HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Perspektiva e dy shteteve shqiptare nė Ballkan

Mark Marku -- nga Mark Marku, 18 shkurt 2009

Dje shqiptarėt kanė pėrkujtuar festėn e pavarėsisė sė njėrit prej dy shteteve shqiptare. Retorika patriotike, festiviteti, ceremonitė, kanė mbizotėruar ditėn e 17 shkurtit, ditėn e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės. Nė pamje tė parė duket se tashmė shqiptarėt ndjehen mirė me dyzimin e tyre nė dy shtete, tė dyja tė vogla dhe me mjaft probleme pėr momentin. Pėr herė tė parė pas kaq vitesh, pjesa mė e madhe e shqiptarėve janė tė lirė, qeverisen nga qeveri shqiptare (dy), kanė shtetin e tyre (dy shtete), janė futur nė rrugėn e progresit dhe pėrjetojnė rrethana ndėrkombėtare relativisht tė favorshme pėr ta. Megjithatė duket se realiteti i ri politik i ka gjetur shqiptarėt tė papėrgatitur.

Ky realitet i ri politik ka shtruar menjėherė problemin e parė: ē'raporte do tė kenė kėto dy shtete me njėri-tjetrin dhe tė dyja bashkė me kombin? Prej kėtej burojnė shumė pyetje, tė cilave shqiptarėt pėr arsye kryesisht politike refuzojnė t'u pėrgjigjen nė kėtė moment. Por pyetjet gjithsesi ekzistojnė dhe tė formuluara pak a shumė nė kėtė mėnyrė: A do tė ketė dy shtete kombėtare shqiptare nė Ballkan apo njė shtet tė vetėm? A mundet qė realiteti politik i krijuar brenda njėsive kombėtare tė ēojė edhe nė realitete tė ndryshme kombėtare? Cilėn rrugė do tė ndjekin nė tė ardhmen shqiptarėt, atė tė dy Gjermanive apo rrugėn e Gjermanisė dhe Austrisė? E thėnė shkurt, realitetet e reja politike do tė ēojnė drejt bashkimit apo ndarjes sė shqiptarėve?

Njė artific i ri si shteti i krijuar nė njė territor tė caktuar tė asaj qė shqiptarėt e kanė quajtur hapėsirė kombėtare kėrkon t'i kundėrvihet njė artifici tė vjetėr si kombi. Ky dyzim ėshtė i vėshtirė, sepse tek shqiptarėt artifici i kombit ėshtė krijuar para krijimit tė shtetit. Historiani gjerman, Friedrich Meinecke i ndan kombet dy llojesh: nė kombe tė shtetit dhe kombe tė kulturės, koncepte kėto qė e kanė burimin njėri nga Russoi dhe tjetri nga Herderi. "Kombet - shprehet historiani gjerman - ndahen nė kombe tė shtetit dhe kombe tė kulturės, nė tė tilla qė mbėshteten mbi njė pasuri tė caktuar kulturore qė ėshtė pėrjetuar bashkėrisht dhe nė tė atillė qė mbėshteten mė sė shumti nė fuqinė bashkuese tė njė historie e tė njė kushtetute tė pėrbashkėt politike". Ėshtė fare e qartė se shqiptarėt bėjnė pjesė nė kategorinė e kombit tė kulturės.

Krijimi i shtetit shqiptar nė vitin 1912, ishte bashkimi i pjesshėm i njėsisė kombėtare me njėsinė politike pėr shkak se shteti i ri shqiptar shtrihej vetėm nė diēka mė shumė se njė tė tretėn e territorit tė bashkuar nga shqiptarėt dhe kishte si shtetas tė tij mė pak se gjysmėn e shqiptarėve qė banonin nė Ballkan. Pavarėsisht kėsaj, shqiptarėt jashtė kufijve tė shtetit shqiptar vazhdonin ta konsideronin veten pjesė tė kombit shqiptar dhe nga pikėpamja identitare e gjenin pėrfaqėsimin e tyre pikėrisht tek shteti shqiptar dhe tek simbolika e tij. Shteti shqiptar, nga ana e tij, edhe pse i dobėt nuk ka refuzuar ta pranojė atributin e pėrfaqėsimit tė shqiptarėve nė botė (pavarėsisht se cilėsia e kėtij pėrfaqėsimi ka lėnė shumė pėr tė dėshiruar). Le tė kujtojmė faktin se nė jetėn politike dhe parlamentare tė viteve 1920-1944 elementi shqiptar i Kosovės ka patur tė drejtėn e pėrfaqėsimit dhe ka qenė mjaft aktiv. Edhe mė vonė shqiptarėt, pavarėsisht realiteteve politike tė ndara kanė patur jetė tė pėrbashkėt kombėtare. Nga pikėpamja kulturore ata kanė shkuar gjithmonė drejt njesimit kombėtar dhe kėtė e dėshmon periudha e pasluftės sė Dytė Botėrore, ku ata i sfiduan kufijtė dhe regjimet, krijuan njė gjuhė tė pėrbashkėt, realizuan njė komunikim kulturor tė admirueshėm pėr kushtet nė tė cilat jetonin.

Pas hyrjes sė trupave tė NATO-s nė Kosovė dhe largimit tė trupave serbe, Kosova hyri nė fazėn e pėrpjekjeve pėr krijimin e shtetit tė pavarur. Por kjo fazė u shoqėrua edhe me disa pėrpjekje pėr krijimin e njė kombi tė ri: kombit kosovar. Pėrveē ideve tė hedhura nė qarkullim andej e kėtej kufirit, duket se nė heshtje po punohet pėr diferencimin e dy kombeve shqipfolėse nė Ballkan. A janė tė atyre pėrmasave kėto pėrpjekje sa tė merren nė konsideratė dhe a pėrbėjnė ato njė mundėsi reale pėr kėtė diferencim kombėtar tė shqiptarėve?

Nėse nisemi nga treguesit e politikės ndėrkombėtare nė Ballkan mund tė themi se po. Po, ka aktorė politikė ndėrkombėtarė qė janė tė interesuar qė shtetit tė ri tė Kosovės t'i bashkėngjisin edhe njė komb tė ri: kombin kosovar. Presioni ndėrkombėtar ėshtė i madh edhe pėr shkak tė rrezikut fantazmagorik tė krijimit tė sė ashtuquajturės "Shqipėri e madhe", realitet fiktiv ky i krijuar nga serbėt dhe qė e ka fillesėn qė tek libri i Vladan Gjeorgjeviēit, Shqipėria dhe Fuqitė e Mėdha, a ndoshta edhe mė parė.

Nėse nisemi nga pėrvoja historike mund tė themi se njė gjė e tillė edhe mund tė ndodhė. Nė histori kemi raste kur shteti ka krijuar kombin (rasti i SHBA-sė, Francės, Zvicrės), por edhe rastin kur kombi ka krijuar shtetin "Gjermania, Italia etj.". Nėse nisemi nga treguesit konkretė, ato ekzistojnė. Simbolika ėshtė njė prej kėtyre treguesve konkretė. Tė jemi tė qartė, krijimi i simboleve tė reja tė ndryshme nga ato tė njė shteti tjetėr, nga shteti shqiptar ka qenė i domosdoshėm. Problemi qėndron nė faktin se kjo simbolikė ėshtė krejtėsisht e re dhe qėllimshėm pa asnjė referencė kombėtare. Pėrpjekje tė tjera janė shfaqur nga grupe dhe elementė tė caktuar. P.sh., disa individė dhe grupe (pėr momentin pa ndonjė ndikim), kanė filluar tė hedhin idenė se gjuha e Kosovės dhe gjuha e Shqipėrisė nuk duhet tė jenė tė njėjta. Raste tė tjera, ku mė shumė e ku mė pak shfaqen herė pas here.

Ka ardhur koha qė shqiptarėt dhe shtetet e tyre ta kenė njė vizion pėr mėnyrėn se si do tė rregullohen marrėdhėniet mes dy shteteve shqiptare dhe trevave tė tjera shqiptare nė Ballkan. Se si do tė jenė pjesėt nė raport me kombin. Shqiptarėt janė vonuar jo rrallėherė nė historinė e tyre dhe kjo vonesė ka sjellė pasoja pėr fatin e tyre. Jo pak herė ata kanė fajėsuar pėr kėtė tė tjerėt. Kėtė radhė tė tjerėt janė heronjtė pozitivė. Nėse vonohemi, kėtė radhė vonohemi pėr fajin tonė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara