HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Milionat e humbura tė pasaportave

-- nga Lorenc Vangjeli, MAPO - 25.01.2009

Edhe kėsaj radhe, nė ēėshtjen “historike” tė prodhimit tė letėrnjoftimeve dhe pasaportave tė reja biometrike, Shqipėria ėshtė qasur nė mėnyrėn e saj historike: me rrėmujė, amulli dhe sherr. Nė datėn 12 janar, kur do tė niste aplikimi i marrjes sė letėrnjoftimit, publiku u dynd nė zyrat postare, por diku afėr mesditės, kuponėt 1200 lekė pėr porositjen e tyre kishin mbaruar. Edhe vetė kryeministri Berisha e shprehu habinė e tij pėr atė fluks tė pamasė njerėzish qė “i ishin pėrgjigjur thirrjes sė qeverisė”. Nė mbrėmje, ministri i Brendshėm, Bujar Nishani, institucioni i tė cilit ėshtė pėrgjegjės pėr kėtė proces, nuk ngurroi ta quajė 12 janarin ditė historike pėr Shqipėrinė.

Po atė mbrėmje, qeveria pranoi se do tė ndryshonte ēmimi pėr pajisjen e qytetarėve me letėrnjoftime: do tė kishte ulje pėr shtresat nė nevojė, pensionistėt, studentėt. Gjithashtu, nė atė ditė, televizionet shqiptare nisėn pėr herė tė parė transmetimin e njė spoti qė tregonte se si duhej tė vepronte qytetari pėr t“u pajisur me letėrnjoftim. Njė spot i gjatė, qė normalisht duhet tė kishte nisur prej kohėsh qė tė shmangte sė paku pėrplasjen e qytetarit me tė papriturėn dhe tė panjohurėn.

Mė 12 janar kuponėt kishin mbaruar, por rishtas u premtua prodhimi nė masė i tyre. U premtua edhe orar i tejzgjatur i orarit zyrtar pėr sportelet e postės. Megjithatė, pėrsėri, pėrfituesit e “skontos” qeveritare, detyroheshin tė paguanin nga 1200 lekė pėr letėrnjoftim: do tė kompensoheni mė vonė, ju premtua atyre zyrtarisht. Po kėshtu, disa vendime tė qeverisė kanė pėrjashtuar nga TVSH kėtė produkt, duke e zbritur mė tej koston e saj.

Dhe si tė mos mjaftonte kjo, falė Kodit Zgjedhor dhe sidomos presionit nė rritje tė opozitės, politika zyrtare vendosi tė premtojė se do tė zbatojė Kodin Zgjedhor: nė fillim do tė marrin letėrnjoftime qytetarėt qė nuk kanė pasaportė ndėrkombėtare duke pranuar kėshtu njė kalendar veprimesh qė ishte propozuar mė parė nga opozita, por kishte mbetur nė heshtje nga pozita. Duhej tė ndodhte kėshtu, sepse me dokumentin e tyre tė dytė, shqiptarėt gjithashtu mund tė shkojnė nė votime. Dhe janė pikėrisht votimet e pritshme brenda rreth 150 ditėsh qė e ngatėrrojnė gjithė kėtė histori me “mjetet e identifikimit” tė shqiptarėve dhe qė ofrojnė tė gjithė elementėt pėr tė dyshuar pėr atė “ēoroditje dhe ēorganizim tė organizuar” qeveritar tė procesit.

Siē ėshtė lehtėsisht e dukshme, tė paktėn nė formė, qeveria nuk pararendi procesin, por improvizoi rrugės duke aplikuar piruete tė ēuditshme tė llojit: atė qė thua sot, mohoje nesėr. Insistimit tė opozitės qė tė paktėn letėrnjoftimi tė jepej nė mos falas, t“i ulej ēmimi, vetė kryeministri iu pėrgjigj me metaforat e tij tė zakonshme: qytetarėt ta paguajnė qė tė dinė qė ka vlerė dhe tė mos e humbasin. Fatmirėsisht, pak mė vonė ndryshoi qėndrim dhe vendosi uljen e ēmimit tė letėrnjoftimit pėr disa kategori tė caktuara tė popullatės.

Por kjo ėshtė vetėm njėra anė e problemit, ajo mė e dukshmja, mė direktja dhe mė e prekshmja. Ana tjetėr e historisė sė ditės historike ka tė bėjė me procesin nė vetvete, deri nė momentin kur do tė nisė prodhimi i letėrnjoftimit dhe mė pas, edhe tė pasaportės sė parė. Sa i hapur e transparent ka qenė ky proces? Sa i kushton shtetit dhe vetė qytetarit? Dhe mbi tė gjitha, a ka pasur alternativa tė ndryshme pėr t“u zgjedhur pėr realizimin e tij? Ka njė mori pikėpyetjesh, tė cilave revista “MAPO” hėpėrhė nuk do t“u japė pėrgjigje. Revista, nė kėtė moment tė parė, do tė bėjė njė vėshtrim krahasues me atė ēfarė ka ndodhur nė procese tė ngjashme qė janė realizuar nė Shqipėri, pėrkatėsisht nė vitin 1994 dhe 2001, kur u realizuan pasaportat pėr jashtė me tender tė hapur ndėrkombėtar.

Histori dhe “traditė”

Ardhja nė pushtet e socialistėve nė 1997 i gjeti veē halleve tė tjera, edhe me njė hall tė jashtėzakonshėm: shteti nuk dispononte asnjė pasaportė ndėrkombėtare nė rezervat e tij. Kontrata e lidhur me kompaninė kanadeze “B A Banknote”, me vlerė 0.98 dollarė pėr njėsi ishte nė gjysmėn e saj. Ishin prodhuar dhe dėrguar nė Tiranė rreth njė milion pasaporta, njė pjesė e madhe e tė cilave ishte vjedhur nė trazirat e marsit 1997. Zyrtarėt e Ministrisė sė Brendshme tė asaj kohe rinisėn negociatat me firmėn: fillimisht asaj iu kėrkua dėrgimi sa mė shpejt nė Tiranė i njė kontingjenti pasaportash dhe mbi tė gjitha, shtimi i katėr elementėve tė rinj tė sigurisė, pėr tė gjetur kėshtu njė mėnyrė pėr tė nxjerrė nga qarkullimi pasaportat e vjedhura.

Ajo ēfarė ka ndodhur atėherė fqinjėron mes tragjedisė dhe komedisė, nuk kishte gjendje asnjė pasaportė fizike, qoftė dhe pėr tė sėmurėt qė duhet tė dilnin jashtė shtetit pėr kurim, qoftė pėr zyrtarėt e rinj tė administratės, kurse pėrfaqėsuesi i firmės kanadeze, i kėrkuar urgjentisht nė Tiranė, kalonte natėn si “mysafir” privat i shqiptarėve, sepse hotelet e kohės nuk i garantonin siguri. Mrekullia ndodhi, kanadezėt e “B A Banknote” pranuan shtimin e katėr elementėve tė sigurisė, por shteti shqiptar nuk pagoi asnjė cent mė shumė pėr to – vlera e vėrtetė tashmė shkonte deri nė 1.3 dollarė pėr njėsi – dhe problemi u vu sė paku nė rrjedhėn e normalitetit.

Nė vitin 2001, sėrish pati njė tender tė ri ndėrkombėtar pėr pasaportat. Njė proces i shumėdiskutuar qė ēoi mbas hekurave katėr zyrtarė tė lartė shqiptarė tė Ministrisė sė Rendit, tė cilėt tetė vjet mė pas, ose kanė fituar pafajėsinė, ose janė nė hapin e fundit drejt saj. Ishte njė proces qė kaloi mes shumė paragjykimesh, kryesisht politike, por sot, mbas shtatė vjetėsh, vrima e hapur e debatit tė madh pėr korrupsion politik dhe ekonomik nė proces, rezultoi njė vrimė e gėrmuar nė ujė, kryesisht nga politika dhe pėr qėllime politike.

“Bundesdruckerei”, kompania gjermane qė fitoi tenderin ndėrkombėtar, ofronte njė pasaportė me garanci tė shumta kundėr falsifikimit, dhe tė standardit tė pranueshėm ndėrkombėtar me njė ēmim prej 2.35 dollarėsh pėr njėsi, qė e shtuar me vlerėn pėr infrastrukturėn qė duhej investuar, shkonte deri nė 3.2 dollarė pėr njėsi. Porosia arrinte nė shifrėn 3.5 milionė pasaporta.

Tė dhėnat financiare pėr gjithė atė proces janė tė pasqyruara nė tabelėn numėr njė. Pasaporta tregtohej me ēmimin 5 mijė lekė dhe si rezultat, nė fund tė operacionit shteti parashikohej tė dilte me njė tė ardhur nė buxhet prej 174 39 130 dollarėsh, tė ardhura nga ri-pajisja me pasaporta e shėrbime tė tjera dytėsore 34 847 826 dollarė dhe shuma totale shkonte rreth 209 086 957 dollarė. Sipas ligjit, Ministria e Brendshme mbante 20% tė tė ardhurave nga procesi i pajisjes me pasaporta ndėrkombėtare tė qytetarėve, kurse buxheti i shtetit merrte pjesėn e luanit me 80% e mbetur.

Risia e koncesionit

Demokratėt e zotit Berisha u sollėn ndryshe. Njė nga premtimet e para publike tė kryeministrit me ardhjen e tij nė krye tė qeverisė ishte reforma elektorale dhe garantimi i zgjedhjeve tė lira dhe tė ndershme. Dhe pjesė e qenėsishme e kėsaj reforme, veē vlerės dhe nevojave tė tjera qė afrojnė letėrnjoftimet dhe pasaportat e reja, ishte edhe prodhimi i mjeteve tė identifikimit tė shqiptarėve kur tė shkonin pėrpara kutive tė votimit. Deklaratat e korrikut tė 2005 nisėn tė harrohen shpesh dhe qeveria shqiptare, sipas traditės, edhe kėsaj radhe i ngjau atij studentit tė keq, qė kujtohet pėr t“u ulur pėr tė studiuar ditėn e fundit pėrpara provimit. Zgjedhjet lokale tė 2007 ishin sėrish kryefjalė e certifikatave. Mė pas u dhanė njėri mbas tjetrit afate, tė gjithė tė shkelur, pėr tė arritur nė janarin e 2009, nė vijėn e startit pėr prodhimin e letėrnjoftimit dhe pasaportės sė re. Nė vitin 2008, ndryshe nga tradita e kėtij procesi, qeveria vendosi tė japė me koncesion prodhimin e letėrnjoftimeve dhe tė pasaportave tė reja biometrike.

Edhe vetė ligji pėr koncesionin ėshtė ndryshuar. Por cili ėshtė thelbi i ligjit tė koncesionit dhe parimet bazė e tė pandryshueshme tė tij? Dhe, a ishte koncesioni mėnyra mė e mirė pėr zgjidhjen me sukses tė kėtij operacioni historik qė do tė na standardizojė si evropianė, tė paktėn nga mjetet tona tė identifikimit? Dhe njė studenti qė nesėr do tė bėhet njė ekonomist i thjeshtė, i mėsohet se jepen me koncesion ato punė publike, pėr tė cilat shteti ka vėshtirėsi t“i realizojė. Pra, qė kushtojnė shumė parį, qė kanė risk tė lartė tė kthimit tė parave tė shpenzuara, qė kanė vetėshlyerje tė largėt nė kohė dhe kėrkojnė menaxhim nė kohė dhe tė specializuar. Me koncesion, si rregull, jepet ndėrtimi i veprave tė infrastrukturės, tė hidrocentraleve, linja elektrike e komunikimi.

Aeroporti i Rinasit, “Nėnė Tereza” ėshtė njė shembull klasik nė kėtė fushė. Nė rastin konkret, pėr prodhimin e mjeteve tė identifikimit tė shqiptarėve, asnjė nga kėto arsye nuk qėndron. I gjithė procesi nuk kushton pothuaj asgjė nė buxhetin e shtetit. Pėr 3.5 milionė pasaporta – kėtė shembull po marrim, por kontrata ėshtė pėr katėr milionė tė tilla – me njė vlerė qė duke pėrfshirė gjithė koston e prodhimit tė tyre, shkon nė 1.1 mijė lekė pėr njėsi, ose rreth 4 miliardė lekė. Rikthimi i investimit ėshtė i garantuar nė harkun e pak viteve, nė rastin e pasaportės dhe brenda pak muajve nė rastin e letėrnjoftimit.

Tė dhėnat financiare janė pasqyruar nė tabelėn numėr dy. Nė tė dallohet qartė se, konvertuar me kursin e sotėm tė kėmbimit nė USD, shuma totale qė pėrfitohet ėshtė 178.043.478 dollarė. Duke e marrė tė mirėqenė se sasia e pasaportave do tė tregtohet brenda tre vjetėsh, del se shteti shqiptar nuk do tė arkėtojė, siē ėshtė bėrė mė parė, njė vlerė prej rreth disa dhjetėra milionė dollarė nė vit. Kėshtu ka qenė deri mė tani, por koncesioni i dhėnė i ka ndryshuar drejtim kėtij fluksi parash.

Dhe pėr tė saktėsuar mė tej shifrat, ka njė tė tillė qė mungon: sa ėshtė kostoja e prodhimit e njė letėrnjoftimi apo pasaporte dhe sa ėshtė diferenca, me tė cilėn e shet shėrbimin e saj kompania fituese e koncesionit? Domethėnė, nėse letėrnjoftimi tregtohet me 10 euro pėr njėsi, kurse pasaporta me 50 tė tilla, cila ėshtė diferenca qė shkon nė dobi tė koncesionarit?

Procesi mund tė marrė dhe dyshime tė tjera jo nė fushėn ekonomike – dhe gjithmonė nė nivelin e dyshimeve – do tė ndodhė qė tė dhėnat personale tė tė gjithė shqiptarėve do tė jenė nė duart e njė kompanie tė huaj, e cila shfrytėzon edhe gjithė infrastrukturėn e krijuar nė vite nė procese identike mė parė, por qė nuk shfrytėzon punonjėsit dhe specialistėt shqiptarė qė janė marrė me vite me kėto procese.

Specialistė tė ndryshėm, tė konsultuar nga “MAPO”, pohojnė se ende nuk ėshtė e qartė, nėse gjurmėt e gishtėrinjve tė marra pėr letėrnjoftimin, nėse bien nė dorė tė gabuar, mund tė pėrdoren kundėr individėve tė caktuar. Pėr shembull, nėse ato mund tė “transkriptohen” nė njė ambient krimi. Praktika ndėrkombėtare dėshmon se shenjat e gishtėrinjve, tė vendosura nė letėrnjoftim, “pėrkthehen” nė njė sistem tjetėr dixhital numerik qė e bėn tė pamundur procesin e pėrkundėrt: pra, nga shenjat e gishtėrinjve mund tė shkohet te sistemi numerik, ndėrsa nga sistemi numerik nuk mund tė riprodhohen mė shenjat e gishtėrinjve.

Nė kėtė mėnyrė, i gjithė gjykimi pėr procesin, jo vetėm nė plan politik e tė sigurisė, por edhe nė atė ekonomik, bashkohet me njė pikėpyetje tė madhe: a ishte koncesioni mėnyra mė e mirė pėr tė realizuar kėtė prioritet qė nuk mund tė jetė vetėm i qeverisė, por i gjithė shoqėrisė shqiptare?

Edhe veprat mė tė mira nė kėtė vend helmohen nga dyshimet, nė mungesė tė reagimeve tė pėrkundėrta, ky i ka tė gjitha gjasat qė tė shndėrrohet, siē dhe nisi, nė njė proces tė dyshuar qė nė zanafillė. Kėsaj radhe “MAPO” hėpėrhė, thjesht po ngre disa tė tilla qė duan pėrgjigje.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara