HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Letėrnjoftimet dhe pasaportat, sa po i paguajnė shqiptarėt

-- nga Lorenc Vangjeli, MAPO - shkurt 2009

Nė fillim tė javės kryeministri Berisha i tregoi publikut kartėn e parė tė identitetit, letėrnjoftimin e ri elektronik tė shtetasve shqiptarė. Shpejt, me siguri do tė tregojė sėrish pėrpara kamerave edhe pasaportėn e re ndėrkombėtare, biometrike. E para kushton 1.200 lekė. E dyta, 5 mijė lekė. Pėr njė porosi qė shkon deri nė katėr milion copė pėr secilėn prej tyre, njė porosi qė do tė realizohet me anė tė kompanisė franceze “Sagem”, e cila u shpall fituese e koncesionit tė dhėnė pėr kėtė qėllim. Por ende, procesi i trumbetuar si transparent, nuk ka mundur tė ofrojė njė shpjegim tė thjeshtė: Sa ėshtė realisht kostoja e prodhimit tė njė letėrnjoftimi? Sa ėshtė kostoja e prodhimit tė njė pasaporte pėr tė zbuluar se cila ėshtė diferenca, me tė cilėn ajo shkon nė duart e qytetarit shqiptar?

Revista “MAPO” po tenton kėsaj radhe tė bėjė njė “studim” tė pjesshėm pėr njė gjė tė tillė. Natyrisht, pa mjetet normale qė njė qeveri ka nė dispozicion, por dhe pa detyrimin ligjor qė ka po qeveria shqiptare pėr ta bėrė njė gjė tė tillė. “Studimi” ynė ėshtė realizuar vetėm duke telefonuar, duke u konsultuar me specialistė dhe duke konsultuar faqet e pafundme tė internetit qė shpjegojnė procedura tė ngjashme. Nė numrin e saj tė 117, tė datės 24 janar, “MAPO” hodhi dyshime serioze pėr arsyen se pse qeveria shqiptare zgjodhi dhėnien nė koncesion tė njė procesi, i cili deri mė tani, nė dy raste tė ngjashme ėshtė realizuar me tender tė hapur ndėrkombėtar pėr prodhimin e tyre, ndėrsa gjithė procedurėn tjetėr, mė kryesorja e tė cilave, tregtimin, e bėnte vetė nė mėnyrė shtetėrore, duke realizuar nė favor tė buxhetit tė ardhura qė shkonin deri nė 200 milionė dollarė, tė cilat kėsaj radhe do t“i mungojnė buxhetit, pikėrisht falė zgjedhjes sė ēuditshme tė qeverisė shqiptare.

“Ne, ata”

“Ne e realizuam projektin e pasaportave tė reja dhe tė letėrnjoftimeve, ju nė tetė vjet nuk e bėtė”. Ky ėshtė shpjegimi i rėndomtė qė pėrfaqėsues tė mazhorancės bėjnė zakonisht kritikėve tė projektit. “Keni tejkaluar afatet dhe nuk arrini tė realizoni projektin e pajisjes sė popullsisė me letėrnjoftime deri pėrpara zgjedhjeve”. Ky ėshtė sulmi qė bėn opozita ndaj autorėve tė projektit. Por deri mė tani, pothuaj nė asnjė rast nuk ėshtė folur politikisht pėr koston financiare tė tij dhe mėnyrėn se si ai ėshtė realizuar. Dhe kjo e ka njė arsye, mazhoranca kėrkon tė insistojė nė suksesin e saj historik, kurse opozita e fokusuar nė zgjedhjet e afėrta, ėshtė mė e interesuar pėr shmangien e certifikatave nga qarkullimi dhe pėr mospėrdorimin e tyre nė votimin e pritshėm tė qershorit. Ndaj, anėt e errėta tė procesit kanė mbetur ende nė errėsirė.

Ky qerthull deklaratash dhe kundėrdeklaratash, megjithatė, ka shmangur pėrgjigjen pėr disa pyetje qė janė thelbėsore. Ato nisin me koston reale tė prodhimit tė tyre dhe pėrfundojnė me caktimin - arbitrar ėshtė fjala mė e pėrshtatshme pėr t“u pėrdorur - tė ēmimit me tė cilin i jepen popullatės. Nė mes tė kėtyre dy shifrave qėndron dhe njė e tretė, norma e fitimit tė kompanisė sė huaj.

Kostoja e prodhimit

Nga njė kėrkim i shpejtė nė internet pėr kompanitė qė prodhojnė dokumente tė tilla, kemi mundur tė sigurojmė kėto shifra. Pėr pjesėn e tregtimit tė tyre - atė qė shteti e ofron si shėrbim pėr popullatėn. Pra, sa kushton njė pasaportė pėr njė qytetar nė Evropė.

Kėshtu,
Austria, nga qershori 2006, pėr tė rriturit e tregton pasaportėn me 69 euro, kurse pėr ata nėn 16 vjeē, vetėm 26 euro.
Belgjika, nga tetori 2004, 71 euro pėr tė rritur, 41 pėr fėmijėt, plus taksat lokale.
Finlanda, nga 21 gushti 2006, 46 euro
Franca, 60 euro
Gjermania, 37.50 euro
Greqia, 76.40 euro
Irlanda, 75 euro
Italia, 44.66 euro
Letonia, 21.42 euro
Holanda, 49.33 euro
Republika e Kosovės, 30 euro
Portugalia, 60 euro dhe 50 euro pėr pensionistėt
Shqipėria, 40 euro

Bie nė sy njė detaj, ēmimi i tregtimit tė pasaportės ėshtė pothuaj nė tė njėjtat nivele me ēmimin nė Evropė, nė ndryshim nga praktika e disa vende tė tilla, nė Shqipėri nuk ka diferencė ēmimi pėr tregtimin e tyre pėr fėmijėt. Ēmimet lėvizin nė vende tė ndryshme edhe nė varėsi tė kohėzgjatjes sė tyre, por dhe tė sasisė sė faqeve. Nė rastin shqiptar, ēmimi i zgjedhur ėshtė nė shkallėt e fundit nė krahasim me vendet e tjera evropiane, por me njė diferencė, ne nuk jemi ende fatkeqėsisht njė vend evropian dhe kemi diferenca tė jashtėzakonshme nė nivelin e jetesės nė krahasim me ta.

Letėrnjoftimi

Kurse letėrnjoftimi ka dhe njė problem tjetėr. Tė paktėn paraprakisht do tė tregtohet me 1.200 lekė ose afėrsisht 10 euro. Thuhet paraprakisht, sepse edhe pėr tė ka pasur njė rritje tė kostos sė tregtimit praktikisht. Kjo sepse vendimi i qeverisė shqiptare pėr tė ulur kėtė ēmim pėr kategori tė caktuara tė shoqėrisė, pensionistė, studentė dhe familje qė jetojnė me asistencė, nė fakt e faturon diferencėn qė ato nuk e paguajnė te gjithė tė tjerėt. Tė cilėt, teorikisht, nuk do tė paguajnė vetėm 1.200 lekėt qė dorėzojnė nė sportelet e postės shqiptare, por do tė paguajnė dhe pėr tri kategoritė e lartpėrmendura nė njė mėnyrė tjetėr indirekte. Meqenėse kėto parį qė shteti ka premtuar t“i rimbursojė duke nxjerrė nga xhepi publik parį, tė cilat mund tė ishin parashikuar dhe duhej tė pėrdoreshin nė tė mirėn publike nė drejtime tė tjera.

Diferenca

Megjithatė, nuk mbaron kėtu. Shifrat e konsultuara nga “MAPO”, me ekspertė tė huaj, por dhe vendas japin njė tablo tė pėrafėrt tė asaj ēka po ndodh nga pikėpamja financiare e procesit. Kėshtu, pasaporta ekzistuese qė ėshtė ende nė qarkullim, e tenderuar me firmėn gjermane “Bundesdruckerei”, ka vetėm 420 lekė kosto prodhimi. Njė kosto qė pėrfshin blerjen e saj, plus koston e pajisjeve dhe materialeve tė konsumit. Ajo pasaportė u tregtua me 5 mijė lekė, pra, me njė diferencė qė shkonte pėr llogari tė shtetit deri nė 4580 lekė dhe nė njė total pėr 3.5 milionė pasaporta deri nė afėrsisht 209 milionė dollarė. Kurse nė rastin e pasaportės sė re, e njėjta kosto llogaritet tė shkojė deri nė 1100 lekė pėr pasaportė, me njė diferencė kostoje prodhimi e tregtimi qė shkon deri nė 178 milionė dollarė. Dhe me njė diferencė tjetėr qė kjo shumė nuk shkon mė pėr llogari tė shtetit. Nga ana tjetėr, kostoja e letėrnjoftimit, nuk shkon mė shumė se tre euro pėr njėsi, por tregtohet me 10 tė tilla.

Transparenca

Ėshtė konsideruar si procesi mė transparent i njė pune publike tė dhėnė pėr t'u kryer nga privati. Deri mė tani, shteti mė sė paku ka heshtur pikėrisht nė kėtė pikė, tė cilėn e ka lėnė nė errėsirė. Dhe punėt e liga, zakonisht bėhen po nė errėsirė. Deri nė momentin qė “dikush” tė dalė tė shpjegojė tė kundėrtėn. Pra, diferencėn e kostos sė prodhimit me atė qė shqiptarėt detyrohet tė paguajnė. Ky ėshtė detyrimi i qeverisė. E cila nuk mund tė fshihet mė pas heshtjes.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara