HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Mbi konfliktin Berisha-Baze

Fatos Lubonja -- nga Fatos Lubonja, TemA - 17.01.2009

KONFLIKTI I MUAJVE TE FUNDIT midis qeverisė dhe gazetės "TemA" pas aktivitetit denoncues tė Mero Bazes arriti pikėn kulmore me djegien e makinės se Bazes dhe me nxjerrjen jashte ambienteve tė dhėna me koncesion nga qeveria tė redaksisė sė gazetės.
Lidhur me kėtė konflikt kam dėgjuar e lexuar shumė komente, mė ėshtė kėrkuar nga lexues tė shkrimeve tė mia mendim pėr tė, madje njė pjesė mė janė drejtuar edhe me asi pyetjesh qė quhen provokuese. Kam zgjedhur qė konfliktin nė fjalė ta komentoj nėpėrnijet pėrgjigjeve ndaj kėtyre pyetjeve, sepse, siē ndodh nė pergjithėsi me kėsi lloj pyetjesh, nėpėrmjet pėrgjigjeve ndaj tyre dalin mė qarte edhe problemet, nė kėtė rast ato tė medies dhe raportit tė saj me pushtetet e tjera nė Shqipėri.

E para pyetje qė drejtohet me shpesh ėshtė ajo e tipit: Ku e ka hallin Baze, cili ėshtė motivi i vėrtetė prapa fjalėve tė thėna publikisht, sepse nuk besojmė ta kete nga principshmėria?

Jam ndėr ata, qė shpesh kam shkruar se e mira nuk qėndron nė atė qė bėn, por nė motivet pse e bėn. Pra, motivi i vėrtetė ka rėndėsi pėr tė gjykuar njė veprim, veēanėrisht pėr tė parashikuar pasojat e tij te mėvonshme, sesi mund ta pėrdorėsh nesėr, p.sh. kredibilitetin e fituar me njė veprim tė ashtuquajtur "tė mire" (sė fundi e kam pėrdorur pėr tė ilustruar ligjin pėr dosjet.)

Motivi i vetėm i njė gazetari duhet tė jetė informimi i publikut, thėnia e sė vėrtetės publikut. Ē'mund tė themi pėr motivin e Bazes? Po t'i besojmė Bazes, motivi ėshtė zhgėnjimi te Sali Berisha, tė cilin e ka konsideruar tė pakorruptueshėm dhe e ka mbėshtetur si tė tillė, si dhe nevoja pėr t'ia shprehur publikut kėtė zhgėnjim nė emėr tė luftės kundėr korrupsionit. A ėshtė i besueshėm ky motiv? Personalisht mund tė dėshmoj se, nė kohėn e parė, kur Berisha rierdhi ne pushtet, Baze e paraqiste nė rrethe gazetarėsh te njohur, si njeri nė derėn e tė cilit zor se do tė mund tė hynin kollaj mafiozėt e shumtė, qė kishin bėrė si tė tyret zyrat e Nanos apo Ramės. Megjithatė, nuk mund tė ngulmoj dot se motivi i denoncimit tė Bazes vjen nga ky zhgėnjim.

Ai, nga ana tjetėr, e njeh shumė mirė ambientin e korruptuar e korruptues qė mbizotėron nė politikėn shqiptare, dhe po ashtu, u pa se Berisha dha shpejt shenja, se dyert e tij mund tė hapeshin edhe nga tė korruptuar, prandaj mė duhet t'i lė vetes tė drejtėn e dyshimit, nėse motivi i Bazes ėshtė ai qė deklaron. Nga ana tjetėr, nuk mund tė pajtohem assesi me mendimiri e atyre qė skualifikojnė gjithēka thotė Baze, me argumentin se motivi i tij ėshtė i mbrapshtė, pasi lidhet pikėrisht me favore materiale tė parealizuara nga Berisha. Pėrvoja tregon se kush kėrkon thjesht e vetėm favore materiale, nuk armiqėsohet nė kėtė farė feje. Po ashtu, nga krahu i qeverisė nuk ka ardhur ndonjė shpjegim i qartė dhe bindės se cilėt janė motivet e mbrapshta, sipas saj, qė e kanė shtyrė Bazen tė armiqėsohet padrejtėsisht me qeverinė dhe kryetarin e saj.

Sipas meje, motivet e prishjes sė Bazes me Berishėn janė njė gjė mė komplekse, qė tek e fundit, i dinė ata tė dy mė mirė se kushdo. Neve na intereson mė shumė faqja publike e konfliktit. Pavarėsisht se cilėt janė motivet, ēėshtja kryesore pėr ne ėshtė nėse qėndrojnė apo nuk qėndrojnė akuzat qė ngre Baze. Sepse shumė tė vėrteta mund tė thuhen edhe jo thjesht pėr hir tė sė vėrtetės. Fjalėn e fundit, nėse janė tė vėrteta akuzat e Bazes, duhet ta thonė prokurorėt dhe gjyqtarėt, qė, pėr fat tė keq, te ne nuk kanė kredibilitet. Por mua mė duket se po tė ballafaqosh ato qė ka thėnė Berisha para se tė vijė nė pushtet me shumėēka qė, nė fakt, po bėn sot, ēka ėshtė edhe kryetema e Bazes nė thelbin e vet, vėshtirė tė mos i japėsh tė drejtė kėtij tė fundit nė shumė gjėra qė thotė.

Po tė kishte qenė kaq parimor ky Baze, do tė kishte denoncuar Berishėn e '97-s, kurse ai e ka mbrojtur, madje me fanatizėm. Sipas meje, Baze ka bėrė pjesė ndėr ata gazetarė, qė, si tė thuash, kanė qenė tė rreshtuar, njė militant i PD. Pra, nuk ka bėrė pjesė ndėr ata gazetarė apo intelektualė, qė e mbėshtesin njė parti, me principin se mund ta bėjnė kėtė pėr sa kohė qė idetė e tyre pėrputhen me premtimet e saj, por qe e braktisin atė kur shohin se kėto tradhtohen. Militanti angazhohet si tė thuash, nėpėrmjet njė betimi pėr mostradhti ndaj grupit. Por, edhe pse komprometohet me kėtė grup, sigurisht sipas meje, njė nga arsyet pse Baze ka mbėshtetur pėr njė kohė tė gjatė Berishėn me fanatizėm, ėshtė edhe kjo ndjenjė e fortė pėrkatėsie - pa dyshim e lidhur edhe me interesa, do tė thosha jo thjesht materiale, por sepse kjo pėrkatėsi i siguronte edhe njė mbrojtje, edhe njė status, edhe njė punė etj.

E keqja nuk qėndron nė faktin se ka gazetarė tė tillė, sepse atėhere s'ka pse t'i kishim edhe gazetat partiake. E keqja qėndron se, duke mos pasur demokraci tė brendshme nė partitė tona, liderėt e tyre nuk u lejojnė as gazetarėve tė angazhuar brenda partisė, qė tė sjellin informacione pakėnaqėsie apo tė shprehin mendimin kritik brenda partisė apo edhe nė gazetė, tė bėjnė pra mirė punėn e tyre. I duan militante syverbėr, si militantė mė tė rėndomtė. Personalisht, kur Baze ka filluar kritikat, e kam parė si shenjė demokratizimi tė Partisė Demokratike. Dhe i kujtoj lexuesit se, nė krye tė herės, Baze ka bėrė kujdes qė tė mos sulmonte liderin, por fenomene dhe grupe qė i shihte tė rrezikshėm edhe pėr atė vetė.

Kujtoj se ka sulmuar faktin se PD dhe Berisha nuk po realizonin programin, sepse ndodheshin nėn shantazhin e fenomeneve "Pollo", apo fenomeni demokristian qė kishin krijuar si tė thuash, mikroqeveri brenda qeverisė. Sulmet ndaj Berishės dhe familjes sė tij kanė ardhur mė vonė dhe graduaiisht, ndėrkohė qė kritikat e Bazes, qė mund tė ishin ndihmuese, janė kaluar me njė shurdhėsi totale tė Berishės. Nė fakt, njė pushtetar i mirė duhet tė jetė vigjilent edhe ndaj asaj qė thotė kundėrshtari nė shtyp, e jo mė njė gazetar, qė deri dje ka qenė nė krahun tėnd.

Kurse sipas pėrvojės sime, nė vend tė kėsaj, me gazetarėt "miq" qė fillojnė tė kritikojnė (nėse nuk arrihet blerja), ndodh heshtja dhe distancimi, pastaj diskreditimi nėpėrmjet veshjes sė motiveve tė mbrapshta dhe pastaj akte direkte presioni e frikėsimi. Problemi ėshtė se kėta lloj liderėsh nuk duan tė dėgjojnė, tė dialogojnė apo tė japin kundėrargumente, por thjesht tė tė skualifikojnė, jo vetėm pse kanė maninė e gjithėpushtetshmėrisė, qė i bėn t'iu duket se vetėm gazetarėt qė u shėrbejnė thonė tė vėrtetėn, kurse tė tjerėt i instrumentalizon armiku, por edhe pse e kanė bėrė zgjedhjen e tyre tė rrugės sė tė keqes dhe ēdo dialog apo kundėrshtim i pengon dhe i vonon nė realizimin e asaj qė kanė bėrė ndėrmend. Kur ke futur nė xhep lekėt pėr njė punė tė mbrapshtė, vėshtirė se ke dėshirė tė dėgjosh ata qė ta kritikojnė kėtė punė.

A nuk e ka ekzagjeruar Baze nė akuzat e tij? Sepse, megjithėse thonė se Berisha provoi se ėshtė ai qe ka qenė, nė fakt ai ka treguar njė tolerancė, qė s'krahasohet me qeverisjen e tij tė parė ndaj medieve, po tė kesh parasysh se shumica e tyre kanė qenė dhe kanė mbetur tė lidhura me socialistėt. A nuk ėshtė Baze qė e ka ekzagjeruar, duke e sulmuar deri edhe nė aspektin fizik, pėr te mos pėrmendur sulmet familjare?

Nuk mohohet se tashmė nė shkrimet e "Temės" ndjehet urrejtja personale qė nuk ka qenė nė shkrimet e para. Kjo ka pasuruar stilin dhe emocionet, por ka sjellė edhe pėrsėritjet e shpeshta, ndonjėhere tė tė njėjtave gjėra, edhe tė fyerjeve. Kjo ka sjellė, sipas meje, edhe njė lloj humbjeje tė vizionit tė sė tėrės, nė kuptimin se, tė luftosh sistemin e korrupsionit, nuk mjafton tė akuzosh kryeministrin dhe familjen e tij, (aq mė pak duke i thėnė je plak e nuk e ke tė gjatė), pasi, sikurse e thotė edhe Baze vetė, Berisha e gjeti atė sistem dhe unė kam bindjen se, sikur nesėr te ikė Berisha, (siē ka ikur edhe Nano), ne pėrsėri do tė kemi tė njėjtin sistem korrupsioni. Dhe njė nga shkaqet e mbijetesės sė kėtij sistemi, madje i zhvillimit tė tij tė mėtejshėm, ėshtė se luftėn si gazetarė nuk e bėjmė kundėr tėrė elementėve tė sistemit, por e bėjmė selektive dhe shpesh vetėm kundėr politikanėve tė caktuar, (duke u akuzuar edhe pėr instrumentalizim), ēka ka rezultuar terapi e dėshtuar, sepse tek e fundit, kemi kontribuar thjesht qė njė palė e korruptuar tė zėvendėsojė njė palė tjetėr.

Por kjo urrejtje e Bazes vjen nga pafuqia, do tė thosha. Ajo vjen nga mosbesimi se drejtėsia do tė bėjė tė drejtėn, nga pambėshtetja sa duhet e njerėzve qė ka te njohur nė PD, nga mbėshtetja e pamjaftueshme e institucioneve tė tjera e tė vetė medieve. Dhe kjo bėn qė tė mos i vihen re shfryrjet e urrejtjes, pasi peshon mė shumė padrejtesia qė e shkakton atė. Po ashtu, e kėtu u pėrgjigjem atyre qe mė kanė kujtuar sulmet e panumėrta me fyerje personale e familjare qė mė ka drejtuar Baze nė kohėn kur i sulmoja idhullin e tij, Berishėn, mendoj se njeriun nuk duhet ta mendojmė si tė pandryshueshėm pėr jetė e mot. Ai ndryshon pėr mirė apo pėr keq sa nė sajė tė ndryshimeve qė ndodhin nė shoqėri, aq edhe nė sajė tė ndryshimeve qė kanė tė bėjnė me proceset e tij tė brendshme tė pėrvojės, formimit, dijesimit. Pėrvoja ka treguar se ata qė ndryshojmė mė pėr keq janė politikanėt, dmth tė pushtetshmit, pasi sikurse thuhet, pushteti korrupton, kurse ai absolut korrupton nė mėnyrė absolute.

Gazetaria e daljes jashtė kontekstit tė temės sė trajtuar, qė shkon deri nė shpifje e fyerje familjare ndaj kundėrshtarit, nganjėherė nė nivel basifondesh, ka qenė tipike pėr PD-nė e qeverisjes sė parė. Dukej sheshit se kėta njerėz flisnin vetėm me njėri-tjetrin dhe kėndelleshin, duke fyer e poshtėruar publikisht kundėrshtarėt, pa llogaritur se ēfarė mllefi akumulo hej kundėr tyre. Histori e njohur e tė korruptuarve nga pushteti. Nuk i ka lėnė gjė mangėt edhe "Zėri i Popullit" i Braēes vite mė vonė. Edhe Baze e ka pėrdorur shpesh dikur. Pėrshtypja ime ėshtė se shtypi ėshtė pėrmirėsuar nė ketė drejtim, por situata konfliktuale si kėto, nė mungesė tė njė drejtėsie, qė vepron me profesianalizėm dhe ndershmėri, e riakutizojnė fenomenin.

Baze na del se ėshtė edhe pronar mediesh, edhe investitor, edhe gazetar. A ka ai besueshmėrinė e njė gazetari tė pavarur nė kėtė luftė qė bėn, apo kemi tė bėjmė me rastin tipik tė pronarėve qė luftojnė pėr bizneset e tyre?
Konflikti i Berishės me Bazen, mė mirė tė themi i qeverisė me gazeten "TemA" ngre edhe njė herė ēėshtjen e gjendjes sė pushtetit tė katėrt nė Shqipėri nė raport me pushtetet e tjera. Nuk mund tė mohohet, sipas meje, se Baze, duke qenė njėherėsh edhe pronar medieje, edhe pėrcaktues i politikave editoriale, edhe editorialist nė medien e tij, bėn pjesė nė sistemin anormal mediatik, qė kemi ne sot nė Shqipėri. Nuk mohohet gjithashtu, se koncesioni i dhėnė ėshtė njė favorizim i njė medieje, nė njė kohė kur Berisha e konsideronte tė krahut tė tij.

Personalisht kam qenė dhe mbetem i mendimit se njė sistem normal dhe sa mė i pavarur jo vetėm nga pushteti politik, por edhe nga pushteti ekonomik (qė nė fakt janė tė lidhur me njėri-tjetrin dhe kanė futur nėn hyqmin e tyre edhe mediet), do tė ishte ai qė do tė zhvillonte medien publike mėnjanė dhe do t'i reduktonte, duke i futur nė ekonominė e tregut, mediet e tjera private, duke i pastruar nga konfliktet e interesave, raportet klienteliste apo tė shantazhit me pushtetin. Ngulmoj gjithashtu, se tjetėr gjė duhet tė jenė interesat ekonomike tė pronarėve tė medies private, dhe tjetėr gjė politikat editoriale, qė duhet tė pėrcaktohen nga borde gazetarėsh dhe jo nga pronari direkt.

Berisha, ndonėse ma ka mbėshtetur kėtė ide nė kohėn kur isha kry-tar i bordit tė Radiotelevizionit Publik, mė rezulton se nuk ka menduar asnjėhere seriozisht pėr realizimin e saj. Nuk mohohet gjithashtu, se kjo do tė ishte njė reformė qė do tė kėrkonte edhe bashkėpunimin me opozitėn, e cila, pėrkundrazi, duke pasur nė dorė pjesėn mė tė madhe tė medieve private, preferoi ta lėrė RTVSH nė duart e Berishės dhe tė vazhdonte luftėn politike nė mediet private pranė saj. Sot ėshtė e lehtė tė thuash pėr Berishėn se ujku qimen e ndėrron, por zakonin s'e harron, por sipas meje, duhet ngulmuar mė shumė nė shkaqet mė tė thella se pse te ne politikanėt sillen si ujq, qė kundėrshtarin e shikojnė si njė dele qė duhet ngrėnė, dhe jo si njė tė barabartė, me tė cilin duhet tė bėjnė dialog.

Sipas meje, ėshtė njė kulturė e tėrė pushteti i trashėguar dhe i adoptuar nė kohėn tonė, qė e shkakton kėtė dinamikė, ku "delja" bėhet ujk, ose e sheh veten si ujk qė ka pėrballė dele, me mendimin se mund tė pėrdorė ēdo lloj mjeti pėr ta ngrėnė, Dua tė them me kėtė, se edhe nėse Berisha e ka pasur seriozisht idenė e njė normalizimi tė medies, gjė qė, pėr hir tė sė vėrtetės e besoj shumė mė pak se disa vjet mė parė, duke u gjendur pėrballė njė opozite, qė pėrkundrazi, nėpėrmjet kėtij sistemi mediatik klientelist, qė kishte ngritur vetė nė kėmbė, kerkonte ta rrėzonte qė muajt e parė, ndėrroi mendim dhe filloi tė luftojė me tė njėjtat mjete tė opozitės.

Kjo sipas meje, e ka ēuar gjendjen e medieve nė njė nėnshtrim edhe mė tė madh ndaj pushteteve politike, si dhe nė njė polarizim pa hapėsira pavarėsie, ku edhe gazetarėt e mirėnjohur si kundėrshtarė tė socialistėve, si Baze, sot akuzohen se bėjnė lojėn e tyre.

Gjithsesi, duke pasur parasysh kėtė kulturė dhe, nė kontekstin e saj, prirjen e Berishės pėr pushtet absolut, dmth. pėr kontroll tė tė gjithė pushteteve (qė e gjej po aq tė rrezikshme edhe tek lideri socialist Rama), e vė shumė nė pikėpyetje mundėsinė reale tė realizimit tė projektit qė kam shtjelluar edhe publikisht mė se njė herė. Njė fuqizim i RTSH dhe njė futje nė treg e medieve private nuk mund tė kryhet pa u shoqėruar me njė demokratizim tė partive, tė gazetarisė e shoqėrsė civile nė pėrgjithėsi. Nė kushtet aktuale, forcimi i RTSH dhe dobėsimi i privatėve do tė mund tė kryhej vetėm nėpėrmjet vėnies sė RTSH nėn kontrollin e ekzekutivit, dhe eliminimit tė medieve private kundėrshtare (ose kthimit tė tyre nė shėrbėtore tė qeverisė).

Kurse me sistemin qė kemi, ka sado-kudo pak mė shumė hapėsira lirie shprehjeje. Shembulli i Bazes ėshtė ilustrim i kėsaj. Sikur Baze tė ishte gazetar i RTSH, do tė ishte censuruar me kohė. Pra, pavarėsisht se kjo media, kėshtu siē e kemi, ėshtė shprehėse e interesave tė atyre qė i kam quajtur shpesh "oligarkė", te cilėt nuk lejojnė, pėr interesat e tyre, tė kalojė ēdo gjė nėpėr ekranet apo gazetat e tyre, pėrsėri ky sistem krijon mė shumė hapėsirė se ēka mund tė na mbetet po tė realizohej projekti im me njė lider si Berisha (apo edhe si Rama).

Duket se duhet tė presim njė klasė tjetėr politike dhe po ashtu njė shtresė tjetėr ekonomike, tjetėr shoqėri civile dhe tjetėr kategori gazetarėsh, qė tė realizohet projekti im, i cili gjithsesi, mendoj se ėshtė mė i drejti. Por, nga ana tjetėr, vė nė dukje se edhe Baze sot mund tė bėjė pjesė nė pėrjashtimet qė pėrforcojnė rregullin. Prirja e pėrgjithshme dominuese e gazetarisė ėshtė nėnshtrimi dhe bindja ndaj urdhrit qė vjen nga lart, ku me "lart" duhet tė kuptojmė jo tė vėrtetėn, por ndėrthurjen e interesave tė pushtetit politik me atė ekonomik, qė gjithnjė e mė shumė po lidhen me njėri-tjetrin e po bashkėrendisin interesat nė dėm tė lirisė sė medieve. Dhe po kaloi pa u dėnuar padrejtėsia, qė po kryhet ndaj gazetės "TemA", do tė pėsojmė njė hap edhe mė mbrapa nė lirinė e medieve.

Marrė nga "Korrieri"

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara