkombėtar "Alb-Shkenca" ju vlerėsoi me titullin mė tė lartė tė saj, si anėtar nderi i Alb-Shkencės, aty ju jeni dhe njė anėtar aktiv i saj, si e ēmoni kėtė forum?

Instituti Alb-shkenca ėshtė nji grup shkollarėsh shqiptarė, shumica tė edukuar nė universitete perėndimore dhe tani me shėrbime nė institucione universitare, ose qendra kėrkimesh nėpėr botė. Qėllimi i tyre ėshtė tė bashkohen nė nji "tryezė tė rrumbullakėt" dhe me anė tė Internetit tė hetojnė, tė diskutojnė, dhe mundėsisht tė keshillojnė autoritet shqiptare nė Shqipėri e Kosovo mbi rrugėn mė tė pėrshtatshme pėr tė zgjidhur problemet qė paraqiten sot nė hapėsinėn shqiptare nė Ballkan. Qėllimi ėshtė i mire, dedikimi ėshtė pėr tė lavdėruar dhe puna qė bėhet ėshtė nė nivel tė kėnaqshėm. Sigurisht, ka tė metat e fillimit, por ka gjithashtu edhe premtimin e njė tė ardhme mė tė ndritur. Une jam kryelartė qė kolegėt e Institutit mė kanė dhėnė titullin "Anėtar Nderi" dhe do tė pėrpiqem ta meritoj.

Ju faleminderit pėr intervistėn, prof. Repishti!

Ishte kėnaqėsia ime zonja Zylo, pėr kėtė intervistė!

NY, 2009

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara