HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Fazlliē dhe Lazareviē, biznes karburantesh nė Shqipėri

-- nga Lajmi, TemA - 28.01.2009

Damir Fazlliē Lidhja mes Damir Fazlliēit dhe pronarit tė firmės serbe, RUDNAP, (Vojin Lazareviē), ėshtė kristalizuar qartazi nė mes tė Tiranės, nė dy firma tė pėrbashkėta karburantesh. Kjo edhe falė kontributit tė studios legale tė Flutura Kolės, e cila ėshtė e njohur pėr ortakėrinė qė ka nė kėtė fushė me familjarė tė kryeministrit Berisha. Dokumenti tregon se mė 21 qershor 2007, Fazlliē dhe Lazareviē nėpėrmjet firmės sė tyre qipriote “Poligraf Invests Limited” kanė autorizuar avokaten Flutura Kola tė bėnte regjistrimin nė Tiranė tė firmave “Petrol Slovenia Tirana Wholsale” dhe “Petrol Slovenia Tirana Distribution”. Kėto dy firma u regjistruan zyrtarisht nė gjykatė mė 6 korrik 2007 dhe nė bazė tė dokumentacionit zyrtar (tė siguruar nė Qendrėn e Regjistrimit tė Biznesit nė Tiranė), rezulton se ato kontrollohen nga dy firma tė ndryshme nė ortakėri me njėra-tjetrėn. Njėri prej ortakėve ėshtė firma sllovene “Petrol Slovenia” (me 51% tė aksioneve), ndėrsa ortaku tjetėr ėshtė firma qipriote “Poligraf Invests Limited” (me 49% tė aksioneve). Pikėrisht nė firmėn qipriote “Poligraf Invests Limited” zbardhet dhe ortakėria mes Fazlliēit dhe Lazareviēit, tė cilėt janė bashkėpronarė tė kėsaj firme qė operon nga Nikozia. Zyrtarisht, firmat “Petrol Slovenia Tirana” dhe “Poligraf Invests Limited” kanė pėrfaqėsues nė Tiranė, zotėrinjtė Roman Mazi, shtetas slloven (pėr “Petrol Slovenia”) dhe Dushan Gėrbiē, shtetas serb (pėr “Poligraf Invests Limited).

Personi i kontaktit

Nga verifikimi dhe krahasimi i dokumenteve rezulton se ka njė person qė lidh historinė e kėsaj firme tė panjohur tė Fazlliēit me firmėn “Crown Acquisitions”, e cila ėshtė bėrė objekt i hetimit nga prokuroria shqiptare. Nė tė dyja rastet janė prokurat pėr zonjėn Flutura Kola ato qė nxjerrin nė pah kėtė person. Sikurse nė rastin e blerjes sė firmės “Crown Acquisitions”, firma qipriote “Altaria Research Limited” autorizoi Kolėn me prokurė tė kryente blerjen, ndėrsa nė prokurė kishte nėnshkruar nė cilėsinė e drejtoreshės sė firmės zonja Janula Markantoni. Por dokumentet zyrtare tė firmės tjetėr qipriote, “Poligraf Invests Limited”, nxjerrin nė pah sėrish zonjėn Markantoni, e cila ka nėnshkruar sėrish si drejtoreshė e kėsaj firme. Nė tė dyja rastet zonja Kola ėshtė emėruar pėrfaqėsuese e firmave qipriote me nėnshkrim tė drejtoreshės Janula Markantoni dhe nė tė dyja rastet Damir Fazlliē rezulton protagonist. Madje, nė rastin e prokurės sė firmės “Poligraf Invests Limited” ai ėshtė caktuar (sė bashku me Vojin Lazareviēin dhe Dushan Gėrbiē) anėtar i bordit drejtues tė firmave “Petrol Slovenia Tirana”. Kjo pasqyrė e tė dhėnave ėshtė e mjaftueshme pėr tė kuptuar se ka njė lidhje mes kėtyre firmave tė panjohura mė parė dhe firmave tė tjera tė regjistruara nga Fazlliē nė Tiranė, pėr tė cilat prokuroria po heton.

Lidhja RUDNAP

Firma qipriote “Poligraf Invests Limited” ėshtė e pėrbėrė nga dy firma tė ndryshme (“Balmeran Limited” dhe “Sentono Limited”), tė cilat me shumė gjasa janė nė pronėsi pėrkatėsisht tė Fazlliēit dhe Lazareviēit. Ėshtė nė natyrėn e firmave qipriote qė tė krijojnė tė ashtuquajturat “labirintet e ortakėrisė”, nė mėnyrė qė tė vėshtirėsojnė lokalizimin e pronarėve tė vėrtetė dhe ndjekjen e gjurmėve, nė rast se shfaqet ndonjė problem apo hetim zyrtar. Megjithatė, sot rezulton se zoti Fazlliē ėshtė i lidhur nė mėnyrė tė dyfishtė me firmėn RUDNAP. Lidhja e parė ėshtė nėpėrmjet firmės qipriote “Altaria Research Limited”, pėr tė cilėn vetė Fazlliē deklaroi se e kishte nė pronėsi. Por, sikurse ėshtė zbuluar mė parė, rezulton se pikėrisht kjo firmė qipriote ka krijuar nė Zagreb firmėn “Rudnap Energija d.o.o”. Por pėrpos kėsaj lidhjeje sot rezulton se Fazlliē ėshtė direkt ortak nė Qipro dhe Tiranė (nėpėrmjet “Poligraf Invests Limited”) me Vojin Lazareviēin, bosin e firmės serbe RUDNAP.

Marrė nga gazeta e pėrjavshme “LAJMI”



Kush ėshtė Vojin Lazareviē

Bosi i RUDNAP-it, Lazareviē: “Me Tom Ridge dhe Damir Fazlliē diskutuam mbi tregtinė e armėve dhe investimet nė energjitikė”.

Intervista e Vojin Lazareviēit, qė bėri xhiron e botės. Ēfarė tha Lazareviē pėr atė qė u quajt “darka sekrete”

Quhet Vojin Lazareviē dhe ėshtė numri 1 i bordit drejtues sė kompanisė RUDNAP. Jo mė larg se shtatori i vitit 2007, gazeta “Slobodna Bosna” u hap me njė kryeartikull, nė tė cilin flitej pėr njė darkė sekrete tė zhvilluar po atė muaj mes disa njerėzve shumė tė pushtetshėm tė mbledhur dhe tė thirrur nga Farudin Radonica, njė pronar i fuqishėm mediesh nė Bosnjė, i pėrfolur pėr lidhje dhe shantazhe pėr tenderė. Bėhej fjalė pėr njė takim, ku ishin tė pranishėm Vojin Lazareviēi, bosi i RUDNAP; Nexhat Brankoviē, kryeministėr i Bosnjės; Tom Ridge, lobist, amerikan; Damir Fazlliē, biznesmen, dhe Almir Dzhuvo, kreu i Shėrbimeve Sekrete tė Bosnjė-Hercegovinės. Artikulli krijoi sensacion tė madh dhe si pėr tė mėsuar diēka mė tepėr televizioni shtetėror boshnjak i mori njė intervistė televizive bosit tė RUDNAP-it, Vojin Lazareviē. Pjesė tė rėndėsishme tė kėsaj interviste televizive u botuan tė transkriptuara tre muaj mė parė nė gazetėn “Albania”, ndėrsa pėrmbajtja e saj jep tė dhėna interesante mbi disa personazhe qė kanė lidhje direkte me Tiranėn zyrtare. Nė njė nga tė paktat prononcime publike, Lazareviē hodhi dritė mbi takimin, duke pohuar detaje qė krijuan shumė sensacion nė Bosnjė dhe nė Serbi. Tashmė, Lazareviē dhe Fazlliē rezultojnė ortakė nė Tiranė, ndėrsa zoti Ridge shėrbeu pėr dy vite si kėshilltar “special” i kryeministrit Berisha.

Pėr cilindo kureshtar videoja gjendet dhe online (nė adresėn: http://www.youtube.com/watch?v=uSGMOaNQ_Tk&eurl=http://209.85.129.132/search?q=cache:yLx-7_CR9ĒJ:www.24sata.info/inc/print.php%3Fid%3D9867%26TB_iframe%3Dtrue)

...Cilat janė kontaktet tuaja me Farudin Radonicėn?

Me zotin Radonica pata kėnaqėsinė tė takohem, sepse ai ėshtė njė biznesmen i suksesshėm dhe njė investitor i rėndėsishėm nė fushėn mediatike.

Bėtė ndonjė marrėveshje bashkė?

Jo, nuk arritėm nė ndonjė marrėveshje. Ai operon nė media dhe s’kemi ndonjė lidhje bashkė. Por pata kėnaqėsinė tė takoja zotin Tom Ridge, i cili ka qenė kėshilltar i presidentit Bush pėr Sigurinė. Zoti Ridge mendoj se ėshtė pranė disa firmave amerikane qė kanė interes pėr tė operuar nė sektorin e tregut tė armatimeve nė Bosnjė-Hercegovinė dhe patėm mundėsinė tė bisedonim pėr kėtė. Pastaj folėn dhe pėr investimet nė energjitikė.

Thatė sektorin e tregut tė armatimeve?

Epo folėm dhe pėr kėtė, sepse shoqėritė qė pėrfaqėson zoti Ridge, nė kėtė sektor operojnė kryesisht.

Me kėtė po thoni se ėshtė shfaqur interes pėr tė investuar nė kėtė lloj industrie?

Kėtė nuk mund ta them unė... Shikoni, shikoni, kjo ėshtė pyetje vėrtet interesante, por unė me kėtė lloj industrie s’jam marrė ndonjėherė.

Po ēfarė mund tė mbledhė sė bashku nė njė darkė pune biznesmenė si ju, si zoti Radonica, si zoti Fazlliē, apo lobistė si Tom Ridge, apo dhe shefin e Shėrbimeve Sekrete boshnjake, Almir Dzhuvo?

Po ēfarė mund t’i mbledhė....? Unė e pashė si mundėsi tė mirė pėr tė njohur kryeministrin e njė vendi tė rajonit, si dhe zotin Ridge, qė pėrfaqėson njė njeri serioz nė politikė dhe nė biznes.

Pra, ju po thoni qė ishte i pranishėm dhe kryeministri Nexhat Rankoviē. E konfirmoni sėrish?

Po, po. Ishte, ishte.

Nė mediet serbe ėshtė shkruar se ju keni biznese dhe me Zhelko Raznatoviēin, Arkanin?

E pranoj qė kam pasur biznese me tė. Por nuk ėshtė se kam pasur ndonjė miqėsi apo shoqėri me zotin Raznatoviē. Kemi qenė tė zėnė nė bizneset tona dhe kemi pasur disa ortakėri. Vetėm kaq.

Nė fillim tė viteve ‘90 keni qenė zėvendėskryetar i Partisė Nacionale tė Malit tė Zi, qė e ka mbėshtetur hapur Radovan Karaxhiēin. Kėshtu ėshtė?

Do tė ishte mirė tė kontrollonit njėherė. Nuk kam qenė kurrė zėvendėskryetar, por anėtar dhe financues. Mė vonė, pas rrėzimit tė Sllobodan Millosheviēit, mora post nė kėtė parti.

Jeni penduar pėr bashkėpunimet dhe qėndrimet tuaja nė tė kaluarėn?

Jo, nuk mund tė them se kam ndonjė pendesė pėr aktivitetin tim. Po shikoni..., se kohėt ndryshojnė, njerėzit evoluojnė. Prandaj nuk bėhet fjalė pėr pendesė, por pėr evoluim, do tė thosha unė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara