HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Le tė flasin viktimat

Mehmet Kraja -- nga Mehmet Kraja, janar 2009

Unė nuk kam qenė viktimė e komunizmit. Kam lindur, jam rritur, kam bėrė shkollė dhe kam fituar status shoqėror nė periudhėn e sundimit tė tij. Nė krahasim me viktimat, mund tė quhem i privilegjuar; nė krahasim me tė privilegjuarit, mund tė quhem “i paprekur”. Si pjesa dėrmuese e inteligjencės sė Kosovės, unė kam bashkėjetuar me komunizmin, duke qenė i vetėdijshėm se, nė njėfarė mėnyre, po ia luajmė “lojėn” njėri-tjetrit: unė, duke besuar se jam kundėr tij, por, nė kėtė e sipėr, duke ia kryer disa shėrbime, sa pėr tė mbijetuar; kurse ai, duke e mbyllur njėrin sy dhe duke mė shpėrblyer me mbijetesė pėr shėrbimet qė ia kam kryer. Se ēfarė kanė qenė kėto shėrbime qė i kam kryer ndaj komunizmit, nėse ēmimi pėr tė bashkėjetuar me tė ka qenė i vogėl ose i madh (pra, nėse kam dėmtuar dikė ose jo), kjo ėshtė ēėshtje qė unė nuk mund ta vlerėsoj. Tė tjerėt duhet tė flasin pėr kėtė. Por unė kam tė drejtė njė gjė: nuk mund tė mė akuzojė askush pa dėshmi dhe argumente. Duke qenė i kėtillė, unė kam tė drejtė morale tė bashkėndjej me viktimat, por nuk kam tė drejtė morale tė flas nė emėr tė tyre. Viktimat duhet tė flasin vetė.

Debati i ditėve tė fundit te ne, pėr ēėshtjen e dosjeve, pėr lustrimin, pėr krimet e komunizmit dhe gjėra tė kėtilla, tashmė nxori nė sipėrfaqe njė problem madhor: ne nuk jemi as afėr sqarimit tė kėtyre ēėshtjeve. Ka kėtu moskuptim, ndėrrim tezash, padije, madje edhe ndonjė djallėzi tė vogėl, se trashėgimia jonė, e gjyshėrve dhe baballarėve, nuk ka qenė e tillė, sa tė ketė nevojė pėr katarsis, nė njė kohė qė ne vetė, burra tė mirė e patriotė siē jemi, tani shpėrfaqemi si engjėj me flatra. Nuk ėshtė e vėrtetė se kemi qenė tė tillė. Nuk ėshtė e vėrtetė se Kosova e sotme nuk ka probleme me trashėgiminė komuniste. Nuk ėshtė e vėrtetė se Kosova, nė procesin e ndėrtimit tė shoqėrisė sė re, mė shumė ka probleme me nacionalizmin sesa me komunizmin. Duke kaluar, kėshtu symbyllas, mbi kėtė ēėshtje tė ndjeshme, ne nuk mund ta arrijmė pajtimin kombėtar dhe paqen shoqėrore, qė duhet tė jetė synim pėrfundimtar i lustrimit. Pajtimi dhe paqja arrihet duke dėnuar fajtorėt dhe duke rehabilituar viktimat. Sė paku moralisht. Por me zhurmėn qė bėjmė, duket sikur duam t’i heshtim viktimat, qė ato tė mos e thonė tė vėrtetėn e tyre. Dėshmia e tyre ēon peshė. Fjalėt tona janė dokrra.

Tė gjithė e dinė se Kosova, nė gjysmėn sė dytė tė shekullit XX, ka pasur periudhat e saj tė errėta. Mbi tė ėshtė ushtruar dhunė e kombinuar, shtetėrore dhe ideologjike. Komunizmi nė Kosovė, si nė tė gjithė vendet e tjera, ka qenė instrument i dhunės. Nė kėtė pikė Kosova nuk pėrbėn ndonjė pėrjashtim. E vetmja specifikė e Kosovės qėndron nė faktin se ajo nuk ka mundėsi t’i dėshmojė, nė mėnyrė tė argumentuar, krimet e komunizmit. Sepse Kosova nuk ka dosje, nuk ka arkiva, nuk ka memorie tė dokumentuar historike. Por ajo ka kujtesėn e saj kolektive dhe kėtė nuk mund t’ia shlyejė askush. Nė kėtė kujtesė tė saj gjėrat janė kristalisht tė pastra. Vetėm ata qė edhe nė kėtė situatė duan ta kalojnė lumin pa u lagur, synojnė t’i manipulojnė faktet. Ta zėmė, tė gjithė e dinė se Kosova, nė periudhat e saj tė errėta, ka pasur turbulenca tė brendshme, pėrēarje dhe ndarje. Nacionalistėt, pėrgjatė gjithė kėsaj historie, kanė qenė antikomunistėt e pėrbetuar. Ata kanė qenė edhe viktimat kryesore. Lufta kundėr tyre ka qenė e egėr dhe ėshtė bėrė nė emėr tė komunizmit.

E tėra ka filluar me Luftėn e Dytė Botėrore. Ne nuk i kemi rehabilituar viktimat e kėsaj lufte, sė paku si histori e shkruar. Flasim, bie fjala, pėr Konferencėn e Bujanit, si pėr njė ngjarje lapidare tė kėsaj periudhe, por nuk tregojmė se ajo ka pasur edhe njė anė tjetėr tė medaljes: ata qė nuk janė pajtuar qė garantuese pėr vetėvendosjen e Kosovės tė jetė edhe ushtria jugosllave, i ka pėrbirė nata e zezė. Historianėt e dinė emrin e ndonjėrit prej tyre, por nuk e thonė. Shkojmė mė tej. Kuvendi i Prizrenit. Cilėt ishin pjesėmarrės tė tij dhe ēfarė ndodhi pastaj? Si mund tė quhen ideatorėt dhe kontribuuesit e kėtij kuvendi edhe heronj, edhe viktima, edhe ndėrtues tė Kosovės sė re? Po themeluesit NDSH, ēfarė ishin tjetėr, pėrveēse antikomunistė? Nė anėn tjetėr, nuk ėshtė e vėrtetė se periudha deri nė Plenumin e Brioneve ka marrė dėnimin e merituar. Ky do tė ishte rehabilitim i atyre qė i kanė shėrbyer me devotshmėri OZNA-s dhe UDB.

Janė njė galeri e tėrė personash, tė cilėt kanė bėrė krime nė atė kohė dhe qė pastaj, nė kohėn e autonomisė, janė shfaqur me kostume tė reja. Askush nuk thotė se, nė procesin e lustrimit, duhen trazuar varret e tyre. Por janė trashėgimtarėt e tyre ideologjikė, madje edhe biologjikė, qė krekosen para syve tė viktimave ose tė trashėgimtarėve tė tyre, edhe nė kėtė Kosovėn tonė tė re. Lustrimi bėhet pėr ata, nuk bėhet pėr varre. Pastaj vijnė vitet 1981-1989. Militantėt e diferencimit dhe tė pėrkrahjes sė Serbisė i kemi gjithandej. Disa syresh, e dimė fare mirė, janė akomoduar edhe nė strukturat e pushtetit dhe tė shtetit tė tanishėm. Kualifikimi i demonstratave tė vitit 1981 si kundėrrevolucion vinte nga arsenali komunist. Edhe mbėshtetja e ndryshimeve kushtetuese tė Serbisė ishte e po kėsaj provenience. Sė paku, ata nuk do tė duhej tė kishin tė drejtė morale qė, edhe nė kėtė kohė, tė na rrinė karshi dhe tė na pėrqeshin. Nacionalistėt edhe gjatė kėsaj periudhe kanė qenė humbėsit e mėdhenj. Nuk ėshtė e drejtė, sė paku, qė sot tė jenė tė pėrqeshurit e mėdhenj.

Pėr shumėkėnd mbetet e pasqaruar ēėshtja e “spėrkatjes” me komunizėm e vetė nacionalistėve shqiptarė tė Kosovės. Tashmė jemi mėsuar qė ata t’i quajmė marksistė-leninistė, pra komunistė tė pareformueshėm. Por kėtu nxjerr krye njė paradoks. Edhe ata qė mbeten anėtarė tė LKJ deri nė fundin e saj, nuk e kanė pėr gjė tė thonė se tė qenit e tyre nė LKJ ishte mimikri. Mirėpo, kėtė tė drejtė nuk ua japin atyre qė ishin mė tė afėrt me ideologjinė e Partisė sė Punės. Madje, shkojnė edhe njė hap mė tej: vetes dhe tė gjithė titistėve ua japin tė drejtėn e reformimit; palės tjetėr, nacionalistėve nė radhė tė parė, nuk ua japin kėtė tė drejtė. Ndėrkaq, tė gjithė e dinė se tė vendosėsh shenjėn e barazimit midis komunistėve pro-jugosllavė dhe nacionalistėve marksistė-leninistė, qofshin ata edhe enveristė, thjesht ėshtė e pamundur.

Sepse, duke qenė komunist jugosllav, nė ēdo rrethanė tė Kosovės, ishe njė hap mė afėr tradhtisė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara