HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pse ky vrer me analistėt?

Mustafa Nano -- nga Mustafa Nano*, shkurt 2009

Nuk ėshtė e zorshme tė vėsh re njė zemėrim tė madh tė ca shqiptarėve, qė derdhet pa pushim mbi komentatorėt e shtypit shqiptar; apo me fjalė tė tjera, mbi ata gazetarė qė rreken tė krijojnė opinion nė kėtė shoqėrinė tonė; apo me fjalė tė tjera akoma, mbi ata qė prej kohėsh ushtrojnė profesionin e “analistit”. Madje, ky term i fundit ėshtė bėrė objekt pėrqeshjesh e vetpėrqeshjesh. Mė kujtohet qė vite mė parė, nė njė shkrim tė vetin, Ardian Klosi zbrazte gjithė cinizmin dhe ironinė e tij djegėse mbi kėtė profesion tė ri, dhe e bėnte kėtė gjė pavarėsisht nga fakti - ose ndoshta pikėrisht nga fakti - qė pėr shumė tė tjerė ai ishte dhe ėshtė gjithashtu njė analist (duhet thėnė se Klosi e kish me emėrtimin, e jo me ushtruesit e zejes sė opinion-bėrjes). Po kėshtu, nuk kanė munguar tė tallen me zejen e tyre edhe analistė tė tjerė, njė pjesė e tė cilėve e kanė bėrė kėtė ose pėr tė distancuar vetveten nga skota e analistėve namzinj, ose pėr tė denoncuar pėrmasėn diletanteske tė dhjetėra tė tjerėve, qė marrin poza analisti nga lartėsia e tė pėrditshmeve me ndikim periferik.

Por vreri masiv kundėr analistėve nuk ka tė bėjė me aradhėn e amatorėve, tė cilėt - tė rrimė shtrembėr e tė flasim drejt - nuk bėjnė gjė tjetėr, veēse pėrmbushin nevojėn e gazetave tė reja pėr tė pasur gardėn e tyre tė opinionistėve. Vreri mė i madh derdhet nė radhė tė parė mbi “kuajt e racės”, mbi ata qė kanė pushtuar skenat e foltoret po aq sa dhe - nė mos, mė shumė se sa - politikanėt e rėndėsishėm tė kėtij vendi, mbi ata qė, jo vetėm kanė pushtet “spiritual” mbi zgjedhėsit, por dhe akses tė jashtėzakonshėm te pushteti “temporal”, mbi ata qė pėrgojohen e pėrfliten me po atė pasion, me tė cilin pėrfliten e pėrgojohen tė zgjedhurit nga populli.

Ē‘ėshtė ky vrer? Si shpjegohet? Ku e ka burimin? Nė radhė tė parė duhet thėnė se, ky goxha vrer vjen pėr tė balancuar e rivalizuar popullaritetin e kėtyre analistėve, qė u bė evident nė harkun e njė periudhe disavjeēare; dhe e gjithė kjo ndodhi nė njė masė tė madhe, pėr shkak tė zhvillimit tė vrullshėm tė televizioneve. Tė gjithė duhet t‘i paguajnė njė taksė suksesit, popullaritetit, vizibilitetit, pushtetit. Gati-gati, analistėt u bėnė njė autoritet shtypės e bezdisės, gjė qė nė fakt ndodh gjithmonė me autoritetet, qofshin kėto tė fundit edhe tė virgjėra apo tė shenjta. Sigurisht, nė tė shumtėn e kohės, analistėt kanė kryer edhe funksionin e “watch-dog”-ut, dhe ky shėrbim u ėshtė njohur kohė pas kohe prej opinionit publik; por kjo nuk i ka penguar segmente tė kėtij opinioni tė shfryjnė kundėr pėrmasės okupatore tė kėtij autoriteti. Madje, nuk kanė nguruar qė kėtė qasje okupatore ta shohin edhe si njė qasje uzurpatore, e nė kėtė pikė duhet thėnė se e kanė gabim gjithė ditėn e ditės.

Gazetarėt, intelektualėt, artistėt, e nė pėrgjithėsi tė gjithė ushtruesit e profesioneve tė lira, nuk janė kurrsesi uzurpatorė; suksesi i tyre individual dhe ndikimi e autoriteti i tyre publik janė produkt i forcės sė tyre nė njė botė tė iniciativės sė lirė e tė garės me rregulla. Po, ėshtė e vėrtetė qė gara nė Shqipėri bėhet pa rregulla tė qarta, por edhe nė kėto rrethana nuk mund tė ndodhė qė ndonjė ēetė analistėsh tė ketė fuqi pėr tė uzurpuar foltoret televizive apo kolonat e gazetave. Kush ėshtė nė treg nuk i ka zėnė vendin askujt tjetėr. Kush nuk ėshtė, duhet tė bėjė pėrpjekje tė jetė. E nėse s‘ia del dot, duhet ta kėrkojė fajin te vetja, e jo te ndonjė bandė uzurpatorėsh tė hamendėsuar.

Por le t‘i lėmė qaramanėt e le tė vijojmė tė merremi me dukurinė e fillimit, d.m.th. me mllefin kundėr analistėve. E gjen kėtė mllef nė rrugė, nėpėr faqe gazetash, nėpėr web-site, nėpėr blog-je; e gjen te denigrimet en bloc, por e gjen dhe te “kryqėzimet” individuale qė u bėhen analistėve. Ndonjėherė tė krijohet pėrshtypja se ca e ca, mė shumė se sa ata qė administrojnė punėt e paratė tona publike pėr qėllime private, kanė zėt sojin e analistėve. E teprojnė? Sigurisht qė e teprojnė, dhe nė kėtė mes mund tė jenė tė motivuar nė mėnyrat mė tė ndryshme. Por pasi tė heqim teprimin, aty me siguri do tė mbetet diēka. Dhe kjo diēka ka nevojė tė shpjegohet.

Nami i mirė i analistėve ėshtė lėnduar mė sė pari e mė sė shumti nga spėrdredhjet politike tė njė numri syresh. Kjo ka ardhur, ngaqė qėndrimet e tyre i ngrenė mbi marrėdhėniet sezonale me udhėheqės tė caktuar apo me qendra tė caktuara pushteti, prej tė cilave vjelin dhe frytet, por nga ana tjetėr ka ardhur edhe prej njė qasjeje amorale nė gjithė jetėn e tyre, aq sa mund t‘u jenė bėrė barrė edhe vetė padronėve tė tyre politikė (gjithashtu amoralė).

Sė dyti, njė numėr analistėsh zėnė bajagi vend nė skenėn publike. Sigurisht, nuk ka njė matės tė vendit qė duhet tė zėrė secili nė kėtė skenė, por merret vesh se shfaqja e pėrditshme nė ekranet e TV-ve dhe ligjėrimi prej kompetenti pėr tė gjitha ēėshtjet e kėsaj bote janė njė teprim. Kemi rėnė tė gjithė nė grackėn e tundimit pėr tė folur ēdo ditė e - sidomos - pėr tė folur pėr gjithēka, por janė ca qė nuk arrijnė fare tė shquajnė se nė kėtė mes ka njė grackė tė ngritur.

Sė treti, ėshtė sjellja prepotente. Kjo vjen natyrshėm edhe prej reagimit tė fortė ndaj njė politike gjithė ditėn prepotente, por me sa duket, publiku nuk ta fal njė sjellje tė tillė, gjė qė e kam provuar mbi shpinėn time. Kur ka qėlluar qė tė demonstroj arrogancė nė punėn qė bėj nuk ėshtė se jam gjendur vetėm nėn sulmet e pamėshirshme tė atyre qė mė shohin me antipati; pėrkundrazi, mė kanė shprehur mosmiratimin e tyre edhe miq tė mi, apo njerėz qė janė afėr (me mua) nė ide e qėndrime.

Sė katėrti, ngaqė janė pjesė e njė sistemi qė funksionon keq, apo qė nuk funksionon fare. Mendimi qė ekziston pėr analistėt ėshtė pak a shumė ky: “Ata e kritikojnė establishment-in drejtues (nė fakt, sundues), por e bėjnė kėtė duke dhėnė e duke marrė me kėtė establishment. Ata e denoncojnė kėtė rend gjėrash, por janė aty, jo vetėm pjesė e rendit nė fjalė, por edhe gjeneratorė e parzmore tė tij. Ata kritikojnė tyccon-ėt mass-media-tikė, por marrin rroga tė majme prej tyre; ata kritikojnė botėn e biznesit informal, por janė tė lidhur me kėtė biznes me dhjetėra fije e pėr dhjetėra qėllime; ata kritikojnė njė numėr politikanėsh, por u shėrbejnė ca politikanėve tė tjerė; e kėshtu me radhė. Kritika qė ata bėjnė ėshtė thjesht maska e mėkateve tė tyre, tė cilat janė po ato tė establishment-it nė komandė tė gjėrave, d.m.th. korrupsioni, arroganca, mentalitetet hėm tribale, hėm bolshevike etj., etj”.

Sė pesti, soji i analistėve ėshtė i komprometuar nga nėnsoji i shkarrashkruesve vulgarė, tė cilėt nuk heqin fare pėr tė gjetur hapėsirė nė shtypin e pėrditshėm shqiptar. Njė pjesė syresh ia dalin mbanė tė zėnė herė pas here ndonjė qoshe nė studiot e sallonet televizive, e pėr rrjedhojė qėllon qė ky nėnsoj zė e pėrfaqėson nė njė mėnyrė a nė njė masė tė caktuar edhe vetė sojin.

Duhet tė pajtohemi me kėto xanxa lexuesish? Pjesėrisht po, por duke mos ua vėnė veshin atyre lexuesve talebanė, tė cilėt i bashkohen korit tė mėsipėrm veē pėr njė arsye: ata nuk e kanė me analistėt; ata e kanė me mendjet e pavarura e me shpirtrat e lirė. Ky soj lexuesish urren pjesėn e mirė tė botės sė analistėve.

Ndėrsa pjesa tjetėr e lexuesve, edhe pse ka tė drejtė nė njė numėr “objections”, bėn mirė tė mos harrojė - sipas meje - dy gjėra: Sė pari, nėse e besojnė atė shprehjen qė thotė se “ēdo popull ka atė qeveri qė meriton”, nuk kanė arsye tė presin, qė gazetarėt tė mundin xanxat e shoqėrisė sė tyre e tė dalin mbi kėtė shoqėri. Sė dyti, sėmundjet e opinionistėve shqiptarė janė identike - nė njė shkallė tė ndryshme, kuptohet - me ato tė opinionistėve tė vendeve tė tjera, tė cilėt po ashtu demonstrojnė arrogancė, prani ­ kabį nė skenėn publike, qasje kongjeniale ndaj establishment-it drejtues, qėndrime servile ndaj politikės e politikanėve etj., etj.

*Gazeta “Shqip”

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara