HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Hysen Shoshori, njeriu qė akuzon Berishėn

-- nga Lorenc Vangjeli, MAPO - shkurt 2009

“Shoshori?!! Kush ėshtė ky? ...Pėr kėtė person qė thoni, shikoni njėherė se mos nuk ėshtė i dėnuar fare”. Njeriu qė flet ėshtė Sali Berisha, kryeministėr i Republikės sė Shqipėrisė. I sapokthyer nga Forumi Ekonomik Botėror nė Davos, mė 2 shkurt, zoti Berisha dha njė pėrgjigje tė llojit tė vet pėr njė nga akuzat mė tė rėnda, qė i janė bėrė gjatė karrierės sė tij politike: ka qenė dėshmitar nė njė gjyq politik, qė dėnoi me vdekje Hysen Shoshorin, njė qytetar tiranas i akuzuar pėr terrorizėm, agjitacion e propagandė dhe pėrvetėsim tė pasurisė socialiste nė vitin 1975. Njė vendim qė u pezullua pastaj nga Plenumi i Gjykatės sė Lartė dhe u shndėrrua me 25 vjet burg. Vetė Shoshori, nė njė intervistė tė tij tė vitit 2002, pohon tė njėjtin fakt dhe shėnjon zotin Berisha si njė nga dėshmitarėt kundėr tij nė proces. Por dhe shumė vite mė parė, bazuar nė dėshmitė e bashkėvuajtėsve tė tij, qė nė dhjetorin e vitit ’90, kur Berisha nisi tė shfaqej publikisht e mė pas, Shoshori e konsideronte atė si pjesė e mekanizmit qė e fundosi nė fatkeqėsi.

Revista “MAPO” ka mundur tė sigurojė disa materiale autentike tė kohės dhe fillimisht afron pėr publikun dy vendimet e gjykatave komuniste, atė tė gjykatės sė Tiranės dhe tė Plenumit tė Gjykatės sė Lartė. Dy dokumente, tė cilat, duke ndjekur kėshillėn e kryeministrit pėr tė zbuluar, nėse ėshtė apo jo i dėnuar nė kohėn e komunizmit Hysen Shoshori, i japin pėrgjigje asaj: Po! Shoshori ėshtė njė i dėnuar politik. Pjesa tjetėr, nėse Berisha ka qenė apo jo dėshmitar i akuzės komuniste kundėr tij, ėshtė ende pėr t“u verifikuar. Nga njėra anė ėshtė dėshmia e vetė viktimės dhe e bashkėvuajtėsve tė tij tė shumtė, por dhe dosja voluminoze e hetimit, e cila deri mė tani nuk ėshtė bėrė publike. Nga ana tjetėr, ėshtė mohimi i kryeministrit. Njė mohim, qė tė paktėn nė njė nga dy pikat e tij ėshtė i pasaktė: viktima Shoshori ekziston dhe ėshtė i burgosur politik. Madje, nė listat e ish-tė pėrndjekurve qė janė publikuar rreth njė muaj mė parė, emri i tij figuron me numėr rendor 1 pėr tė marrė dėmshpėrblim pėr ditėt e burgut, nė masėn 8 milionė lekė.

Akuza ndaj akuzatorit tė zakontė?

Nė fakt, nuk mund tė vinte nė ditė mė tė keqe pėr zotin Berisha. Menjėherė mbas miratimit tė shumėdiskutuar tė ligjit pėr lustracionin dhe shuplakave periodike, me kah tė pėrcaktuar Uashington, Bruksel, Strasburg drejt Tiranės zyrtare, Erion Braēe, deputeti luftarak socialist e akuzoi drejtpėrdrejt kryeministrin se ka qenė autor i njė denoncimi politik ndaj njė qytetari shqiptar qė u dėnua me vdekje nga regjimi i dikurshėm. Prova qė Braēe demonstroi nė Kuvend ishte gazeta “Plaga”, numri i saj i dytė dhe edhe i fundit - botimi i saj u ndėrpre - organ i shoqatės sė tė ish-tė pėrndjekurve politikė. E botuar mė 22 maj tė vitit 2002, tirazhi modest i saj nuk mundi as tė dalė nė qarkullim, sepse u asgjėsua nė rrethana tė dyshimta. Zėra tė pakonfirmuar pohojnė edhe se trajtimi i gazetės nė kėtė mėnyrė erdhi si rezultat i njė “aleance fluide” mes tė akuzuarit tė sotėm dhe njė pjese tė pushtetit tė djeshėm tė socialistėve. Vetė botuesi i saj, Skėnder Tufa, gjithashtu i burgosur i ndėrgjegjes, njė vit mė pas u arrestua dhe bėri burg mbas njė procesi dhe akuze tė dyshimtė pėr favorizim prostitucioni.

Hysen Shoshori atėherė pėrgjigjej: “Gjatė gjykimit pashė shumė dėshmitarė qė nuk i njihja, tė cilėt bėnin dėshminė tė frikėsuar dhe pa mė parė mua. Nė mendje mė mbeti vetėm njėri qė ishte i veēantė nga tė tjerėt. Trup i gjatė dhe energjik, me hap tė sigurt u paraqit pėr tė dėshmuar. Ai u ndal para trupit gjykues dhe pas formaliteteve, me njė theks malėsori, me eufori, filloi tė flasė para trupit gjykues duke treguar se si e kishte gjetur traktin qė kishte pėrmbajtje tė theksuar armiqėsore, tė cilin e tundte para trupit gjykues dhe sallės: “...ky njeri ėshtė armik i betuar i partisė, prandaj duhet varur nė litar”!

Sipas Shoshorit nė 2002 e sipas Braēes nė 2009, ky njeri ishte Sali Berisha. “Ky njeri, i cili ėshtė njė komunist pasionant e fanatik i pandreqshėm, qė pėr tė arritur nė majat e hierarkisė sė pushtetit komunist ka pėrdorur dhe traktin tim duke ndikuar drejtpėrdrejt nė dėnimin tim me vdekje, ishte Sali Berisha”, - pohonte vetė Shoshori. Pikėrisht njeriu qė vetė Berisha i vė nė dyshim ekzistencėn.

Kush ėshtė ish-i burgosuri i ndėrgjegjes

Ėshtė ende njė nga misteret e mėdha tė sė shkuarės. Njė nga ato mistere qė nga larg i ngjajnė njė konspiracioni kundėr njė individi, tė cilit i kanė shkatėrruar jetėn, e kanė mbyllur nė ferrin e burgjeve komuniste dhe tashmė, pothuaj 20 vjet mbas pėrmbysjes sė komunizmit, edhe e mohojnė. Pėr tiranasit e vjetėr, emri i tij ka qenė mjaft i njohur. Ai konsiderohej si njė nga mendjet mė tė “krisura” tė kohės, me njė guxim tė jashtėzakonshėm qė krejt i vetėm, kishte vendosur tė sfidonte diktaturėn komuniste.

Edhe sipas aktakuzės, edhe sipas asaj qė ai vetė ka pranuar fillimisht nė proces e mė pas edhe publikisht me gojėn e tij, gjatė periudhės 1961-1974 ka shpėrndarė 41100 trakte. Nga gjithė ky mal urrejtjeje, poshtėrimi publik pėr diktaturėn, organet e saj kanė mundur tė sigurojnė njė sasi prej 277 copash. Sipas Shoshorit njėrėn nga to e ka pasur kryeministri i sotėm, kurse sipas bashkėvuajtėsve tė tij, njė tjetėr trakt ishte dorėzuar nga njė tjetėr emėr publik nė Shqipėri, deri vonė diplomat. Ėshtė kurioze tė theksohet se diplomati shqiptar u penalizua fillimisht pėr njė gjė tė tillė nė 1996, duke iu hequr e drejta e konkurrimit pėr deputet, por qė mė pas mundi tė rifitojė pastėrtinė e figurės sė tij. Nė gjyq, ndryshe nga sa pretendohet pėr zotin Berisha, ai thjesht ka shpjeguar rrethanat, nė tė cilat ka gjetur traktin.

Sipas vendimit tė gjykatės sė Tiranės, tė datės 10 shkurt 1975, vėrtetohet se Shoshori ka pranuar se ka vepruar me ndėrgjegje tė plotė: “...duke pasur pėr qėllim qė traktet t“i lexonin njerėzit qė populli tė bėhej sa mė i pakėnaqur nga Partia dhe tė ngrihej pėr tė shpėtuar nga kthetrat e diktatorėve...”, - shkruhet nė kėtė vendim. Por Shoshori nuk ėshtė ndalur kėtu. Me njė guxim qė edhe sot ngjan i jashtėzakonshėm, ai arrinte deri aty, sa tė shkruante: “...ai njeri qė ka njė armė dhe nuk shtie nė udhėheqėsit kryesorė dhe nė levat e tyre si tė kėshillave tė lagjeve... ėshtė i lig, ėshtė frikacak, ėshtė servil...” Ky trakt mban datėn 22 janar 1968.

Mbas njė viti tė gjatė nė hetuesi, Shoshori fillimisht dėnohet me vdekje nga gjykata e Tiranės, por nė njė rikualifikim vėrtet tė habitshėm tė veprave penale, me tė cilat e akuzonte drejtėsia komuniste, plenumi i Gjykatės sė Lartė e dėnon atė me 25 vjet heqje lirie. Mė pas, pėr tė fillon kalvari i gjatė i burgjeve. Spaē, Burrel dhe sė fundi Sarandė, ku ishte nga tė fundit tė burgosur politikė tė liruar nga burgu. Mbas 16 vjetėsh nė qeli, pa u vizituar kurrė nga tė afėrmit e tij, mė 17 mars 1991, Shoshori do tė kthehej sėrish nė Tiranė.

Revista “MAPO” do tė botojė numrin e ardhshėm dy vendimet e gjykatave komuniste, nė njė pėrpjekje pėr tė rikujtuar dhe njėherė atė veprim tė jashtėzakonshėm kuraje kundėr komunizmit dhe egėrsinė, me tė cilėn komunizmi i rikthehej viktimave tė veta. Edhe sot, mbas 18 vjetėsh nė liri, Shoshori provon nė njė mėnyrė tjetėr viktimizimin. Plot 75 vjeē ai mund tė bėjė njė bilanc tė trishtuar duke shtuar dhe njė detaj mė shumė nė jetėn e tij tė trazuar: arrijnė derisa t“i mohojnė ekzistencėn.

Tė jetosh me Shoshorin

Bardhi Metaj ėshtė njė burrė jashtėzakonisht i veēantė. Njė shqiptar i rrallė, emrin e tė cilit fillimisht e pėrmendin bashkėvuajtėsit e Hysen Shoshorit. “I hapi derėn e shtėpisė dhe ndau kafshatėn e varfėr tė bukės me tė. Nuk e njihte mė parė, por bėri njė sevap tė paharrueshėm”, - tregojnė disa nga ta qė e njohin mirė historinė e Shoshorit dhe pretendimin e tij kundėr kryeministrit Sali Berisha. Vetė Metaj tregon rrethanat, nė tė cilat ėshtė njohur me Shoshorin. “Ishte 17 marsi i 1991, krejt rastėsisht nė mbrėmje hipa nė njė autobus qė sillte tė burgosurit e fundit nga Saranda nė Tiranė. Isha me gjithė bashkėshorten time, Fatmirėn, kur rastėsia na uli pranė Hysenit. Nuk e kisha njohur kurrė mė parė, por kisha dėgjuar diēka pėr tė”, - thotė Metaj, edhe vetė i rritur jetim me njė baba tė pushkatuar nga komunistėt qė kur ai kishte qenė foshnje. “Insistoi ime shoqe. Ajo mė tha se Hyseni nuk kishte ku tė shkonte dhe ne e morėm nė shtėpi. Ai ngjante si Zhan Valzhani te “Tė mjerėt”, i luajtur nga Zhan Gabeni. Kishte njė personalitet tė fortė. Ėshtė hera e parė qė dikush mė pyet pėr tė. Vetėm nė itin 1991, nė gazetėn “Republika” Maks Velo e pėrmendte kėtė fakt dhe madje e krahasonte veprimin e bashkėshortes sime me atė tė Nėnė Terezės. Por nuk ishte tamam kėshtu. Them se ēdo shqiptar do ta bėnte njė gjė tė tillė”, - pohon Metaj, dy vajzat e rritura tė tė cilit, ende e quajnė Hysenin “Gjysh”.

Mė pas, Shoshori largohet nga miqtė e tij tė rinj dhe vendoset pėr ca kohė te tė motrat. Dhe mė tej akoma, shkon tė banojė te njė tjetėr mik i tij. Ende nuk ka njė banesė tė vetėn. I sėmurė nga mosha, por ende i paepur nga shpirti i tij rebel, Shoshori, ky njeri me njė jetė tė pabesueshme, madje nuk ka asnjė fotografi tė vetėn. Miqtė e tij tė shumtė thonė se ai nuk e donte foton. “Ishte krejt i veēantė dhe koha e djeshme qė e vrau dhe e sotmja qė e ka lėnė nė harresė, i kanė kėtij burri njė borxh tė pafundmė”, - thonė miqtė e tij.



Historia dhe vendimet e gjykatės qė dėnuan Hysen Shoshorin

-- nga Lorenc Vangjeli, MAPO

Ishte vetėm 41 vjeē dhe ishte munduar tė shpėrndante mbi 41 mijė trakte kundėr regjimit komunist. Saktėsisht, 41,000 tė tilla deri nė momentin qė u arrestua. Historia e pabesueshme e Hysen Shoshorit, antikomunistit tė vetmuar, qė u dėnua me vdekje dhe mė pas iu fal jeta pėr ta shtyrė atė nė ferrin e burgjeve komuniste, vjen e ndėrtuar nga materiale autentike tė kohės. Dy vendime tė gjykatave komuniste tė kohės, asaj tė rrethit tė Tiranės dhe mė pas edhe Plenumit tė Gjykatės sė Lartė qė e dėnoi me 25 vjet burg, japin njė pamje tė zymtė ēfarė ndodhi me njė njeri qė kundėrshtonte komunizmin dhe mbi tė gjitha arrinte deri aty, sa tė bėnte thirrje pėr eliminimin e drejtuesve mė tė lartė komunistė tė kohės, Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu.

Vite mė pas vetė Shoshori ka akuzuar se njė nga dėshmitarėt e shumtė qė kanė hapur varrin e tij “legal” ka qenė edhe kryeministri i vendit, Sali Berisha, atėherė gjithashtu anėtar i Partisė sė Punės. Vetė Berisha e ka mohuar njė gjė tė tillė, madje ai ka vėnė nė dyshim deri dhe ekzistencėn fizike tė akuzatorit.

Revista “MAPO” ofron detaje rrėqethėse nga dy proceset e shkurt-marsit tė vitit 1975, plot 34 vjet mė parė.

Vendimi i gjykatės sė Tiranės

Ėshtė tetė faqe. I shkruar me makinė shkrimi dhe i firmosur nga kryetari i trupit gjykues dhe dy ndihmėsit e tij. I firmosur dhe nga prokuroria e ēėshtjes dhe sekretari i gjykatės. Tė pandehurit janė dy, Hysen Shoshori dhe Ramiz Vladi, i pari i datėlindjes 15 maj 1934, lindur nė Prezė dhe banues nė Tiranė, punėtor nė uzinėn e artilerisė. I martuar me dy fėmijė. I arrestuar mė 29 gusht 1974. Bashkėvuajtėsit e Shoshorit saktėsojnė se ai ėshtė arrestuar nė krah tė ambulancės sė madhe nė Tiranė, me nėntė trakte nė xhep, aty ku ka qenė dikur Muzeu i Luftės qė u prish pėr t’i lėnė vendin kullave nėntėkatėshe.

Ėshtė arrestuar nė flagrancė duke ngjitur traktet e tij nė njė shtyllė. E survejonin prej ditėsh me radhė. Bashkė me tė nė proces dhe viktima tjetėr, Vladi, bashkėmoshatar me tė, gjithashtu punėtor nė uzinėn e artilerisė. Ėshtė arrestuar njė ditė mė pas. Shoshori akuzohej pėr vepra terroriste, agjitacion e propagandė kundėr pushtetit dhe pėr tė mos e mbyllur kėtu, i ishte veshur dhe akuza pėr vjedhje tė pasurisė socialiste. Vladi akuzohej pėr moskallėzim tė krimit. Prokurorja e ēėshtjes kėrkoi shpalljen fajtor tė Shoshorit pėr tė gjitha veprat penale, pėr tė cilat akuzohej dhe dėnimin e tij me vdekje, kurse pėr Vladin pesė vjet burg.

Vėrejtjet e gjykatės

“Gjatė gjykimit u provua se i pandehuri Shoshori ka kryer krimin e agjitacionit dhe propagandės…. Veprimtarinė e tij armiqėsore e ka filluar qė nga viti 1967 dhe e ka vazhduar deri nė gusht tė vitit 1974, kur u kap duke shpėrndarė fletushka me pėrmbajtje armiqėsore kundėr Partisė sė Punės, pushtetit popullor dhe udhėheqėsve tė shtetit”, - shkruhet nė vendim. Sipas tij, u provua se Shoshori ka ndarė mllefin e tij kundėr pushtetit popullor me Vladin, tė cilit i ka thėnė: “Populli po vuan, nuk ka liri, ka diktaturė.” Ai i ka lavdėruar sistemin kapitalist dhe revizionist dhe i ka thėnė se, sipas mendimit tė tij, duhej ndėrhyrja e sovjetikėve pėr tė shpėtuar popullin shqiptar”.

Vendimi saktėson se gjykata ka mundur tė mbledhė gjithsej 227 trakte, tė cilat: “kanė pėrmbajtje nga mė tė poshtrat dhe shpifje nga mė tė poshtrat. Kėrkohej hapja e kufirit e bėhej thirrje pėr t’u ngritur kundėr pushtetit”. Vetė Shoshori e pranon njė gjė tė tillė. Sipas tij, ai donte qė “populli tė bėhej sa mė i pakėnaqur nga partia dhe tė ngrihej pėr tė shpėtuar nga kthetrat e diktatorėve”.

Nė tė njėjtin konkluzion kishte mbėrritur dhe ekspertiza grafike e datės 15 nėntor 1974, qė u kishte bėrė trakteve; ato rezultonin se ishin shkruar me dorėn e Shoshorit. Por deri kėtu ishte “konsumuar” krimi i agjitacionit. Mė e keqja vinte se Shoshorit 41-vjeēar i ishte vėnė tyta e akuzės nė ballė: Akuza pėr kryerjen e akteve terroriste.

“Nė fletushkat e ndara mė 22 janar 1968, ka shtyrė persona tė tjerė pėr tė kryer vepra terroriste kundėr udhėheqėsve tė partisė dhe pushtetit duke shprehur se “… Ai njeri qė ka njė armė dhe nuk shtie nė udhėheqėsit kryesorė dhe levave tė kėshillave nė lagje, ėshtė i lig, frikacak, ėshtė servil”.

Megjithatė, me njė argumentim krejt tė pamendueshėm pėr kohėn, gjykata e interpreton ligjin nė njė mėnyrė qė edhe sot tingėllon mjaft e fortė.

“Kjo akuzė (e prokurorit), nuk bazohet nė ligj”, vėren gjykata fillimisht. Sepse, sipas saj: “pėr tė pasur nxitje pėr tė gjitha krimet… duhet qė nxitėsi ta drejtojė veprimtarinė e tij, jo nė mėnyrė abstrakte kundrejt personave tė panjohur, por drejt njė subjekti konkret, me qėllim qė tė krijojė te ky determinimin, vendosmėrinė e nevojshme pėr tė kryer njė krim tė caktuar. Duhet qė nxitėsi jo vetėm tė dėshirojė kryerjen e njė krimi, por ėshtė e nevojshme qė me veprimet e tij tė bėjė qė kjo dėshirė e tij tė pėrqafohet nga njė person konkret”.

Gjykata citon nenin 12 tė Kodit Penal, qė kėrkonte ekzistencėn e marrėveshjes mes bashkėpunėtorėve, kur gjithashtu ėshtė e nevojshme tė krijohet kontakt mesh bashkėpunėtorit dhe nxitėsit nė krim.

“I pandehuri Hysen Shoshori duke mos iu drejtuar personave konkretė nuk ka bėrė nxitje, por vetėm ka bėrė thirrje pėr kryerjen e veprave kundėr shtetit nga ana e personave tė panjohur… Nė esencė kjo nuk ėshtė gjė tjetėr veēse shfaqje mendimi pėr kryerjen e krimeve tė tilla”.

Duket se tė paktėn ishte vendosur t’i kursehej jeta, por hetuesia kishte njė tjetėr “As” tė pistė nėn mėngė dhe kjo ishte vjedhja e supozuar. Pra, viktima nuk do tė dėnohej pėr terrorizėm, ēka do tė bėnte shumė bujė, por pėr vjedhje pėr tė demonizuar nė mėnyrė ordinere “armikun e betuar”.

Akuza mbi akuzė

Ishte normale qė nė atė kohė pėr armiq tė llojit tė Shoshorit, hetuesi ta shoqėronte akuzėn politike dhe me ato tė kryerjes sė krimeve ordinere. Ashtu siē ndodhte rėndom dhe e kundėrta; vjedhės pėrsėritės nė njė moment tė caktuar konsideroheshin dhe si kontingjent politik. Shoshori nuk i shpėtoi kėsaj “ligjėsie” dhe ai u akuzua pėr krimin e pėrvetėsimit tė pasurisė socialiste nė masėn 7078.40 lekė. Hetuesit kishin llogaritur deri nė qindarka gjithēka dhe i atribuonin tė pandehurit deri dhe vjedhjen e 250 gramėve semenca apo vjedhjen e 200 gramėve fletė bakri apo edhe 0.15 metra katrorė meshin.

Katėr dėshmitarė, Shuaip V., Perlat K., Ismet D., dhe Isak GJ., deklaruan se vjedhjet ishin kryer. Pėr Vladin nuk kishte shumė histori; ai e dinte qė Shoshori ishte armik, por nuk e kishte denoncuar. E dėnojnė me dy vjet burg. Vetė i pandehuri kryesor ishte nė prag tė vdekjes: Gjykata vėren se “… me veprimtarinė e tij shumė tė theksuar kriminale prej njė armiku tė tėrbuar kundėr popullit shqiptar dhe socializmit, e ka vėnė veten e tij jashtė shoqėrisė dhe ēmohet se njė dėnim i zakonshėm nuk mund tė ndikojė nė edukimin e tij”.

Ndaj pėr kėto arsye vendoset: “Ta deklarojė fajtor pėr krimin e agjitacion- propagandės … dhe e dėnon me dhjetė vjet heqje lirie. Ta deklarojė fajtor pėr krimin e pėrvetėsimit tė pasurisė socialiste… dhe ta dėnojė me vdekje me pushkatim. Ta deklarojė tė pafajshėm pėr krimin e veprės terroriste”.

Kundėr kėtij vendimi kishte vetėm njė ankim prej pesė ditėsh. Nga ky moment Shoshori dėrgohet nė qelitė e burgut tė vjetėr, qė sot njihet me emrin burgu 313 dhe pret marrjen parasysh apo jo tė kėrkesės sė tij pėr falje. Pesė ditė, nė tė cilat ai u mbajt i izoluar me kaskė nė kokė pėr tė shmangur vetėvrasjen: edhe vdekjen duhet ta jepte skuadra e pushkatimit.

Plenumi i Gjykatės sė Lartė

Shoshori ankohet dhe pothuaj njė muaj mė vonė, nė 13 mars 1975, nis procesi i dytė ndaj tij. Ishte ankuar dhe prokurori i ēėshtjes, i cili kėmbėngulte se Shoshori duhej tė dėnohej me vdekje pėr krimin e terrorizmit dhe jo akteve tė vjedhjes. Aranit Ēela, atėherė kryetar i Gjykatės sė Lartė, nis procesin dhe nė fund tė ditės jepet dhe vendimi.

Nė vėrejtjet e Plenumit shėnohej fakti se nė vitin 1967, Shoshorit i ishte marrė njė kopsht qė pėrbėnte sipėrfaqe tė tepėrt tė shtėpisė, ēka e bėri atė tė pakėnaqur nga pushteti komunist dhe e futi nė rrugėn e armiqėsisė me tė. Ribėhet rishtas njė rezyme e veprimtarisė sė tij, pranohet si i drejtė vendimi i gjykatės sė Tiranės pėr veprimtari terroriste tė Shoshorit - me njė interpretim rishtas tė pabesueshėm pėr kohėn tė ligjit - dhe shkohet madje dhe mė tej. Plenumi vėren se: “…Krimi i pėrvetėsimit tė pasurisė socialiste ėshtė vepėr me rrezikshmėri tė theksuar shoqėrore, por pasojat e rrjedhura prej tij nuk janė tė asaj shkalle qė pėr tė pandehurin tė zbatohet dėnimi me vdekje”.

Dhe mė pas, me 19 firma, gjykatėsit vendosin lėnien nė fuqi tė vendimit tė gjykatės sė Tiranės, ndėrsa pėr “vjedhjen” Shoshori i shpėtonte plumbit dhe do tė dėnohej me 15 vjet burg. Gjithsej… “duke bėrė bashkimin e dėnimeve, i gjykuari Hysen Shoshori tė dėnohet me 25 vjet heqje tė lirisė”, - firmosi Aranit Ēela.

Kėtu mbaroi llogaria e Shoshorit me gjykatėsit dhe pėr tė nisi kalvari i vuajtjeve nė Spaē, Burrel e Sarandė, prej nga ishte nga tė fundit tė burgosur politikė tė liruar nė marsin e vitit 1991. Njė njeri qė sot ėshtė 75 vjeē dhe sipas njė njoftimi tė Ministrisė sė Drejtėsisė, do tė marrė tetė milionė lekė dėmshpėrblim pėr vitet e burgut. Njė jetė e kėputur, qė shtatė vjet mė pas, numėronte me gojėn e tij si njė nga dėshmitarėt kundėr tij edhe vetė kryeministrin e sotėm.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara