HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Fazlliē fut nė Shqipėri rusėt e “Lukoil”

-- nga Lajmi, TemA - shkurt 2009

Damir Fazlliē Damir Fazlliē ėshtė ortak i rusėve tė “Lukoil”. Gjiganti rus i naftės ėshtė tashmė “de facto” dhe nė Shqipėri nėpėrmjet firmės “Petrol Slovenia”, nė tė cilėn ėshtė prezent dhe Fazlliē. Shqyrtimi i dokumentacionit qė firma “Petrol Slovenia” ka depozituar nė Qendrėn Kombėtare tė Regjistrimit, ku ndėr tė tjera spikat dhe njė procesverbal i mbledhjes sė Bordit Mbikėqyrės sė kėsaj firme nė Slloveni, nė tė cilin ėshtė marrė dhe vendimi pėr miratimin e projektit tė bashkimit me rusėt e “Lukoil”. Nė procesverbal rezulton se, ndėrsa kanė marrė vendimin pėr tė hapur nė Tiranė filialin e tyre (nė ortakėri me Fazlliēin), sllovenėt kanė miratuar dhe planin e bashkimit me gjigantin rus, “Lukoil”. Duket se Fazlliē ėshtė bėrė tashmė pėrfaqėsuesi direkt i projektit trevjeēar rus pėr shtrirjen e influencės sė firmave ruse nė tregun energjitik.

“Gasprom”, “Neft” dhe “Lukoil” janė tri firmat ruse qė udhėheqin projektin e sistemit tė ardhshėm South-Stream pėr transitin dhe lėvrimin e gazit nėntokėsor rus nė BE. Firmat energjitike ruse janė nga mė tė fuqishmet dhe mund tė investojnė, pasi kanė mjetet e nevojshme financiare. Ato kanė interes nė radhė tė parė nė sektorė ku bėhet fjalė pėr ngritje sistemesh tubacioni, linjash pėrēuese dhe rezervuarėsh. Kjo ka tė bėjė me faktin qė Ballkani ka njė lloj funksioni transiti pėr firmat ruse tė sektorit tė energjisė pėr naftė dhe gaz.

Dritėhijet

Damir Fazlliē ėshtė aksioner te firma “Petrol Slovenia Tirana” me 49 pėr qind tė aksioneve, qė i zotėron nėpėrmjet Qipros. Fazlliē ėshtė bashkėpronar (sė bashku me bosin e “Rudnap”, Vojin Lazareviē), nė Qipro me firmėn “Poligraf Invests”. Nga shqyrtimi i dokumentacionit rezulton se pėr kėtė firmė ka nėnshkruar si “drejtoreshė provizore” dhe Janula Markantoni. Ky ėshtė njė emėr qė ėshtė gjetur dhe nė firmat e tjera tė Fazlliē, madje nė rastin e firmės sė hetuar dhe nga prokuroria, “Crown Acquisitions” ajo ka nėnshkruar si pėrfaqėsuese nga Qiproja e njė tjetėr firme, qė mbante pėrgjegjėsi pėr “Crown Acquisitions”.

Kjo firmė quhet “Skysec Secreatarial Limited” dhe pėrfaqėsuesja e saj e paraqitur nė dokument me emrin Janula Markantoni (i njėjti person), ka nėnshkruar nė cilėsinė e “firmės sekretare”, nė tė majtė tė dokumentit tė lėshuar si prokurė pėr Flutura Kolėn. Nė tė dyja rastet ishte Damir Fazlliē dhe nė tė dyja rastet ishte dhe zonja Markantoni. Edhe kėsaj here prokura ishte pėr Flutura Kolėn nė Tiranė.

Barut

Firma “Skysec Secretarial Limited” nga ana e saj rezulton e skeduar nga organizata e Kombeve tė Bashkuara qė nė vitin 2001, e implikuar nė trafikun ndėrkombėtar tė armėve. Mė tej, nė vitin 2004, kjo firmė u pėrmend edhe nga qeveria bullgare, por edhe nga “Amnesty Internacional” pėr trafikimin e armėve. Megjithatė, raporti i OKB, i bėrė publik nė vitin 2001, e cilėsonte firmėn “Skysec Secretarial Limited” si njė firmė “tė strukur”, e cila kontrollonte nė mėnyrė tėrthore tė tjera firma me rrėnjėt nė Qipro, tė cilat kishin ēuar municione pėr forcat rebele tė quajtura “unita” nė Afrikė, nė kundėrshtim me udhėzimet e OKB. Asokohe, nė vitin 2001, vetė autoritetet qipriote konfirmuan pėr gazetėn “Cyprus Mail” implikimin e kėsaj firme, pas raportit tė hartuar nga OKB. Njė investigim i mėvonshėm, i kryer nga gazetarė francezė nė Qipro, pretendoi se pas kėsaj firme fshihej trafikanti i famshėm rus, Viktor Bout. Zoti Bout ėshtė arrestuar nė Tailandė vetėm 11 ditė para shpėrthimit tė Gėrdecit.

Si lidhet Fazlliē dhe bosi i “RUDNAP” nė Qipro

Mė 21 qershor 2007, Fazlliē dhe Lazareviē nėpėrmjet firmės sė tyre qipriote “Poligraf Invests Limited” kanė autorizuar avokaten Flutura Kola tė bėnte regjistrimin nė Tiranė tė firmave “Petrol Slovenia Tirana Wholsale” dhe “Petrol Slovenia Tirana Distribution”. Kėto dy firma u regjistruan zyrtarisht nė gjykatė mė 6 korrik 2007 dhe nė bazė tė dokumentacionit zyrtar (tė siguruar nė Qendrėn e Regjistrimit tė Biznesit nė Tiranė), rezulton se ato kontrollohen nga dy firma tė ndryshme nė ortakėri me njėra-tjetrėn. Njėri prej ortakėve ėshtė firma sllovene “Petrol Slovenia” (me 51% tė aksioneve), ndėrsa ortaku tjetėr ėshtė firma qipriote “Poligraf Invests Limited” (me 49% tė aksioneve).

Pikėrisht nė firmėn qipriote “Poligraf Invests Limited” zbardhet dhe ortakėria mes Fazlliēit dhe Lazareviēit, tė cilėt janė bashkėpronarė tė kėsaj firme qė operon nga Nikozia. Zyrtarisht, firma “Petrol Slovenia Tirana” ka pėrfaqėsues nė Tiranė zotėrinjtė Roman Mazi, shtetas slloven (pėr “Petrol Slovenia”) dhe Dushan Gėrbiē, shtetas serb (pėr “Poligraf Invests Limited). Nga verifikimi dhe krahasimi i dokumenteve rezulton se ka njė person qė lidh historinė e kėsaj firme tė panjohur tė Fazlliēit me firmėn “Crown Acquisitions”, e cila ėshtė bėrė objekt i hetimit nga prokuroria shqiptare. Nė tė dyja rastet janė prokurat pėr zonjėn Flutura Kola ato qė nxjerrin nė pah kėtė person. Sikurse nė rastin e blerjes sė firmės “Crown Acquisitions”, firma qipriote “Altaria Research Limited” autorizoi Kolėn me prokurė tė kryente blerjen, ndėrsa nė prokurė kishte nėnshkruar nė cilėsinė e drejtoreshės sė firmės, zonja Janula Markantoni.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara